Posts Tagged ‘joy division’

Radio

12/10/2012

Muzika është një gjuhë jo vetëm e fuqishme, por dhe e mësuar të reflektoj mbi veten. Pra vjen natyrshëm që në vite të jenë shkruar këngë pa fund edhe mbi një nga kanalet protagoniste të shpërndarjes së saj në katër cepet e botës: radio.

Në 24 Dhjetor të 1906 Fessenden transmetoi programin e parë radiofonik të historisë: fjalët dhe muzika u dëgjuan në një distance prej 25 km nga stacioni i Brant Rock, diku në Massachussetts. Radioja ishte pra gati të hynte në shtëpitë e botës, duke e ndryshuar atë. (more…)

Advertisements

Ian Curtis e Joy Division. Nje vend i vetmuar i quajtur shpirt.

13/05/2012

nga Xixellonja

Eshte rruge pa kthim muzika e Joy Division, nje bilete vetem ne ikje. Sikur lind nga hici e shnderrohet ne nje rrjete kapese ku emozionet e forta jane merimanga qe i end. I dashuron ose i urren s’ka vije te mesme. Eshte dicka e semure nese te ndodh e para sepse rrezikon te humbasesh barrierat mbrojtese per tu futur ne nje bote tjeter nga ku s’do dalesh me njesoj.

I’ve been waiting  for a guide to come and take me by the hand
Could these sensations make me feel the pleasures of a normal man?

(more…)

Muzikë n’kub – 13 – Post Punk

04/06/2011

Vodpod videos no longer available.

Në 2 javët parardhëse ju kemi prezantuar me disa grupe të cilët kanë kontribuar në estetikën punk e cila shumë shpejt (në fundin e viteve 70′ ) u degëzua në drejtime të ndryshme për të na sjellë punk-un new wave i cili është më i gëzueshëm dhe komercial, art punk-un i cili eshte më i përpunuar dhe i intelektualizuar, si dhe nje grup tjetër muzikantësh veçoria e të cilëve është vazhdimi i ekperimentimit të metejshëm me idenë fillestare të punk-ut. (more…)

Muzikë n’kub – episodi 4 – vitet 80′

02/04/2011

Vodpod videos no longer available.

Në këtë episod ju sjellim një përzgjedhje këngësh nga vitet 80′. Kjo dekadë duket sikur nuk ka ofruar shumë përsa i përket muzikës, megjithatë në këto vite kemi lindjen e grupevealternative/indipendente por jo vetem kaq. Kjo muzikë ka sjellë një revolucion, duke marre parasysh dhe faktin që në vitet 00′ vërehet një rikthim masiv drejt teknikave dhe orkestrimit që kanë karakterizuar tingullin e viteve 80′.

Dëgjim të mbarë dhe jeni të mirëpritur të sugjeroni ndonjë këngë në komentin tuaj.

Një falenderim i vecantë për Eni Turkeshin për kopertinën.

The Aliçka Problem : kur edhe vetëm ideja është e mjaftueshme për të…

25/03/2011

The Aliçka Problem , aktiv prej shumë vitesh tashmë, jane nje grup shqiptaro-gjerman nga Mannheim (Gjermani) i formuar ne vitin 2008 nga Julia Alicka-Berthold (bass-vocal), Frank Klings (bateri) dhe Joni Alicka (kitarre-vocal). Deri me sot  kane publikuar vetem nje Demo-CD ne 2010, “Strange periods of our lives should last forever”  . Për ata që parapëlqejnë përcaktimet, djemtë & vajza bëjnë shoegaze, post-punk e psychedelic-rock.  Në influencat e tyre rreshtojnë Nick Drake,  Leonard Cohen, Tom Waits edhe, dreqi e di se pse,  Phil Selways (Radiohead ).  Unë do shtoja The Birthday Party, Einstürzende Neubauten, Depeche Mode, Joy Division ( që nuk bëjnë kurrë keq )  e ndonjë tjetër nga skena e viteve 80. Sidoqoftë kjo ka pak rëndësi. (more…)

Prilli në Tirana Calling

01/04/2010

Gëzuar 1 prillin të gjithëve, në radhe të parë. Atyre që  gënjehen e atyre që gënjejmë.

Kinema :

vetëm para pak ditësh më shkruajnë shumë miq që më pyesin nëse jam i gëzuar që The Hurt Locker ka marrë gjashtë çmime Oscar. Ma pyesin meqë që në Nëntor a Dhjetor pata shkruar për këtë film e me sa kam pasur mundësi ( ku me forcë e ku me dhune ) kam detyruar shumë njerëz ta shohin.

(more…)