Posts Tagged ‘proze’

Panoramë D. Në një ditë gushti

01/01/2014

nga Loer Kume

Ditë e bardhë e mugët. Dielli aty i fshehur nëpër tylin e reve të gushtit si çohë e bardhë e palarë pluhuri, saboton freskinë e lehtë të mëngjesit. Plazhet me çadra hapur e mbyllur si zogj të shpuplosur.
Vapa e tmerrshme endet bashkë me erën nëpër D. Sikur më ndjek nga pas si qen i tërbuar. Në kërkim të librave nëpër bukiniste andej këtej. Djersa mbulon sytë, gjaku më rrjedh nga hundët, mestruacionet e trurit. 1 me 0 për vapën. Më nxorri gjak nga hundët.
(more…)

Advertisements

Jashtë sezonit

14/11/2013

Pranë stendës së botimeve Buzuku, përgjatë këtyre ditëve të Panairit të Librit ,Tiranë 2013

Rrugë e gjatë për në civilizim

14/10/2013

Nga: Dorian Isai

Qyteti im i fëmijërisë  dhe adoleshences së hershme gjëndet në grykë të disa kodrave kokërrjepura.Ta shohësh nga lart besoj se jep përshtypjen e një kocke që i ka ngelur në grykë një qeni me nofullat e shqyera nga sforcimi për ta shkërrmoqur atë dhe ky mundim e ka (more…)

Vitet

26/08/2013

to-go-where-man-with-luggage92

“To go Where? Man with Luggage”, ©Alberto Sughi

Nga: Cesare Pavese

Përktheu: Renato Kalemi

Prej atij që kam qenë atëherë nuk ka mbetur më asgjë: ende jo burrë, isha një fëmijë. E dija prej kohësh, por gjithçka ndodhi në fund të dimrit, një mbrëmje e një mëngjes. Ishim bashkë, thuajse të fshehur, në një dhomë që shihte për nga shëtitorja. Atë natë, Silvia më tha se duhej të largohesha, ose do të largohej ajo – nuk kishim ç’të bënim më bashkë. Iu përgjërova që ta provonim sërish; isha shtrirë (more…)

Dritarja e bardhë

31/07/2013

http://imageryoflight.files.wordpress.com/2012/01/white-window.jpg

© Sheila Creighton 2012

Nga: Dorina Bebja

“Alo?”

“Alo, përshëndetje! Me zonjën Era flas?”

“Po. Kush jeni ju?“ (more…)

Ndjesi urbane

29/05/2013

Robert Doisneau

nga Mariola Kapidani

Flokët e saj u përhapën në ajër teksa ajo lëvizi kokën për të gjetur një pozicion nga ku mund të merrte frymë lirisht. Ai pothuajse i ndjeu mbi fytyrë flokët e saj të njomë, dhe një drithërimë e përshkoi. Ishte përkëdhelia e tyre e pa menduar, ose ndoshta ajri i freskët që i përshkoi lëkurën. Qëndronte fare pranë asaj, gati i ndjente frymëmarrjen e shqetësuar. (more…)

Tridhjetë e dy vjeç, udhëtar i së dielës.

01/04/2013

Tregim i vitit 1983, nga Haruki Murakami. Perkthim i lire nga Alfred Bushi.

Jam tridhjetë e dy vjeç dhe ajo është  tetëmbëdhjetë …

Tek e mendoj ndjej neveri.

Jam akoma tridhjetë e dy vjeç dhe ajo tashmë është  tetëmbedhjetë … ja, kjo tingëllon bukur.

Jemi vetëm shokë, asgjë më shumë, asgjë më pak.

Unë kam një grua, ajo ka gjashtë djem. Me ta del gjatë  javës dhe me mua del një të Diel në muaj. Të dielave të tjera shikon televizor në shtëpi. (more…)

Pamja integrale e shegës

19/01/2013

Marco-Amore__Natura-Morta-con-Melograno_g

 

(Letërsia kundra Letërsisë)

nga Flurans Ilia

Në mundsha, një ditë, t’i kthej shpinën Letërsisë, kokulur të vazhdoj rrugën tim si qindra të tjerë që vene vijnë e shuhen në këtë det, do t’i rikthehesha si një “lamtumirë”, e fundit, çështjes nëse Letërsia veçanërisht, dhe Arti më gjerësisht, ka ndonjë farë vlere apo jo në Jetë dhe Përditshmëri. Dhe ka për të qenë as më pakë, e as më shumë, si një “lamtumirë armë” e trishtë, …
***
Ka një gabim që duhet korrigjuar kur flasim mbi artin, njëfarësoj, sikur mos të kishte asnjë lidhje jetësore me çdo gjë tjetër që përbën jetën “reale”. Sepse shumica prej nesh jetojnë për të përligjur ekzistencën me krejt tjetër gjë, dhe e ëndërrojnë jetën si një gjë krejt të ndryshme nga ajo që bëjnë ekzistencialisht për të jetuar. Dhe në këtë atdheun tonë të vogël prej letre, letrat pa adresë, ja vështirësojnë punën letërprurësit të lodhur përmes rrugicave pa fund që, përngjajnë deri diku, me labirintin e Borgesit. (more…)

Unë, Lucky Strike dhe…unë

03/11/2012

Nga Suada Halilaj

Më mjaftonte kaplimi në 3 perëndime kordiale që tymoseshin mbi pardesytë e mefshte të të martëve dhe një Lucky Strike në shtellungën e bluhtë të ngordhjes së saj!

