Rrugët e përhimta të mëngjesit

by

Nga: Dorian Isai

Përballë teje ndodhet një pellg i kthjellët e i paster si pritja e syrit të virgjereshës së dashuruar dhe bri tij fle një pemëz e brishtë, e rrëzuar prej fëmijërisë që nga agime të hershme, që nga koha kur heronjte kishin gjak të kuq dhe rrënjët e saj thithnin jetën e ciklopëve të mitollogjisë. Gjethet i kokëvaren me përtesë e të paqëllimshme, si copëza shiu të harruara në hapsirën e askujt. Qëndron aty ajo pemë dhe vuan “pa-kohën” e saj duke përcjellë çdo mbrëmje rrezet e diellit, si vejusha fantazmen e burrit të saj të pakallur në dhe’.

Mbi pemë ka përhedhur shpatullat mbi supe një zog i murrmë me sqep qesharak e të papunë si bishti i humbur i sqeparit lodër të pinokut. Ky zog ka humbur mëngjesin dhe sheh me gjithë çudinë e tij fluturake rrugën t’i kalojë përpara me pa-anshmërinë e saj prej dëshmitareje profesioniste. Ti sheh liqenin, që nën përkedheljen e vështrimit tënd vibrues krijon një rreth të vogël perfekt si unaza e besnikerisë dhe hipur mbi rrugë kalëron mendimet  tua të freskëta, me njollat e  dashurisë së një nate më parë mbi ‘to; në pritje të dëshirave të së nesërmes, me epshin “gati-tu” si ushtar zemërak.

Dhe iken si mëngjesi, me shpejtesinë e currilë së qumshtit që të ka mikluar dhe i kthen krahet pemës, zogut, gjithësisë së pabukur e të përhimtë. O Njeri, shko jepi prekjen tënde pemës dhe mos harro, ai zog ëhtë aty që ta pëlqesh ti.

Advertisements

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: