Pse shkruan Orhan Pamuk

by

Nga Orhan Pamuk

Përktheu Urim Nerguti

“Siç e dini dhe ju, pyetja që iu shtrohet më shpesh shkrimtarëve është : « Përse shkruani ju ? » Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët një punë normale. Shkruaj që libra si të mijtë të jenë të shkruar dhe që t’i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën. Shkruaj sepse më pëlqen të rri mbyllur në një dhomë, gjatë gjithë ditës. Shkruaj sepse nuk mund ta duroj ndryshe realitetin përveçse duke e ndryshuar. Shkruaj që mbarë bota ta dijë çfarë lloj jete kemi jetuar, dhe jetojmë, unë, të tjerët, ne të gjithë, në Stamboll, në Turqi. Shkruaj sepse e dua erën e letrës dhe të bojës. Shkruaj sepse kjo është një zakon dhe një pasion. Shkruaj sepse kam frikë të jem i harruar. Shkruaj sepse më pëlqen fama dhe interesi që kjo më sjell. Shkruaj për të qenë vetëm. Shkruaj me shpresën të kuptoj përse jam aq i mërzitur me ju të gjithë. Shkruaj sepse më pëlqen të më lexojnë. Shkruaj duke thënë me vete që duhet ta përfundoj këtë roman, këtë faqe që kam filluar. Shkruaj duke thënë me vete që kjo është ajo çka të gjithë presin nga unë. Shkruaj sepse besoj si një fëmijë në pavdekësinë e bibliotekave dhe në vendin që do të zënë aty librat e mi. Shkruaj sepse jeta, bota, gjithçka është pabesueshmërisht e bukur dhe mahnitëse. Shkruaj sepse është argëtuese të përkthesh në fjalë tërë këtë bukuri dhe pasuri të jetës. Shkruaj jo për të rrëfyer histori, por për të ndërtuar histori. Shkruaj për t’i shpëtuar ndjenjës së të mos mundurit të kapësh një vend që e dëshirojmë, siç në ëndrra. Shkruaj sepse nuk arrij të jem i lumtur, çfarëdo që të bëj. Shkruaj për të qenë i lumtur.”

Tags: , ,

30 Responses to “Pse shkruan Orhan Pamuk”

  1. Tweets that mention Pse shkruan Orhan Pamuk…pse shkruan ti? « Tirana Calling -- Topsy.com Says:

    […] This post was mentioned on Twitter by Darien Levani. Darien Levani said: RT @TiranaCalling Pse shkruan Orhan Pamuk…pse shkruan ti?: Nga Orhan Pamuk Përktheu Urim Nerguti Unë shk… http://bit.ly/gxmVQK #shqip […]

  2. un Says:

    Oops !

    Nese keni mundesi, mund te vendosni keto fjale si me poshte sepse pashe qe ka disa ndryshime te vockla nga varianti i botuar tashme ne leter. Sidoqofte, ajo qe kam nxjerre nga dora une, per te fundit here, eshte kjo :
    _________

    “Siç e dini dhe ju, pyetja që iu shtrohet më shpesh shkrimtarëve është : « Përse shkruani ju ? » Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët një punë normale. Shkruaj që libra si të mijtë të jenë të shkruar dhe që t’i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën. Shkruaj sepse më pëlqen të rri mbyllur në një dhomë, gjatë gjithë ditës. Shkruaj sepse nuk mund ta duroj ndryshe realitetin përveçse duke e ndryshuar. Shkruaj që mbarë bota ta dijë çfarë lloj jete kemi jetuar, dhe jetojmë, unë, të tjerët, ne të gjithë, në Stamboll, në Turqi. Shkruaj sepse e dua erën e letrës dhe të bojës. Shkruaj sepse kjo është një zakon dhe një pasion. Shkruaj sepse kam frikë të jem i harruar. Shkruaj sepse më pëlqen fama dhe interesi që kjo më sjell. Shkruaj për të qenë vetëm. Shkruaj me shpresën të kuptoj përse jam aq i mërzitur me ju të gjithë. Shkruaj sepse më pëlqen të më lexojnë. Shkruaj duke thënë me vete që duhet ta përfundoj këtë roman, këtë faqe që kam filluar. Shkruaj duke thënë me vete që kjo është ajo çka të gjithë presin nga unë. Shkruaj sepse besoj si një fëmijë në pavdekësinë e bibliotekave dhe në vendin që do të zënë aty librat e mi. Shkruaj sepse jeta, bota, gjithçka është pabesueshmërisht e bukur dhe mahnitëse. Shkruaj sepse është argëtuese të përkthesh në fjalë tërë këtë bukuri dhe pasuri të jetës. Shkruaj jo për të rrëfyer histori, por për të ndërtuar histori. Shkruaj për t’i shpëtuar ndjenjës së të mos mundurit të kapësh një vend që e dëshirojmë, siç në ëndrra. Shkruaj sepse nuk arrij të jem i lumtur, çfarëdo që të bëj. Shkruaj për të qenë i lumtur.”
    _____________

    Falemnderit per rregullimet e duhura. Nese deshironi ndonje ftillim me te gjere te ketyre fjaleve, mund ta bej ne nje kohe me te pershtatshme (keni pare ju qe gripi ia kalon edhe kancerit per nga çarja e kaptines, gje me te merzitshme, ska.).

  3. tiranacalling Says:

    E sistemova!

    Flm Urim.

  4. Last man on earth Says:

    Flm per kete prurje.

    Pamuku i ka thene te gjitha. Por prapeseprape, asnjehere s’do e kuptoj se pse njerezit shkruajne.

  5. dana Says:

    Shkruaj, sepse është gjithmonë më mirë se të ngarkosh dhe të shkarkosh arka në tregun qendror të qytetit. Shkruaj sepse është e vetmja gjë që them se di ta bëj. Shkruaj sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’u dedikoj diçka nipërve të mi. Shkruaj, sepse në këtë mënyrë më kujtohen të gjithë njerëzit që kam dashur dhe vazhdoj të dua në jetë. Shkruaj, sepse më pëlqen që të rrëfej histori. Shkruaj sepse më pëlqen që pasi të jem lodhur të pi një krikëll birrë që më shijon më shumë se çdo gjë në botë. Shkruaj sepse më duket se u kam një borxh të gjithë atyre shkrimtarëve që u kam “marrë’ përmes leximit të veprave të tyre.

    (Andrea Camilleri)

  6. un Says:

    – Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj.
    Ideja e deshires ne gjithçka qe bejme. Asgje nuk behet pa deshire. Do te bej nje loje fjalesh ketu, edhe vete nje perdhunim nuk behet pa deshire, nga ana e perdhunuesit, sigurisht. Pra eshte nje akt i vullnetshem, kurrfare detyrimi ne kete histori.

    – Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët një punë normale.
    C’eshte nje pune normale ? Eshte te ngrihesh ne 6.30, te lahesh pastrohesh krehesh zbukurohesh dhe te vraposh ne autobusin e linjes 23 per ne zyre ose fabrike ose fonderi. Te dalesh qe andej ne oren 16 dhe te shpejtosh per t’u futur menjehere ne shtepi, per te pushuar dhe pare telenovelen deri nga gjysma e dyte sepse aty te keptu gjumi. Kjo eshte normale ; Pamukut nuk i pelqen nje jete e tille, deshiron te jete i lire, te ngrihet kur te doje, te shkruaje kur te doje dhe te pije nje çaj kur te doje. Shume bukur.

    – Shkruaj që libra si të mijtë të jenë të shkruar dhe që t’i lexoj.
    Pamukut i pelqejne librat e vet, gje e mire kjo. Por kjo s’verteton asgje. Njoh plot shkarravites shqiptare qe shkllahen perpara paçavureve te veta. Atehere perse Pamuku mendon se librat e tij ia vlejne te jene te shkruar ? Mbase na e thote me poshte…

    – Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.
    Ideja qe letersia eshte rebeluese. Kur nxehemi me te gjithe, marrim penen dhe shkruajme. Dikush ia mbeshtjell nje manifest dhe ben miliona viktima me te, dikush shkruan hallet e veta dhe ne fund te shkrimit vret veten, gjithsesi ideja qe letersia eshte nje valvol shfrimi eshte nje ide e vjeter po aq sa e turbullt : ç’do te ndodhte nese çdokush do te hidhte vrerin e vet ne leter ?

    – Shkruaj sepse më pëlqen të rri mbyllur në një dhomë, gjatë gjithë ditës.
    Ana pertace e letersise. Levizje te kufizuara, gjymtyre te mpira, fluturim me mendje, hipje dhe zbritje nga avionet, vrasje puthje perqafime hotelesh, dhe shkrimtari ska bere as dhe nje centimeter nga karrikja e vet thjesht ngaqe perton te veproje. Balzaku ka perfytyruar mbi 2 000 personazhe dhe nderkohe rrinte 24 ore brenda, 20 ore ne dite shkrim, perde te trasha te mbyllura, nje dhome e qelbur e paajrosur dhe kater ore gjume jermuesi. Perfundimi, gangrene, vdekje ne moshen 51 vjeç. Kujdes Pamuk, kujdes, duhet te levizesh pak, megjithese tani s’ta kam friken sepse meleonat i ke marre dhe ske nevoje te punosh shume.

    – Shkruaj sepse nuk mund ta duroj ndryshe realitetin përveçse duke e ndryshuar.
    Ana mashtruese e shkrimit : shkrimi shtremberon, shperfytyron realitetin, thjesht ngaqe ka nje vleresim te larte per veten dhe mendon se mund te ndryshoje gjithçka. Megjithate, nuk ka gje me te pademshme se letersia, ajo s’ndryshon asgje, madje nganjehere behet e tepert, e panevojshme, vrasjet, vuajtjet dhe lotet e njerezimit nuk do te pushojne asnjehere, qofte dhe me ndihmen e letersise. Madje, ajo e ka kuptuar kete pamundesi te sajen por ben “gjoja”.

    – Shkruaj që mbarë bota ta dijë çfarë lloj jete kemi jetuar, dhe jetojmë, unë, të tjerët, ne të gjithë, në Stamboll, në Turqi.
    Ana kombetare e letersise, e ngulur diku ne nje kohe dhe hapesire te percaktuar. Kadare ska pushuar se shkruari çfare ndodh ne Shqiperi, ndersa Paulo Coelho ska shkruar asnje liber per Brazilin. Kadare ska fituar aq leka, por Coelho mund te bleje nje Airbus380 dhe te lundroje me te ne oqeanin Paqesor. Ah, paqe ! sa fjale e dashur per Coelhon.

    – Shkruaj sepse e dua erën e letrës dhe të bojës.
    Ana fetishiste e letersise. Prekja, nuhatja, lidhja pas sendeve, ka plot shkrimtare qe shkruajne ende me dore, Paul Auster ka nje stilograf special dhe me ate shkruan historite e tij te bukura. Lexuesit blejne ende libra dhe jo kesi pllakash ku lexohet me bateri dhe me miush.

    – Shkruaj sepse kjo është një zakon dhe një pasion.
    Hmm… e çuditshme kjo : dy te kunderta zakoni qe eshte rutine dhe pasioni qe del nga e rendomta. Ne fakt, pasioni, po u kthye ne nje zakon, ai s’eshte me vuajtje (pathos, pasion), por eshte thjesht pjese e brendshme e jona. Megjithate, ka njerez psh qe e kane pasion te jetuarit, qe eshte diçka e rendomte, dhe ka njerez qe jane lindur njerez te lodhur dhe jetojne thjesht per force zakoni…

    – Shkruaj sepse kam frikë të jem i harruar.
    E megjithate, kjo do te ndodhe nje dite apo tjeter. Pamuku do te harrohet, do te mbetet vetem emri i tij. Por emri i tij nuk i kujton asgje askujt qe ska jetuar me te. Nese duam ta gjejme Pamukun ne librat e tij, atehere gabohemi sepse aty ka me mijera Pamuker por i verteti mungon. Megjithate, frika per te mos u harruar eshte normale : dikush ben 11 kalamaj qe te mos harrohet asnjehere, te lere nga prapa nje perandori. Tjetri vret 25 milione njerez dhe nuk harrohet asnjehere. Gjithkush e di deren e vet nga ku do te hyje ne aren e perjetesise. Tiranacalling nuk do te harrohet asnjehere sepse ka zgjedhur menyren qe te ngjitet pas “bagdad café” (I’m calling you). Shumica e amerikaneve, sot, kur iu permendin fjalen Bagdad, kane menjehere parasysh ate mejhanen e vjeter qe ekziston ende diku ne shkretetirat e Nevades dhe jo Bagdadin e Irakut ku ka pelcitje salçiçesh. Edhe TiranaCalling, nje dite Tirana do te shembet nga ndonje termet i madh apo nga ca buldozere marsiane qe do te vijne kastile te varin per kembesh Edi Ramen, por ajo do te rroje ne kujtimet e Tiranakollingcave.

    – Shkruaj sepse më pëlqen fama dhe interesi që kjo më sjell.
    Ana “venale” e letersise : etja per para. Kurrkush nuk e ben kete pune per te vdekur i varfer. E kane provuar disa dhe kane vdekur vertet te varfer. Por Pamuk e ka siguruar. 1 meleon ne Suedi, ca meleona andej-kendej, nje rroge te majme ne USA dhe ca lexues shqiptare qe e presin si Mesia ne kembe. Duartrokitje, deputete dhe pseudo-artiste qe e veshtrojne me sy ftues per ne shtrat dhe Pamuk qe shkllahet perpara tere ketij adhurimi. Dhe ai e ka te veshtire te zgjedhe. Me ne fund zgjedh te rrije beqar dhe te shohe filmat X te Hyg Hafnerit me gruan e vet 60 vjet me te re. C’te besh, fama i ka keto. Kujdes pisqollen, Pamuk, ose hedhjen kryengul nga kati i 93-te ne New York. Te vdesesh ne NY, eshte apoteoza e nje jete.

    – Shkruaj për të qenë vetëm.
    Tani dua te rri edhe une vetem, s’po e zgjas me.

  7. Alket Bushi Says:

    Ah, kjo modestia dhe populizmi i mallkuar kristian, edhe sa shekuj do rroje kjo maske bajate! Ndoshta nuk i duhet vene shume faj sepse ia kane “ngjeshur” tashme Pamukut, e kane nobeluar. Per nje njeri qe e quan veten vertet te madh dhe eshte i tille, kjo eshte e tmerrshme t’i ndodhe (perjashto parate), nje barre qe do refuzonte dhe Atlasi ta mbante mbi supe. Perveç deshires per te mos u harruar ku Pamuk-u “me ne fund” tregohet i çilter, te gjitha arsyet e tjera te perse-shkruarjes jane pallavra. Te shkruash eshte thjesht nje forme e permbushjes se vullnetit per pushtet, mund ta veshesh si te duash kete gje, ne thelb eshte kjo, deshira per vetafirmim, per te shperndare faren tende neper bote, per te sunduar intelektualisht. Dhe disa e dine mire se fjala eshte mjeti me i rrezikshem, nuk jane as parate e as armet. Eh, more Pam(b)uk, shume i bute po na shfaqesh dhe ndoshta eshte vendi te ridegjosh (se patjeter e ke lexuar) te verteten e perjetshme te uni-t: “Uni nenshtron dhe vret, ai vepron si nje qelize organike, vjedh dhe ushtron dhune. Kerkon te riperterihet – kjo eshte shtatezania. Pastaj kerkon te linde Zotin e vet dhe te shohe te gjithe njerezimin te shtrire ne kembet e tij.”

