Archive for November, 2012

Matanë Malit.

29/11/2012

Nga Alfred Bushi

Elina Duni Quartet : “Matanë Malit”

Elina Duni: këndim Colin Vallon: piano Patrice Moret: kontrabas Norbert Pfammatter: bateri

“Kur bëj muzikë mendoj për ato çastet e të kaluarës dhe brënda meje lind një vizion. Një qytet, një vajzë larg nga kujtesa, një plak pa emër takuar në një vënd që nuk mbaj mend”

Louis Armstrong

Jemi në fillim të shekullit XXI, “St. James infirmary blues” dhe versioni amerikan I saj “The unfortunate rake” duket sikur (more…)

Advertisements

Selam Musai dhe lufta e Vlorës

28/11/2012

nga L.Gërveshi

1920

Në vitin nëntqindnjëzetë,
Selami ç’i mblodhi djemtë,
djemtë çi mblodhi Selami,
o djem se iku vatani.

Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet nga data 28-31 janar 1920. Në këtë kongres morën pjesë mbi 50 delegatë nga e gjithë Shqipëria. Ndër vendimet e tij ishte dhe ai për mbrojtjen e tërësisë tokësore, sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë.

(more…)

Loer Kume në Klubin e mëngjesit – Pjesa 1,2

18/11/2012

Vajza që zbriste tek pallati i verdhë.

16/11/2012

nga Behemoth
Ndërsa pret.

Pritja nuk të le asnjehere vetëm dhe pse të merzit me monotonin e
saj.Të duket sikurë sekondat ecin në blloqe të medha betoni dhe
imagjinata nuk kalon dot në anën tjetër të sëndeve. Një sekond tani,
katër me vonë. Minutat janë ata me të padurueshmit. Askush nuk pret që
të kalojnë dyzetekatër minuta. Është çmenduri të presesh që të kalojnë
dyzetekatër minuta. Për të mos folur për oret. Një ore pritje, nëse
duron, të bën të pavdekshem por askush nuk e nderron përjetësinë me
disa ore pritje. Bie shi dhe çdo gje behet më e ngadaltë, (more…)

Sadopak për t’u dashur… (Pjesë nga një poemë e gjatë…)

15/11/2012

 

 

Nga  Erina Pavle Çoku

… Lajmëtarët janë mbledhur në një kënd
Ata janë netë të pagjuma
Me petka mendimesh të vjetra
E udhët e shpëtimit (more…)

Të pres ( edhe pse nuk du që t’vish )

13/11/2012

Nga Elona Çuliq

Grija e qiellit m’asht ba pellg lotësh nen kambë
ylli i parë i shpresës s’fundit asht zhugatun me shkëlqim t’sforcuem
ulun kambëkryq n’zbrazëtinë e syve, pritja asht ajo çka di me ba ma mirë. (more…)

Copëza nga Shqipëria

07/11/2012

 

nga Griselda QOSJA

 

Shqipëri, moj Shqipëri nga dy vetë për çdo shtëpi – janë fjalët që qarkullojnë nëpër ajrin e rëndë të një makine të vjetër, që luan rolin e një fugoni në linjën jug-qendër. Bën e diel, e thuajse ngjet me një verë djegëse e të bezdisshme. Sediljet janë të mbuluara me do si mbulesa në të gjelbër, mbi të cilat janë printuar motive të rrjetëzuara merimange. Makina ecën ngadalë, e duket se nga çasti në çast do të ndahet më dysh, a do të ndalojë së ecuri me një krismë të thatë që ndoshta do t’i vijë nga rropullitë që s’dihet qysh kur nuk janë kontrolluar tek mekaniku. (more…)

Unë, Lucky Strike dhe…unë

03/11/2012

Nga Suada Halilaj

Më mjaftonte kaplimi në 3 perëndime kordiale që tymoseshin mbi pardesytë e mefshte të të martëve dhe një Lucky Strike në shtellungën e bluhtë të ngordhjes së saj!

Vetëm kaq.

Ndonjëherë, një frekuencë e mengët pudrore.

Vetëm ndonjëherë ama. (more…)