Archive for September, 2010

Ti imja dëshirë

30/09/2010

poezi nga Alma Papamihali

Oh ti, ti imja dëshirë,
anije përmbytur në det humnere
pa lëshuar ende rrënjë nën tokë…
Udhën e sipërfaqes munde të prekësh
dhe të uriturës hënë t´i ngjitesh,
duke u mbajtur të miave flokë…
(more…)

Advertisements

Arcade Fire në Bologna ( MTV, what have you done to me? )

29/09/2010

The Suburbs ishte padyshim albumi më i pritur i vitit e tashmë – e them më një farë keqardhje – jo vetëm për botën indie.

Që kur AF zbuluan që këngët e para që po shkruanin për albumin e ri kishin te bënin me fëmijërinë e me lagjen, vendosen që të bënin edhe koncept albumin e pare.  The Suburbs është deri diku i tillë, duke qënë se këngët janë të lidhura deri në një fare pike. Nuk është The Wall, kjo jo. Po, natyrisht, ka një temë të përbashkët : e kaluara, por të gjitha këngët e të gjithë botës flasin për te kaluarën. E pastaj, parajsa e humbur, siç do thoshte Milton.

(more…)

Kenyon college and Me

27/09/2010

Për miqtë e Tirana Calling.

Për fat të keq DFW nuk është përkthyer akoma në shqip. E kushdo që do e marri përsipër do ketë një punë të vështirë.

Mundësia e vetme sidoqoftë, për momentin, është leximi i tij në ndonjë gjuhë të huaj. Më poshtë, një diskutim i tij për diplomimin në college, në anglisht e më poshtë në italisht.

Lexim të mbarë.

(more…)

Down Rock Shtator

25/09/2010

  1. Thanksgiving Moon (DM Stith)
  2. Apple Pie Bed (Lawrence Arabia)
  3. Conscience Killer (Black Rebel Motorcycle Club)
  4. Crashing Limbs (Anni Rossi)
  5. What Did My Lover Say? (Wolf Parade)
  6. Shooting Star (Pale Sunday)
  7. Lucky Glichrist (The Unthanks)
  8. Violet! (Jeremy Messersmith)
  9. A Flower in a Glove (Frog Eyes)
  10. Why Does the Wind? (Tracey Thorn)
  11. The Open Road (John Hiatt)
  12. Falls City (Venice Is Sinking)
  13. Tea With Cinnamon (Katzenjammer)
  14. You Shine (John Cunningham)
  15. Solid Ground (Maps & Atlases)
  16. (Where Is My) Space Puppy? (Animal Names)
  17. Fall Hard (Shout Out Louds)
  18. Don’t Mess With a Texan (Mouse Fire)
  19. Vital Signs (Midnight Juggernauts)
  20. Pu Ert Solin (Olafur Arnalds)

Një falenderim i përzemërt, si çdo muaj, miqve që bëjnë të mundur ndarjen e këtyre këngëve. Turma e Egër dhe Cabaldixit

Në seksionin ” Shkarkim” mund të gjeni akoma këngët e muajve të shkuar.

_________________________________________________

Tirana Calling o në Fejsbuk. Nëse artikujt ju pëlqejnë ju ftojmë të na shtoni si miq, të na sugjeroni, të komentoni etj etj.

Libri 0.0

24/09/2010

200 e kusur vjet në fakt ja kanë dalë mbarë të përfaqsojnë Neil Ludd e luddistët në përgjithësi si disa punëtore të dehur që për arsye të injorancës së tyre urrenin makinat, ndaj edhe i sabotonin. Gënjeshtër. Në agimin e industrializimit anglez, luddistët kërkonin thjesht që makinat e reja të mos i zëvendëson e të mos i poshtëronin, por ti ndihmonin gjatë punës e të vlerësonin më shumë punën e njeriut. Por një kapitalist do preferojë gjithmonë që punën ta bëjë një makine, qoftë edhe me kosto më të larte, se sa një njeri.
Progress without People: In Defense of Luddism nga David Noble

Arcade Fire ; The Suburbs e ata që duan të presin…

23/09/2010

nga Xixëllonja

Ka dicka të përbashkët  tek ‘disa’ albume të reja që shkarkoj, blej. S’më ndodh me dicka dosido. E kjo është pritja dhe dëgjimi! Pritja deri sa të dalin është baraz me dëshirën, dëgjimi është baraz me prekjen.  Nuk di nëse për të tjerët është kështu por unë s’dua të pres vetëm kështu filloj që përpara ti ngjis sëmundjen dhe te tjerëve, nëse se dinë as që ekziston, i infektoj 🙂

(more…)

Quajeni si te doni (dy fjalë mbi librin Erase una vez el amor pero tuve que matarlo)

22/09/2010

nga Eleato

 

 

Titulli i librit : Erase una vez el amor pero tuve que matarlo( Na ishte nje here dashuria po mu desh ta vrisja)

Autori: Efraim Medina Reys.

