Regjisorë “Beat”…

by

5559487913_b1ac3be825_z

Nga: Lediona Kasapi

Autorët e “beat generatin”, të njohur gjerësisht për stilin e tyre unik jo vetëm në të shkruar, por edhe në të jetuar, kanë inspiruar shumë krijues të mëvonshëm. Shthurje, halucinogjene dhe dije. Tre gjëra që rrallë herë qëndrojnë bashkë  në të njëjtën “bashkësi”.

Po përmend tre filma. “Naked Lunch”  nga David Cronenberg, i 1991. “HOWL” nga Rob Epstein dhe Jeffrey Friedman i 2010. Dhe “On the Road” nga Walter Salles i 2011.

“Naked Lunch” dhe “HOWL” menjëherë e spostojnë mënjanë “On the Road”. Ka dicka që nuk të bind tek ky film. Sikur ju jepet rëndësi e tepruar disa momenteve kalimtare në libër dhe nuk përqëndrohet tek thelbi, tek ajo qe realisht la gjurmë të thella në krijimtarinë e Jack Kerouac. I ka disa momente të mira edhe ky film. E kam fjalën për ato fragmentet muzikore që shpërthejnë herë pas here mes monotonisë së përgjithshme të filmit.

“HOWL” është unik në llojin e vet. Eksperimental, sepse përfshin disa lloje teknikash. Dhe i shkon për shtat më së miri vetë Ginsberg-ut. I hallakatur. Me ngjyra. Me vizatime. I ndjerë. I thellë (që cke me atë punë). Sec kam një lloj përshtypjeje sikur edhe vetë Allen Ginsberg do ta kishte pëlqyer (po të ishte gjallë, kuptohet).

“Naked Lunch”…ah, “Naked Lunch”. Horror demek. (WTF???!!!). Nëse teknikat e përdorura i japin lezet “HOWL”, në rastin e “Naked Lunch” i gjithë kompozimi i filmit është mrekullisht i cuditshëm.

Bazuar në novelën me të njëjtin titull të William S. Burroughs, është më shumë një krijim unik i Cronenberg për William S. Burroughs. Për atë burrin që njihet si Old Bull Lee në romanin e Kerouac. Që të gjithë këta të tjerët i uleshin në gjunjë. Që kishte shëtitur botën. Që kishte varësi nga lloj-lloj drogërash. Që kishte lexuar gjithcka të lexueshme. Që e kishtë shtyrë jetën duke mësuar të tjerët. Që të gjitha këto i kishte bërë jo për shkak të nevojës, por sepse donte. Dhe që kalon thuajse pa u vënë re në filmin e Salles (arsyeja më e fortë pse nuk më bind ai film).

Një kompozim i hatashëm që ndërthur bukur fragmente nga novela me fragmente jetësore të William S. Burroughs dhe me monstra të nxjerra direkt nga fantazia e pasur e David Cronenberg. Shoqëruar nga një interpretim i shkëlqyer i Peter Weller.

Sipas meje “Naked Lunch” është on the top. Por kurdoherë mund ta ndajë fare mirë vendin e parë me “HOWL”. Sa për “On the Road”…ncuq.

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: