Posts Tagged ‘poezi’
01/01/2014

(prej T.S. Eliot).
Përktheu Kozi Nasi.
Ikim, at’her’ ti dhe unë,
kur mbrëmja t’shtrihet për qielli
si pacient gati për operim mbi tavolinë;
Ikim, atyre rrugëve gjysmë të shkreta,
caqeve që flasin me vehte netëve të parehat’ta
në hotele një-natëshe krejt t’lira; (more…)
Tags:kozi nasi, poezi, shqip, t.s. eliot
Posted in Lart & Poshtë | Leave a Comment »
19/12/2013

(sepse edhe mund të tallemi, por duhet të tallemi me seriozitet)
Të rrimë shtrembët e të flasim drejt: pas shumë vitesh heshtje që bie erë komploti, ka ardhur koha që të merremi me kryeveprën letrare shqiptare që, më shumë se çdo poezi a këngë, përfaqëson tragjedinë e dashurisë së humbur. Çdo popull prodhon gojëdhëna trimërie a dashurie: nga Wilhelm Tel te Robin Hood, nga Tristano & Isotta deri te Bewolf. Më në fund, edhe Shqipëria paraqet diçka që ka të njëjtën elegancë, të njëjtën dashuri e tragjedi. Poeti e shpreh dhimbjen e tij në pak rreshta që bëhen të popullit sepse atij i përket, përfundimisht, sa dhimbja aq edhe poezia. (more…)
Tags:gabel i istitutit, këngë popullore, poezi, rrapa shtrapa
Posted in Letërsi | 1 Comment »
04/05/2013

poezi nga Kozi Nasi
Po unë ç’t’u desha vallë?
Kësisoj, e çmëndur, e harlisur, ije-këputur
që ma do gjuhën njësoj,
kur të shaj e të ledhatoj?
Lëkure më ke fshehur e s’do të më lëshosh
edhe pse fort mirë e di
sa ishim të dy, më, s’do jemi dot… (more…)
Tags:autore te rinj, kozi nasi, mall, poezi, shqip
Posted in Lart & Poshtë, Letërsi | Leave a Comment »
15/04/2013

poezi nga Pablo Neruda, shqipëroi Moikom Zeqo
S’kam qenë asnjëherë në Shqipëri,
në tokën e ashpër, plot dashuri,
peisazheve bjeshkatare me barinj trima.
S’kam qenë, po ja
që sot kam shpresë
të vij (more…)
Tags:moikom zeqo, Pablo Neruda, poezi, shqip, shqiperia
Posted in Ata që na kanë shpëtuar jetën, Lart & Poshtë, Letërsi | 2 Comments »
11/09/2012

poezi nga Filip Shiroka
Gjyshat tonë, eh paçin dritë!
Njerz koktrashë, kurgja s’kanë dijtë:
………. Jan kenë t’hutuemun!…
Ata t’mjerët s’kan dijtë athera,
as buon giorno, as kali spera,
as sabah sherif teheir-ollsun!
Na sot jem për t’u lavdue,
dijmë me folë, me bisedue
………. nga mendja jem holluemun! (more…)
Tags:abetare, filip shiroka, gjuha shqipe, poezi, shqip
Posted in Ata që na kanë shpëtuar jetën, Lart & Poshtë, Letërsi | Leave a Comment »
21/02/2012

nga Zef Jushi
Thnegla të çuditshme mbi një kërcu vigan,
Atëherë kur jeta fle për me u përtri,
Të lodhur, të përgjumur, ngjitemi në kodrën tënde,
O mal i zymtë, i zi. (more…)
Tags:poezi, spaç, Zef Jushi
Posted in Letërsi | 1 Comment »