Posts Tagged ‘kozi nasi’

Kënga e dashurisë e J. Alfred Prufrock

01/01/2014

(prej T.S. Eliot).
Përktheu Kozi Nasi.

Ikim, at’her’ ti dhe unë,
kur mbrëmja t’shtrihet për qielli
si pacient gati për operim mbi tavolinë;
Ikim, atyre rrugëve gjysmë të shkreta,
caqeve që flasin me vehte netëve të parehat’ta
në hotele një-natëshe krejt t’lira; (more…)

Edhé

13/11/2013

 nga Kozi Nasi

Dhe jeta,
kjo e vetmja
që më ndjell e më thith
skutash e caqesh ku arrij pa frikë;

dhe drama,
kjo e papërtuara e kudondodhur
që xheloze për lirinë time
më mbërthen fyti e s’më lë të marr frymë;

dhe lumturia,
kjo zanë tin’zare, aspak e fisme
që kënaqet vetëm kur më gënjen me stërpika syve; (more…)

Mall

04/05/2013

André Kertész

 

poezi nga Kozi Nasi

Po unë ç’t’u desha vallë?

Kësisoj, e çmëndur, e harlisur, ije-këputur

që ma do gjuhën njësoj,

kur të shaj e të ledhatoj?

Lëkure më ke fshehur e s’do të më lëshosh

edhe pse fort mirë e di

sa ishim të dy, më, s’do jemi dot… (more…)

Veç at’her’…!

06/10/2012

nga Kozi Nasi

Nuk ësh’ sonte i dashur,
kur malli për mua do të të rëndojë gjoksin
aty,

ku fare pak më parë prehesha unë.

Nuk ishte as dje, i dashur,
kur Zotit i luteshe me zë, të kthehesha
trembur inatit tim të heshtur idhnak. (more…)

Për Genti dhe Zana!

13/09/2012

nga Kozi Nasi

Rreth 4 vjet më parë vendosa më në fund të shlyej edhe unë detyrimin tim si qengj i bindur i perëndisë dhe me ndihmën e tij/saj (oh, jo, aspak frymë e shenjtë këtu!) solla në jetë njëri pas tjetrit 2 krijesat më të mrekullueshme që kanë shkelur deri më sot Tokën: dy fëmijët e mi Genti dhe Zana. Pa qenë e ndërgjergjëshme aspak për patriarkalitetin tim (të liundur) primitiv, më kënaqi radhitja e gjinive, duke menduar se e plotësova me sukses trashëgimin e gjakut me djalin të parin dhe u kujdesa për të përjetësisht me vajzën të dytën. (more…)

Nesër

14/06/2012

nga Kozi Nasi

Koka e mbështetur mbi rrethin e timonit i rreshqiti në qendër dhe iu lëshua mbi borinë. E lartë siç ishte e trembi dhe e bëri ta ngrinte rrëmbimthi. Çohu – i tha vetes. Pa asnjë pikë dëshire doli nga makina. Për ato dy hapa drejt derës së apartamentit dhimbja e kokës iu dyfishua prej rripave të çantës së rëndë në sup që i shkeli flokët . Hodhi celësat në sqelmen pranë derës, lëshoi cantën prej supit në tokë dhe shfryu duke ngjeshur shpinën në mur. “Edhe një ditë” mendoi. (more…)