Posts Tagged ‘ese’

Jesu krishti 40 vjeç / Rrugetimi i meshires

05/03/2013

 

nga Dorian ISAI

E keni menduar ndonjehere se çfare do te kishte ndodhur me jeten e Jezu Krishtit sikur ai mos te kishte vdekur 33 por 40 vjeç dhe keto 7 vite ti kishte kaluar ne harmoni te plote me vehten sikur kaloi gjithe jeten e tij;çfare do te kishte bere?! (more…)

Advertisements

Të luash mirë, të shkruash mirë

29/01/2012

Shpesh herë nëpër konferenca të ndryshme ku prezantoj librat e mi apo ata të ndonjë miku, arrin një pikë, aty nga fundi, kur dëgjuesit bëjnë pyetjen e vjetër në forma të reja ( e në gjuhën e kaurit )  : çfarë duhet të kesh për të shkruar? (more…)

Hapat e saj…

22/01/2012

nga Albi Dardan Xhunga

Ajo po largohej. Po largohej për të mos u kthyer më. Dhe unë, fare i trullosur, s’mund të bëja gjë tjetër veçse të shihja hapat e saj që rrisnin distancën mes nesh. Bulevardi ishte i gjatë dhe në atë pasdite të bukur vjeshte ishte shumë i zbrazur. Kështu që dhimbja ime, teksa shihja hapat që largoheshin, ishte e destinuar të zgjaste. Ato hapa që trokisnin mbi trotuar më shkaktonin një ndiesi që është e vështirë të përshkruhet me fjalë. (more…)

Tregomë Tiranën.

26/10/2011

Eja miku im, ulu para kësaj gotë birre që kam porositur për ty. I kam folur kamerierit në një gjuhë të huaj miku im vetëm për të vënë këtë birrë para teje. Është një drogë që të bën të dëshirosh të flasësh, ndaj fol. (more…)

Dikur ketu rridhte nje perrua

08/10/2011

 

nga Arti LUSHI

Dikur ketu rridhte nje perrua, me uje te paster dhe te dashur. Dhe perroi rridhte mbrapsht, gjersa humbte ne errnine e nje shkembi, po aq paster, po aq njerezisht.  Te pakte qene ata qe e njihnin mrekulline e pabujshme te tij: une, ti dhe te pagjumet e tjere. (more…)

Një aventurë londineze

24/05/2011

nga  Virginia Woolf

përktheu Rudina Dahri


Askush mbase nuk ka ndjerë ndonjë pasion për një laps. Por ka rrethana në të cilat mund të bëhet e dëshirueshme ta zotërosh një të tillë; momente kur dëshiron të kesh një objekt, si një përligjie për të ecur përmes Londrës midis çajit dhe drekës. (more…)

Vetshkatërrimi, ose nostalgjia.

11/03/2011

nga Le Nuc

Sa i kam mallkuar ditët kur të kam njohur ! Të jem i sinqertë vazhdoj ta bëj me pavetdijen më të madhe. Më duken mjerisht të perjetshme çaste qe më sjellin ndërmend kohet të cilat nuk mund ti rikthej më. Pak është dhe papergjegjsi nga ana jote. Eshtë dhe tmerrsisht e pashmangshme nga ana ime të vazhdoj pa pushim t’ ia cjerr sytë vetes me ato kujtime të plogeshta. Qe ta dish: mëndja me rri atje, pikërisht atë ditë, me saktë atë pasdite të ngrohtë…… Mbase truri im avullon tepër shpejt çdo gjë  që  ka brënda….ata të mallkuara neurone mbase nuk e bëjnë mirë  punën e tyre. Nuk i jap dot shpjegim, mbase sepse ka shumë  pak gjëra të paqarta brënda meje . Kur isha i fundosur në dyshim isha shume i sigurtë mbi atë që duhet të bëja. (more…)

7 Mars-Çfarë dhurate t’i çojmë zyshës?

06/03/2011

nga Eljan Tanini

Çfarë dhurate do t’i çojmë zyshës për 7 Marsin? Gati të gjithë e dimë që shkolla e parë shqipe është hapur në Korçë, më 7 Mars 1887. Në kujtim të kësaj ngjarjeje, 7 Marsi është shpallur Dita Kombëtare e Mësuesit. Nga gjithë kjo histori e gjatë e arsimit, çështja që shtrohet e të bën të mendosh, është se a ishin edhe mësuesit e parë kaq të babëzitur sa këta të sotmit? Apo nxënësit e tyre, nga që donin ta kishin mirë me mësuesit, u bënin edhe dhurata… Ndoshta e kemi traditë që, brenda sistemit të meritokracisë, asgjë nuk mund të meritohet. Por, edhe nga babëzia, këto mamatë e ditëve tona bëjnë çmos që fëmijët e tyre të kenë dhuratën më të bukur për këtë festë të kthyer në shëmti. Në fakt, po nuk i bëre dhuratë zyshës, ajo do të të marrë inat (jo se do të ta thotë), pasi e ndjen mungesën e dhuratës, e shkreta. “Po pra, o ma, do shtijmë lek me klasën, dhe do blejmë një dhuratë për zyshën.” Çudi, si është krijuar një kult preference i theksuar, se zyshës atë ditë i duhet bërë patjetër një dhuratë! Rrjedhimisht, i bie që shtëpitë e zyshave të jenë të mbushura me dhurata, më saktë, “shtëpi zyshe-suvenire”. “E mi zyshe, po lule do? Apo nuk të pëlqejnë më ato? Po sikur klasa të të bënte një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe të ishin aq trëndafila sa ka edhe nxënës, a do të të pëlqente?” Çfarë kompleksi, t’i bësh zyshës dhuratë për 7 Marsin! “O zyshe, po ku i çon ti gjithë ato dhurata, apo i shpërndan andej-këndej, kur ke për të shkuar në ndonjë ditëlindje?” (more…)

