Archive for the ‘Po ishte për të kuq mër robo…’ Category

fanar ndriçues

30/05/2013

shkoder

Advertisements

Si të kesh të ftuar interesant e të flasësh për gjëra të tjera

08/03/2013

Bonne Anee – Vit të mbarë

31/12/2012

Avenue des Champs-Élysées

nga Darien Levani

Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej përshtypje, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj feste tjetër*. Por ja që këtë vit diçka më ngacmoi.

Në radhë të parë, këtë vit vendosa të mos pranoja ftesa e as të bëja ftesa mes të njohurish. Unë gjithmonë kam preferuar ta kaloj Vitin e Ri mes miqsh sepse është Viti i Ri, e më kanë mësuar gjithmonë që s’është mirë ta kalosh vetëm. Kështu që, kush duke e kuptuar e kush duke e pa kuptuar, të gjithë,  vetëm e vetëm për të mos qënë vetëm, pranojmë ftesa nga njerëz që ndonjëherë s’janë vërtet miq vetëm për të qënë më shumë njerëz. Për të folur, për të ngritur gotat me dikë në ora 00.00. Edhe unë e kam bërë ndonjëherë, për Vit të Ri a për Krisht Lindje, me iluzionin rinor se duke qënë me të tjerë nuk do isha vetëm. Por është hipokrizi, e në një fare moshe dikush duhet të dali kundër hipokrizisë, apo jo?

(more…)

Si nuk dola në televizor

22/10/2012

nga Darien LEVANI

Si nuk dola në televizor te Zonë-e-Lirë: shkarko e lexo në PDF

Ishte dita ime e tretë në Tiranë e kisha filluar të mërzitesha. Doja të filloja të pija përsëri cigare e paketat e kuqe në rrugën e Durrësit më flisnin. Vetëm një, thoshin, vetëm një dreqi ta hajë, s’më duket shumë e rëndë. Pastaj do shkosh e do bësh punët që ke me bë e fakti që ke pirë apo jo një cigare në atë vend të caktuar në atë moment nuk do të këtë më asnjë kuptim. Ej, Darien, si thotë Tom Waits, e mban mend apo jo? Thotë që kur nuk pi cigare mund ta pish një, tamam sepse nuk pi cigare. Hajde tani, pije një për këtë qytet. Nuk e meriton vallë ky qytet një cigare? Ke rezistuar 11 muaj, e meriton një cigare. (more…)

Përprapësi arsimore dhe shëndetsore

28/04/2012

Shqipëria është ndër vendet e fundit në rajon për përqindjen e buxhetit të arsimit kundrejt PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto). Ajo lë pas  vetëm Turqinë, ndërkohë që është shumë larg mesatares së BE-së. (more…)

Vetmia e një “shëronjëse”

27/02/2012

Një propozim

09/07/2011


nga  BEHEMOT
Duhet te kete nje zgjidhje per cdo gje. Ose te pakten duhet te perpiqemi ta gjejme nje zgjidhje. Mbase zgjidhja na del perpara syve, vetvetiu,ku i dihet.

Problemi i te kuptuarit te fenomeneve, i dijes qe jep nje impuls procesit te zgjidhjes, e ka munduar njeriun qe perpara shume kohesh. Platoni tek “Teteu (?)”, per ti rene shkurt e shkurt,flet per te kuptuarin si nje proces qe rrit zgjuarsine e te diturit, nje shnderrim i vazhdueshem, nje rrjedhje e paster drejte dickaje qe duhet te vije. Me pas diskuton per te verteten e cila ndodhet mes qartesise se padyshueshme te te ndjerit dhe percaktueshmerise se realiteti te te percaktuarit. Eshte mbetja mes ketyre dy formave, qe qenja ve ne praktike, e cila i jep nje trajte te Vertetes, asaj qe i ngjan se vertetes, cfare te doni ju. Eshte ne keto caste, ne kete fragment dyshimi, qe merr forme ngacmimi ndaj te kerkuarit te dickaje, casti kur nis zbulimi, heqja e mantelit te asaj qe ka qene e mbuluar perpara nesh. Nese qartesia e te ndejrit sjell kryerjen e disa veprimeve dhe eshte e vetmja menyre per te kerkuar zgjidhjen atehere e verteta do na duket gjithnje larg, nje pike qe duhet arritur me cdo kusht, behet obsesion. Te kerkuarit behet kerkim i se ngjashmes. Ndjesite genjejne dhe me te virtytshmin e me te diturin e njerezve, per kete duhet te jeni sadopak te sigurte ( kjo sa per te qene koherent me diskutimin) . (more…)

