Çeta e Bilbilenjve sipas këngës popullore

by

nga L. Gërveshi

Ishin vërtet trembëdhjete, ashtu si thotë kënga?
Në fakt ata kryenin aksione të ndryshme e sipas rastit çeta mund të arrinte edhe më shumë, nga tridhjetë në pesëdhjetë veta.


Quheshin bilbilenj nga emrat e komandantëve, Bilbil Shakua e Bilbil Resuli. Ishin kryesisht të rinj të fshatrave Nivice, Rexhin, Gusmar, Progonat, Lekdush e nga zona të tjera të Laberise. Bilbil Shakua ishte rritur jetim, djalë i vetëm. Kishte marrë pjesë në luftrat e Kurveleshit nën udhëheqjen e Tafil Buzit e të Zenel Gjolekës. Ishte i kërkuar nga turqit si hajdut e kryengritës. Kjo e detyronte të fshihej maleve nëpër stanet e çobenjve sa në Kurvelesh, Mal të Gjerë e Çajup.

Odrije gryk’e Çajupit
jatak i Birbil hajdutit.

Në pergjithësi u zinin pritë karvanëve të turqve me sulme të befasishme duke rrëmbyer mallin. Në vëmendje të tyre ishin dhe agallarët e bejlerët, e për ketë ishin kthyer në të kërkuar të veçantë. Disa herë turqit kishin kërkuar t’a zinin Bilbilin gjallë a vdekur, por ky kishte mundur të çante rrethimin e të merrte arratinë. E kishin rrethuar edhe në shtëpinë e tij. Në një nga kenget më të bukura shikojme nënën që e lajmëron e kaçakun që i përgjigjet moskokëçarës:

Lëri nënë mos i nga
se do shkoj nëpër ta
do t’i pres si lakëra

Kurse në një rrethim tjetër i bënin thirrje që të dorëzohej por Bilbili përgjigjej mospërfilles duke luftuar e duke çarë rrethimin.

O Bilbil kur t’a rrethosnë
hidhi armet se t’u sosnë.
– Se hedh Bilbili maxharë
e kam fituar me pallë
në Voshtinë kur vura zjarrë.

Duke luftuar kundër taksambledhësve, postave turke e karvanëve i detyronin turqit t’i rrinin larg Kurveleshit. Sanxhakbeu i Janinës ushtronte presion mbi ushtrinë turke që të eliminoheshin këto çeta kaçakesh që ishin përhapur në gjithë Jugun. Kjo luftë epike kishte brenda edhe tradhëtinë që u bëhej këtyre kaçakëve, gje që do të sillte edhe eliminimin e tyre në fund të viteve ’60 të shekullit të XIX. Por sot mund të themi që me shtypjen e  levizjes së kaçakeve do të fillonte periudha e Rilindjes Kombëtare.
Kur ata luftonin Naimi ishte akoma femije e Naum Veqilharxhi kishte vdekur, ndërsa Thimi Mitko po fillonte mbledhjen e folklorit. Ishte pra një periudhë fermentimi në Shqipëri.
Nëse jeta e Bilbilenjve ishte legjendare, vdekja kap maja të pabesueshme. Ishin arrestuar në një dimer të eger me borë, duke u dorëzuar në kembim të furnizimit të familjeve të tyre me buke.

Shkurti ua prishi takeme
u kish hedhur borë të rëndë.

Uria arrin atë që nuk arrijnë armët. Në Janinë i çojnë të lidhur e dënohen me vdekje. Në momentin e vdekjes i kërkojnë Bilbilit dëshirën e fundit. Bilbili donte të dridhte një cigar për ta vënë në buzë.

Ngrehu Bilbil hidh litarë,
Dale bej të dredh cigarë,

Gjatë varjes ngaqë mungon oksigjeni, të varurit përpiqen të hapin gojën e të nxjerrin gjuhën jashtë duke u shpërfytyruar.  Nëse shtrëngon diçka në dhëmbë gjuha nuk del jashtë, dhe është kjo arsyeja për të cilën Bilbili kërkon cigare.

Se s’jam çanaku me dhallë ,
Po jam Bilbili me pallë.

Ndërsa ushtarët i shtynin drejt litarit në forme sfide Bilbili u thotë që mund të shkoje vetë pa u shtyrë sikurse një çanak me dhalle. Kënga e plotë tregon kështu:

Tre- trembedhjetë Bilbilenjtë
vanë Bilbilenjtë vanë1

një-një nga një të trembedhjetë
va-vanë në litarë vetë
– Ngre-ngrehu Bilbil hidh litarë
– Da-dale bej të dredh cigarë
se-se s’jam çanaku me dhalle
po-po jam Bilbili me palle.