  8. Last man on earth Says:

    Pak i serte Alket.

    Arsyeja qe thua ti eshte brenda çdo njeriu. Pyetja eshte ” Pse dikush shkruan?” e dikush ben politike? Kjo eshte pyetja, keshtu qe kjo qe thua ti nenkuptohet menjehere, brenda pyetjes.

    Kshu them une.

  9. un Says:

    Alket, nuk eshte dhe aq e nderlikuar sa ç’e ben ti. Me duket se i ke rene shkurt.

  10. Alket Bushi Says:

    Sigurisht qe eshte e pranueshme te thuash arsyet dytesore te perse-shkruarjes, por nuk eshta aspak e ndershme te mos thuash kryesoret. Une per vete s’do mund ta beja, edhe po te isha duke mbajtur fjalimin e Nobelit. Nder te tjera do thoja dhe kete: “Une shkruaj per te sunduar mbi te gjithe ju, qe te kem te drejten t’iu shoh prej siper. Po s’ia dola mbane, ne djall te shkoj, meshire nuk dua!” I serte jam, posi, mua me pelqen te heq maska, te zhvesh, kjo eshte tipikisht mashkullore. Edhe ne lidhje me femrat mashkulli perpos instiktit terhiqet t’i heqe masken femres, pra stolisjet e saj ne sjellje dhe ne veshje. Ne momentin qe maska hiqet e tera, pasioni i mashkullit merr fund. Femrat e verteta dine qe te mos zhvishen kurre deri ne fund e keshtu ta mbajne gjate te lidhur mashkullin. Pamuk-u ketu ka folur pas nje maske dhe une nuk kam aspak meshire t’ia heq, aq me teper qe eshte nobelist. “Ne qe themi gjithmone te verteten!” thoshin per veten fisniket greke.

  11. flo Says:

    Ti Pamukun e di gje femer keshtu?

  12. Alket Bushi Says:

    Hahahah jo jo, e di te feminizuar…

  13. un Says:

    Alket,
    Ka diçka ketu : kam frike se je teper i serte dhe madje i pasakte ne keto qe thua. Niçe (ose Nietzsche), nga ku me duket se je frymezuar, ka dale se ne shume gjera nuk kishte te drejte. Ka sigurisht mendime qe jane goxha te pjekura por ka dhe vende ku ia mbeshtjell me top. Bota nuk eshte e mbushur vetem me dinosaure. Jo gjithçka qe ben njeriu e ben per te goditur njerezit ne koke me Daseinin e vet si çomage. Jo te gjithe njerezit kane nje ego. Jo gjithmone shkruhet per t’i shpallur lufte botes. Por shkruhet edhe kur ke diçka per te thene dhe kur ke vene re se e thua bukur. Kurrfare ndjesie imperialiste ketu. Shkrimtari eshte psh dikush qe e ka mbushur vazon rrafsh dhe tani ka filluar t’i derdhet. Ka qe kete derdhje e bejne nepermjet dhunes, psh neper tribuna mitingjesh, ka dhe qe ulen ne karrike kompensate dhe thajne mollaqet e tyre. C’nuk ka ne kete bote, Alket. Ka Niçër, ka antiniçër por ka dhe niqe bashke me antiniqe. Madje ka dhe pikniqe ku mund te diskutohen librat e kesaj gruas, Pamukes. C’nuk ka, Alket, ç’nuk ka, medet per ne.

  14. Alket Bushi Says:

    Te lutem un, nese me pandeh nje nivel aq te ulet mendor sa per te me shpjeguar se çfare ka bota, me vjen shume keq! Une perpiqem te shpjegoj ate qe mendoj se eshte me e larta, kujt i prish pune per njerezimin! Te shkruarit eshte padiskutim nje nje forme e vullnetit per pushtet (madje edhe viktimizmi eshte i tille, forme e vullnetit per pushtet te te dobteve) qe mund te jete vullnet per pushtet mbi veten, mbi njerezit e tjere, mbi njohjen etj. Musteqja nuk e ka gabim ne asgje qe ka shkruar, ai eshte perjashtim nga rregulli, nuk ka gabuar ne asnje shkrim, ose me sakte, nese ka gabuar, ende nuk eshte gjendur ndonje intelekt qe t’ia gjeje gabimet. Nese nuk mendon keshtu, atehere me gjej nje shkrim te tij dhe hidhe poshte. Po e bere kete je nje “force majeure”, nje fat i madh. Pastaj mos harro se krishterimi (jezuitet me sakte, me te zgjuarit e tyre) ka nje shekull qe ben ç’mos ta erresoje figuren e tij me te gjitha format, duke e lidhur me Hitlerin etj. etj. Dhe jo vetem krishterimi, por te gjithe ata gjeni te rrafshuar ne mundesite e tyre per te lulezuar prej shperthimit te tij per nja tre-kater shekuj, ai nuk u ka lene asgje per te thene tek thelbet, i ka thene pak a shume “te gjitha”. Veçse ai eshte filozofi i elitave, te mos e ngaterrohemi ketu. Te vertetat e tij nuk u sherbejne te gjitheve.

  15. d Says:

    Shiko Alket , ajo qe eshte dytesore per ty (apo dike tjeter, apo 1000 te tjere), eshte kryesore per tjetrin.
    Nderkohe arsyet kryesore te “pse te shkruarit tend” , mund te jene dytesore per Pamukun ose dike tjeter dhe anasjelltas.
    Kjo ndodh se njerezit jane te ndryshem, se nuk mendojne njelloj, se nuk ndjejne njelloj, nuk perceptojne njelloj, sepse nuk jane robote te programuar ne menyre standarte o Alket.
    Akti i te shkruarit(per mendimin tim gjithnje), eshte krejt intim, e s’mund te gjykohet arsyeja e te shkruarit, eshte akt clirimi, akt i te qendruarit kembekryq me veten ,me boten tende etj , e kjo varet perseri prej personit. Nuk ka norme, nuk ka rregull. Vetem ato percaktojne ‘standarten’.
    Me aq sa kam lexuar nga intervistat e Pamukut, ai percjell mesazhe cdo here qe thote dicka, fjalite nuk i ka te zhveshura emocionalisht dhe kjo ndjehet kur e degjon e lexon, une i cilesoj ose me sakte me vijne si “bute” fjalet e tij, ndoshta kjo nuk qe shprehia e duhur , por sme vjen gje tjeter ne mendje tashme.
    Nicja sheh pak ftohte ndonjehere me duket sikur e sheh te cunguar(gjithsesi une me aq sa kam lexuar prej tij them, se sme takon mua te jap vleresime mbi te, por jap mendimin apo perceptimin tim), nderkohe qe ka edhe ngjyra, tjeter gje sa te ofrohet apo i ofron vetes mundesi t’i shohesh apo zbulosh.

  16. Alket Bushi Says:

    Ekziston edhe e pandergjegjshmja. Tek e pandergjegjmja eshte pikerisht vullneti per pushtet qe i nxit te gjithe shkrimtaret te shkruajne, te forte a te dobet qofshin, pavaresisht se ne ndergjegje jo te gjithe mendojne kete dhe e veshin secili me vetedijen e vet, me te vetendjerin vetjak. Sipas Frojdit (qe une e konsideroj si “Musteqja i veshur me rroba pune”, njeriu qe bindi boten shkencerisht per te vertetat qe Musteqja vetem i kishte kuptuar me mendim) arti eshte sublimim i instiktit seksual dhe te gjithe e dime se cfare eshte seksualiteti, vullnet per pushtet i paster. Mund te lexosh pjesen “Vullneti per pushtetin si art” tek libri “Shnderrimi i te gjitha vlerave” per te qene me i qarte si e zberthen Musteqja kete çeshtje.

  17. d Says:

    e sheh si te cunguar boten * (korrigjim per paragrafin e fundit)

  18. d Says:

    Une nuk mbaj pergjegjesi per te pandergjeshmen time, keshtu qe askush smund te me gjykoje apo vleresoje per te( une dmth njeriu). Supozojme apriori, qe une do filloja te kujdesesha per te pandergjegjshmen time (dhe pse kjo eshte absurde) atehere koncepti ‘ i pandergjegjshem ‘ humb kuptimin, madje mund ta fshijme dhe nga fjaloret:P
    Ne nuk e dime cka nenndergjegja e Pamukut si e tille situata, smund te cilesojme nese keto arsye jane dytesore apo paresore per te, per faktin e thjeshte se “e pandergjegjshmja” nuk ofron shpjegim, as argument.

  19. Alket Bushi Says:

    E drejte! Por nuk mund te bejme sikur e pandergjegjshmja nuk ekziston. Pastaj jam i bindur se e di pak a shume ku sillet edhe e ndergjeshmja e Pamuk-ut, nuk eshte se thote haptas ate qe mendon. Shkrimtaret qe marrij Nobelin nuk mund te mos shfaqin doza populizmi, madje e marrin kete çmim pikerisht se kane qene te tille, jane te treguar aq te permbajtur sa per te arritur deri tek çmimi, sepse eshte e pakonceptueshme qe nje nobelist te dale e te thote publikisht ta yeme qe pjesa me e madhe e njerezimit perbehet nga derra, gje qe do ishte tamam e verteta. Ndaj thashe me siper qe per nje njeri vertet te madh Nobeli eshte nje barre e tmerrshme, sepse nuk eshte me e mundur te shpallesh te verteten tende.

  20. Alket Bushi Says:

    (Per qejf, qe te kuptoni qe Musteqja nuk eshte vetem i ftohte dhe qe te mund te gjeni gabimet e tij…)

    SHNDËRRIMI I TË GJITHA VLERAVE

    Libri i parë
    PARIMI I NJË VLERËSIMI TË RI

    II
    VULLNETI PËR PUSHTETIN SI ART

    79.
    Feja, morali dhe filozofia janë forma të dekadencës së njeriut. Lëvizja e kundërt është arti.

    80.
    Filozofi-artist – ky është koncepti më i lartë i artit. A mund të vendoset njeriu aq larg nga njerëzit e tjerë saqë të krijojë forma me ta? (Ushtrime përgatitore për këtë janë:
    1. njeriu që modelon veten e tij, vetmitari.
    2. artisti siç ka qenë deri tani, pra përpunuesi i vogël, në një lëndë të vetme).

    …87.
    Arti na kujton gjendje të fuqisë kafshërore. Nga njëra anë ai është një vërshim dhe një tepri e lulëzimit të trupit në botën e imazheve dhe dëshirave, nga ana tjetër është një nxitje e funksioneve kafshërore në sajë të imazheve dhe dëshirave të jetës më të fortë, një rritje e ndjenjës vitale, një stimulues i kësaj ndjenje.
    Në çfarë mase edhe e shëmtuara mund ta ketë këtë forcë? Në masën në të cilën komunikohet diçka nga energjia ngadhënjyese e artistit i cili sundon mbi gjërat e shëmtuara dhe të frikshme, ose kur e shëmtuara ngjall lehtësisht tek ne shijen e mizorisë (dhe në disa raste madje edhe shijen për t’i bërë keq vetes, për të ushtruar dhunë ndaj vetes, pra për të patur ndjenjën e pushtetit mbi veten tonë).

    …90.
    Gjeneza e artit. – Dëshira për të bërë gjëra të përsosura, për të parë gjëra të përsosura, që është karakteristike e sistemit cerebral të mbingarkuar me forca seksuale (kalimi i mbrëmjes me të dashurën, shpërfytyrimi i rastësive më të vogla, jeta e konsideruar si një vazhdim i gjërave sublime, veshja e një vlere më të madhe se çdo gjëje tjetër “fatkeqësisë të të pafatit në dashuri”) ndikon në lindjen e artit. Nga ana tjetër çdo përsosmëri dhe bukuri vepron si kujtim i pandërgjegjshëm i asaj gjendjeje shpirtërore të dashuruar dhe i mënyrës së saj të të parit. Çdo përsosmëri, e tërë bukuria e gjërave, rizgjon lumturinë afrodiziake nga shoqërizimi i ideve (në terma fiziologjikë: instikti krijues i artistit është shpërndarja e farës në gjak…). Aspirata për artin dhe bukurinë është një aspiratë jo e drejtpërdrejtë për ekstazat e instiktit seksual që ky i komunikon trurit. Bota është bërë e përsosur falë “dashurisë”.

    …92.
    Sa shumë gjëra mund të bëjë ajo dehje që quhet “dashuri” dhe që është edhe diçka tjetër përveçse dashuri! Por mbi këtë subjekt secili ka një shkencë të vetën. Forca muskulore e një vajze rritet sapo një burrë i afrohet asaj: ka instrumenta për ta matur këtë. Në lidhjet akoma më intensive mes sekseve, për shembull në ato që vallëzimi dhe zakone të tjera sociale sjellin me vete, kjo forcë rritet aq sa bën të mundur prova të vërteta force. Në fund nuk u beson dot më syve të tu, dhe as orës tënde! Por këtu duhet mbajtur parasysh fakti se vallëzimi në vetvete, si çdo lëvizje tepër e shpejtë, sjell me vete një lloj dehjeje të gjithë sistemit vaskular, nervor dhe muskulor. Në këtë rast duhen llogaritur edhe efektet e kombinuara të një dehjeje dyfishe.
    Dhe sa gjë e urtë të kesh ndonjëherë një pikë të vogël dehjeje! Ka realitete që nuk duhet t’i rrëfejmë kurrë: në këtë pikë jemi gra, në këtë pikë kemi të gjitha turpet femërore… Ato krijesa të reja që vallëzojnë atje, duket hapur se gjenden përtej çdo realiteti, ato vallëzojnë vetëm me ideale të kapshëm, madje shikojnë për më tepër ideale që ulen rreth tyre: nënat!… Rast i mirë për të cituar Faustin… Këto krijesa të hijshme kanë kështu një pamje pakrahasueshmërisht më të mirë kur kanë pikën e tyre të vogël të dehjes dhe oh, sa mirë që e dinë këtë! Madje bëhen të dashura ngaqë e dinë! Së fundi, edhe veshja e tyre e frymëzon këtë: veshja është dehja e tyre e tretë, ato besojnë te rrobaqepësi i tyre siç besojnë tek Zoti i tyre dhe kush mund t’ua vinte në dyshim këtë besim? Ky besim i bën të lumtura! Edhe admirimi i vetes është një gjë e shëndetshme! Admirimi i vetes të mbron nga ftohja! A është ftohur ndonjëherë një grua që ka ditur të vishet mirë? Kurrë! As në rastin kur sapo është veshur.

    …95.
    I krahasuar me muzikën, çdo komunikim i kryer me fjalë është një mënyrë cipëplasur. Fjala shkrin dhe budallalleps, fjala heq personalitetin, fjala bën vulgare atë që është e jashtëzakonshme.

    96.
    …Kjo e dallon artistin nga profani (nga ai që mund ta ndjejë artin), ky i fundit te marrja ka kulmin e ngacmueshmërisë, ndërsa i pari tek dhënia – në atë mënyrë që, mes këtyre dy cilësive, antagonizmi jo vetëm që është natyror, por edhe i dëshirueshëm. Secila nga këto dy gjendje ka një optikë të kundërt. Të kërkosh që artisti të ushtrohet në optikën e spektatorit (të kritikut) do të thotë të kërkosh që ai të varfëroje veten dhe forcën e vet krijuese… Këtu ndodh njësoj si me dallimin mes sekseve: nga artisti që jep nuk duhet pretenduar që ai të bëhet grua – që ai të marrë…
    Estetika jonë ka qenë deri tani një estetikë grash, në këtë kuptim, që vetëm ata që ishin më të aftët për të marrë artin formuluan përvojat e tyre për atë që është e bukur. Ky, siç u tregua nga sa thamë më sipër, është një gabim thelbësor, sepse artisti që do të fillonte të kuptonte, do të keqkuptonte veten e tij… Ai nuk duhet të shikojë pas, në përgjithësi nuk duhet të shikojë fare, por duhet të japë. Për një artist është nder të jetë i paaftë për kritikë, përndryshe nuk do të ishte as mish as peshk, do të ishte “modern”.

    …99.
    Artistët nuk janë njerëzit e pasionit të madh, sado që duan t’ia mbushin mendjen vetes ose ne për këtë. Dhe kjo për dy arsye: atyre u mungon turpi përballë vetes (ata vëzhgojnë veten ndërsa jetojnë, përgjojnë veten, janë tepër kureshtarë), si dhe u mungon turpi përballë pasionit të madh (e interpretojnë atë si artistë). Së dyti vampiri i tyre, pra talenti i tyre, u merr për më tepër shpenzimin e pamasë të forcës që quhet pasion. Kush ka talent është edhe viktimë e talentit të vet, jeton nën vampirizmin e talentit të vet.
    Nuk hiqet qafe pasioni duke e shfaqur atë, por heq qafe veten kur e shfaq atë (Gëtja na mëson se çështja qëndron ndryshe, por duket se këtu ai ka dashur të keqkuptojë veten, – për delikatesë).

    100.
    Arsyeja e jetës. – Një vetëpërmbajtje relative seksuale, një kufizim sistematik dhe i kujdesshëm në gjërat erotike, madje dhe tek mendimet, mund të bëje pjesë tek arsyeja e madhe e jetës edhe në natyrat me formin të pasur dhe të kompletuara. Ky parim vlen veçanërisht për artistët, i përket urtësisë më të mirë të jetës së tyre. Në këtë drejtim janë dëgjuar edhe zëra krejtësisht të paparashikueshëm, po përmend Stendalin, Teofil Gotje, madje dhe Flober. Nga natyra e tij ndoshta artisti është një njeri domosdoshmërisht sensual, në përgjithësi emotiv, i kuptueshëm në çdo kuptim, i cili edhe prej së largu u del përpara ngacmimeve, sugjestionimit të ngacmimeve. Gjithsesi, nën dhunën që ushtron detyra e tij, vullneti i tij për të përftuar mjeshtëri, pak a shumë ai është efektivisht një njeri i moderuar, shpesh deri dhe i pastër seksualisht. Instikti i tij mbizotërues do që ai të sillet kështu dhe nuk e lejon që të shkapërderdhet në një mënyrë apo në një tjetër. Është vetëm një dhe po e njëjta forcë që harxhohet në konceptimin artistik dhe në aktin seksual, pra ka vetëm një lloj force. Të mundesh këtu, të shkapërderdhesh këtu, është një gjë shkatërruese për një artist, nxjerr në dritë mungesën e instiktit dhe sidomos të vullnetit, mund të jetë një shenjë dekadence dhe, në çdo rast, e zhvlerëson artin e tij deri në një shkallë të pallogaritshme.

    …102.
    A mungon vallë ndonjë hallkë e tërë zinxhirit të artit dhe të shkencës ku të mungojë gruaja, puna e gruas? Duke pranuar ndonjë përjashtim, rregulli tregon që gruaja bën të përsosur gjithçka që nuk është punë, letrën, kujtimet, edhe punët e dorës më delikate që ekzistojnë, pra gjithçka që nuk është zanat, pikërisht për këtë, sepse në ato punë ajo plotëson vetveten, i bindet impulsit të saj të vetëm artistik, të vetmit që ajo zotëron – ajo do që të pëlqehet… Por ç’ka të bëjë gruaja me indiferencën pasionale të artistit të vërtetë, i cili një tingulli, një fëshfëritjeje, një theksi i jep më shumë rëndësi se vetes së tij, i cili mbërthen me të pesë gishtat e tij të gjithë atë që tek ai është më e fshehta dhe më intimja, i cili nuk i jep vlera një gjëje që nuk mund të bëhet formë, një gjëje që nuk mund të braktisë artistin dhe të bëhet e dukshme? Arti, ashtu siç e ushtron artisti, a nuk e kuptoni që është një atentat ndaj të gjithë turpeve?… Vetëm në shekullin tonë gruaja guxoi t’i drejtohet letërsisë, ajo bëhet shkrimtare, artiste, humb instiktin e saj. Po me ç’qëllim? Nëse na lejohet të pyesim.

    103.
    Je artist me këtë çmim, që të konsiderosh dhe ndjesh si brendi, si “gjënë vetë”, atë që të gjithë jo-artistët e quajnë “formë”. Sigurisht, kështu i përket një bote të përmbysur, sepse tashmë brendia bëhet për një njeri diçka thjesht formale, përfshij dhe jetën tënde.

    …106.
    Pesimizmi në art. – Artisti në mënyrë të shkallëzuar do ato mjete në të cilat dallohet gjendja e dehjes, pra imtësinë ekstreme dhe shkëlqimin e ngjyrave, qartësinë e vijës, shkallën e tingujve, atë që është e veçantë, ndërkohë që në gjendjen normale mungon çdo veçanti. Të gjitha gjërat e veçanta, të gjitha nuancat, për sa kohë të kujtojnë tensionet ekstreme të forcës që shkakton dehja, të rizgjojnë në mënyrë retrospektive këtë ndjenjë dehjeje. Efekti i veprave të artit është ajo e të shkaktuarit të gjendjes shpirtërore që krijon veprën e artit, pra të dehjes.
    Thelbësore në art është përsosmëria e ekzistencës, lindja e përsosmërisë dhe plotësisë, arti është një mënyrë thelbësore pohimi, bekimi, hyjnizimi i ekzistencës… Çfarë do të thotë një art pesimist? A nuk ka një kontradiktë këtu? – Po, kështu është. Shopenhaueri gabon kur i vë disa vepra arti në shërbim të pesimizmit. Tragjedia nuk predikon “nënshtrimin”… Paraqitja e gjërave të tmerrshme dhe enigmatike është tek artisti një instikt pushteti dhe sovraniteti, ai nuk u trembet atyre… Nuk ka art pesimist… Arti pohon, Xhobe pohon. Po Zola? Po De Gonkurtët? Gjërat që tregojnë janë të shëmtuara, por fakti që ato tregohen rrjedh nga shija për këtë shëmti… Nuk ia vlen, gaboheni nëse thoni të kundërtën. Sa të çliron Dostojevski!

