Author Archive

Nëntor me diell e libra (mbi letërsi, Panair, ebook, Sufjani Stevens, Locke. )

13/11/2015

Stend (by me)

Letërsi
Duke parë një film të ambientuar në vitet 1800, me shumë mundësi një nga 1800 versionet e Sherlock Holmes, më lindi pyetja që çdo person normal duhet t’i bëjë vetes në ato raste: këta ku dreqin e merrnin akullin që vënë në whiskey në ato vite?

(more…)

Advertisements

Shënime tetori

22/10/2015

12112303_10153719471229421_1734156057939602288_n

Mbi tre breza Cohen, Brad Mehldau, Naim bej Frashërin dhe panairin e Frankfurtit.

Nga majtas djathtas Leonard Cohen, djali i tij Adam Cohen e nipi fëmija Cohen që kush e di se si quhet. Të dytin, këngëtar fantastik mbytur nga hija e të jatit mund ta dëgjoni këtu në një nga këngët që më pëlqejnë më shumë, të paktën intro e zhvillimi fillestar. Me kë ju ngjan?

(more…)

Jam gabel i Istitutit…

19/12/2013

f1_pastrimi1337705958

(sepse edhe mund të tallemi, por duhet të tallemi me seriozitet)

Të rrimë shtrembët e të flasim drejt: pas shumë vitesh heshtje që bie erë komploti, ka ardhur koha që të merremi me kryeveprën letrare shqiptare që, më shumë se çdo poezi a këngë, përfaqëson tragjedinë e dashurisë së humbur. Çdo popull prodhon gojëdhëna trimërie a dashurie: nga Wilhelm Tel te Robin Hood, nga Tristano & Isotta deri te Bewolf. Më në fund, edhe Shqipëria paraqet diçka që ka të njëjtën elegancë, të njëjtën dashuri e tragjedi. Poeti e shpreh dhimbjen e tij në pak rreshta që bëhen të popullit sepse atij i përket, përfundimisht, sa dhimbja aq edhe poezia. (more…)

Fanfara Tirana takon Transglobal Underground dhe rregjistrojnë një kryevepër: Kabatronics

15/05/2013

kopertina

nga Darien LEVANI

Fanfara Tirana janë ansambli i vjetër i ushtrisë, Transglobal Underground janë një hibrid post elektronik, rap e reggea me bazë në Londër, e përmbledhin të gjithë ato ndikimet që perandoria britanike ka mbjellë nëpër botë. Kur takohen lind Kabatronics, album hedhur në treg në shkurt të këtij viti. Për hir të së vërtetës duhet thënë edhe që është një album që,  të paktën në atdhe,  ka kaluar shumë në heshtje, ndoshta sepse të gjithë po duartrokisnin Elina Dunin! (more…)

2pigeons

16/03/2013

Turtullesche

Bonne Anee – Vit të mbarë

31/12/2012

Avenue des Champs-Élysées

nga Darien Levani

Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej përshtypje, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj feste tjetër*. Por ja që këtë vit diçka më ngacmoi.

Në radhë të parë, këtë vit vendosa të mos pranoja ftesa e as të bëja ftesa mes të njohurish. Unë gjithmonë kam preferuar ta kaloj Vitin e Ri mes miqsh sepse është Viti i Ri, e më kanë mësuar gjithmonë që s’është mirë ta kalosh vetëm. Kështu që, kush duke e kuptuar e kush duke e pa kuptuar, të gjithë,  vetëm e vetëm për të mos qënë vetëm, pranojmë ftesa nga njerëz që ndonjëherë s’janë vërtet miq vetëm për të qënë më shumë njerëz. Për të folur, për të ngritur gotat me dikë në ora 00.00. Edhe unë e kam bërë ndonjëherë, për Vit të Ri a për Krisht Lindje, me iluzionin rinor se duke qënë me të tjerë nuk do isha vetëm. Por është hipokrizi, e në një fare moshe dikush duhet të dali kundër hipokrizisë, apo jo?

(more…)

Letërsia shqiptare? Thjesht imitim i vazhdës evropiane apo amerikane.

22/12/2012

PB.: Në përgjithësi çdo shkrimtar ka një kohë shkrimi të përcaktuar, por edhe një sasi shkrimi deri diku të caktuar. Dikush shkruan në mëngjes, dikush natën, dikush kur të ketë kohë; shkruan një, pesë, dhjetë faqe njëherësh. Po Darieni, kur dhe sa shkruan? Dhe – pa harruar – në mënyrë të veçantë, kur dhe si është shkruar “Poetët” më së shumti?

Unë shkruaj kudo e kurdo. Poetet është shkruar ne 2009, e kam nisur në mars e duhet ta kem mbaruar në gusht. Në shtator 2009 u transferova në Francë për studime e gjatë rrugës humba kompjuterin me dorëshkrimin. Ishte kopja e vetme.  Në atë moment isha më i dobët, më i varfër e nuk kisha një botues në Shqipëri, mendova që nuk paska qenë e thënë që ky libër të shkruhet. E fshiva edhe në mendje por ja qe, pas ca muajsh, Martini filloi të më fliste. Ishte një periudhe kur shikoja shumë koncerte në skenën underground parisiene, në ca vendi ku publikut zakonisht nuk i kalonte kurrë 15 spektatorët. Studioja muzikantët: shumë prej tyre kishin qënë adoleshent të ngathët, të izoluar e të shëndoshë. E dija që pas ca vitesh do fillonin punë si mësues privat të ndonjë instrumenti a shitësa në ndonjë dyqan telefonash. Kjo ishte e kaluara dhe e ardhmja, por mua më interesonte ai moment. “Everything that is happening is happening now”, bërtiste Joe Strummer. Çarë i shtynte deri në atë skenë, deri te unë. Ajo gjuhë, ata gjeste, ato fjalë, ai zjarr. E dija që ishte e njëjti mekanizëm që shtynte kolegët e tyre në Shqipëri, njerëz si Martini që pretendonte pjesën e tij. “Pse Darien, thoshte, pse nuk do e tregosh historinë time? Nuk meritoj sa këta të tjerët? Nuk dëshiron që të dish ça ndodh me Enxhin? Unë dua të tregohem, tregomë”.

        U dorëzova. Aty nga Krishtlindjet e 2009 bleva dy shishe verë të kuqe, një kuti me duhan Gamel e një darkë fillova të shkruaja. Kthehesha nga universiteti në mbrëmje, ndalesha për të blerë një shishe verë të kuqe e shkruaja përnatë të paktën 5-6 ore rresht.  Mëngjesin tjetër nuk e lexoja fare, prisja darkën për të shtuar jetën e Martinit.

Lexo intervistën e plotë

Lexo/shkarko një ekstrakt të romanit në format pdf.

“Poetët bëjnë dashuri ndryshe” – shkarko në pdf

10/12/2012

 

Këtu mund të lexoni a shkarkoni një ekstrakt të romanit në pdf.

L’importanza di essere in sintonia con l’universo

01/12/2012

Që është një film i shkurtër që kanë bërë nga një tregim im quajtur “Hajdutë biçikletash” por është pjesë e një projekti me te gjerë.

Mund ta gjeni edhe te Internazionale, Corriere della Sera ( ku ka 37 dislike, jo shaka) , Darien Levani etj etj.

Me këtë tregim unë doja të anulloja detin e të tregoja më qartë atë që ndodh këtej. Qëllime të mëdha, arritje të vogla. Shumë pyetje, shumë dyshime.

Si nuk dola në televizor

22/10/2012

nga Darien LEVANI

Si nuk dola në televizor te Zonë-e-Lirë: shkarko e lexo në PDF

Ishte dita ime e tretë në Tiranë e kisha filluar të mërzitesha. Doja të filloja të pija përsëri cigare e paketat e kuqe në rrugën e Durrësit më flisnin. Vetëm një, thoshin, vetëm një dreqi ta hajë, s’më duket shumë e rëndë. Pastaj do shkosh e do bësh punët që ke me bë e fakti që ke pirë apo jo një cigare në atë vend të caktuar në atë moment nuk do të këtë më asnjë kuptim. Ej, Darien, si thotë Tom Waits, e mban mend apo jo? Thotë që kur nuk pi cigare mund ta pish një, tamam sepse nuk pi cigare. Hajde tani, pije një për këtë qytet. Nuk e meriton vallë ky qytet një cigare? Ke rezistuar 11 muaj, e meriton një cigare. (more…)

Qelbanix – Infinit Relativ (2011)

17/10/2012

Albani njëherë më ka thënë që përdor këtë kriter për të vlerësuar një album shqiptar : pyet veten nëse po i pëlqen vetëm sepse është shqiptar, apo do i pëlqente sidoqoftë sepse është muzikë e mirë. Nuk është dallim i vogël, e mendoj që  “Infinit Relativ”, albumi i Qelbanix futet te kategoria e dyte. Shkruar e regjistruar mes 2004 e 2008, ky album ka qëndruar tre vjet nëpër rafte e ka dalë vetëm në 2011.  (more…)

Poetët bëjnë dashuri ndryshe – zgjidh kopertinën

16/09/2012

Meqë kemi vërtet shumë kopertina për këtë libër, kemi menduar të bëjmë një sondazh në rrjet.  Mendoj që  është një mënyrë e re për të përfshirë publikun. Duke klikuar këtu mund të votoni për të zgjedhur kopertinën e librit tim që do jetë në shitje nga data 22 tetor.

Mbi librin

 “Poetët bëjnë dashuri ndryshe nga ne” duhet të dalë pas verës, nga shtëpia botuese “Pegi”, e ndoshta arrij të organizojmë një prezantim në panairin e librit në Tiranë në nëntor. Jam shumë i kënaqur për këtë libër. Flet për një djalë që ka një grup muzikor në Tiranë, e lëviz mes shpresash e zhgënjimesh, tamam ashtu si kam parë shumë miq që mundohen të bëjnë muzikë. “Poetët bëjnë dashuri ndryshe nga ne” është një homazh për ta, që nuk lodhen e nuk stepen, që nuk dorëzohen, por luftojnë përditë, aty, në ato lokale ku nuk shkoni kurrë a në salla provash të fshehura. Doja që kur të lexohej të ndihej pluhuri i Tiranës që ngrihet! Pastaj ka gjëra të tjera, të reja e të vjetra: tym cigaresh, këngë të shkëputura, treg Medreseje, autobusë të djersitur, dashuri buzë Lanës që qelbet e lulëzon, mbledhje partish, fundjavë në Durrës e pastaj koncerte, këngë, prova, muzikë. Në fund të fundit, është vetëm rock ‘n roll, por unë e dua shumë!

Intervista e plotë

Post Scriptum

Ata që do të votojnë kopertinën që do të përzgjidhet nga autori dhe botuesi, do të marrin pjesë në një short për të fituar 10 çmime. Natyrisht, ky votim po kryhet pikërisht për të kuptuar preferencat e lexuesve të mundshëm. Votoni dhe ftoni edhe miqtë tuaj të votojnë… mund të fitoni një çmim interesant!

Faqe FB botime Pegi

Faqe FB Darien Levani

Richey Edwards

17/04/2012

Richey Edwards, 22 dhjetor 1967 - 1 shkurt 1995 (?)

Duke ridëgjuar Generation Terrorists.

Richey Edwards ka qënë një muzikant britanik, kitarist dhe poet i Manic Street Preachers. Një farë Cobain britanik.
Në një intervistë tashmë legjendare me New Musical Express, mbasi gazetari shprehu dyshime mbi vërtetësinë e Maniacs, Ritichie nxorri një brisk dhe shkruajti në krah 4 Real për te provuar se sa e se si e ndjente muzikën.

(more…)

Të luash mirë, të shkruash mirë

29/01/2012

Shpesh herë nëpër konferenca të ndryshme ku prezantoj librat e mi apo ata të ndonjë miku, arrin një pikë, aty nga fundi, kur dëgjuesit bëjnë pyetjen e vjetër në forma të reja ( e në gjuhën e kaurit )  : çfarë duhet të kesh për të shkruar? (more…)

10 filmat e 2011

14/01/2012

 

1 Drive
2 Machete
3 Source Code
4 Black Swan
5 Faust
6 Le Havre
7 HabemusPapam
8 Kick Ass
9 Super 8
10 Rango

Qukapiku magjik dhe i famshëm

19/12/2011

Para disa vitesh, aty nga fundi i 2005 – fillim 2006, kam shkruar një roman që titullohet Il magico famoso Qukapik.

Në ato vite isha më i dobët dhe me i shqetësuar për të ardhmen e njerëzimit në përgjithësi. Në ato vite dukej normale që mund të vdisnim të gjithë për një sëmundje që vinte nga pulat. (more…)

Tregomë Tiranën.

26/10/2011

Eja miku im, ulu para kësaj gotë birre që kam porositur për ty. I kam folur kamerierit në një gjuhë të huaj miku im vetëm për të vënë këtë birrë para teje. Është një drogë që të bën të dëshirosh të flasësh, ndaj fol. (more…)

Varri normal i J.D.Morrison (në 40 vjetorin e vdekjes)

03/07/2011

nga dARIEN lEVANI

dedikuar Arisit

Unë e Geldi vizituam Pere Lachaise para pak ditësh.

Pere Lachaise është një varreze me përmasa çnjerëzore diku në Paris, e famshme sepse mban kockat e shumë prej atyre që në jetë ishin artistë, këngëtare, poetë a piktorë të famshëm. Është aq e madhe saqë edhe vetë varreza ka emra rrugësh. Ndërsa lexoja emrat e rrugëve me kuriozitet bëja këtë arsyetim ; nëse në qytet rrugët kanë emrat e njerëzve të vdekur, i bje që këtu në varreza emrat e rrugëve tu përkojnë ndokujt që është akoma gjalle? Apo jo?

(more…)

Java e Buk – gati lexim kolektiv –

28/06/2011

Disa herë jemi përpjekur të bëjmë një lexim kolektiv të disa librave. Nuk e di se pse, por s’ja kemi dalë dot kurrë mbarë. Ndoshta sepse ata që komentojnë nuk lexojnë, ndoshta nga vështirësitë e gjuhës, punë, halle, probleme,  nejse, shëndetin të kesh pa hë. (more…)

Festivale ballkanikë, sehiri shqiptar

14/06/2011

nga Darien Levani

Nuk para e kritikoj vendin tim. Pak sepse besoj se kritika shpesh herë është e kotë dhe, sado që mund të ketë që më të mira, zakonisht arrin vetëm efektin e kundërt. Përçan partizanë, rrit dozën e helmit në qarkullim, bën që njerëzit të ngrenë zërin e të humbasin arsyen deri kur përfundojnë në atë pikë në të cilën nuk kuptohet më asgje. S’më pëlqen të bëj këto gjëra, ndaj mundohem gjithmonë që ta kuptoj, e nëse arrij ta kuptoj pastaj e përshkruaj, duku u mundur për të gjetur gjera pozitive edhe kur – siç ndodh shpesh – këto janë të fshehura e lëngojnë në pritje të agonisë. (more…)