Vetëm kaq.

Ndonjëherë, një frekuencë e mengët pudrore.

Vetëm ndonjëherë ama. (more…)

Pasqyrat

24/10/2012

nga Loer Kume

Ç’po bën ti, në errësirë, me sy hapur. Duke luajtur me perden e lehtë pupël, mbuluar shkujdesshëm me çarçafin e hollë? S’të zë gjumi? Ndihesh melankonike? Jo? Mendon? Je në kujtime? Diçka të bren nga thellësitë të errëta shtatëmbëdhjetëvjeçare të shtratit tënd të natës. Sikur tërë bota nxiton, tërë njerëzit janë qendra aktive dhe ti je jashtë kësaj rrëmuje të bukur e të gjallë, jashtë rrezes së ndonjë qendre e larg të qenit qendër vetë?

Eshtë thjesht ndjesi…ti e di që je një botë më vete. Ja, po komunikojmë bashkë, nuk ndodh me çdokënd. Duhen ca grimca drite që i gjeta në ty. (more…)

Gjëra të vogla

14/10/2012

Nga  Griselda Qosja

Sikur ajo te kish bere gati canten per diten e neserme qe nje mbremje me pare, do te kish dale me heret prej shtepise, e do te mund te kish kapur ashensorin, qe u nis bash ne kohen kur ajo rrotulloi celesin ne braven e bronxte te portes. Po te kish mundur te kish marre ate ashensor, do te kish qendruar ne kryqezimin e rrugeve bash ne kohen kur semafori u hap per te kaluar kalimtaret, por mberriti pikerisht ne kohen kur u mbyll duke e bere te prese plot dy minuta, gjate cilave ajo humbi autobuzin e ores tete e dhjete, qe do ta conte ne redaksine e gazetes ku kish intervisten plot nje oren me pare. Cka do t’i linte kohe, te hynte ne kafenen perbri e te porosiste cokollate te ngrohte. E meqe tavolinat do te qene te zena, z.Oraj, qe do te qendronte i ngrysur pas banakut, do ta ulte ne te vetmin vend bosh ne kafene, qe ndodhej pikerisht bri atij. (more…)

Ajo që nuk mund të kuptohet

08/10/2012

nga Kasëm Trebeshina

pjesë shkëputur nga “Stina e Stinëve

Ishte një ditë e bukur vere kur dëgjova në shtëpinë e zotnisë ku shërbeja, se atje në anën tonë kishte plasur një kryengritje kundër mbretit. Pastaj u fol se kryengritja u shtyp, kryengritësit u kapën, u burgosën dhe u vranë dhe njërin e varën. Se ata, kryengritësit, kishin vrarë edhe një gjeneral!
Mua më dukej çudi. Mbreti nuk ishte më i fortë se prifti i fshatit! Njërin e qëllonin me armë, kurse tjetrit nuk ia kthenin kurrë fjalën… (more…)

Një Analizë e pavullnetshme dhe e natyrshme për të dalë

03/10/2012

nga Loer Kume


Nga klinika dola me 26 maj. Më kujtohet dielli, ngrohtësia, fryma e lirisë nëpër rrugë. Ishte e padurueshme.

Zgjerimi i fushës së luftës
Michel Houellebecq

Nëse do kisha lexuar vetëm këtë libër të Houellebecq, do isha tronditur e do ta kisha marë deri diku seriozisht. Por duke pasur fatin e rastësishëm të lexoj në fillim “Platforma”, e më tutje “Mundësia e një ishulli”, duke e shtuar infon dhe me filmin “Grimcat Elementare” dhe esse të shkurtra aty këtu, unë kam një vizion të qartë. Të dy mundësive; (more…)

Thuaju që më pëlqenin fluturat dhe që nuk haja asnjëherë mëngjesin

30/09/2012

nga Suada Halilaj

Zoti Buvier…

ju e dini që unë jam vetëm një zonjushë me kapele rrotull gishtërinjve që si rezidencë çastore kam zgjedhur këtë pension të lirë, në provincë të një gargulli patetik zaptuesisht që pretendojnë në kthetra qielli të varin brakeshat e një shekulli pacmueshmërisht lypsar! (more…)

Për Genti dhe Zana!

13/09/2012

nga Kozi Nasi

Rreth 4 vjet më parë vendosa më në fund të shlyej edhe unë detyrimin tim si qengj i bindur i perëndisë dhe me ndihmën e tij/saj (oh, jo, aspak frymë e shenjtë këtu!) solla në jetë njëri pas tjetrit 2 krijesat më të mrekullueshme që kanë shkelur deri më sot Tokën: dy fëmijët e mi Genti dhe Zana. Pa qenë e ndërgjergjëshme aspak për patriarkalitetin tim (të liundur) primitiv, më kënaqi radhitja e gjinive, duke menduar se e plotësova me sukses trashëgimin e gjakut me djalin të parin dhe u kujdesa për të përjetësisht me vajzën të dytën. (more…)

Buzë lumit Piedra u ula dhe qava

15/05/2012
 

fragment nga  P. Coelho
perkthimi ne shqip nga D. Taçe

Nganjëherë jemi preja e një ndjesie trishtimi që nuk mbërrijme ta kontrollojmë. Kuptojmë që çasti magjik i ditës ka kaluar dhe ne nuk kemi bërë asgjë. Jeta e fsheh magjinë dhe artin e vet. Duhet ta bëjmë të flasë fëmijën e dikurshëm që ende ekziston brenda nesh.
 (more...)

Kisha e të çmendunit (pjesa e tretë)

10/03/2012

nga I Humburi Në Kohë

Mirëmbrama të dashtunat e mia. Ja ku erdha dhe sonte, i dehun me gogsimën e mrekullueshme që këndon së bashku me mue kangën e dehjes. Te jesh i dehun, e kam thenë, e mrekullon njeriun si unë, sepse e bën në hetues të gjithçkase, deri edhe tek era e mirë e seksit. Seksi, si do kuptohej njeriu pa të. Gjithmonë ai e ka fshehur këtë dëshirë. Mos vallë gjykohet bota sipas punës që bëhët? Sonte, nuk mendoj kështu, njerezit kanë të drejtë në gjithçka, kur mendojnë në të mirë të tyre. Edhe seksi një e mirë âsht, po të mos gjykohej si e tillë, njerëzit nuk do hiqeshin si shejta vetëm ditën, por edhe natën. Unë dhe ju s’do zhgërryheshim në lëkurët e njâni-tjetrit, në këtë lagje të braktisur, s’do mendonim fare, si kafshët por ja për dreq i përligjem ata sepse mësuam të shtiremi, të gënjejmë, të vrasim pse kështu na e don trapi, të prrallisim krejt në tym për ide e ideal, ndershmëni, deri sa zbuluam së nuk ishim lloj qânieje që lind në majë të malit. Duket qesharake? Më duhet të pranoj se kjo nuk âsht pak për aq sa mundena, apo jo. (more…)

Monolog pas mesnate

09/02/2012

nga Dorina B.

Ora pesë e mëngjesit.

Nuk është mëngjes pranvere. Fundja nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Mëngjeset njëlloj janë. Një marrëdhënie e dështuar, sidomos në dimër. Mire.. e pranoj që në ditë të ngarkuara them pikërisht këtë fjalinë. Mëngjeset janë të bukura në fakt, sidomos në pranverë.

Nuk kam fjetur fare sonte. Ashtu e mendova, do ta gdhij. Pse jo, është gjithë jeta para për të fjetur. Mamaja më thotë që do më shterojnë energjitë nëse unë do të vazhdoj të fle vonë rregullisht. E kam ndjerë, por mendova këtë natë t’ia shteroj energjitë natës duke mos u kujdesur për energjitë e mija. (more…)

Bliss

05/02/2012

nga Loer Kume

E shtunë shumë e shpifur! – Tha ai duke parë shiun e dendur që rrihte xhamat. – Ky është dimër.
– Po sikur jemi në janar apo jo. Do bjerë ndonjëherë shi në këtë qytet dielli dhe ere jo? Si thua ti?
Ai s’u përgjigj. Ndërkohë po shtrëngonte rripin. Tërhoqi dhe njëherë çorapet, hodhi hapat drejt pasqyrës e pa fytyrën.
– Më shkojnë mustaqet?
– Gjithmonë. – Tha ajo ndërsa krihte flokët. – Ti rrallëherë i lë.
– Babai më thoshte dikur që ndryshimi i detajeve të pamjes së burrit tregon mungesë karakteri. (more…)

Kisha e të çmëndurit (vazhdim)

04/02/2012

nga I Humburi Në Kohë


Mirëse u gjej të dashtunat e mia. Jam i dehun sonte më shumë se netët e tjera, prandaj dua veç të flas, të flas deri sa gjuha të bahet hi. Ju më pëlqeni, se s’doni t’ia dini në prekin apo jo ato fjalë, në lëndojnë ndonjë shtresë, në janë të gjetura, në i kuptoni apo jo. Për ju s’ka rëndësi. Mjaft të argëtoheni e të pini; ja pra pse më pëlqen të vi këtu, pranë jush, me dëshirë, si i dehun, tu argëtoj ju, krijesa fatlume të çastit fatkeq. Unë ndihem, kur jam mes jush, pranë zjarrit, mes talljeve tuaja të zhveshura nga keqkuptimet, keqinterpretimet dhe klishetë tabu të shtirjes. Ju jeni shumë hokatare; dhe seksi s’më kënaq aq sa mirëpritja juaj. Ju betohem. Për dehjen e bekuar ju betohem nëse s’më besoni.

(more…)