Archive for August, 2009

Nga cikli “Dashuri t’harrume”

31/08/2009

lost_love

nga Dritan Mesuli

***

Tej mesnate
gjithcka mbaron!!!

Edhe pritja!!!
Edhe dyshimi!!!
Edhe shpresa!!!

(more…)

E dielë

30/08/2009

poezi nga Nazim Hikmet

E dielë është sot.

Sot, për herë të parë

ata në diell, të dalë më lanë

dhe unë

në jetën time për herë të parë

qiellin palëvizur e pashë

i habitur që është kaq shumë larg meje. (more…)

Dhe mjegulla ra..

29/08/2009

nga Loer Kume

 

Dhe mjegulla ra mbi qytet, duke mbuluar dritat e shumta të njerëzve.

Pothuajse mesnatë. Ajo vello e butë nate po mbështillte në krahët e saj çdo egzistence. Ky ishte një mision i vërtetë. Një histori jete! Një qeëlim! Por, çe do! Ishte idiot si i tillë! Ai vakuum i ngratë që njerëzit e quanin shpirt, donte tjetër tyl që të mbulohej! Donte jorganin e tij të përhershëm, thurur me avuj ëndërrash, e tym duhani. (more…)

Tri legjenda

28/08/2009

ylberi

(more…)

Drejtësia

27/08/2009

author

nga Martin Auer

Përkthyen Elton & Taulant Skendaj

Tani miqtë e mi une dua t’ju them diçka por ju duhet të më besoni mua. Dhe nëqoftëse nuk më besoni, mirë, akoma më keq për ju. Çfarë dua t’ju tregoj është kjo:

(more…)

Aty kishte art (?)

26/08/2009

K’tu ka art nr. 10 mbyllet për këtë vit në një bar të vogël quajtur Mojo, pranë ambasades amerikane, fshehur mire në mes baresh të tjera, ashtu si dinë ti fshehin vetëm në Tiranë.

(more…)

Tirana Calling pak Letërsi e Bejtexhinjve

25/08/2009

270_ldivan

(more…)

U2 dhe egoja e Bono Vox

24/08/2009

bono vox

Të marrësh pjesë në një koncert të grupit irlandez është si të marrësh pjesë në një parakalim të shkurtër të historisë së Irlandës. Në të gjen gjelbërimin e fushave të ulëta të ishullit magjepsës, karakterin burrëror e krenar të meshkujve e besnikërinë ndërthurur me fisnikëri të femrave, vuajtjet e konfliktit dhe gëzimet e paqes. Zakonisht, grupi e nis një koncert me këngën “Sunday Bloody Sunday këngë që ndërthuret me pamje të konfliktit irlandez. Në koncertin e fundit që dhanë në Amsterdam, U2 ndërsa kanë luajtur këtë këngë, kanë transmetuar në një ekran të madh ngjarjet e fundit nga përleshjet post-zgjedhore në Teheran. Në sfond janë shfaqur edhe vargjet e famshme të poetit pers, Rumi. Kjo këngë e fuqishme e shkruar 26 vjet më parë për dhunë në Irlandën e Veriut, ka gjetur një kontekst të ri e në një tjetër kohë. Ajo ka qenë edhe një përshëndetje ndaj lideres së burgosur të opozitës burmeze, Aung San Suu Kyi.

(more…)

Qejfe! Paraja drejton…

23/08/2009

Petro Marko, Botuar më 1937

 

Eja, të shkojmë gjëkundi të kalojmë disa orë të dehur. Të çmendur, të lumtur. – Të bëjmë. . . qejf! – Po ku? – Vemi të pimë? – Po ku? – Në daç te Miti. Në daç te Dhori ose tek Tahsimi. Në daç vemi ia shtrojmë me birrë në “Nacional”. Ose vemi tek Koliqi të pimë verë. Apo nuk vemi tek Mahmuti që ka një raki rrushi që të merr në qafë! Pastaj ka dhe një lokal si nga ato ku dergjej dikur Omar Khajami. Eja të vemi pimë… (more…)

“Big brother” si një filozofi kuruese!

21/08/2009

Big Brother Albania

Nga Dr.Përparim Kabo

Fenomeni i formatit televiziv Big Brother është zgjeruar në një gjeografi kontinentale dhe i mediatizuar brenda funksionit, shpërfaq sot kontaktin më të gjërë dhe më të ndjekur të shoqërisë me vetveten, të komunitetit me vetdijen, me përgjegjësinë dhe detyrimin e vetkurimit.Për të dytin vit ne jemi pjesë aktive.

(more…)

Tirana Calling Pak Shkodër

20/08/2009

5heronjet

(more…)

Paul Auster mbi të shkruajturit

19/08/2009

360px-Paul_Auster_in_New_York_City_2008

Kjo është fjala e mbajtur nga Paul Auster me rastin e dhënies për të të çmimit Princi i Asturias për letërsinë:

Nuk e di përse bëj atë çka bëj. Mundet të mos më duhej të ndjeja nevojën për ta bërë. Vetëm mund të them se, dhe mund ta them me qartësinë më të madhe, e kam ndjerë këtë nevojë që prej adoleshencës së hershme. E kam fjalën për të shkruajturit, në veçanti për të shkruajturit si mjet për të treguar historira, historira imagjinare që nuk kanë ndodhur ndonjëherë në atë që e quajmë botë reale. Sigurisht që është një rrugë e çuditshme për të shpenzuar dikush jetën – ulur vetëm në një dhomë me penë në dorë, orë pas ore, ditë pas dite, vit pas viti, duke u munduar të hedhësh në një copë letër fjalë për të sjellë lindjen e diçkaje që nuk ekziston gjetiu, veçse në kokën tuaj. E pse dreqin do të donte dikush të bënte diçka të tillë? E vetmja përgjigje që kam qenë në gjendje të sajoj është: sepse duhet, sepse nuk keni rrugëdalje.

(more…)

Arësye për të jetuar

18/08/2009

Ky tregim është shkruar nga nje vajzë 17-vjeçare në provimin e fundit të letërsisë ne gjuhën angleze në vitin e fundit të shkollës së mesme.  Po e sjell ketu të përkthyer në shqip.

(more…)

Diçka atje jashtë

17/08/2009

dicka atje jashte

*NJË DITË E ZAKONSHME, ORA 14.30

Tedi ngriti turirin prej dëborës, lehu dy herë dhe pastaj u turr përpara si një shigjetë.

«Ç’dreqin pati ky, mo?» ia priti Keli.

Luli kaloi çiften nga njëri sup në tjetrin. «Me siguri që do ketë ndjer ndoi lepur. Shkojmë.»

Dy burrat u nisën mbas qenit. S’bënë as një duzinë hapash, kur Tedi lëshoi një hungërimë të mbytur, sikur dikush ta kishte zënë prej gushe.

E pastaj: asgjë.

(more…)

Pse?!

16/08/2009

Sterjo Spasse, Botuar më 1935

Ç’është jeta për ty?-e pyeta.

-Flluska sapuni,-mu përgjigj

Po vdekja?

-Shpërblimi i jetës!

Ç’është bota?

-Një pikë helm në hapësirë!

Ç’është me e kuptuar në botë?

(more…)

Selam Musai në 1914

15/08/2009

nga L. Gërveshi

Viti 1914.

Fushat me lule, malet me dëborë,
qaj moj Shqipëri, ulëri e gjorë,
gratë e Kurveleshit nisen për në Vlorë,
me djepe ngarkuar, me foshnjat në dorë,
shtëpitë seç ua dogjën, arrat seç ua korrë,
i përzuri greku me urrë në dorë

Këto vargje tronditëse përshkruajnë gjendjen e Labërisë në fillim të luftës së parë botërore.

(more…)

Peisazhe te reja dhe telajo pa fund

14/08/2009

nga Loer Kume

 

Gjithcka filloi momentin kur vdiqa.

Pas 1001 historive te jetuara, pas ngopjes me 1001 realitetet, meqe pata mundesi te provoja gjithcka te kesaj bote, asgje nuk kishte te re per mua, vendosa te rrija pa ngrene deri ne vdekje. Dhe kjo do ishte aventura me emocionuese.

Keshtu mendoja. Qe vdekja ishte aventura e fundit e vertete. Keshtu mendoja.

Deri ne momentin kur vdiqa. (more…)

Hej Ti!

13/08/2009

HEJ TI

…po, po, me ty e kam.

(more…)

Vëllezërit e mëdhenj në shekullin e sotëm.

12/08/2009

Ndoshta Orwell  gabohej. Apo ndoshta Orwell ishte shumë optimist.
George Orwell. Shkrimtar anglez. Antikomunist, apo anti-totalarist më mirë. Bashkë me viktimat dhe kufinjtë, lufta e dytë boterore na lë edhe ca libra të medhenj. Dy mbi të gjithë “ 1984” dhe “ Ferma e kafshëve.”

(more…)

A-HA udhëtim në të shkuarën me albumin e ri

11/08/2009

aha

Kanë 27 vjet që punojnë e ndajnë së bashku shoqërinë, muzikën,suksesin dhe paratë.
Janë norvegjezë dhe admiruesit e muzikës së viteve ‘80 me siguri që i kanë të parapëlqyerit e tyre: A-HA, një grup ikonë pionierë të synth-pop. Dhjetëvjeçarë më parë përjetuan famën dhe adhurimin e mijëra femrave të bukura.

(more…)