    107.
    Nëse lexuesit e mi gjenden në mënyrë të mjaftueshme në brendësi të faktit që edhe “njeriu i mirë” përfaqëson një formë të shterjes në komedinë e madhe të plotë të jetës, do të nderojnë atë rrjedhojë të krishtërimit që konceptoi si të urrejtshëm njeriun e mirë. Këtu krishtërimi kishte të drejtë.
    Për një filozof është e padenjë të thotë se “e mira dhe e bukura janë një gjë e vetme”, nëse shton: “edhe e vërteta”, atëherë duhet shtruar në dru. E vërteta është e shëmtuar.
    Ne kemi artin për të mos humbur nga e vërteta.

    …138.
    Arti në “Lindjen e tragjedisë” (Shënim: vepër e Nietzsche-s)
    …Kështu ky libër është madje dhe antipesimist, në kuptimin që mëson diçka më të fortë se pesimizmi, më “hyjnore” se e vërteta, pra artin. Me sa duket, asnjeri më shumë se autori i këtij libri nuk do t’ia jepte seriozisht fjalën një mohimi rrënjësor të jetës, një veprimi real mohues të jetës më tepër se një fjale mohuese të jetës. Por ai e di, sepse e ka eksperimentuar (ndoshta nuk ka eksperimentuar asgjë tjetër!), që arti ka më shumë vlerë se e vërteta.
    Që në parathënie, në të cilën Rikard Vagneri është ftuar si në një bashkëbisedim, shfaqet ky profesion besimi, ky Ungjill i artistit: “arti është detyra e vërtetë e jetës, arti është veprimtaria metafizike e jetës…”

    Libri i dytë
    DISIPLINA DHE EDUKIMI

    II
    DIONISI

    288.
    Iu kushtoftë ky libër njeriut të formuar mirë, i cili i bën mirë zemrës sime dhe është gdhendur nga një dru i fortë, i butë dhe njëkohësisht plot aromë, tek i cili madje dhe hunda ime gjen gëzimin e saj.
    Atij i pëlqen vetën ajo që i hyn në punë,
    kënaqësia e tij për një gjë merr fund sapo tejkalohet masa e dobisë,
    ai gjen vetë ilaçe kundër asaj që e dëmton, për të sëmundjet janë stimuluese të mëdha të jetës,
    ai di të përdorë ngjarjet e veta të trishtuara,
    bëhet i fortë falë rasteve jo të favorshme që kërcënojnë ta shkatërrojnë,
    nga gjithçka që shikon, dëgjon dhe jeton, mbledh instiktivisht diçka në dobi të kauzës së vet kryesore, ai ndjek një parim përzgjedhës, flak tutje mjaft gjëra,
    reagon me ngadalësinë që një kujdes i gjatë dhe një krenari e dëshiruar ia kanë kultivuar, ai eksperimenton prej nga vjen joshja, çfarë do ajo, por nuk i nënshtrohet,
    ai gjendet gjithnjë në shoqërinë e vet, qoftë kur është mes librave njerëzve apo peisazheve,
    ai nderon duke zgjedhur, pranuar, besuar.

    289.
    Duhet arritur një lartësi dhe një perspektivë vëzhgimi e tillë që të kuptosh se gjithçka shkon realisht ashtu siç duhet të shkojë, se çdo lloj “papërsosmërie” si dhe vuajtja prej saj bëjnë pjesë tek gjërat më të larta të dëshirueshme.

    …294.
    Ja pikëpamja për vlerat e mia.
    Vepron nga bollëku apo nga dëshira?
    Qëndron duke parë apo vë dorë? Apo shtrembëron vështrimin dhe hiqesh mënjanë?
    Vepron nga forca e grumbulluar, “spontanisht” apo nxitesh dhe stimulohesh në mënyrë thjesht reaguese?
    Je i thjeshtë ngaqë ke pak elementë, apo vepron për të krijuar sundimin mbizotërues mbi shumicën, në mënyrë që këtë shumicë ta vësh në shërbimin tënd kur ke nevojë?
    Je problem apo zgjidhje?
    Je i përsosur për një detyrë të vogël apo i papërsosur për karakterin e jashtëzakonshëm të një qëllimi?
    Je i çiltër apo komedian? Dhe nëse je komedian, je i shtirur, je “përfaqësues” apo je vetë gjëja e përfaqësuar?
    Je një “person” apo një vend takimi personash?
    Je i sëmurë nga sëmundja apo nga tepria e shëndetit?
    Prin në cilësinë e “bariut” apo të “përjashtimit”? (apo të llojit të tretë, të atij që ia mbath?)
    Ke nevojë për “dinjitet” apo për palaçollëqe?
    Je i përsosur sepse je tepër i parakohshëm apo je tepër i vonshëm?
    Nga natyra jote, thua Po, apo Jo, apo je një bisht palloi gjërash shumëngjyrëshe?
    Je aq sa duhet krenar për të mos u turpëruar as nga kryelartësia jote?
    Je ende i aftë për brerje ndërgjegjeje? (ky lloj po bëhet i rrallë, një herë e një kohë ndërgjegja kishte shumë gjëra që të të brente, duket se tani nuk ka aq dhëmbë sa duhet për të kafshuar).
    Je ende i aftë për një “detyrë”? (ka njerëz që do të humbisnin gjithë sa u ka mbetur nga gëzimi i tyre për të jetuar nëse do të lejonin t’u hiqnin detyrën, veçanërisht të feminizuarit, të lindurit për të qenë subjekte).

    …311.
    Jo “lumturia ndjek virtytin”, por më i fuqishmi fikson si virtyt pikërisht gjendjen e tij të lumtur shpirtërore.
    Veprimet e këqia janë karakteristike të të fuqishmëve dhe të të virtytshmëve ndërsa ato të liga dhe të ulëta të të nënshtruarve.
    Njeriu më i fuqishëm, krijuesi, duhet të jetë më i keqi ngaqë ai e realizon idealin e tij në kurriz të të gjithë njerëzve dhe kundër të gjithë idealeve të tyre, madje i shndërron ata sipas pamjes së tij. Këtu, i keq do të thotë: i ashpër, i hidhur, imponues.
    Njerëz si Napoleoni duhet të kthehen gjithnjë dhe të konsolidojnë besimin tek autosovraniteti i individit: por ai vetë u prish nga mjetet që iu desh të përdorte dhe humbi fisnikërinë e karakterit. Po të zhvillohej mes një tjetër lloji njerëzish, ai do të kishte mundur të përdorte të tjera mjete, dhe kështu nuk do të ishte e nevojshme që një Çezar të bëhej i keq.

    …313.
    Të qenët i tmerrshëm bën pjesë tek madhështia, të mos mashtrohemi në këtë pikë.

    …317.
    Pyetja e parë nuk është kjo, nëse jemi të kënaqur nga vetja, por nëse jemi të kënaqur nga ndonjë gjë në përgjithësi. Po të supozojmë se ne themi: “Po” në një çast të vetëm, atëherë i kemi thënë “Po” jo vetëm vetes sonë por gjithë ekzistencës. Sepse asgjë nuk është për vetveten, as te ne as te gjërat, dhe nëse një herë të vetme shpirti ynë është dridhur dhe ka kumbuar si një kordë nga lumturia, do të duheshin të gjitha përjetësitë për të rindërtuar kushtet e kësaj ngjarjeje të vetme – dhe gjithë përjetësia është miratuar, është zgjidhur, është përligjur dhe pohuar në atë çast të vetëm në të cilin thamë Po.