1-përseritët pas çdo vargu

____________________________________________________________________________________________

Në rrënjët e muzikës popullore është  një rubrike mujore ku do mundohemi të analizojmë  a të deshifrojmë historinëëpërmjet këngës. Mbas artikullit mbi Bilbilenjte mendojmë të bëjmë një për Ago Ymer apo Ymer Aganë, varet se ku jeton në Shqiperi. Kushdo që ka deshirë, kritika apo sigjerime është i lutur të flasë a të shkruajë.

Tags: , , ,

10 Responses to “Çeta e Bilbilenjve sipas këngës popullore”

  1. desaparacidos Says:

    Bilbilenjte, trima me flete / vane ne litare vete

  2. eglikacurrel Says:

    Shume shkrim i bukur, bravo autorit

  3. emigrant Says:

    BRAVO!

  4. Lizander Saraci Says:

    Kjo puna e mbledhjes se folklorit, eshte diçka shume e rendesishme. Ne fatkeqesisht jemi praktikisht te painformuar per folklorin tone muzikor. Sinqerisht CD-te me te mira me muzike shqiptare i kam ble te gjithe ne France.
    Veren e kaluar jam felliq se dola neper dyqone me Billy Gould (basisti i Faith No More qe sa per info jane riformu dhe duan te bejne koncert ne Tirone) dhe nuk gjetem asgjo interesante. Kishte vetem damlla mjuzik BBF-je.

    Tani e di qe o pa lidhje me temen po desha me e ngacmu pak me shume kete muhabetin e koncertit te Faith-ave ne Tirone. Billy e ka onderr ket pune qe prej vitesh, po ngaqe ata u ndane per na 10 vjet nuk arriti me e realizu. Po pat njeri ketu nai ide apo mundesi jeni te mireprit te m’i thoni. Adresa ime osht heavyguce2000@yahoo.fr

    Desa si do ja bojme muhabetit te temes se koncerteve? Une e kom pas shume “produktive” ket periudhen e fundit.

  5. tiranacalling Says:

    Lizander Djali.
    Per fat te keq s’te ndihmoj dot mbi F.N.More. Kam degjuar edhe me behet shume qejfi qe duan te ribashkohen. Besimi im te F.N.M, edhe pse kane kaluar shume vite, nuk ka ndryshuar.

    Sa per ketu, t’a kam thene me mesazh, po pres te me nisesh ndonje gje do ketu do te tiranacalling@gmail.com, si ta kesh me mbare.

  6. Ardit Rada Says:

    ku mund ta sigurojme kengen e 13 Bilblenjve?
    E gjen dot njeri ne youtube ose mp3?

  7. Tane Says:

    Eshte kjo

    ne youtube.

  8. Kolektivi Says:

    A eshte ajo kenga; Bilbilenjte 13, shkuan ne litare vete? Apo eshte tjeter?

  9. Kerpi Says:

    Bilbilenjte jane vertet nje legjende. Familja ime eshte me origjine nga fshati Lekdush, nje nga fshatrat e Kurveleshit te siperm nga ishin Bilbilenjte. Ne fakt Bilbinjelte ishin 14 po njeri ishte i mitur edhe e leshuan. Kohet e fundit kam degjuar nje histori shume interesante. E keni parasysh kenge “Qaj minushi qaj Bilbili qaj Resul aga”? Behet fjale per dy bilbilat dhe nje cam ortodoks qe quhej Minush. Ky Minushi ka vrare gruan e vete per nje shaka qe beri Bilbil Shakua me te ne lidhje me gruan e tij kur ishin per darke ne shtepine e Minushit. Kjo eshte shume interesante. Un nuk jam i ne gjendje ti pershkruaj dot detajet e gjith historise. Kete histori ma ka treguar Golik Jaupi, kengetari i kenges Labe qe jeton ne fshatin Bence, artist i merituar qe jeton si coban maleve, njeri i jashtzakonshem. Mua me beri shume pershtypje kur e degjova kete histori sepse tregon origjinen e nje kenge kaq te bukur me nderlidhje krahinore te jashtzakonshme.

  10. Lelo Says:

    PERSHENDETJE PER SHKRIMIN. ATA BURRA KANE MBETUR TE GJALLE NE KUJTESEN E LABERISE E GJITHE SHQIPERISE. VETEM KAM NJE VEREJTJE QE NUK ESHTE VETEM PER JUVE POR, PER GJITHE SHQIPTARET QE EMRIN BIRBIL E SHKRUAJNE DHE E FLASIN BILBIL. EDHE ARVANITET E SHKRUAJNE BIRBIL…! RESPEKTE PER AUTORIN E SHKRIMIT.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: