Archive for July, 2011

SOMETIME IN A FUTURE…

30/07/2011

 

nga Lulian Kodra

….drinking in an old men’s bar,
sitting alone on the table in the corner,
I see the shinny prostitute coming to me.
“What are you looking for?” she says. (more…)

Advertisements

Statistika

29/07/2011

Që nga fillimi i eksperimentit Tirana Calling!

(more…)

“Ajo” dhe “ajo”(III)

26/07/2011

Nga Dorina B.

Ajo : Më qëlluan dy herë…
ajo: Kush?
Ajo : Fillove sërish me pyetjet. Ti i di përgjigjet.Po flet sërish ti.
ajo: Me raste më duhet të flas dhe unë.Erdha sërish. Kohët e fundit nuk rrimë dot larg. E ke vënë re?
Ajo: …dhe kjo nuk është shenjë e mirë.
ajo: Sigurisht që jo, e kemi thënë tashmë.
Ajo: Mos rri gjatë kësaj rradhe, të lutem! (more…)

Di cosa parliamo quando parliamo d’amore – Mirino –

22/07/2011

nga Raymond CARVER

 

Un tizio senza mani si è presentato alla porta per vendermi una foto della mia casa. Se non era per gli uncini cromati, sembrava un uomo sulla cinquantina come ce ne sono tanti.
“Come ha fatto a perdere le mani?”, gli ho chiesto dopo che mi aveva detto cosa voleva.
“Quella è un’altra storia”, ha detto lui. “La vuole questa foto o no?” (more…)

Raymond kush?

20/07/2011

Një fjalë të fundit

19/07/2011

nga Raymond Carver

përkthyer nga Urim Nerguti

 

Atë mbrëmje, duke u kthyer nga puna, Maksina, gruaja e L.D., i kërkoi burrit të vet që të shporrej nga shtëpia ; ai ishte dehur sërish dhe tani shante Raen, bijën e tyre pesëmbëdhjetë vjeçe. Të ulur në tavolinën e kuzhinës, L.D. dhe Rae grindeshin. Maksina s’pati më kohë as të lëshonte çantën dhe të hiqte pallton, kur tashmë Rae po e thërriste :

– Thuaji atij, Mami, thuaji për çfarë kemi folur.

L.D. rrotullonte një gotë në tavolinë por nuk e kthente. Ndjente mbi vete vështrimin e pamëshirshëm të Maksinës. (more…)

Lexim kolektiv : Carver

19/07/2011

 

Të gjitha veprat (more…)

Mësime mbi shqipen e re

18/07/2011

nga Faik KONICA

I
Zoti Hekur,

Ju njoftoj se rekllamasioni juaj nuk u muar në konsiderasion.

Zgjebua, prefekt, d.v.
(more…)

Dasein

18/07/2011

Nga Arti Lushi

Mendova se i kisha lare te gjitha borxhet, edhe me te ardhmen. Cudi. I ngujuar ne ate situate irreale, nuk me interesonte me kurrgje, as fati im. Une, qenia e mjerueshme, pikerisht ato caste, po ndjeja. Njoha, per te paren here, nje mik per koke. Piva nga paketa dhe nga flora e tij e botekuptimit. Ishte babaxhan. Te tjeret qene kujdesur qe ne ate dhome te erret, aroma e bukes se thekur dhe disa kenge me tinguj te drunjte te me rizgjonin impulset pozitive te jetes duke e bere ate me te vyer se kurre me pare. Teknike e poshter per ta detyruar dike te rrefehet. Por une qendrova i forte, nuk hapa goje. Fundja, do merrja ne qafe te tjere bij nenash qe as i njihja, as me njihnin. Me dhimbseshin teksa i perfytyroja edhe ata te zhytur ne kujtimet e tyre te femijerise nga ndonje element specifik, tjetersoj nga buka ime e thekur. Komploti, sa me i paqene te jete, aq me shume ka nevoje per viktima konkrete. (more…)

Varrmihësi

15/07/2011

nga Arlinda Guma

Dita i kishte nisur mbarë. Përveç faktit që nuk ishte aspak ftohtë, atij që në mëngjes, i kishin thënë se duhej të hapte tre gropa. Të tre gropat duhej të përfundoheshin brenda orës dymbëdhjetë.
Ai punonte varrmihës në varrezën e qytetit. Nuk paguhej me rrogë fikse, por vetëm atherë kur kishte punë.
Ndonjëherë i qëllonte të rrinte kot me ditë të tëra, e ndonjëherë të rraskapitej aq shumë, se puna i vinte njëherësh…
Në pranverë, një muaj (majin), nuk kishte marrë rrogë fare. Njerëzit nuk vdisnin në pranverë. Stinë tepër e bukur për të vdekur.
Pranverave ai e harxhonte kohën duke u ngrohur në diell, apo duke iu gëzuar sytheve te një peme bajameje, që s’dihej se si ishte vetëmbjellë në anë të varrezave. (more…)

Chat x 2

13/07/2011

Nga Dorian Isai
Ariu pushverdhë:-Paske nick interesant.Ka ndonjë domethënie?
Macja laramane:-Sipas teje të gjitha fjalët ,veprimet ose nicket duhet të kenë një domethënie?!
-Jo,pyeta kot se e di që pjesa më e madhe e nickeve janë bosh por mbase ti ke qëlluar vajzë e zgjuar dhe mund të kesh një përgjigje më të kënaqshme
-Sipas teje nuk egziston mundësia që të jem vajzë e zgjuar dhe të të jap një përgjigje të pakënaqshme,ose edhe një përgjigje budallaqe?
-Sipas meje po.E shoh që je vërtetë vajzë e zgjuar dhe se i ke të gjitha mundësitë të më japësh një përgjigje budallaqe,nga ato që të bindin që me herën e parë që i dëgjon për budallallëkun e tyre.

(more…)

E dashura ime

11/07/2011

nga Lulzim Gërveshi
E dashura ime

i ngjan pranverës në maj

me lule qershie e me karafilë mbuluar,

jaseminët kanë zili aromën e saj. (more…)

Një propozim

09/07/2011


nga  BEHEMOT
Duhet te kete nje zgjidhje per cdo gje. Ose te pakten duhet te perpiqemi ta gjejme nje zgjidhje. Mbase zgjidhja na del perpara syve, vetvetiu,ku i dihet.

Problemi i te kuptuarit te fenomeneve, i dijes qe jep nje impuls procesit te zgjidhjes, e ka munduar njeriun qe perpara shume kohesh. Platoni tek “Teteu (?)”, per ti rene shkurt e shkurt,flet per te kuptuarin si nje proces qe rrit zgjuarsine e te diturit, nje shnderrim i vazhdueshem, nje rrjedhje e paster drejte dickaje qe duhet te vije. Me pas diskuton per te verteten e cila ndodhet mes qartesise se padyshueshme te te ndjerit dhe percaktueshmerise se realiteti te te percaktuarit. Eshte mbetja mes ketyre dy formave, qe qenja ve ne praktike, e cila i jep nje trajte te Vertetes, asaj qe i ngjan se vertetes, cfare te doni ju. Eshte ne keto caste, ne kete fragment dyshimi, qe merr forme ngacmimi ndaj te kerkuarit te dickaje, casti kur nis zbulimi, heqja e mantelit te asaj qe ka qene e mbuluar perpara nesh. Nese qartesia e te ndejrit sjell kryerjen e disa veprimeve dhe eshte e vetmja menyre per te kerkuar zgjidhjen atehere e verteta do na duket gjithnje larg, nje pike qe duhet arritur me cdo kusht, behet obsesion. Te kerkuarit behet kerkim i se ngjashmes. Ndjesite genjejne dhe me te virtytshmin e me te diturin e njerezve, per kete duhet te jeni sadopak te sigurte ( kjo sa per te qene koherent me diskutimin) . (more…)

Sepse anglezët janë gjithmonë para : A History of Modern Music: the timeline .

07/07/2011

Ja edhe dhurata e muajit. Problemi i vetëm është që ne kompjuterin tim nuk punon, ndoshta i duhet ndonjë plug in. Kështu që jeni të lutur të më ndihmoni.

Reja

07/07/2011

nga Arti Lushi

 

Prolog.

Perfaqesuese par excellence e nje miresie te pandreqshme, qenesi komplekse e bashkejeteses se artit te virtytit, virtytit te artit dhe etjes per jeten, se fundi, pjelle e nje pershkrimi gjysmak, zonjushen Reja e gjejme te ulur ne nje bar-restorant te shtreses se mesme duke pire nje whiskey Kroll, dhe nder gishta i varet nje puro e holle vanilje. Ne tymin e cigars pervijohen frikshem skicat e nje preludi profetik. (more…)

Labirintet e Medeas

05/07/2011

 

fragment nga Brunilda Zllami

Ajo e urrente vjeshten. Jo se vjeshta i sillte ndonje ndjenje te vecante, perkundrazi. E urrente se nuk i sillte pothuajse asgje, pervec nje boshlleku te kobshem. Vjeshta vetem e perkedhelte me vetmine e saj, e puthte me buzet e ftohta prej vejushe. Ajo s’dinte pse i ishte krijuar ideja s…e vejushat kishin harruar te puthnin. E cuditshme qe ne nje mbremje te tille ajo te mendonte per puthjen e vjeshtes. Ne fund te fundit, ajo nuk e kishte pasur kurre nje problem te tille. E ema gjithmone i thoshte se, qe kur kishte ardhur ne bote, kishte marre pak nga dashuria e te tjereve. (more…)

Çfarë do të behesh kur të rritesh?

05/07/2011

dyshimi i Xhibit

Seth Kugel eshte NewYorkTimes-ist, autori i blogut “Turisti gjirokastrit” (Frugal Traveler). Shkrimi i tij i radhes flet per rivieren shqiptare, surprizat e tij per ushqimet dhe plazhet tona te mrekullueshme, bunkeret dhe mungesen e tabelave, fillimin e dites me nje gote raki me vendasit, mikpritja shqiptare deri aty sa te lene te shkruash me penden me te cilen Ismail Qemali firmosi dokumentin e pavaresise, etj. (more…)

Asgjë

04/07/2011

Ben Goossens

Nga e.h

Eshtë një fragment kohe që më përket mua. (more…)

Korresp. vulln.

04/07/2011

nga Ilia Toli

Mund ta gjeni këtu

Varri normal i J.D.Morrison (në 40 vjetorin e vdekjes)

03/07/2011

nga dARIEN lEVANI

dedikuar Arisit

Unë e Geldi vizituam Pere Lachaise para pak ditësh.

Pere Lachaise është një varreze me përmasa çnjerëzore diku në Paris, e famshme sepse mban kockat e shumë prej atyre që në jetë ishin artistë, këngëtare, poetë a piktorë të famshëm. Është aq e madhe saqë edhe vetë varreza ka emra rrugësh. Ndërsa lexoja emrat e rrugëve me kuriozitet bëja këtë arsyetim ; nëse në qytet rrugët kanë emrat e njerëzve të vdekur, i bje që këtu në varreza emrat e rrugëve tu përkojnë ndokujt që është akoma gjalle? Apo jo?

(more…)