Qeni që leh nuk do kallauz ndërsa Stambolli digjet

23/06/2011

mbi shkrimtarë, lexues, debate sterile, sisteme  

Polemika letrare e radhës kalon pak a shumë nën indiferencën e zbavitur të publikut.  Në mos gaboj për këtë vit është polemika e gjashtë kombëtare. Them se 2011 do mbahet mend si vit steril mbi letërsinë, por si vit shumë i mbare për zënka me lagje. E veçanta e këtij viti është se polemikat kanë qenë të gjithanshme e të gjera. Shkojnë nga juritë e shitura e të shtirura, kalojnë te rrëfimet komuniste e përfundojnë me akuza qesharake mbi vjedhje librash edhe idesh. E të gjithë jemi të kënaqur sepse edhe për këtë vit e bëmë vrimën në ujë. Për dreq, se di se si, u mbyll pastaj po nejse. (more…)

E drejta për t’i vënë shqelmin shtetit

20/05/2011

nga Post Spleen

Prodhuesit e letrës, votimet, pula që bën vezë të arta dhe mosvotimi – Mbase Cash do na shpëtojë të gjithëve.

Mosvotimi konsiderohet apati nga ata që votojnë, e veçanërisht nga manifestet politike që ditëve të sotme bien nga qielli e mbijnë edhe në toka të betonuara. E manifestet politike më së shumti prodhohen nga njerëz që votojnë, sepse nëse këta njerëz nuk do të votonin, atëherë nuk do u jepej mundësia të prodhonin manifeste, e nëse s’do të prodhonin manifeste me shumicë atëherë një element do i mungonte kësaj panorame që i bën pikërisht ata të prodhojnë këto manifeste. Madje-madje prodhuesit e letrës duhet të kenë shpikur dhe procesin e votimit. (more…)

Burgu dhe cicat për burrat janë

03/05/2011

https://i1.wp.com/i42.tinypic.com/xbyus.jpg

Teksa Fatos Nano nga qelia e tij i flet nje gazetari francez per jeten e burgut dhe fatet e demokracise se brishte shqiptare, operatori i kronikes fokuson kameran tek nje poster i Sabrina Salerno-s ne mur.

nga Zone e ndaluar e Andi Bushtatit, minuta 9:35.

S’di ça të bej, po i fus i film për Kanunin shqiptar

22/03/2011

Fillon me Kadare. Prilli i thyer ( 1980 )  është një roman i mirë që tregon dy histori. Nga një anë, martesa e një çifti borgjez në kohen e mbretit (  të vetëshpallur )  Zog. Nga ana tjetër dëshira për hakmarrje në një personazh që duhet të marri gjakun.

Kadare e trajton temën më së miri, edhe sepse tregon dy këndvështrime. Atë të Gjorgjut, lindur e rritur në botën e Kanunit e atë të çiftit që mahnitet nga këto zakone. Ka dy ide të ndryshme që e ekuilibrojnë gjykimin mbi Kanunin. Ndaj edhe Kadare, për aq sa mundet, është i ndershëm në atë libër. Ndërsa i shpjegon nuses së tij se çfarë është Kanunin e si funksionon, Gjorgu e jeton. Ky mekanizëm krijon një libër të kompletuar, që mundohet të mos ndalet vetëm te gjaku e tregon se pse është aq e lehtë që të joshesh nga Kanuni. (more…)

Konspiracion, si shpëtoi Eminemi nga Iluminatët

14/03/2011

Sot fillon bashkëpunimi jonë me gazetën Standard. Të shpjegohemi : meqë kjo gazetë, që interesohet për kulturë po aq sa ne, aq saqë për kulturën na merr edhe artikujt sepse kultura është e tillë, nuk pyet, për pasion shkelet edhe ligji, kemi menduar që, edhe ne, në emër të kulturës, të marrim artikujt e tyre më të mirë. Fillojmë me këtë artikull të denjë per Pulitzer, që bën një analizë muzikore-politike-danbrowniane të Eminem.

nga Gazeta Standard

Keni dëgjuar ndonjëherë për Iluminatin dhe teoritë konspirative? Mirë, për ata që nuk e dinë se çfarë është Iluminati, një shpjegim fare i shkurtër – është gjithë ajo që shihni nga artistët amerikanë dhe gjithçka tjetër në çdo formë tjetër nëpër televizion, por e kontrolluar nga dikush tjetër.

Në internet që prej kohësh po qarkullojnë me mijëra video që flasin për Iluminatin. Secila më e besueshme se tjetra, na bën ta vëmë gishtin në kokë dhe të themi: A thua vallë është e vërtetë? Tentojmë ta bindim veten se nuk janë të vërteta, por ajo që do t’ju sjellim më poshtë, mund t’ju bëjë ta ndryshoni mendimin tuaj. (more…)

7 Mars-Çfarë dhurate t’i çojmë zyshës?

06/03/2011

nga Eljan Tanini

Çfarë dhurate do t’i çojmë zyshës për 7 Marsin? Gati të gjithë e dimë që shkolla e parë shqipe është hapur në Korçë, më 7 Mars 1887. Në kujtim të kësaj ngjarjeje, 7 Marsi është shpallur Dita Kombëtare e Mësuesit. Nga gjithë kjo histori e gjatë e arsimit, çështja që shtrohet e të bën të mendosh, është se a ishin edhe mësuesit e parë kaq të babëzitur sa këta të sotmit? Apo nxënësit e tyre, nga që donin ta kishin mirë me mësuesit, u bënin edhe dhurata… Ndoshta e kemi traditë që, brenda sistemit të meritokracisë, asgjë nuk mund të meritohet. Por, edhe nga babëzia, këto mamatë e ditëve tona bëjnë çmos që fëmijët e tyre të kenë dhuratën më të bukur për këtë festë të kthyer në shëmti. Në fakt, po nuk i bëre dhuratë zyshës, ajo do të të marrë inat (jo se do të ta thotë), pasi e ndjen mungesën e dhuratës, e shkreta. “Po pra, o ma, do shtijmë lek me klasën, dhe do blejmë një dhuratë për zyshën.” Çudi, si është krijuar një kult preference i theksuar, se zyshës atë ditë i duhet bërë patjetër një dhuratë! Rrjedhimisht, i bie që shtëpitë e zyshave të jenë të mbushura me dhurata, më saktë, “shtëpi zyshe-suvenire”. “E mi zyshe, po lule do? Apo nuk të pëlqejnë më ato? Po sikur klasa të të bënte një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe të ishin aq trëndafila sa ka edhe nxënës, a do të të pëlqente?” Çfarë kompleksi, t’i bësh zyshës dhuratë për 7 Marsin! “O zyshe, po ku i çon ti gjithë ato dhurata, apo i shpërndan andej-këndej, kur ke për të shkuar në ndonjë ditëlindje?” (more…)

( Closed ) City Park Albania

06/03/2011

Kurioziteti më çon deri të autobusët luksoze që nisen nga qendra e Tiranes. Nuk kuptoj se pse bashkia ka dhënë leje që mjetet të nisen prej këtej duke shtuar edhe një autobus tjetër në trafikun e rënduar të qytetit. Apo pse transporti publik përdor ca gërmadha ndërsa privatët janë gjithmonë para nesh. Autobusi vjen, ndalet, mbushet, niset. Nga jashtë makina ka disa letra të ngjitura që tregojnë për arritjet e vendit tonë. Të bukura, të pastra, joshëse. (more…)

Rasti i çuditshëm i kalit të Gjergj Kastriotit ( Skander Bey )

13/01/2011

nga Dorian Isai

Mengjes ne Tirane,mengjes ne sheshin Skenderbej,nje mengjes i njetrajtshem,pa vezullim te jashtezakonshem ne pellgjet e vogla ndane trotuareve dhe pa  gumezhimen tipike te shesheve ne oret e para te mengjeseve.Eshte nje  paramengjes,nje agim,nje paraagim,eshte tamam koha kur ngjarjet e vogla(ose edhe te medha) çelin, pa patur nevojen per driten e duhur te diellit.Me nje mengjes  te tille,kur rrezet fillojne te perskuqen  nga forca qe mbartin ne vetehte,veshtrimet e para te kalimtareve-makina u mbarsen( mbase nuk eshte tamam rasti te thuhet keshtu) me nje imazh te pazakonte qe kapte ne befasi te gjithe ata qe kishin ..fatin ( le ta quajme keshtu) te perballeshin me kete imazh-mirazh te thjeshte ne dukje por te komplikuar ne permbajtje.Kali i Skenderbeut qe gjithmone ka qene nje personazh i dores se dyte ne histori dhe ne shesh,kishte pesuar nje ndryshim(jo dhe aq te vogel) ne pjesen e fundbarkut te tij.  (more…)

i embel, i dehur, shurdhues, i pavend

24/12/2010

nga Alfred Bushi

Ishte hera e pare qe vija kembe ne Akademine e arteve. Me sakte ishte
hera e pare qe hyja ne nje akademi artesh e per me teper artesh te
bukura.

(more…)

Il Teatro Degli Orrori – A Sangue Freddo

30/11/2010

 

Fossi fico është titulli i një emisioni sa të bukur aq edhe shkurajues. Në seritë qe janë xhiruar tregon se si jetojnë në te vërtetë disa këngëtare italianë. Tip Il Teatro Degli Orrori, grupi rock i viteve te fundit. Pastaj Offlaga Disco Pax, Tre Allegre Ragazzi Morti. E janë grup që mbushin salla në të gjithë Itali-në.

E si jetojnë në të vërtetë Il Teatro Degli Orrori?

(more…)

Interes Maestër!

30/11/2010

Poster origjinal i R.I. Ass. of America kunder Napster

Në fakt jam pak me nerva. Më së shumti për një artikull te një personi që as nuk e njoh. Besoj se ka thënë disa gjëra të gabuar. E me poshtë po provoj të përgjigjem. Sepse edhe pse më behet qejfi gjithmonë kur shkruhet per problemin e muzikës – sepse është vërtet problem – e sa më shumë të shkruhet aq më mirë është,  disa arsyetime janë të rrezikshëm e sipas meje të padrejta. Me te rrjedhur përgjigjet e mia.

“Muzika nuk tradhëton, muzika është pikëmbërritja e udhëtimit. Muzika, është vetë udhëtimi.” shkruan Giorgio Faletti tek “Io Uccido”. Një DJ vrasës që lë indicie ( ne shqip, gjurme )  muzikore para vrasjeve të veta.
Shiko, G.F është një person qe personifikon me se miri ate qe po sulmon. Nese bën një kërkim pak te kujdesshem, do zbulosh qe G.F nuk ka shkruar as edhe një liber. Ka ne shpine një shtepi botuese e një ghost writer qe ka shkruar gjithçka qe është botuar ne emer te tij.

(more…)

Quajeni si te doni (dy fjalë mbi librin Erase una vez el amor pero tuve que matarlo)

22/09/2010

nga Eleato

 

 

Titulli i librit : Erase una vez el amor pero tuve que matarlo( Na ishte nje here dashuria po mu desh ta vrisja)

Autori: Efraim Medina Reys.

Datelindja: 1967

Shteti i Lindjes : Kolumbi.

Seksi: Mashkull

Ngjyra e syve: Muti.

Nganjëherë të vertetat e vogla të jetës fshihen prej natyres thellë brënda nesh, ndërsa herët e tjera dikush/diçka na ndihmon ti nxjerrim nga mbuloja që i ka ruajtur ne errësire duke i lënë të shpërthejnë me forcën e tyre herë modeste herë të bute e herë shkaterruese. Dhe pse fatkeqsisht asnjëherë nuk do e kuptojmë se si ndodh. (more…)

Patetikja te “1984” e te “I huaji”

28/06/2010

Pata folur, para ca kohe, për mediokritetin e disa veprave të famshme, respektivisht, 1984 dhe I huaji. Në mungese kohe s’kam pasur kohe të sqaroj më mirë së çfarë doja të thoja, deri më sot. Shyqyr Z-tit, është e dielë dhe mund të shpall bindjet e mia.

(more…)