( Closed ) City Park Albania

06/03/2011

Kurioziteti më çon deri të autobusët luksoze që nisen nga qendra e Tiranes. Nuk kuptoj se pse bashkia ka dhënë leje që mjetet të nisen prej këtej duke shtuar edhe një autobus tjetër në trafikun e rënduar të qytetit. Apo pse transporti publik përdor ca gërmadha ndërsa privatët janë gjithmonë para nesh. Autobusi vjen, ndalet, mbushet, niset. Nga jashtë makina ka disa letra të ngjitura që tregojnë për arritjet e vendit tonë. Të bukura, të pastra, joshëse. (more…)

Poetet bëjnë dashuri ndryshe nga ne

28/03/2010

nga Darien Levani

<< Poetet bëjnë dashur ndryshe nga ne, komplet ndryshe plako, kanë ngjyra të tjera në koke, biles edhe seksi i tyre është më i hijshem. Bëjnë dashuri në krevate librash mbushur me petale vargjesh të tjera, në kokën e tyre të sëmurë krijojnë aktin e parë, poetët qeshin pa hapur gojën e mbyllin me sy mbyllur për të puthur më mirë sepse nuk janë si ne, poetët nuk të prekin por përkëdhelin format e trupit në floket e tu të ashpër, një e zhdukur e ndonjë pylli të errët është në krevat me ta, të mbulojnë me frymën e tyre derisa ndihesh e sigurt, pëshpërisin fjalë që nuk njihje e je e lumtur sepse duket qartë që do mësosh diçka të re, do kesh një tron në një mbreteri tjetër e lëpin buzët nga kënaqësia jote sepse ajo që po dëgjon është Zgjedhja-e-të -gjithë-problemeve të-tua sepse ke prekur gjithçka duhet të prekje e ke shlyer borxhin tënd me veten e tashmë je e lirë në një mënyre të re e zbulon me habi që dy njerëz nën një batanije kanë më shumë hapësire se sa kishe menduar ndonjëherë e të vjen keq që ka aq shumë vend bosh, e ti vendin e përdor do ta mbushësh e vendos që aty mund të fusim një fëmije, këtu një divan, këtu një shëtitje të djelën e s’ke frikë sepse ai të bërtet fjalë të sigurta në kokë e ti ndihesh mirë. Pastaj poetet të braktisin, për herë të parë e të fundit. >>

nga Lufta-e-ftohtë

Cigare

12/03/2010

Para

C’è un uomo a letto con una donna, è disteso,  lei è sopra di lui,
lei dice
Con chi sei stato stanotte, con una nuova?

Massimo Volume – Meglio di uno specchio

nga Darien Levani

Ajo përkulet pak, aq sa mjafton për të tërhequr një album fotografish nga dyshemeja.
Ai mendon se e di se çfarë do ndodhi. E ka parë disa here, i njëjti pozicion, e njëjta dhomë gjumi, vetëm femrat sipër tij ndryshonin.
<< Ky je ti. >> hakmerret ajo duke i mëshuar një foto ne trup << Këtu është mali këtu është dëbora. Kjo është fytyra jote. Këto janë pantallonat e tua. Kjo është dora jote, këta janë flokët e tu. >>

(more…)

Fati

07/03/2010

nga Alba Halilaj

Nuk i qendroi me jashte diskutimit, nga spektator i thjeshte i tij u fut me gjithe vetveten ne te, ne vorbullen e frikes qe ai percillte. Ndiente kthetrat e ankthit qe i gerryenin me thonj cdo gje bluante perbrenda. Ishte bere i lexueshem tani. S’kish me letra nen menge per te luajtur kunder rrymes qe po e sillte rrotull.
-Kur u bere ti e gjithpushtetshme? Kur erdhe? Kush te kerkoi ? Une nuk te prisja.

(more…)

Është Krishtlindje, jam vonë për një takim dhe mendoj mbi proletariatin

18/12/2009

Forma e lumturisë?

nga dARIEN lEVANI

dedikuar R.

Qyteti është  mbushur plot me drita të vogla, ndoshta sepse është Krishtlindje. Dyqanet kanë nxjerrë në vitrinë mallrat më të çuditshme për të habitur turistët që paguajnë shuma të mëdhaja për gjëra të vogla, por nuk janë të mërzitur sepse janë të rinj, sepse  janë turist e sepse është Krishtlindje.

(more…)

Lutja e Shkrimtarit

21/07/2009

FaikKonica

“Ati yne që je në qiell, jepna fuqine të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjër të thë! Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë mprehtë drejtësisë flasim jo vetem me paanësi, por dhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembimet e gjuhës dhe lajthitjet e shtypit. Ashtu qoftë!”

– Faik Konica

Vazhoja të ecja nëpër atë copë të harruar toke

21/06/2009

nga ApolloNow

 

Vazhoja te ecja neper ate cope te harruar toke. Do te te doja te isha po aq i harruar edhe une… As qe e kisha idene se ku kisha perfunduar, por kjo s’kishte ndonje rendesi te madhe.

Gjithçka doja, ishte te ecja deri ne pafundesi, deri sa te mos kisha me pike force ne trup. Keshtu ndoshta mendimet si korba te ngrate s’do te me vinin rrotull per te me kafshuar e sjelle dhimbje per cdo here qe mbyllja syte…

(more…)