    318.
    Ndjenjat pohuese janë: krenaria, gëzimi, shëndeti, dashuria seksuale, armiqësia dhe lufta, respekti, gjestet e bukura, sjelljet e bukura, vullneti i fortë, disiplina e intelektualitetit të lartë, vullneti për pushtetin, mirënjohja ndaj Tokës dhe ndaj jetës – gjithçka që është e pasur, që kërkon të dhurojë dhe i bën dhurata jetës, që e praron, e përjetëson dhe e hyjnizon atë, gjithë fuqia e virtyteve shndërruese, gjithçka që miraton, pohon, vepron duke pohuar.

    III
    KTHIMI I PËRJETSHËM

    …350.
    Ky perandor mbante gjithnjë parasysh të qenët kalimtar të të gjitha gjërave për të mos u dhënë atyre tepër rëndësi dhe për të qëndruar i qetë mes tyre. Mua, përkundrazi, më duket se gjithçka ka tepër vlerë për të qenë kaq kalimtare, unë kërkoj një përjetësi për çdo gjë: vallë duhen derdhur në det kremërat dhe verërat më të çmuara? Ngushëllimi im është ky, që të gjithë atë që është e përjetshme deti e hedh përsëri në breg.

    …352.
    A e dini ju se çfarë është për mua “bota”? Mos vallë duhet t’ua tregoj atë në pasqyrën time? Kjo botë është një mrekulli force, pa fillim, pa fund, një madhësi e bronztë dhe e palëvizshme force, që nuk bëhet as më e madhe, as më e vogël, që nuk harxhohet por vetëm shndërrohet, si një e tërë dhe pashmangshmërisht e madhe, është një gjë pa harxhime as humbje, por edhe pa rritje, e përfshirë në rrotullim nga “asgjëja” si nga kufiri i saj, nuk është një gjë që shuhet dhe shkatërrohet, nuk është pafundësisht e shtrirë, por e futur si forcë e përcaktuar në një hapësirë të përcaktuar, jo në një hapësirë që në ndonjë pikë është “boshe”, por mbi të gjitha e futur, si forcë, si lojë forcash dhe valë forcash që është njëkohësisht një e vetme dhe e shumëfishtë, që këtu grumbullohet dhe njëkohësisht zvogëlohet, një det forcash rrjedhëse dhe lëvizëse brenda vetes, përjetësisht në shndërrim, rrjedhëse në përjetësi në drejtimin prapa, një botë që ka vite të panumërt kthimi, një tallaz i pavdekshëm i formave të saj, që zhvillohet nga më e thjeshta te më e ndërlikuara, një botë që nga ajo që është më e qeta, e ngurta, e ftohta, kalon te ajo që është më e zjarrtë, e egër, kontradiktore, dhe pastaj nga bollëku kthehet përsëri te thjeshtësia, nga loja e kundërthënieve kthehet te shija e harmonisë dhe pohon vetveten edhe në këtë barazi të rrugëve dhe të viteve të saj, dhe bekon vetveten si ajo që duhet të kthehet përjetësisht, si një bërje që nuk njeh as ngopjen as neverinë e as lodhjen. Kjo bota ime dionisiake e të krijuarit përjetësisht të vetes, e shkatërrimit përjetësisht të vetes, kjo botë e mistershme e kënaqësisë së dyfishtë, kjo “përtej së mirës dhe së keqes” imja, pa qëllim, veçse kur nuk gjendet një qëllim në lumturinë e rrethit, pa vullnet, veçse kur një unazë nuk provon vullnet të mirë nga vetvetja – për këtë botë doni të dini një emër? Një zgjidhje për të gjitha enigmat e saj? Si dhe një dritë për ju, o të fshehur, o të fortë, o të patrembur, o “njerëz të mesnatës”? Kjo botë është vullneti për pushtet, dhe asgjë tjetër! Edhe ju vetë jeni ky vullnet për pushtetin, dhe asgjë tjetër!

  21. un Says:

    Alket,
    Edhe njehere, problemi eshte se ti merr si te mireqene pagabueshmerine e Niçes, dhe madje kete e perserit dhe ne rastin e Frojdit kur dihet mire se edhe ky i fundit, ne ca gjera ia ka mbeshtjelle si per pasneser. Mund te shohesh “Mafia Blues” psh, me Robert de Niro kur i thote atij Billit : “Hej trapush, mos je gje duke me thene se dikur paskam dashur te fle me nenen time ?” E bukur, apo jo. E kam fjalen qe edhe pse komplluqi i Edipit mendohet te jete ashtu, perseri ka zera te tjera qe e hedhin poshte.

    Sa per Musteqen, ja psh, ki tipi ka qene nje mizogjin i flakte. Ka pasazhe te tera ku gruaja del si me qene “nana e dreqit”. Ka shume mundesi, qe mbase e di ti, qe e ema dhe motra Elisabeth ta kene torturuar qe ne vegjeli dhe prandaj i ka ngelur nje thumb ketij burrit. Madje, siç e di dhe ti, Niçes i shkonin nga shtate nga teoria e vet e “rikthimit te perjetshem te identikes” sepse mendonte i gjori se ne ate dynja do te gjente serish te emen me te motren, dhe se nuk do ta leshonin me. Cfare tmerri.

    Ka diçka tek Niçja : dinte aq shume gjera sa shkruante per gjithçka. Mirepo kur shkruan per gjithçka, ka gjasa te mos jesh specialist ne asgje. Me duket keshtu ka qelluar me kete trimin. Por prape, ka qene burre i mire, i shkreti. Plus qe ka vuajtur çmendurisht gjate gjithe jetes se vet : s’kishte semundje njerezore qe te mos e kishte ne trup : veshet, hundet, syte, barku, stomaku, fyti, mushkerite, ka qene laborator semundjesh. Plus qe pati kryer dhe nje ngjarje heroike, pati shpetuar nje kale nga i zoti i tij qe e rrihte me kamzhik. Dhe pastaj kaplloqja per kalldremi, dhe 11 vjet regjim shtrati si nje vazo me lule… dorezonjash.

  22. flo Says:

    Edhe dicka tjeter Alket meqe e more me te qeshur batuten time gje qe mua me thote se nuk je aq i serte sa kerkon t’u dukesh njerezve(pse dreqin qeshin njerezit kur une dua t’i bej per te qare, kete asnjehere nuk e kam kuptuar) Ajo thenia pak me lart qe nje femer “e vertete” duhet te dije te ruaj nje maske gjithmone perndryshe ai tipi, i ashtuquajturi “burri i vertet”e e humbet interesin, me ben mua te kem nje nevoje urgjente te kerkoj te formoj nje shoqate ne mbrojtje te femrave “te paverteta”

  23. Alket Bushi Says:

    Un, komentin tend te fundit e injoroj komplet, me duket si muhabet grash. Ulu dhe lexo Zarathustren miku im…

  24. Alket Bushi Says:

    Flo, une jam i serte kur flas per dijen, jo ne tere kohen e jetes. A mundemi t’i kushtojme kohe edhe seriozitetit te njohjes? Personalisht vetem per kete futem tek tirana calling, per shaka, iluzionime e te tjera e te tjera gjera qe ka jeta me mjafton pjesa tjeter e kohes.

  25. un Says:

    Mire, Alket, te lutem me komento keto fjali te Naçes :

    “Burri duhet te jete i rritur per lufte, ndersa gruaja per shlodhjen e luftetarit, e tere pjesa tjeter eshte çmenduri.”

