Posts Tagged ‘tirane’

China Town në Tiranë

14/03/2012

https://i1.wp.com/i39.tinypic.com/1z65chv.jpg

Prej afro 20 vitesh tashmë, ata kanë krijuar dalëngadalë habitatin e shtegtimit të tyre edhe në Tiranë. Janë me qindra emigrantët kinezë që kanë zënë vend si tregëtarë e banorë përgjatë Rrugës së Dibrës duke i dhënë kësaj zone fytyrën e një Chinatown-i të ngjashëm me ata të vendeve të tjera të Europës

nga Gladiola Bendaj, botuar tek revista Java

Të qeshur, por jo të afruar, enigmatikë dhe me një vullnet të sëmurë për punën, ata i njohin mirë limitet e tyre, sikurse dhe dinë të të vënë kufij. Nuk bëjnë atë jetën kozmopolite të tregëtarëve të mëndafshit e gurëve të çmuar një herë e një kohë. Kostoja e shtegtimit midis dy çerdheve do të ishte e lartë. Për të shkuar nga Shqipëria në Kinë bileta e avionit kushton minimalisht një mijë euro. Ndaj rrugën për andej e marrin jo më shumë se një herë në vit, në festën e madhe të Vitit të Ri Kinez. (more…)

Advertisements

Guida e Panairit të 14-të të Librit “Tirana 2011”

10/11/2011

Ceremonia e Çeljes së Panairit:

E mërkurë, 9 Nëntor 2011, ora 18. 00  në hollin e Pallatit të Kongreseve

(more…)

Tiranë, 21 Janar 2011

21/01/2011

“Errësira nuk largohet me errësirë, vetëm drita mund ta largojë. Urrejtja s’mund të largohet me urrejtje, vetëm dashuria mund ta largojë. Urrejtja shumëfishon urrejtje e dhuna shumëfishon dhunë. Rezistenca shumëfishon rezistencë në një spirale zbritëse të shkatërrimit … Lufta prodhon luftë. Reaksion zinxhir i së keqes duhet këputur ose ne do të zhytemi në humnerët e errët të asgjesimit”

Martin Luther King


Tirana sot qe e trishtë. Re tymi u lëshuan mbi të .

Tirana sot qe e mjerë tek kuptonte se qytetarët e saj nuk mendojnë për të , nuk mendojnë për veten.

Shqipëria kupton dhe një herë që qytetarët e saj kanë mbetur të vegjël, mjerisht.

(more…)

Zero Zero Genti në Tirana Rock Caffe

06/01/2010
nga Aira
Të dashur njerëz që ndonjëherë na i kushtoni veshët tuaj, dhe me pak fat edhe ndonjë pjesë të shpirtit. Kemi lënë një ditë, orar edhe vend për të bërë një koncert live.
Dita është e enjte ,7 janar i vitit të ri 2010, ora mendohet të jetë 19:30 por s’është  e sigurt, ama vendin e kemi të sigurt, quhet “Tirana Rock Caffe”. Do të luaje ai, Zeri Zero Genti dhe do ta dëgjoni ju.
(more…)

Mos u ndal vrapin në Tiranë

07/08/2009

Oh, mos e ndal vrapin në Tiranë
me një vajzë e me kuajt e tu të bardhë
e me pushken e qëndisur pranë,
kalo edhe një shtepi, kalo edhe një gardh.
I di mire lajmet për ty e për ata që të vijnë mbrapa
më thanë që diku ishe ndalur në një lumë
qe ke menduar të mos bësh më hapa,
deri sa të kesh nje dokument e ca kontakte

(more…)