Author Archive
04/03/2015

E dashur Efterpi,
Këtë letër, që është, ndofta, e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mund. Sot nuk e kam dorën të sigurtë, më dridhet. Ti s’je këtu. Ke shkuar me Pandin në Rrushkull për të parë Poliksenin dhe Atalantën. Të nxita më shumë unë. Nga brenga, nga malli. Jam vetëm në shtëpi. Doruntina ka shkuar të lozë me vajzat e Bajramit. (more…)
Tags:mitrush kuteli
Posted in Lart & Poshtë, Letërsi | Leave a Comment »
01/01/2014

Nga: Pier Paolo Pasolini
Marrë nga dokumentari “La Rabbia”, (1963). Regjia dhe skenari Pier Paolo Pasolini.
Përktheu: Renato Kalemi
Prej së lashtës botë dhe asaj që do të vijë
kish mbetur veç bukuria, dhe ti, (more…)
Posted in Lart & Poshtë | Leave a Comment »
01/01/2014

(prej T.S. Eliot).
Përktheu Kozi Nasi.
Ikim, at’her’ ti dhe unë,
kur mbrëmja t’shtrihet për qielli
si pacient gati për operim mbi tavolinë;
Ikim, atyre rrugëve gjysmë të shkreta,
caqeve që flasin me vehte netëve të parehat’ta
në hotele një-natëshe krejt t’lira; (more…)
Tags:kozi nasi, poezi, shqip, t.s. eliot
Posted in Lart & Poshtë | Leave a Comment »
01/01/2014

nga Loer Kume
Ditë e bardhë e mugët. Dielli aty i fshehur nëpër tylin e reve të gushtit si çohë e bardhë e palarë pluhuri, saboton freskinë e lehtë të mëngjesit. Plazhet me çadra hapur e mbyllur si zogj të shpuplosur.
Vapa e tmerrshme endet bashkë me erën nëpër D. Sikur më ndjek nga pas si qen i tërbuar. Në kërkim të librave nëpër bukiniste andej këtej. Djersa mbulon sytë, gjaku më rrjedh nga hundët, mestruacionet e trurit. 1 me 0 për vapën. Më nxorri gjak nga hundët.
(more…)
Tags:autore te rinj, loer kume, LUX, proze, shqip, tregim
Posted in Lart & Poshtë, Letërsi | Leave a Comment »
09/12/2013

(Ese e Haruki Murakamit mbi marrëdhënien mes muzikës dhe letërsisë. Publikuar tek New York Times, më 8 Korrik 2007)
shqipëroi Alfred Bushi
Nuk e kam pasur kurrë qëllim që të bëhesha shkrimtar – të paktën jo deri sa u bëra 29 vjeç. Kjo është e vërteta.
Lexoja shumë që kur isha i vogël, dhe përfshihesha aq shumë në botën e romaneve dhe novelave që lexoja saqë do tregohesha gënjeshtar po të thoja se nuk jam ndjerë sikur isha unë që po i shkruaja. Por kurrë nuk kam menduar se kisha talent për të shkruajtur. Në adoleshencë pelqeja shkrimtare si Dostojevski, Kafka dhe Balzaku dhe nuk e imagjinoja dot se mund të shkruaja diçka, e cila të krahasohej me çfarë ata kishin shkruar. Për rrjedhojë, në moshë të re, hoqa dorë nga çdo mundësi për të shkruar. Dëshiroja të vazhdoja të lexoja libra për hobby, e kështu vendosa të kërkoj ndonjë mënyre tjetër për të jetuar. (more…)
Tags:alfred bushi, haruki murakami, jazz messenger, perkthim, shqip
Posted in Ata që na kanë shpëtuar jetën, Lart & Poshtë, Letërsi | 3 Comments »