Archive for May, 2009

Krahu

31/05/2009


Burri mban në trup një këmishë të stripsur, njëra mëngë e së cilës, valëvitet në ajër bosh.
Qëndron në cep të bulevardit kryesor, i ulur mbi një copë kartoni të squllur, ndërsa mëngën tjetër, ( me krahun brenda saj ), e zgjat nga kalimtarët.


(more…)

Kryqëzatorë Modernë

30/05/2009

14

1.

Kur u ula për të shkruar këtë që Je duke lexuar tani, kisha ndër mend komplet tjetër gjë. Kisha ndër mend të shkruaja rreth diçkaje që të kishte të bënte me artin e të të shkruarit një rrëfenjë (quaje edhe histori, quaje edhe ndodhi, quaje çfarë të duash) në formën e një tregimi, një art ky, që, në Shqipërinë tonë të dashur, duket sikur na ka lënë shëndenë. Dhe, në fakt, vetëm duket sikur, sepse në të vërtëtë… oh, në të vërtetë!

(more…)

Ide serioze qe ndryshojne atdheun

28/05/2009
Noam Chomsky

Noam Chomsky

I nxitur nga rinia qe shikoj rruges, dhe i neveritur nga Big Brother – jo nga ata qe jane brenda, qe deri diku mund ti percaktojme “intelektualet e kombit” –  po  nga ata qe jane jashte e qe nuk i shohim, edhe Tirana Calling propozon idete e saj per te permiresuar rinine shqiptare. Mos me shikoni keq. Fevziu po shkruan faqe televizive te turpshme me kete argoment. Pse Fevziu po e ne jo?

(more…)

Shqiperia ne Euro Vision 2009

27/05/2009


Pas votimit perpara mijera veteve ne Arenen Olimpike te Moskes , ishte Alexander Rybak nga Norvegjia ai qe arriti te fitonte numrin me te madh te votave dhe si rrjedhim edhe te drejten e organizimit te Euro Vision per 2010 ne Norvegji.

(more…)

The Horsemen

26/05/2009


Mund te matet deshtimi i projekti? Nese po, le te themi ne nje shkalle ku 1 eshte maksimumi e suksesit dhe 10 eshte minimumi, atehere Horseman eshte natyrisht te nente e gjysem apo aty te dhjeta.

(more…)

10 filmat autobiografikë më të bukur sipas IMDB

26/05/2009

1.        Schindler’s List (1993)
2.        Goodfellas (1990)
3.        Lawrence of Arabia (1962)
4.        The Pianist (2002)
5.        Mihai Viteazul (1970)
6.        Raging Bull (1980)
7.        Der Untergang (2004)
8.        The Elephant Man (1980)
9.        Hotel Rwanda (2004)
10.        Braveheart (1995)

Engjëjt nuk kanë kokë. C’u duhet koka?

25/05/2009

Pse ëngjëjt nuk e kanë zakon të mërziten në kohë reale? Në ëngjëll-land (apo ëngjëll-stan) me siguri lajmet shkojnë me vonesë. Gjithmonë ka një interval kohe mes ngjarjes dhe efektit të saj tek ata. Po prapë së prapë ne insistojmë që janë mes nesh.

(more…)

Down-rock Maj – kenge te reja per shkarkim

24/05/2009
The Pains of Being Pure at Heart

The Pains of Being Pure at Heart

Ja ku jemi, përseri, me 20 këngët e Majit për shkarkim falas dhe legal. Ju pëlqen titulli?

(more…)

A ju pelqen muzika ?

23/05/2009

nga MILI

Me poshte jane te listuara disa nga websites e perdorshme per te gjetur dhe degjuar muziken e preferuar te grupit apo kengetarit tend te preferuar.

Lastfm.com ; ju rekomandon muzike , video dhe koncerte bazuar ne ate cfare ju deshironi te degjoni

(more…)

Kaloresi i nates

22/05/2009


E ndaluar nga perjetesia,nder shekuj mbreteron vetmia
Endrrat e perjetesise qe vdesin diku
i pafate endacaku,u flijua ne naten blu…

(more…)

Mendime te lira

21/05/2009

Foto nga Ana Bicolli

nga Alket Bushi
1.Arsye e mevonshme. – Te gjitha gjerat qe jetojne gjate, pak nga pak ngopen aq shume me arsye, saqe origjina e tyre e paarsyeshme duket tani e pamundur. A nuk beson ndjenja se behet fjale per nje paradoks dhe blasfemi sa here qe asaj i tregojne historine e sakte te origjines se dickaje? Po nje historian i mire, a nuk eshte ne thelb gjithnje ne kontradikte me mjedisin e tij?

