Ditari i detarit II

by

E enjte 18 qershor 2009.

Foto : Hyperactiva

Foto : Hyperactiva

Në darkë deti ishte jeshil, sikur më kërkonte të nxirrja dosje të vjetra

I imi diamant i cmendur,

Ti pushon nën brigjet e njoma të epokave kur duart lëviznin vetë dhe pa dashur ti, kur i kishe faqet e lëmuara dhe të pagërvishtura nga rrymat me grimca të rreme. Thellë thellë ke ruajtur dritë nga hera e fundit që ke parë diellin. Ti vesh unaza që vetë-korrigjojnë gërvishtjet por tek gërvishtjet e tua janë ngjitur algat që të bëjnë të rëndë më anonime. Mund të ishe në gishtin e konteshës të Orleans-it ose në xhepin e ndonjë studenti që do të të kishte gjetur rrugës. Tani të kalojnë afër peshqit-mace, të lëmojë kurrizin dhe të të japin iluzionin që po të prekin. Është larg koha kur natën merrje ngjyrën e hënës dhe ditën i dërgoje rreze dielli fundit të lumit. Vetëm lumi të do, lumi i do të gjithë. Je si në një sirtar periodik rrëmujash dhe frymëmarrjesh të vendosura në ekuiliber. Të kalova pranë dhe ti hoqa likenet nga njëra faqe. Doja të të merrja po ti nuk erdhe se ishe mësuar aty. Diamant kontradiktash, që do jetë e nuk do dritë. Diamanti im i cmendur, bota ka shumë ngjyra dhe deti është vetëm njëra prej tyre. Peshku-mace është i rrallë por jo i vetmi. Më trego ku je? Më trego cfarë shikon aty ku je? Ke qënë në Kostandinopojë, ke vizituar bibliotekën e Aleksandrisë. Ke qënë dhe në Kretë, me verën e kuqe që rridhte mbi ty. Pikë vere ke qënë. Diku më lart, në një vend me arterje të gjera që quhet Shqiperi ke thyer majën dhe s’ke dashur ta marrësh me vehte. Më pas ke qënë në brigjet e thyera të Kroacisë, pa majën tënde ishte e lehtë të kaloje. Në St. Tropez ke marrë rreze me Dalidën dhe në Porto Cervo ke qënë për pak kohë nën sytë e Minës. Pa majë. Në Andaluzi ke vajtur, por mes femrave me fustanë të kuqë ti kishe pak vend. Tani ke hyre thellë në kontinent. Senë quhet ena jote, dhe nuk ka peshq-mace. Më e trashë bëhet veshja prej likeni dhe lumturohesh kur ka shira se mund të shikosh më lart se zakonisht. Të shikosh? Syrin e kishe në majë. Rri aty dhe mos leviz kurrë, prit syrin. Siç dhe kodrat trishtohen kur vdesin lulet lejla ashtu dhe une u trishtova pa ty o diamanti im i cmendur. Por diçka është e sigurtë, do më mungosh kur të kërkoj veten time aty lart. Ndonëse pa sy dhe me likene jeshile veshur, pas derës time do ketë gjithmonë dikë që do përgjigjet nëse troket ti.

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: