Skenderbeu kur jetonte
Shqipëria lulëzonte.
Ishe e fortë, ish e zonjë
Kish në flamur një shqiponjë
Një shiponjë me dy krerë
Ai lirisht hapej në erë. (more…)
Skenderbeu kur jetonte
Shqipëria lulëzonte.
Ishe e fortë, ish e zonjë
Kish në flamur një shqiponjë
Një shiponjë me dy krerë
Ai lirisht hapej në erë. (more…)
nga Faik KONICA
I
Zoti Hekur,
Ju njoftoj se rekllamasioni juaj nuk u muar në konsiderasion.
Zgjebua, prefekt, d.v.
(more…)
nga Faik Konica
Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut – viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harosh Shqipërinë, po të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja. Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di ç`të mungon, s`di se ç`të duhet. (more…)
nga Faik Konica
Në pak fjalë, – me qëllim por pa shpresë që t`u mbushim kokën hamajve, zaptieve, të shtrembërve e t`egërve, – duam të shkoqitim
çështjen e abetares gjer më sot. I pari libër në gjuhën tonë dolli në 1635, d.m.th. 256 vjet më përpara, në Romë, prej Frengut të Bardhë (Dictionarium Latino-Epiroticum). [Autori më vonë do zbulonte duke gërmuar në arkivat e bibliotekës kombëtare të Francës, veprën e Pjetër Budit “Speculum Confessionis” ose “Pasqyra e të rrëfyemit” të shkruar, me të njëtin alfabet, në vitin 1621, pra 14 vjet më parë]. Ky libër përdori një alfabet, i cili ka të ngjarë se përdorej edhe më parë, se, po ta kish bërë Frengu i Bardhë, do ta kish thënë në parathënie të librit të tij; pra duke heshtur, na rrëfeu se alfabeti i tij nuk qe i ri. Me atë alfabet duallën gjer më sot shumë libra, më të shumtët përmbi fe, një fjalor shqip e italisht disa mijëra shtyllash, e me atë mëson gjithë pjesa e Gegërisë katolike. Të metat e atij alfabeti janë kryesisht dy:
“Ati yne që je në qiell, jepna fuqine të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë! Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetem me paanësi, por dhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembimet e gjuhës dhe lajthitjet e shtypit. Ashtu qoftë!”
– Faik Konica