Datelindja: 1967

Shteti i Lindjes : Kolumbi.

Seksi: Mashkull

Ngjyra e syve: Muti.

Nganjëherë të vertetat e vogla të jetës fshihen prej natyres thellë brënda nesh, ndërsa herët e tjera dikush/diçka na ndihmon ti nxjerrim nga mbuloja që i ka ruajtur ne errësire duke i lënë të shpërthejnë me forcën e tyre herë modeste herë të bute e herë shkaterruese. Dhe pse fatkeqsisht asnjëherë nuk do e kuptojmë se si ndodh. (more…)

Njolla

20/09/2010

nga  Arti Lushi 

Në horizont, tej horizontit, mu aty ku ndahet më mirë se tjetërkund shpirti nga ndërgjegjja, shquaj një njollë. Befas, domosdoshmëria për ta rrokur Thelbin Absolut të Qënies më zgjon çdo ndjesi të njohura, prej të cilave e kam të pamundur të shkëputem; megjithatë edhe kjo gjëndje me jep trishtim, më duket e pavlere, njerëzore: si çdo gjë tjetër. Por ja që unë jam optimist, çka do të thotë, një i zhgjënjyer me përvojë. (more…)

Plaku, flutura, dhe ti.

18/09/2010

nga Eleato

 

Është një plak i trishtuar që shetit në ëndërrën time
heshtur mbi kalldrëmin e mpiksur dy duart lehtë i dridhen
Është një kohë e turbullt e zymtë e errët si nata
nën shiun një gjysëm loti, plakut i kujtohet dashuri ngrata.

Është një hënë e turpshme që shëtit në ëndërrën time
kryelartë hedh mantelin zhduket si nëpër vegime
Është nje stinë e frikshme që më ndrydh më sjell ankth
bashkë me atë mbasdite Gushti të harruar të lënë pas.

Është një flutur e bardhë që ndërron jetë në ëndërrën time
frikson trupin e fëmijes, pa ndjenja prej gjethes bie
Është një fytyre e ëmbël që m’afrohet në ëndërrën time
sapo mbështet koken mbi mua trëmbet, largohet e vetmja ëndërra ime.

David Foster Wallace

12/09/2010

Pastaj, nga te fillosh? Se ne fund te fundit është David Foster Wallace. Dmth, autori për të cilin më merr më shumë malli. Shkrimtari që më shumë se kushdo tjetër ka ndryshuar letërsinë moderne. Thonë : është shkrimtar i mirë. Kush e thotë nuk ka kuptuar akoma. Bota është plot e përplot me shkrimtarë të mirë, s’është aty çështja. Kadare është shkrimtar i mirë, London është shkrimtar i mirë, Dan Brown është shkrimtar i mirë, Stefen King, Balzac. Bota është plot e përplot me shkrimtarë te mirë, por pak janë gjenial. E janë vetëm ata që e marrin Letërsinë në piken A edhe e çojnë deri te pika B. S’ka shumë të tillë, në gjithë historinë e letërsisë numërohen me gishtat e këmbëve. Homer, Cervantes, Dostoievski, Calvino, Vonnegut ndoshta, Salinger, Proust, e padyshime Wallace. Ka shumë Sanço Panço por pak Don Kishota

(more…)

Për ty që të dua

12/09/2010

poezi nga Koçi Petriti

 

Unë emrin tënd e zë rrallë në gojë
kjo do të thotë që në zemër e ruaj thellë
veç në ndodhtë të kthehem në rrenojë
do të dalësh si legjenda mbi një kështjellë (more…)

Histori nëntori me çibukë dhe letra

10/09/2010

 

nga Loer Kume

 

E kapa një më në fund. Bah, qull në djersë çdo drekë, (në drekë është koha kur ndodhin) dhe nuk marr vesh gjë fare se ç’po më ndodh.
E pashë shumë mirë skenën. Një xhaxha po ecte në vijat e bardha, veshur me xhupin e tij të lëkurtë, ashtu i kërrusur, i dobët, i lodhur, sikur rrinte tërë kohës duke tështirë dhe tërhequr hundët. Tërhiqte një biçikletë me parafango shkëlqyese teneqeje ngarkuar me disa qese. Arriti mu në buzë të trotuarit, dhe aty ndaloi, (nuk hipte dot në trotuar përpara se të merrej me atë punë, jo, për qamet!) (more…)

Ëndërr jo-melodike

06/09/2010

Nga Arbër Zaimi

Nën re
është një vend ku një djalë shkon
e përhumbet kur gjithë të tjerët
janë kah flenë

është një lumë
që rrjedh shpejt, dhe gurët rrokullisen përnën ujëra të tij
një lumë me dallgë, me vorbulla e ujëvara
që përmbys brigje, përmbyt fshatra (more…)