Posts Tagged ‘Letersi shqip’

Njeriu i katit të dytë.

19/10/2012

Harold J. Wood

Nga Dorina B.

Papritur u gjenda diku. As vetë nuk e kam kuptuar ndonjëherë se si përfundova aty. Ishte një vend i çuditshmëm. Nuk kisha qënë më parë, por isha unë.. pikërisht aty. (more…)

Advertisements

Pikëpytje përfundimtare

21/07/2012

Nga Marsel Lela

A mundet njeriu krejt i vetëm

Të dëshmojë hapat e tij

Në pluhurin e rrugës së madhe? (more…)

Ritual mendimi

04/11/2011

E.H

Kjo vjeshtë s’ka largim
nga viti që shkoi, tek ky vit (more…)

Të kesh një ëndërr

30/10/2011

Nga Arti Lushi

“Të kesh një ëndërr..” është temë që trajtohet në shkollat fillore;
Te kesh një ëndërr është thikë me dy presa thonë të moçmit; (more…)

Engjëllit

19/09/2011

Nga Arti Lushi

-… (more…)

letër 1

10/08/2011

Nga Arbër Zaimi

 

sot lexova

një letër që një i burgosur

ia dërgonte një ish-të burgosuri

 

dhe një miliard të lirëve të tjerë

(more…)

Dasein

18/07/2011

Nga Arti Lushi

Mendova se i kisha lare te gjitha borxhet, edhe me te ardhmen. Cudi. I ngujuar ne ate situate irreale, nuk me interesonte me kurrgje, as fati im. Une, qenia e mjerueshme, pikerisht ato caste, po ndjeja. Njoha, per te paren here, nje mik per koke. Piva nga paketa dhe nga flora e tij e botekuptimit. Ishte babaxhan. Te tjeret qene kujdesur qe ne ate dhome te erret, aroma e bukes se thekur dhe disa kenge me tinguj te drunjte te me rizgjonin impulset pozitive te jetes duke e bere ate me te vyer se kurre me pare. Teknike e poshter per ta detyruar dike te rrefehet. Por une qendrova i forte, nuk hapa goje. Fundja, do merrja ne qafe te tjere bij nenash qe as i njihja, as me njihnin. Me dhimbseshin teksa i perfytyroja edhe ata te zhytur ne kujtimet e tyre te femijerise nga ndonje element specifik, tjetersoj nga buka ime e thekur. Komploti, sa me i paqene te jete, aq me shume ka nevoje per viktima konkrete. (more…)

Të jesh minimalist është cështje personale

17/05/2011

Nga Yllka

Bateria është plot. Filmin a ndërrova. Le të rifillojme!

Sa vite u bënë që punojmë bashkë?

Pak më shumë të kuq në buzë. Jo, kokën mbaje ulur. (more…)

Tredhja

01/05/2011

Nga  Arti Lushi

Njerëzit, secili për hesap të vet, verdallosen rrugëve. Dielli i verdhë derdhet mbi kryet e tyre. Gratë me erashka ndër duar dhe mendime.

Eshtë e dielë, shumë e dielë. Dëgjohen këmbanat, me ngrohtësinë e moskokëçarjes dhe tjegullës. Por asnjë fëmijë nuk të sheh syri. Pamje më fatkeqe zor se gjen. (more…)

Tej bukurisë

24/04/2011

nga Teodor Keko

 

Mbas mjegullës, detit, maleve, fushave,
pas katedraleve ar e shkëlqim,
është vendi im, i vogli fare
i shtrirë, më këmbë, foshnjë dhe trim

I vogli fare me qiej të kaltër
lumenj kokëfortë, detra si loti
ku njerëzit flenë pa bërë kryqin
dhe zgjohen duke thënë: “Dhëntë Zoti…” (more…)

Vallëzues, Klube, Fëmijë e Kafshë

15/12/2010

nga Loer Kume

Shiu i imët dhe krejt i dashur i darkës binte e lagte flokët e saj që kurrë s’ mbante çadër. Në rresht për një duke kaluar trotuarit të mjaftueshëm për një kalimtar mu në zemër të mbretërisë së njerëzve “In” të Tiranës, e tërë vendit tonë krenar.
Hajde, nxitoni pra, po na presin!
Po mirë pse të nxitojmë? Ne jemi jashtë, ata brenda janë, ngrohtë… (more…)

Edhe unë jam patriot

22/09/2009
 
nga Mitrush Kuteli, botuar më 1943

 
 
 
Nuk kam dashur të dal sheshit e ta bëj fora, po ja që e solli puna e zamani. Doli i biri i botës në gazetë edhe lëvdoi veten se është patriot kombëtar i zjarrtë dhe për mua nuk tha një fjalë! Dale, mor zotni, dale, se edhe na hamë bukë e pimë raki me meze! Edhe bile, raki të fortë, pa një pikë ujë! (more…)

Dhe mjegulla ra..

29/08/2009

nga Loer Kume

 

Dhe mjegulla ra mbi qytet, duke mbuluar dritat e shumta të njerëzve.

Pothuajse mesnatë. Ajo vello e butë nate po mbështillte në krahët e saj çdo egzistence. Ky ishte një mision i vërtetë. Një histori jete! Një qeëlim! Por, çe do! Ishte idiot si i tillë! Ai vakuum i ngratë që njerëzit e quanin shpirt, donte tjetër tyl që të mbulohej! Donte jorganin e tij të përhershëm, thurur me avuj ëndërrash, e tym duhani. (more…)

Tirana Calling pak Letërsi e Bejtexhinjve

25/08/2009

270_ldivan

(more…)

Qejfe! Paraja drejton…

23/08/2009

Petro Marko, Botuar më 1937

 

Eja, të shkojmë gjëkundi të kalojmë disa orë të dehur. Të çmendur, të lumtur. – Të bëjmë. . . qejf! – Po ku? – Vemi të pimë? – Po ku? – Në daç te Miti. Në daç te Dhori ose tek Tahsimi. Në daç vemi ia shtrojmë me birrë në “Nacional”. Ose vemi tek Koliqi të pimë verë. Apo nuk vemi tek Mahmuti që ka një raki rrushi që të merr në qafë! Pastaj ka dhe një lokal si nga ato ku dergjej dikur Omar Khajami. Eja të vemi pimë… (more…)

Thirrja drejtuar shqiptarëve

03/08/2009
 
 
 
 
Ismail QEMALI, Botuar më 1900
 
 
Nuk dëshirojmë turbullira dhe ngatresa, nuk duam të prishet paqja në mes të kombeve që janë në gadishullin e Ilirisë. Dëshirojmë vetëm dhe kërkojmë me gjithë zemër bashkimin e farës shqiptare, përparimin e saj si në punë të mendjes si në lumturi të jetës dhe në begati, që të jemi mjaft të fortë për t’u kundërshtuar gjithë që mendojnë të na shtypin neve dhe kombet e tjerë që kemi nevojë të rojnë se jeta e tyre na mban jetën tonë. (more…)