Posts Tagged ‘dritan mesuli’

23/01/2013

old violin- web

poezi nga “Ungjilli Modern”, Dritan Mesuli

Si një mace që më përdhos shpirtin,

Më shtyn

Të jesh armiku im! (more…)

PEISAZH NË MOSKATO

10/10/2012

nga Dritan Mesuli

Mbi lumin e tharë

Ura!

Pak më poshtë

Deti!

Dhe më përtej

Kureshtja ime e lodhur, u mbyt

Në padije!!!

Mosha

29/05/2012

nga Dritan Mesuli

 

Ban shumë ftohtë përjashta, e nji dimën shumkambësh ka shtri tentakulat e ngrihta e ka përqafue tan vendin. Në çastin e pa çast, që tashma asgja nuk mundet me e ba me frymëmarrë, por veç me mbajtë gjallë atë frymën e fundit që nuk mbaron kurrë, mbijetesë në fillin e fundit të gacës mshehë poshtë hinit në oxhak, plaka me fytyrën e saj të kërbulun e të shterrun, flokët e shpupurusin, sytë e humbun në shpellat që duken sikur po duen me gllabrue edhe vedin, tret shikimin e saj krejt në humbëtinë, si e si me tregue bindjen e saj të plotë, pa e ditë as vetë ajo se ku. (more…)

Fundmars

02/05/2012

nga Dritan Mesuli

Pashmangshëm,
si magjia e fjalës,
shpërthejnë sythat në pranverë!!!! (more…)

Rrëfimi i shtegtarit

23/11/2011

nga Dritan Mesuli

Ja foleja eme, teksa po zbardh, si e ledhaton dielli e zhytun në përgjumje.

-Herët qanke zgjue, bir. A fjete t’pastë nana.

-Mirëmjes, nanë. Fjeta si s’ka ma mirë, si në shtratin tem, nanë. Po ti pse kaq herët.

-Asht ora e nanës, bir. Në këtë orë nis e vigjëlon.

Shqipja eme hyjnishme. Sa herë të mendoj .Sa herë i shkul zemrën vetes, e tres me zemnimin ma të madh, tue e mohue dy herë dhimbën që bahet gur, e i xen vendin. (more…)

Do vajtoj perjete,per ty,vetem,ne parajse III

03/09/2011

nga Dritan Mesuli

 

E gdhena edhe ma kryqin,
zgjodha shpatin edhe ma te eger,
i shtova nisjes edhe te enjten,
qe ta kuptosh ma qarte perkushtueshmenine n’ty. (more…)

Ngritje

18/05/2011

nga Dritan Mesuli



Vlon dëshira
vullkan fillesash!

Mjafton
nji fill dritë me e ndez shpërthimin,
e Dheu me oshëti
ngadhnjyeshëm si Fryma!!! (more…)

Dy vjet më vonë

09/03/2011

nga Francesco Guccini

La verità

La voce triste del silenzio abbraccia gli angoli del tempo,
si è fatto giorno, ed è già sera e dove è andata primavera?
I camions corrono lontani, mi tengon fermo le tue mani.
Le fughe sono ormai finite sulle autostrade ormai ingiallite,
risate a vuoto si sono spente sui visi noti della gente.
Le frasi storiche son dette, le mani nobili son strette,
la mia canzone è morta già, qualcuno forse ascolterà
cercando assieme a me la verità… (more…)

Utopi

08/03/2011

nga Dritan Mesuli

Të mbrujta!!!
Të derdha pamëshirë
në formën e nejtun të neverisë,
në labirinthin e nji fjalori të kerbulun nocionesh
të huazueme, (more…)

Cmendinë (ose kurth)

23/02/2011

nga Dritan Mesuli

Gjurmë gishtash,
vagullt,
të heshtuna,
si murgj gjuhpreme e dëshira të ngërdheshuna,
l’varen djersët
në gotën e kërbulun të së shtunës. (more…)

Nana- Zoja e bekueme

26/12/2010

nga Dritan Mesuli

 

Ti je
të tana përkedheljet,
të dukshmet e të padukshmet!
 
Ti je
të tana vështrimet,
të pame e të papame! (more…)

Mramje gushti

12/12/2010

nga Dritan Mesuli

Mace që shtricet përtueshëm e unshëm
mramja.
Do lule,
lanë pa mëshirë në kthetrat e heshtuna të etjes,
më shohin në dritë të synit.
E harrueme balada e ujit
puthet me vapën që kompozuan yjet e rrëzuem parmramë,
tan natën. (more…)

Eklips hanëplotë

01/08/2010

 

nga Dritan Mesuli

 

Kur t’harroj
shputat e gzhatuna shkelin ranë të ftohtë mohimi
gur tan thepa e xunktha
në nji breg t’lanun mas shpine.
Dallgë t’egra
përplasen n’shtegballin tem
pa ngushllim!!!! (more…)

Shkrimtari

24/06/2010
Saramago: “Kurrё nuk e besova se do bёhem dikushi nё jetё. S’kam qёnё aspak largpamёs.”