(more…)

Duel i heshtur

20/05/2009

Me buzëqeshjen që karakterizon fytyrën e saj , ajo i do te gjithe,nuk thotë kurrë jo , nuk ja prish njeriu terezinë dhe ështe gjithmonë e gëzuar . Kjo është ajo cfarë na jep fytyra e saj gjithmonë, në çdo moment te dites…
….. pastaj bie mbrëmja , ah mbrëmja ajo që i nxjerr sekretet e asaj fytyre te qeshur..
E shtrirë aty në divan, ka kohë qe tashmë nuk fle në dhomë ; por shtrihet aty e vetme nën shoqërine e hijeve të televizorit dhe fytyra fillon të marre formën e saj normale, duke u ngurtësuar dhe duke e zhdukur buzëqeshjen , duke e zhdukur për fare deri në mëngjes . Eshtë ky momenti, ku shpirti që është i lidhur me atë fytyrë ka mundësinë e shfryrjes së dhimbjes dhe truri pa pranuar kundërshtime urdhëron lotët , të cilët bien me nje vrull breshëri ne fytyrën që deri në perëndimin e diellit ishte pre e buzeqeshjes .
Dhe ashtu e heshtur, nën zhurmën pa lidhje të natës , shpirti fillon dialogun e heshtur me trurin deri sa rrezet e para të diellit fillojnë te ngrihën mbi tokë.
Truri i gatshëm për të përballuar ditën e re , urdhëron fytyrën që të rimarri pozicionin ditor …..
wpeC5

In Bruges

20/05/2009


Nuk e di pse e shoh kete film vetem dy vite mbasi ka dale.

Ka filmi te cilat i gjen ti, e ka filma qe te gjejne ty. In Bruges futet te kategoria e dyte, me gjeti nje darke teper te merzitshme e teper te ngadalte dhe, ate nate me shjegoi ca gjera e me tregoi nje histori.

(more…)

Gotan Project, hakmarrja e tangos.

19/05/2009

Mirdita jam tangoja, jam tangoja që kthehem! Ku linda? Nuk e mbaj mend. Hëna e kuqe dhe një fizarmonike janë dëshmimtarë.

(more…)

Kujtime muzikore dhe jo vetem

18/05/2009

Kisha nje kitare, dhe nje pistolete TT (more…)

Koha e Kometes

17/05/2009

Koha e Kometës është realizimi më i ri shqiptar. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1914, atëhere kur Princ Wilhelm Vid emërohet Mbret i shqiptarëve dhe në gjithë Ballkanin fryn një erë lufte. (more…)

Kitara

16/05/2009

nga Anton Pashku

Zemra ime vallëzon vetëm atëherë kur dëgjon titrimin e telave të kitarës. Vetëm shpatat e zërit të saj mund ta copëtojnë brengën dhe t’ua falin flatrave të harresës. Po, vetëm kitara, kjo kitarë që rri përpara meje e varur në mur, mundet.

(more…)

Vdekja e Ismail Qemalit në këngën popullore

15/05/2009

nga L.Gërveshi

Viti 1919.

Lufta e madhe kishte përfunduar. Fitimtarët ishin mbledhur në Paris të vendosnin fatet e botës. Shqipëria ishte në rrezik të madh. Shtetet fqinje po bënin çmos që të mos njiheshin kufijtë e saj. Mes Italisë dhe Greqisë qe lidhur një marrëveshje për ndarjen e Shqipërisë. Trupat italiane ndodheshin në Vlorë. Patriotët shqiptarë ishin organizuar në mbrojtje të pavarësisë.

(more…)

Danga n’trup!!!

14/05/2009

Kujtime
veshun n’zi!!!
Mort pa de’ke,
korda violinash lulzue n’pluhun!!!

Lule
harru’ n’flete librash
tue u pergjum n’thamje!!!

Zogj n’kafaz
tue anrru’ flatrimin,
pupulitin syte
n’pagjumsine e deshprimit!!!

Dashurite e humuna,
Dashurite e harrume!!!

Morrison : nje histori jo vetem amerikane

13/05/2009

nga Aris Mamo
Hera e pare qe njoha vdekjen?…Po ecnim permes shkretetires ne agim.Babai ngadaleson shpejtesine e makines.

Nje kamion i mbushur me Indian Navahos,ishte perplasur me nje makine apo dicka tjeter.Une nuk dola nga makina
por shikoja gjithcka nga dritarja e saj.Babai im doli me gjyshin per te pare c’kishte ndodhur….
Gjithcka qe pashe ishe nje boje me ngjyre te kuqe e hedhur mbi trupat e indianeve te shtrire pertoke,por kuptoja
se cpo ndodhte ne te vertete,sepse ndjeja shpirtrat e shqetesuar te personave qe ndodheshin aty.Ne ate moment
kuptova dicka akoma me te rendesishme dhe shume tragjike per ata persona te shtrire pertoke.Kuptova qe ata indiane nuk dinin me shume se mua se cfare po i ndodhte ne ato momente….dhe pata ndjesine qe shpirtrat e  vdekur te indianeve
po vertiteshin rreth meje,dhe ndjeja se depertonin ne shpirtin tim…dhe une isha si nje sfungjer,i gatshem per tu ulur aty e per ti thithur ato….

(more…)