Archive for the ‘Muzikë’ Category

5 albume të çuditshme për çuna si puna jonë.

04/12/2013

Old-Music-Disk-485x728

Shpesh kam qejf ta etiketoj veten si njeri që dëgjon muzikë të vjetër dhe po të hedhësh një sy tek albumet që kam në playlistat që degjoj më shpesh do shofësh që nuk e kam gabim. Megjithatë nuk mendoj se muzika është si vera, ajo nuk behet e më e mirë kur vjetërohet, nuk fermentohet dhe as nuk i rritet vlera.

Bref, po shkruaj sot për të të treguar për 5 albume të çuditshme që kam nëpër playlista, them të çuditshme se, dreqi ta hajë, kur i luan këngët random dhe, kur kalon nga Buddy Guy te Jay-Z është e çuditshme !

5)  Jay-Z – Blueprint (2001)
Hip-hop muzikal, bazat e këngëve janë melodike dhe shumë interesante. S’është albumi tipik hip-hop me tekste bidon, janë bidonë melodikë. Ajo që më tërheq kryesisht te ky album është energjia dhe çiltërsia e fillim-karrierës të Jay-Z. Gjithashtu ka disa këngë që janë ngjitëse : Renegade dhe Ain’t no love in the heart of the city (po po, ajo!). (more…)

Rreth flamurit…Qelbanix!

28/11/2013

The Aliçka Problem: “Periudhat e çuditshme te jetës tonë duhet të zgjasin përgjithmonë”

08/11/2013

“Slowly will cover us
The soft dirt of this world”

Për të shkarkuar albumin e fundit “Best Music” klikoni këtu : http://thealickaproblem.bandcamp.com/.

Nga Alfred Bushi

(more…)

Fanfara Tirana takon Transglobal Underground dhe rregjistrojnë një kryevepër: Kabatronics

15/05/2013

kopertina

nga Darien LEVANI

Fanfara Tirana janë ansambli i vjetër i ushtrisë, Transglobal Underground janë një hibrid post elektronik, rap e reggea me bazë në Londër, e përmbledhin të gjithë ato ndikimet që perandoria britanike ka mbjellë nëpër botë. Kur takohen lind Kabatronics, album hedhur në treg në shkurt të këtij viti. Për hir të së vërtetës duhet thënë edhe që është një album që,  të paktën në atdhe,  ka kaluar shumë në heshtje, ndoshta sepse të gjithë po duartrokisnin Elina Dunin! (more…)

Robert Bisha – Theme from “Udha e shkronjave”

07/04/2013

Gloris Lilellari: Vajza që këndon serenata

07/02/2013

nga Dhorjela Demkollari

Serenatat, elementi identifikues i qytetit juglindor, përveçse një traditë e bukur, tashmë duket se po shndërrohen në një dashuri të madhe edhe për të rinjtë. Gloris Lilellari, një vajzë 17-vjeçare, duket se ka vendosur ta përmbysë traditën mashkullore të këndimit me kitarë poshtë dritareve të vajzave. Traditën që e ka të trashëguar në familjen e saj nga gjyshi, Glorisi ka marrë vendimin ta ruajë edhe pse është femër. E re, adhuruese e serenatës, por edhe e apasionuar pas muzikës, 17-vjeçarja ka nisur prej disa vitesh t’i bjerë kitarës dhe të këndojë këngët e bukura të dashurisë. Ajo e ka nisur me pianon, por ka preferuar që edhe kitarën ta ketë instrumentin e saj, pasi është rritur me tingujt melodiozë dhe këngët e bukura. Mes mësimeve, pianos dhe kitarës, Glorisi pohon se i duhet shumë mund për të organizuar kohën, në mënyrë që të mos anashkalojë asnjërën. Ajo jep maksimumin e saj dhe talentit të padiskutueshëm i shton dhe shumë dashuri. Një gjë e ka të sigurt, që pavarësisht se është ende shumë e re, nga kitara dhe serenatat nuk do të heqë dorë asnjëherë. (more…)

Elina Duni: përshtypje pas koncertit

18/01/2013

Nga Geri Zheji Ballo, Alfred Bushi

(…) Ndonjëhere njeriu kerkon atë që ka humbur dhe mendja e tij shkon prapa nga një vënd në tjetrin e nga një kohë në tjetrën duke u nisur nga vëndi dhe nga çasti që për herë të parë vuri re se e kish humbur atë. (…) Ky quhet Kujtim, ose sjellje ndërmënd. Latinet e quajnë reminiscentia, sikur të ishte fjala për një rikalim në mëndje të veprimeve tona të kaluara. (more…)

Për cfarë mendoni se flet kjo këngë: Enola Gay

14/12/2012

Enola gay, you should have stayed at home yesterday
Aha words can’t describe the feeling and the way you lied (more…)

Matanë Malit.

29/11/2012

Nga Alfred Bushi

Elina Duni Quartet : “Matanë Malit”

Elina Duni: këndim Colin Vallon: piano Patrice Moret: kontrabas Norbert Pfammatter: bateri

“Kur bëj muzikë mendoj për ato çastet e të kaluarës dhe brënda meje lind një vizion. Një qytet, një vajzë larg nga kujtesa, një plak pa emër takuar në një vënd që nuk mbaj mend”

Louis Armstrong

Jemi në fillim të shekullit XXI, “St. James infirmary blues” dhe versioni amerikan I saj “The unfortunate rake” duket sikur (more…)

Selam Musai dhe lufta e Vlorës

28/11/2012

nga L.Gërveshi

1920

Në vitin nëntqindnjëzetë,
Selami ç’i mblodhi djemtë,
djemtë çi mblodhi Selami,
o djem se iku vatani.

Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet nga data 28-31 janar 1920. Në këtë kongres morën pjesë mbi 50 delegatë nga e gjithë Shqipëria. Ndër vendimet e tij ishte dhe ai për mbrojtjen e tërësisë tokësore, sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë.

(more…)

Qelbanix – Infinit Relativ (2011)

17/10/2012

Albani njëherë më ka thënë që përdor këtë kriter për të vlerësuar një album shqiptar : pyet veten nëse po i pëlqen vetëm sepse është shqiptar, apo do i pëlqente sidoqoftë sepse është muzikë e mirë. Nuk është dallim i vogël, e mendoj që  “Infinit Relativ”, albumi i Qelbanix futet te kategoria e dyte. Shkruar e regjistruar mes 2004 e 2008, ky album ka qëndruar tre vjet nëpër rafte e ka dalë vetëm në 2011.  (more…)

Radio

12/10/2012

Muzika është një gjuhë jo vetëm e fuqishme, por dhe e mësuar të reflektoj mbi veten. Pra vjen natyrshëm që në vite të jenë shkruar këngë pa fund edhe mbi një nga kanalet protagoniste të shpërndarjes së saj në katër cepet e botës: radio.

Në 24 Dhjetor të 1906 Fessenden transmetoi programin e parë radiofonik të historisë: fjalët dhe muzika u dëgjuan në një distance prej 25 km nga stacioni i Brant Rock, diku në Massachussetts. Radioja ishte pra gati të hynte në shtëpitë e botës, duke e ndryshuar atë. (more…)

Pussy Riot

06/08/2012

Rita Ora

24/05/2012

https://tiranacalling.files.wordpress.com/2012/05/rita-ora.jpg

nga Zamira Edwards

Këngëtarja shqiptare me banim në Britani Rita Ora ka shumë arsye që të jetë optimiste. Kënga e saj e parë solo “R.I.P.” është aktualisht në vend të parë në iTunes në Britani, madje ajo po cilësohet si Rihanna e ardhshme. (more…)

Një këngë për ty

19/05/2012

https://tiranacalling.files.wordpress.com/2012/05/mamica_klajdi-haruni.jpg

Thote Koloreto Cukali:

Ka kohë që nuk dëgjoj një këngë që të flasë për problemet e mia, e as të atyre që njoh. Ka kohë që nuk më shijon më muzika shqip, sepse janë po ata 4-5 vetë që prodhojnë me një ritëm uzinash dhjetëra e qindra këngë në vit. Tekstet shqipe rrëfejnë varfërinë e atyre që i shkruajnë e këndojnë, muzika shqipe rrëfen uzinën që nxjerr të njëjtin produkt prej vitesh. Ka shumë kohë, që muzika që na ofrohet është monopol i një grupi të vogël krijuesish ose transmetuesish të cilët na kanë bërë të dyshojmë në identitetin tonë artistik. (more…)

Ian Curtis e Joy Division. Nje vend i vetmuar i quajtur shpirt.

13/05/2012

nga Xixellonja

Eshte rruge pa kthim muzika e Joy Division, nje bilete vetem ne ikje. Sikur lind nga hici e shnderrohet ne nje rrjete kapese ku emozionet e forta jane merimanga qe i end. I dashuron ose i urren s’ka vije te mesme. Eshte dicka e semure nese te ndodh e para sepse rrezikon te humbasesh barrierat mbrojtese per tu futur ne nje bote tjeter nga ku s’do dalesh me njesoj.

I’ve been waiting  for a guide to come and take me by the hand
Could these sensations make me feel the pleasures of a normal man?

(more…)

Projekti, Mardit Leki dhe Orkestra e Titanik-ut

11/05/2012

nga Darien Levani

Shpesh herë pyes miqtë e mi që në ndonjë farë mënyre merren me krijimin : sikur ta dije që mbas një muaji bota do përfundonte, a do vazhdoje më të shkruaje/këndoje/kompozoje/xhiroje? Që të gjithë me përgjigjen “ Po” dhe, edhe pse ata nuk e dinë, në fakt po me gënjejnë.  (more…)

Music for Airports liner notes

30/04/2012

Brian Eno

These are the liner notes from the initial American release of Brian Eno’s “Music for Airports / Ambient 1”, PVC 7908 (AMB 001)

AMBIENT MUSIC

The concept of music designed specifically as a background feature in the environment was pioneered by Muzak Inc. in the fifties, and has since come to be known generically by the term Muzak. The connotations that this term carries are those particularly associated with the kind of material that Muzak Inc. produces – familiar tunes arranged and orchestrated in a lightweight and derivative manner. Understandably, this has led most discerning listeners (and most composers) to dismiss entirely the concept of environmental music as an idea worthy of attention.

(more…)

Richey Edwards

17/04/2012

Richey Edwards, 22 dhjetor 1967 - 1 shkurt 1995 (?)

Duke ridëgjuar Generation Terrorists.

Richey Edwards ka qënë një muzikant britanik, kitarist dhe poet i Manic Street Preachers. Një farë Cobain britanik.
Në një intervistë tashmë legjendare me New Musical Express, mbasi gazetari shprehu dyshime mbi vërtetësinë e Maniacs, Ritichie nxorri një brisk dhe shkruajti në krah 4 Real për te provuar se sa e se si e ndjente muzikën.

(more…)

Attila The Stockbroker – I’ll see you in Tirana

16/04/2012

Don’t want to spend a fortnight on the Costa del Sol!
Don’t want to go to Bognor Regis its a plague ridden hole! (more…)