Posts Tagged ‘autore te rinj’

Mbi rrymë

01/01/2014

melancholia, lars von trier

Foto e marrë nga “Antichrist (2009)”, Lars Von Trier.

Nga: Arti Lushi

Ndërmjet, por edhe përtej dy besëtytnive të përjetshme,
dashurisë dhe vdekjes,
buzëqeshja e një shtjelle uji (more…)

Advertisements

Regjisorë “Beat”…

01/01/2014

5559487913_b1ac3be825_z

Nga: Lediona Kasapi

Autorët e “beat generatin”, të njohur gjerësisht për stilin e tyre unik jo vetëm në të shkruar, por edhe në të jetuar, kanë inspiruar shumë krijues të mëvonshëm. Shthurje, halucinogjene dhe dije. Tre gjëra që rrallë herë qëndrojnë bashkë  në të njëjtën “bashkësi”. (more…)

Rrugët e përhimta të mëngjesit

01/01/2014

Nga: Dorian Isai

Përballë teje ndodhet një pellg i kthjellët e i paster si pritja e syrit të virgjereshës së dashuruar dhe bri tij fle një pemëz e brishtë, e rrëzuar prej fëmijërisë që nga agime të hershme, që nga koha kur heronjte kishin gjak të kuq dhe rrënjët e saj thithnin jetën e ciklopëve të mitollogjisë. (more…)

Panoramë D. Në një ditë gushti

01/01/2014

nga Loer Kume

Ditë e bardhë e mugët. Dielli aty i fshehur nëpër tylin e reve të gushtit si çohë e bardhë e palarë pluhuri, saboton freskinë e lehtë të mëngjesit. Plazhet me çadra hapur e mbyllur si zogj të shpuplosur.
Vapa e tmerrshme endet bashkë me erën nëpër D. Sikur më ndjek nga pas si qen i tërbuar. Në kërkim të librave nëpër bukiniste andej këtej. Djersa mbulon sytë, gjaku më rrjedh nga hundët, mestruacionet e trurit. 1 me 0 për vapën. Më nxorri gjak nga hundët.
(more…)

Poezi per gjëra që nuk janë

01/01/2014

Nga: Shqiptar Oseku

Jetojmë ne apartamentin qe s’e blemë kurrë.
Pasdite luajmë me vogëlushen
te cilën nuk e bëme:
ajo i ka kaçurrelat tua
e rritet me shume gjuhe. (more…)

Jashtë sezonit

14/11/2013

Pranë stendës së botimeve Buzuku, përgjatë këtyre ditëve të Panairit të Librit ,Tiranë 2013

Edhé

13/11/2013

 nga Kozi Nasi

Dhe jeta,
kjo e vetmja
që më ndjell e më thith
skutash e caqesh ku arrij pa frikë;

dhe drama,
kjo e papërtuara e kudondodhur
që xheloze për lirinë time
më mbërthen fyti e s’më lë të marr frymë;

dhe lumturia,
kjo zanë tin’zare, aspak e fisme
që kënaqet vetëm kur më gënjen me stërpika syve; (more…)

Rrugë e gjatë për në civilizim

14/10/2013

Nga: Dorian Isai

Qyteti im i fëmijërisë  dhe adoleshences së hershme gjëndet në grykë të disa kodrave kokërrjepura.Ta shohësh nga lart besoj se jep përshtypjen e një kocke që i ka ngelur në grykë një qeni me nofullat e shqyera nga sforcimi për ta shkërrmoqur atë dhe ky mundim e ka (more…)

Mall

04/05/2013

André Kertész

 

poezi nga Kozi Nasi

Po unë ç’t’u desha vallë?

Kësisoj, e çmëndur, e harlisur, ije-këputur

që ma do gjuhën njësoj,

kur të shaj e të ledhatoj?

Lëkure më ke fshehur e s’do të më lëshosh

edhe pse fort mirë e di

sa ishim të dy, më, s’do jemi dot… (more…)

23/01/2013

old violin- web

poezi nga “Ungjilli Modern”, Dritan Mesuli

Si një mace që më përdhos shpirtin,

Më shtyn

Të jesh armiku im! (more…)

Unë, Lucky Strike dhe…unë

03/11/2012

Nga Suada Halilaj

Më mjaftonte kaplimi në 3 perëndime kordiale që tymoseshin mbi pardesytë e mefshte të të martëve dhe një Lucky Strike në shtellungën e bluhtë të ngordhjes së saj!

Vetëm kaq.

Ndonjëherë, një frekuencë e mengët pudrore.

Vetëm ndonjëherë ama. (more…)

Pasqyrat

24/10/2012

nga Loer Kume

Ç’po bën ti, në errësirë, me sy hapur. Duke luajtur me perden e lehtë pupël, mbuluar shkujdesshëm me çarçafin e hollë? S’të zë gjumi? Ndihesh melankonike? Jo? Mendon? Je në kujtime? Diçka të bren nga thellësitë të errëta shtatëmbëdhjetëvjeçare të shtratit tënd të natës. Sikur tërë bota nxiton, tërë njerëzit janë qendra aktive dhe ti je jashtë kësaj rrëmuje të bukur e të gjallë, jashtë rrezes së ndonjë qendre e larg të qenit qendër vetë?

Eshtë thjesht ndjesi…ti e di që je një botë më vete. Ja, po komunikojmë bashkë, nuk ndodh me çdokënd. Duhen ca grimca drite që i gjeta në ty. (more…)

Gjëra të vogla

14/10/2012

Nga  Griselda Qosja

Sikur ajo te kish bere gati canten per diten e neserme qe nje mbremje me pare, do te kish dale me heret prej shtepise, e do te mund te kish kapur ashensorin, qe u nis bash ne kohen kur ajo rrotulloi celesin ne braven e bronxte te portes. Po te kish mundur te kish marre ate ashensor, do te kish qendruar ne kryqezimin e rrugeve bash ne kohen kur semafori u hap per te kaluar kalimtaret, por mberriti pikerisht ne kohen kur u mbyll duke e bere te prese plot dy minuta, gjate cilave ajo humbi autobuzin e ores tete e dhjete, qe do ta conte ne redaksine e gazetes ku kish intervisten plot nje oren me pare. Cka do t’i linte kohe, te hynte ne kafenen perbri e te porosiste cokollate te ngrohte. E meqe tavolinat do te qene te zena, z.Oraj, qe do te qendronte i ngrysur pas banakut, do ta ulte ne te vetmin vend bosh ne kafene, qe ndodhej pikerisht bri atij. (more…)

PEISAZH NË MOSKATO

10/10/2012

nga Dritan Mesuli

Mbi lumin e tharë

Ura!

Pak më poshtë

Deti!

Dhe më përtej

Kureshtja ime e lodhur, u mbyt

Në padije!!!

Veç at’her’…!

06/10/2012

nga Kozi Nasi

Nuk ësh’ sonte i dashur,
kur malli për mua do të të rëndojë gjoksin
aty,

ku fare pak më parë prehesha unë.

Nuk ishte as dje, i dashur,
kur Zotit i luteshe me zë, të kthehesha
trembur inatit tim të heshtur idhnak. (more…)

Një Analizë e pavullnetshme dhe e natyrshme për të dalë

03/10/2012

nga Loer Kume


Nga klinika dola me 26 maj. Më kujtohet dielli, ngrohtësia, fryma e lirisë nëpër rrugë. Ishte e padurueshme.

Zgjerimi i fushës së luftës
Michel Houellebecq

Nëse do kisha lexuar vetëm këtë libër të Houellebecq, do isha tronditur e do ta kisha marë deri diku seriozisht. Por duke pasur fatin e rastësishëm të lexoj në fillim “Platforma”, e më tutje “Mundësia e një ishulli”, duke e shtuar infon dhe me filmin “Grimcat Elementare” dhe esse të shkurtra aty këtu, unë kam një vizion të qartë. Të dy mundësive; (more…)

16/07/2012

Derek Jones

Nga Alter Ego

Dhe tani më vjen në mendje.
Një arsye nuk më lë të çohem i çmendur,
të vij të të gjej.
Largohu kohë, ajo të afrohet, (more…)

Nesër

14/06/2012

nga Kozi Nasi

Koka e mbështetur mbi rrethin e timonit i rreshqiti në qendër dhe iu lëshua mbi borinë. E lartë siç ishte e trembi dhe e bëri ta ngrinte rrëmbimthi. Çohu – i tha vetes. Pa asnjë pikë dëshire doli nga makina. Për ato dy hapa drejt derës së apartamentit dhimbja e kokës iu dyfishua prej rripave të çantës së rëndë në sup që i shkeli flokët . Hodhi celësat në sqelmen pranë derës, lëshoi cantën prej supit në tokë dhe shfryu duke ngjeshur shpinën në mur. “Edhe një ditë” mendoi. (more…)

Mosha

29/05/2012

nga Dritan Mesuli

 

Ban shumë ftohtë përjashta, e nji dimën shumkambësh ka shtri tentakulat e ngrihta e ka përqafue tan vendin. Në çastin e pa çast, që tashma asgja nuk mundet me e ba me frymëmarrë, por veç me mbajtë gjallë atë frymën e fundit që nuk mbaron kurrë, mbijetesë në fillin e fundit të gacës mshehë poshtë hinit në oxhak, plaka me fytyrën e saj të kërbulun e të shterrun, flokët e shpupurusin, sytë e humbun në shpellat që duken sikur po duen me gllabrue edhe vedin, tret shikimin e saj krejt në humbëtinë, si e si me tregue bindjen e saj të plotë, pa e ditë as vetë ajo se ku. (more…)

Kisha e të çmendunit (pjesa e tretë)

10/03/2012

nga I Humburi Në Kohë

Mirëmbrama të dashtunat e mia. Ja ku erdha dhe sonte, i dehun me gogsimën e mrekullueshme që këndon së bashku me mue kangën e dehjes. Te jesh i dehun, e kam thenë, e mrekullon njeriun si unë, sepse e bën në hetues të gjithçkase, deri edhe tek era e mirë e seksit. Seksi, si do kuptohej njeriu pa të. Gjithmonë ai e ka fshehur këtë dëshirë. Mos vallë gjykohet bota sipas punës që bëhët? Sonte, nuk mendoj kështu, njerezit kanë të drejtë në gjithçka, kur mendojnë në të mirë të tyre. Edhe seksi një e mirë âsht, po të mos gjykohej si e tillë, njerëzit nuk do hiqeshin si shejta vetëm ditën, por edhe natën. Unë dhe ju s’do zhgërryheshim në lëkurët e njâni-tjetrit, në këtë lagje të braktisur, s’do mendonim fare, si kafshët por ja për dreq i përligjem ata sepse mësuam të shtiremi, të gënjejmë, të vrasim pse kështu na e don trapi, të prrallisim krejt në tym për ide e ideal, ndershmëni, deri sa zbuluam së nuk ishim lloj qânieje që lind në majë të malit. Duket qesharake? Më duhet të pranoj se kjo nuk âsht pak për aq sa mundena, apo jo. (more…)