Archive for the ‘Rock & politikë’ Category

“Poetët bëjnë dashuri ndryshe” – shkarko në pdf

10/12/2012

 

Këtu mund të lexoni a shkarkoni një ekstrakt të romanit në pdf.

Advertisements

Tinguj neper Totalitarizem

02/04/2012

 

nga Behemot

Karakteristika kryesore e sistemeve totalitare eshte ndryshimi rrenjesore dhe i pakushtezuar i shoqerise, i individit, dhe i raportit te ketyre me pushtetin. Tre subjektet mbizoteruese te kultures perendimore, e cila e pati nisur kalvarin e saj qe me iluminizmin , behen objekti kryesore i eksperimenteve pseudoshkencore te arsyes se verbuar qe duke mos gjetur dot pikat e saj te referimit ne menyre pragmatike kerkon legjitimitet ne pseudoringjalljen e ideve te medha te vetehumbjes njerezore . Keshtu pergjate formimit te ketyre ideve rivolucionare dhe shpesh kunderrivolucionare(pesimiste) shikojme tek bien nje e nga nje te gjitha format e besimit kulturor qe shoqeria kishte krijuar me shume mund pergjate historise se saj. Bien vlerat kulturore, bien virtytet e pasterta republikane, bie identiteti i pandryshueshem i individit arsyetues. (more…)

Shkoni drejt e në ferr çuna…

10/04/2010

The only band that matters

botuar te Gazeta

Nëse ka ekzistuar ndonjëherë ideja dhe ideali i botës së përmirësueshme me akorde muzikorë, e gjithë kjo ide në vitet 70 ka vdekur bashke me Hendrix, Joplin, Brian Jones, me festivalin e Woodstock a me Kennedy. Ndërkohë  lufta në Vietnam vazhdon e në vitet e ardhshme të gjithë ata që besonin se mund ta ndalnin do bëjnë mea culpa para tv-së në emisionet e të shtunës në darkë ( përveç Dylan & Cash ).  Beatles janë ndarë, R.Stones firmosin kontrata me shumë zero, shtëpitë diskografike ndërhyjnë gjithmonë e më shumë në albume ndërsa në Amerike qeveris një ndër presidentët më të këqin që mbahet mend ndonjëherë. Ëndrra e muzikës rock në fakt që në fillimet e viteve 70 ka vdekur, është një farë i sëmuri Bosfori, adoleshentet kthehen në shtëpi e lulet vyshken, muzika lë politikën për tu bërë përsëri thjesht muzikë. Të vetmit që vazhdojnë në rrugën e  tyre janë njerëz si Joan Baez e Pete Seeger. E megjithatë, i gjithë ky dështim nuk është formalizuar akoma.

(more…)