    “George Sand – nje lope qumeshtore me stil te bukur.”

    “Lumturia e burrit, tha Zarathustra, ka nje emer : une dua. Lumturia e gruas ka emer : ai do.”
    ___________

    Kaq per sonte. Alket, Naçja ka vdekur beqar, dhe thoshte se po qe se do te jesh shume shume i zgjuar, rri beqar. Perndryshe, nuku ben. Luja e shkrete…

  26. Alket Bushi Says:

    “Burri duhet te jete i rritur per lufte, ndersa gruaja per shlodhjen e luftetarit, e tere pjesa tjeter eshte çmenduri.”
    Qe do te thote se ne thelb natyra e burrit eshte luftarake (sigurisht nuk behet fjale vetem per lufte ushtarake) kurse detyra e gruas ne jete, si rregull, perveç lindjes dhe rritjes se femijeve eshte te iluzionoje, te ngjalle ndjenja te kendshme, ta veshe te verteten me bukuri, kjo futet te shplodhja, edhe vete gruaja ka perfitimin e vet nga kjo shplodhje e burrit, sepse ai behet perseri i fresket te vazhdoje te luftoje, t’i siguroje asaj gjerat qe i duhen.

    “George Sand – nje lope qumeshtore me stil te bukur.”
    Kete e thote tek “Perendimi i idhujve” tek nje pjese me titull “Te pamundurit e mi”. Sand-in e konsideronte si nje grua qesharake, siç konsideronte gjithe levizjet per emancipimin e gruas, e konsideronte gjithe kete si prishje te instiktit femeror, si hakmarrje te grave te keqformuara, pra te paafta per te patur femije, ndaj femrave te mireformuara. E quan “lope qumeshtore“ sepse ajo shkruante shume ne sasi. “Me stil te bukur“ sepse siç dihet artistet francezet shquhen per rendesine qe i japin stilit.

    “Lumturia e burrit, tha Zarathustra, ka nje emer : une dua. Lumturia e gruas ka emer : ai do.”
    Burri eshte “une dua” prejse ai eshte nje krijese sunduese, eshte diell, eshte ai qe zoteron forcen dhe qe jep. Heroi eshte “une dua”, pershembull Akili, simboli i mashkulloritetit. Me lart jane zotat qe thone “une jam”, me poshte eshte imperativi kategorik i Kantit “ti duhet”. Femrat ndihen te lumtura kur “ai do“ sepse ato, si mjeshtre te marrjes qe jane, tek dashuria e burrit shohin premisen per te marre, ne thelb per t’u ngjizur, femra ka nevoje per forcen qe te mberthehet pas saj…

  27. un Says:

    Falemnderit, Alket. Nuk paska shume ndryshime nga Kurani, me ç’po shoh. Dhe nga Bibla, se mos i mbetet hatri kujt. Ne fakt, edhe vete pasuesit e Naçes nuk e fshehin se ai ishte mizogjin. Sidoqofte, idhujtaria eshte e keqe. Nuk ka rendesi si e ka emrin ai te cilin adhurojme, Niçe, Zot apo Winona Ryder, idhujtaria eshte roberi.
    Me tej nuk di.

  28. Alket Bushi Says:

    Me kaq une po largohem nga ky debat, ti ose nuk e kupton filozofine e Musteqes ose ben sikur nuk e kupton. Natyra do qe gjerat te jene keshtu, nuk dua as une e as Musteqja. Dhe sa per te qenet i serte, nuk jam une i tille, por eshte e verteta. Musteqja thote diku: “Ai qe nuk e ka kuptuar problemin themelor burre-grua ka rrezik te mos mberrije dot ne asnje thellesi” dhe Zarathustra thote: “Nuk ka asgje me te ndryshme se burri dhe gruaja.” Mos u mundo te me sulmosh me moden e ideve moderne, une e perçmoj njeriun modern, kultura moderne nxit dobesine, feminizimin dhe duhet te kuptosh se feminizimi i burrave eshte edhe ne dem te femrave per dy arsye: meshkujve te feminizuar u zbehet interesi per ate qe eshte femerore dhe dobesimi i meshkujve u jep femrave nje “fitore” te padeshiruar, duke ua shtuar keshtu barren e pergjegjesive perballe jetes. Femrat nuk luftojne per te fituar ne kete pike, sepse fitimtareve u bie barra e administrimit te fitores, por luftojne ne menyre qe sa me shume te rezistojne, aq me e madhe do te jete kenaqesia qe do ndjejne kur mashkulli t’i pushtoje, sepse keshtu e vertetojne aftesine e tij pushtuese, pra sigorojne nje “motorr” te fuqishem per te ardhmen e tyre. Gjithnje ne flasim per ate qe ndodh si rregull, perjashtime ka dhe ato duhen analizuar rast per rast.

    P.S.: Fjales “mizogjin” nuk ia di kuptimin por besoj se ia mora vesh nga konteksti i asaj qe po thoje, te falenderoj qe ma pasurove fjalorin. Edhe Euripidi ka qene i tille. Uroj qe me kete “mbrojtje” qe po u ben femrave te korresh gjithnje suksese me to…

  29. un Says:

    Alket,
    Me lexo pak mire : Niçe eshte nje filozof i veshtire. Ne kuptimin qe eshte nje filozof-funambule. Ecen mbi tel. Pa shkop 6 metersh ne dore. Pa rrip sigurimi. Eshte tejet e rrezikshme te ecesh keshtu. Mund te rrezohesh nga çasti ne çast. Niçe eshte filozofi i skajit, i pothuaj-zjarrit, i 0.1 sekondshit te 10 000 voltshit. Mund t’ia hedhesh por edhe mund te ngecesh ne çark.

    Niçe nuk kerkon adhurues por kritike te vemendshem. Sepse mendimi i tij hallakatet nga te gjitha anet dhe shume here kap kulme qe njeriu i zakonshem nuk duhet t’i kape. Jo me kot njerezit normale, tip Hitler e kompani, e perdornin si hajmali Niçen. Jo se Niçe eshte fashist, porse leximi i tij mund te jete nje lexim fashist. E kam fjalen, duhet vertet shume kujdes me te, te rreshqet kemba shume shpejt me Niçen.

    Femrat une nuk i mbroj per suksese porse eshte mire per shendetin tim mendor. Te them te drejten, duke qene se besoj shume ne gjerat e mendjes, nuk i shoh njerezit te ndare ne meshkuj dhe femra por thjesht si individe. Per mua nuk ka rendesi gjinia jote apo e ndonje çupe qe shkruan ketu, per mua jeni individe qe keni nje mendje, mendime dhe mekanizma per t’i shprehur. Kaq ka rendesi per dike qe merret me gjera mendore. Te tjerat, marredheniet mashkull-femer kane nje ligjshmeri biologjike qe respektohet deri me nje, porse kjo nuk ka ndonje lidhje me mendjen. Po, femrat nuk jane njelloj si meshkujt fizikisht, por ato jane krejt njelloj menderisht apo dhe kulturalisht. Ndarja kulturore mes dy gjinive nuk eshte “imanente” (qe qendron ne brendine e gjese) porse eshte rrjedhoje e kultivimit qe ofron shoqeria.

    “Misogine” eshte fjale frenge – dikush qe ka mendime perçmuese ndaj femrave si femra.

    Pershendetje.

  30. Alket Bushi Says:

    Une nuk perçmoj femrat, perçmoj çdo tendence te tyren per mashkullorizim, vetem kaq. Dhe Musteqen nuk e adhuroj, ai eshte thjesht mesuesi im, pas pak kohesh do vije “atvrasja”. Tana t’mirat!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: