Kush jemi

Nëse je i ri në Tirana Calling mund të rregjistrohesh tek feed për të ndjekur aktivitetin tonë.

Tirana Calling janë ose kanë qënë :  Florian Alla,  Dorina Bebja, Alfred Bushi, Alket Bushi, Olti Buzi,  Nina Cara, Mateo Çili, Martian Haemoglobin x,  L. Gërveshi, Arlinda G., Loer Kume, Edvin KukunjaEnkelejd Lamaj, Darien Levani, Aris Mamo, Dritan Mesuli, Daniela NazarkoAndi N.H., Denor Marku, Eduart Rustemi, Indrit Sinanaj, Post Spleen, Esmeralda Rrustemi, Sybille Vane,  Anileda Xeka, Ida Xoxa.

(kliko për të parë artikujt e secilit )

Përse jemi quajtur Tirana Calling?
Shumë prej autorëve jetojnë jashtë, dhe na pëlqente ideja e Tiranës që thërret për kthim.

Si funksionon Tirana Calling.
Tirana Calling është një blog kolektiv. Çdo anëtar ka një  fjalë kalim dhe një emër personal që  i lejon të  botojë  automatikisht atë  që  dëshiron, pa kaluar përmes ndonjë  filtri redaksional. Përveç kësaj kur është  teknikisht e nevojshme krijimet dërgohen te tiranacalling@gmail.com dhe në  këtë  rast vihen nga ndokush prej bashkëpunëtorëve.
Organizimi i Tirana Calling për momentin është  i shpërqendruar, horizontal. Nuk ekziston një redaksi qëndrore, nuk ka pozicion kolektiv por vetëm autonomi individuale.

Për çfarë flasim

Tirana Calling është përqendruar mbi artin, pra në mënyre të  veçantë  mbi fusha si kinema, letërsi, muzikë, teatër, pikturë etj. Të  gjitha këto fusha konceptohet si fillimi i një diskutimi për argumente të tjera, dhe ky klasifikim nuk është as kategorik e as përfundimtar.

Si të bëhesh pjesë
Pikësynimi i këtij siti është të bëhet një pike riferimi dhe diskutimi mbi kulturën, muzikën, letërsinë, pse jo, edhe politikën qytetare, një strofull idesh të parrahura që refuzojnë kulturën dhe mendimet e imponuara. Mund t’ja dalim mbarë vetëm më bashkëpunimin tuaj.

Ndërhyni me komentet tuaja : mund ta bëni në çdo artikull në këtë sit. Do ju hajë disa minuta kohë por ndërkohe do krijoni një diskutim brënda kufinjve të edukatës.

Dërgoni këshilla që mund të përmirsojne sitin

Dërgoni lajme që nuk kanë pasur vëmendjen e duhur e që mendoni se janë të rëndësishëm.

Shpërndani në rrjet artikujt qe  ju duken më të vlefshem me anë te Social Network, maile, blogje

Shpresojme vërtet qe te mos e humbasim këtë rast për të bashkëpunuar. Por nëse shkon kështu, askush s’mund të thojë që ishte faji jonë.

Për më shumë informacione na shkruani te tiranacalling@gmail.com


%d bloggers like this: