Archive for March, 2010

Poetet bëjnë dashuri ndryshe nga ne

28/03/2010

nga Darien Levani

<< Poetet bëjnë dashur ndryshe nga ne, komplet ndryshe plako, kanë ngjyra të tjera në koke, biles edhe seksi i tyre është më i hijshem. Bëjnë dashuri në krevate librash mbushur me petale vargjesh të tjera, në kokën e tyre të sëmurë krijojnë aktin e parë, poetët qeshin pa hapur gojën e mbyllin me sy mbyllur për të puthur më mirë sepse nuk janë si ne, poetët nuk të prekin por përkëdhelin format e trupit në floket e tu të ashpër, një e zhdukur e ndonjë pylli të errët është në krevat me ta, të mbulojnë me frymën e tyre derisa ndihesh e sigurt, pëshpërisin fjalë që nuk njihje e je e lumtur sepse duket qartë që do mësosh diçka të re, do kesh një tron në një mbreteri tjetër e lëpin buzët nga kënaqësia jote sepse ajo që po dëgjon është Zgjedhja-e-të -gjithë-problemeve të-tua sepse ke prekur gjithçka duhet të prekje e ke shlyer borxhin tënd me veten e tashmë je e lirë në një mënyre të re e zbulon me habi që dy njerëz nën një batanije kanë më shumë hapësire se sa kishe menduar ndonjëherë e të vjen keq që ka aq shumë vend bosh, e ti vendin e përdor do ta mbushësh e vendos që aty mund të fusim një fëmije, këtu një divan, këtu një shëtitje të djelën e s’ke frikë sepse ai të bërtet fjalë të sigurta në kokë e ti ndihesh mirë. Pastaj poetet të braktisin, për herë të parë e të fundit. >>

nga Lufta-e-ftohtë

Advertisements

“Pezull”

27/03/2010

nga  Xhevahir Spahiu

Ka muaj që duart s`më punojnë
dhe koka me bën dimër tej e tej;
s`e di se nga më vijnë dhe ku shkojnë
ca akuj kallur tinëz nëpër dej.

Çdo ditë gishtërinjtë i flasin nikotinës
ca fjale uloke…dhe…sot ashtu…si…dje;
aq sa je gati me grusht ti biesh pasqyrës,
fytyrën tënde ta rrëzosh përdhe.

Mungesa e vetmisë më ka munduar
tani i vetëm ndihem si në morg;
në se përshesh me kocka më kanë shtruar
as korbit vetë unë nuk i ndolla kob.

Ngre kurthe ditë-nata;dimër-vera
shtrigon,mpreh thikat;ç`besëlidhje e zezë!
Pas çdo rrënoje iluzionesh, era
fryn,o njeri , mbi ty si mbi varrezë…

Down Rock Mars

25/03/2010

Best New Thing : The Brian Jonestown Massacre

  1. Twenty-Two (Wakey! Wakey!)
  2. Romance Is Boring (Los Campesinos!)
  3. 90’s Lover (Vessel)
  4. Remember (Lali Puna)
  5. Black Eyes (Shearwater)
  6. Let’s Go Fucking Mental (The Brian Jonestown Massacre)
  7. Waves (Holly Miranda)
  8. I Am a Paleontologist (They Might Be Giants)
  9. Let Go (JJ)
  10. In the Flesh (Fol Chen)
  11. Let It Rain (Pierced Arrows)
  12. Last Drop (Awesome New Republic)
  13. Faces (The Happy Hollows)
  14. Sleepwalkers (Linda Draper)
  15. Acts Of Man (Midlake)
  16. Blue (We Are Wolves)
  17. Lion Face Boy (Seabear)
  18. Bewilder (Elaine Lachica)
  19. The Stranger (The Tenant)
  20. Gazzilion Ear (Doom)

Një falenderim i përzemërt, si çdo muaj, miqve që bëjnë të mundur ndarjen e këtyre këngëve. Turma e Egër dhe Cabaldixit

Në seksionin ” Shkarkim” mund të gjeni akoma këngët e muajve të shkuar.

_________________________________________________

Tirana Calling o në Fejsbuk. Nëse artikujt ju pëlqejnë ju ftojmë të na shtoni si miq, të na sugjeroni, të komentoni etj etj.

Nga “ La Bamba” te “Blitzkrieg Bop” sipas Lester Bangs

23/03/2010

Lester Bangs

Po lexoja L.Bangs, një kritik muzikor amerikan dhe më bëri përshtypje diçka që thotë mbi punk rock. Meqë është e shkurtër, ja çfarë thotë…

(more…)

Shënime për një anti artikull

22/03/2010

Television Children Dead

1 – Çfarë ka ndodhur?
[ Big Brother, Klodi–> protestë Lezha -> reagimet e “intelektualëve” ( përdor fjalën intelektual derisa të gjesh një më të mirë ) shqiptarë –> ku kanë gabuar (gati) të gjithë këta
1-a) te masakrimi i kotë i lezhjanëve

(more…)

Elmore Leonard’s Ten Rules of Writing

21/03/2010

Elmore Leonard

from the New York Times, Writers on Writing Series.

By ELMORE LEONARD

These are rules I’ve picked up along the way to help me remain invisible when I’m writing a book, to help me show rather than tell what’s taking place in the story. If you have a facility for language and imagery and the sound of your voice pleases you, invisibility is not what you are after, and you can skip the rules. Still, you might look them over.

1. Never open a book with weather. If it’s only to create atmosphere, and not a character’s reaction to the weather, you don’t want to go on too long. The reader is apt to leaf ahead looking for people. There are exceptions. If you happen to be Barry Lopez, who has more ways to describe ice and snow than an Eskimo, you can do all the weather reporting you want.

(more…)

Mjegulli i Dashurisë

20/03/2010

nga  Dritëro Agolli

Kur ikja larg ,drejt teje vija
Kur vija afër ,ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.

As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus  ,një çmenduri
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse , i bën hi

Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E çakërdisur kuturu…
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.

Dëshirë, e fundit

19/03/2010

 

nga Loer Kume

 

Bazuar në një histori të vërtetë,
klipi “Mary Jane’s Last Dance”, Tom Petty
 
 
Si gjithmonë orëve të para, isha vonë sërish. Po nxitoja si lepur duke menduar një justifikim të mundshëm… u prish autobusi, I vunë gjobë furgonit…kur pashë që të tjerët ishin mbledhur te dera e jashtme.

Na kishte premtuar pedagogu ynë që do na çonte në morg, dhe e mbajti fjalën. Nuk doja ta humbisja një mësim të tillë për asgjë. Dmth, për asgjë përvec atij gjumi të ëmbël të mëngjesit… ahh… (more…)

Mes nesh s’ka më asgjë, asgjë!

17/03/2010

nga eleato

Mes nesh nuk ka me  asgje, asgje!
Ajri i rende peshon mbi cdo qelize

Ne cdo mendim poezi te vdekurish, mbeturina stoike,

kryengritje prifterinjsh te virgjer, anarki shpirteror

(more…)

Buzëmbrëmje

16/03/2010

Veshi pallton dhe doli nga shtëpia. Donte të merrte pak ajër. Ndoshta çdo gje munduese që vërtitej në mëndjen e saj do te largohej.

I ftohti i prekte duart në mënyrë mbështjellëse. Ndoshta qe afeksionuar pas butësisë së tyre. Harroi të merrte dorezat, por të kthehej mbrapsht nuk pati deshirë. (more…)

Ismail Lesko Progonati

15/03/2010

nga L.Gërveshi

Në vitin 2002 presidenti i Republikës u dha Medaljen e Artë të Shqiponjës disa figurave të shquara të kombit, ndërmjet tyre ishte dhe emri i Ismail Leskos nga Progonati. Jo shumëkush di se kush është Ismail Leskua, emri i tij nuk përmendet në librat e historisë, e megjithatë për këdo që njeh folklorin e Labërisë e i këndon këngët labe është e pamundur të mos ketë kënduar një këngë për të, edhe pa e ditur se për kë këndon.

Po vërtet kush ishte Ismail Lesko Progonati?

(more…)

Mureve të Jeruzalemit

14/03/2010

nga Indrit Sinanaj

I dashuri im
është ai që iku.
Ai hap dreri dhe flokët e kuq prej shege
që i mbështjellin kurmin.

(more…)

Ashkla

13/03/2010

Pash babin sot, ishte plakur shumë.
Qe sikur të kishe parë njëri pas tjetrit “Për një grusht dollarësh” dhe “Gran Torino”.
Ja thashë. Buzëqeshi.

Më tha që kam akoma ndjenjën e humorizmit. Iu përgjigja që është e vetmja gjë që më ka ngelur.
Pastaj vajti të fliste me mamin.

Unë duke dalë nga shtëpia gabimisht theva derën e guzhinës: një grusht iu përplas sipër.

Hoqa ashklat e fundit natën vonë, ndërsa lexoja mesazhin që më kishte lënë afër nje kutie mjekimi.
Kishte shkruajtur vetëm: “Më vjen keq”.

Cigare

12/03/2010

Para

C’è un uomo a letto con una donna, è disteso,  lei è sopra di lui,
lei dice
Con chi sei stato stanotte, con una nuova?

Massimo Volume – Meglio di uno specchio

nga Darien Levani

Ajo përkulet pak, aq sa mjafton për të tërhequr një album fotografish nga dyshemeja.
Ai mendon se e di se çfarë do ndodhi. E ka parë disa here, i njëjti pozicion, e njëjta dhomë gjumi, vetëm femrat sipër tij ndryshonin.
<< Ky je ti. >> hakmerret ajo duke i mëshuar një foto ne trup << Këtu është mali këtu është dëbora. Kjo është fytyra jote. Këto janë pantallonat e tua. Kjo është dora jote, këta janë flokët e tu. >>

(more…)

E djela e kufomave

11/03/2010

Le Nuvole

E djela e Kufomave.

“La domenica delle salme”, marrë prej albumit “Le Nuvole” (1990) i Fabrizio De André, është një gjest poetik i mirëfilltë. Vargjet e De André-s përcjellin një imazh. Fjalët  janë shpërbërja në hapësirën e vetëdijes së një çasti, shkrepja imagjinare e një blici mbi kohën tonë.

U mundua të arratisej
Aty rreth orës gjashtë të mengjesit
Prej filxhanit me kafe elbi
Ku plluskonte Milano (T)
Aspak e vështirë të ndiqje gjurmët e tij

(more…)

Avull

10/03/2010

S’ishe aq e zonja me këndimin, s’arrije të bëje notat e larta. Kur ishe në dush, hyja për të dëgjuar, lije gjithmonë derën mbështetur, pa e mbyllur. Nuk vije re që isha dhe unë sepse rrija pa lëvizur dhe në qetësi. Fshihesha midis avullit, dhe të shikoja nga tenda e tejdukshme.

(more…)

1 vit

09/03/2010

Tirana Calling, viti 1

When we were young, and your heart, was an opened book, we used to say, Live and let live…
Sot i bie të jetë data 9 mars, që do të thotë se është mbushur tashme një vit nga 9 mars tjetër 2009.
Në 9 mars 1845 Amerika pushton Meksiken.
Në 9 mars 1916 gjeneral Pancho Villa udhëheq 1500 trupa drejt Columbos.
Në 9 mars 1987 një grup irlandez nxjerrin në shitje The Joshua Tree.
Midis këtyre gjërave kaq të rëndësishme, ka ndodh dhe diçka më pak e rëndësishme. Që ka dalë në linjë Tirana Calling.

Ndoshta ndokush e di, por shumë shkurt, T.C  është një blog/vendtakim/sit internet ku shkruhet . Kaq. Më së shumti mbi muzikë, kinema, letërsi. E deri këtu asgjë e veçantë, bota është plot më gjerë të tilla. Ndryshimi i vetëm është që këtu shumica e njerëzve e dinë se për çfarë shkruajnë, askush nuk është çupa çups nga ata që kanë vështirësi më përdor tastierën por japin mendimet mbi gjëra për të cilat zakonisht informohen te wikipedia.

(more…)

Mbi muzikën – përsëri, (mbi mitizime, keqkuptime, gabime, (shkruajtur pa lidhje logjike))

08/03/2010

L.Z

Mbi muzikën  – përsëri (1)
It’s only rock’n’roll but I like it.
________________________________________
Si reagim kunder kësaj

Patëm folur pak për mediokritetin që na ka pushtuar këto…le të themi këto 120 vitet e fundit edhe, më në veçanti për habinë ( time ) mbi faktin që nuk po na dëgjojnë veshët akoma një album a një skenë të denjë për këtë emër. Jo në kuptimin e muzikë, e as për tekste, një album superior s’është e thënë të jetë perfekt. Një album perfekt është ai që hap një rruge të re në muzikë e arrin të krijoje një rryme që ndiqet. Shembujt që sillen zakonisht janë ata më banalet, Velvet Undergroung&Nico, Highway 61, Nevermind, Storia di un impiegato, Starsailor apo një album i rastësishëm i Beatles, London Calling, Mc 5, Never mind the bollocks… S’po flasim për albume të mire, këtu, secili nga këta albume ndoshta është i tille, por jo perfekt ashtu si është bje fjala Grace, Born to run apo Songs of Leonard Cohen. Fuqia e këtyre albumeve është fakti që kanë krijuar rryme. Kushdo që i ka dëgjuar ka krijuar një band.
(more…)

Fati

07/03/2010

nga Alba Halilaj

Nuk i qendroi me jashte diskutimit, nga spektator i thjeshte i tij u fut me gjithe vetveten ne te, ne vorbullen e frikes qe ai percillte. Ndiente kthetrat e ankthit qe i gerryenin me thonj cdo gje bluante perbrenda. Ishte bere i lexueshem tani. S’kish me letra nen menge per te luajtur kunder rrymes qe po e sillte rrotull.
-Kur u bere ti e gjithpushtetshme? Kur erdhe? Kush te kerkoi ? Une nuk te prisja.

(more…)

Forever 27 club

05/03/2010

nga Nina Cara

A e imagjinoni dot Jim Morrison gjithë rrudha nga pesha e kohës, të cilit vitet e eksperienca i kanë dhënë tagrin e të qenit një peshë e rëndë, teksa i ftuar Larry King Live flet për luftën në Irak, të ardhmen e Amerikës nën presidencën e Obama-s dhe fajëson Soros-in si një nga shkaktarët e krizës ekonomike që rrënoi të varfrit e pasuroi të pasurit? Apo Janis Joplin, tashmë me një fytyrë e mermertë prej alieneje pas 120 operacioneve plastike që ulet në divanin e Oprah për të promovuar linjën e produkteve organike dhe jetës së shëndetshme? Apo Jimmy Hendrix si një plak grindavec që grindet me rojet e hoteleve luksoze sepse s’e lejojnë të marrë brenda faqoren e uiskit? A do vazhdonin të ishin miqtë tanë, moshatarët tanë, të rinjtë e përjetshëm nëse sot do ishin mes nesh? A do ishte përjetësuar legjenda e këtyre ikonave nëse ato s’do ishin bërë pjesë e grupit “Forever 27 Club”?

(more…)