Njё udhёtim i mrekullueshёm nё Ishujt Kanarius. Mbёrritem aty nga darka. Lagёshtirё dhe vapё, turistё amerikanё e anglezё, me pije ndёr duar qё ua dehte shpirtin, tё gatshёm tё kalojnё çdo kufi mirёsjelljeje. Dhe unё mes tyre duke pritur tё kalojё nata, qё tё nesёrmen tё nisja udhёtimin pёr nё ishullin Lansarote, nё fshatin Tias pёr t’u takuar me shkrimtarin, vepra e tё cilit mё kish mahnitur duke e lexuar.
Njё shkrimtar i madh, njё shtёpi e mrekullueshme, njё bashkёshorte e çuditshme, 2 qenё qё na ngatёrroheshin nёpёr kёmbё, fotografi dhe piktura rreth nesh. Pёrtej dritares – kopshti me lule. Mё tutje oqeani – njё kaltёrsi pafund.
Shkrimtari vetё – ashtu si e kisha parё nё tё gjitha fotografitё deri atё çast, nje komunist qё kurrё nuk tha “shpresa mori fund”. Kurrё nuk u trishtua pёr vitet e humbura tё besimit nё njё mur qё u shemb pёrpara syve tё tij si njё ndёrtesё prej letre. Njё shpirt revolucionar, qё e jetoi revolucionin dhe tani ёshtё i dёnuar tё shohё popullin e tij tё notojё nё njё det boshёsie, mireqenieje dhe shpёrdorimi tё kotё. Njё njeri qё nuk hezitoi tё ngrejё grushtin kundrejt qёllimit absurd tё Europёs sё Bashkuar, t’iu kundervihet tё ashtuquajturve “europianё tё kulturuar”, tё cilёt mbyllin sytё pёrballё shumё problemeve politike si nё ish-Jugosllavi e nё shtetet pёrreth. Ky zotёri i letёrsisё bashkёkohore, pёr mendimin tim njё ndёr shkrimtarёt mё tё mёdhenj tё tё gjitha kohёrave, pranoi tё na priste pёr 30 minuta, por na duroi pёr 2 orё. Ishte i mrekullueshёm ju them…. e nёse nuk mё besoni lexoni faqet ne vijim. (more…)

Kёpucёt

07/05/2010

nga Dritan Mesuli

 

 

Brenga tё balcamosuna nё kёmbanore kishash, rrugё tё pёrgjumuna tue u pёrpёlit nё harta tё venituna tё pritjes, janё atje, harru nё kanavacёn e piktorit, dorё e ngrime nё pёrziemje ngjyrash. (more…)

Shkrimtari (pjesa II)

21/04/2010

Saramago (pjesa II): ” Kujtesa e popujve nuk zgjat. Ajo qё ka peshё ёshtё kujtesa individuale

 

Si ndihet dikush qё ka gjetur stilin e tij nё tё shkruar?

Çasti kur zbulon “zёrin” tёnd ёshtё takimi me veten tёnde. Qё prej atij çasti, ёshtё e mundur qё vepra mos tё ketё vlerё por tё paktёn ёshtё origjinale, nё kuptimin qё unё jam ajo qё shkruaj. Arsyeja pёrse pёlqehet njё shkrimtar nga lexuesi ёshtё pyetje qё i duhet drejtuar lexuesit dhe jo shkrimtarit: “Pse ju pёlqen shkrimtari? Pёr tematikёn e tij? Pёr mёnyrёn si i shtjellon ngjarjet? Pёr karakterin qё na shpalos nёpёrmjet veprave? Pёr çfarё nga tё gjitha kёto?” (more…)

Do vajtoj perjete,per ty,vetem,ne parajse 2*

19/02/2010

nga Dritan Mesuli

*Odiseas Elitis

Krisht
ne kerkim te kryqit,
tue njelle de’ken
me lutje buzshqyeme,pa za’ e shprese,
gdhena pyje kulmpermysuna dhe agime pafun’ perplasjesh,
per takimin tone te perfolun
te djelave,zoti em!!!!

(more…)

…Kohët e fundit

06/01/2010

nga Dritan Mesuli

Si pemë
Hukatun prej gjuhëve t’ftohta t’mjegullnajës,
jam un’
n’tokat e përmytuna
t’dashnisë tane t’teprume!!!

Tjetër gja asht’ me dasht’,
Me mujte – asht’ krejt tjetër!!!

Ti s’po don me e kapërcy
Cakun e errsinës!!!
N’kudhër t’dyshimit
Fytyra jote
I ngjet dilemës t’turbullt!!!

Fragment në shi

17/12/2009

nga Dritan Mesuli

…me mujtë,
me mujtë
me ia shqy me dhambë fytin
trishtimit,
që shpeshherë vjen e më pushton
si një dimën i pakohë,
e i vetmum
harru n’boshsinë vet!!!

(more…)

Pragnatë shiu

13/09/2009

nga Dritan Mesuli

Ka një personazh të ri në jetën e pallatit nr 23 në rrugën “Despos Sehou”.Quhet Kosta dhe s’ka dy ditë që është transferuar së bashku me familjen këtu.

Në katin e sipërm zhurma vazhdon dhe pak,pastaj dëgjohet një e trokitur e vazhdueshme që shoqërohet nga një ecejake e shqetësuar. Kjo është grua,është mendimi i parë që më përshkon trurin,më pas çdo gjë bie në heshtje. Orë e çuditshme. Asgjë nuk është zgjuar dhe jo gjithçka ka rëne të flerë,e në familjen në katin sipër meje,si duket ,ka akoma për të sistemuar.Jashtë shiu i fundprillit vazhdon të bjerë me ritmin e pandryshueshëm të rrëmbimit. Dëgjohet zvarrja e një mobiljeje dhe unë përpiqem të kuptoj se ç’mund të jetë. Kërkoj të bindem njëkohësisht se është veprimi më kot që dikush mund të bëjë në një pragnate shiu,kur s’ka më se të mbushë kohën.

(more…)