Archive for February, 2012

Vetmia e një “shëronjëse”

27/02/2012

Advertisements

E duam Shqipërinë si gjithë Las Vegasi

27/02/2012

https://i1.wp.com/i40.tinypic.com/2n806tc.jpg

nga “Tirana, kryeqyteti i kumarit dhe i lojërave të fatit” i Hajro Limaj, shfaqur tek Start

Në Shqipëri vitet e fundit ka marrë një rritje galopante, të paparashikuar dhe me pasoja të rënda për shumë qytetarë dhe familje në të gjithë territorin e vendit, hapja e kazionove dhe të gjitha lojërave të tjera që në gjuhën popullore quhen kumar. Në krye, qyteti i Tiranës, i ndjekur nga të gjitha qytetet dhe qytezat e tjera…. (more…)

Vojo Pink Kushi

24/02/2012

https://i2.wp.com/i42.tinypic.com/m7fi83.jpg

Kur ngjyra rozë tregonte shpartallim tankesh.

Duke kënduar nën shi…

22/02/2012

Më pëlqen shumë ky dokumentar sepse (për herë të parë?) tregon, çfarë ndodh kur ngrihesh nga Rinasi. Si shumë të tjerë urrej arrogancën e gënjeshtrës të shqiptarit që çan kudo, aq më shumë të artistit shqiptar që mahnit skenat ndërkombëtare,ndërplanetare e më tej akoma. (more…)

Himni i Spaçit

21/02/2012

nga Zef Jushi

Thnegla të çuditshme mbi një kërcu vigan,
Atëherë kur jeta fle për me u përtri,
Të lodhur, të përgjumur, ngjitemi në kodrën tënde,
O mal i zymtë, i zi. (more…)

Lokomotiva e Evropës

17/02/2012

https://i0.wp.com/i43.tinypic.com/2la8pci.jpg

nga balkanforum.info

Nuk kishte shenime, me gjase ndonje reviste propogande qe botohej jashte.

Pop botëror: Michael Jackson në Shqipëri

17/02/2012

nga Trokashka

Ja një histori e vogël për Michael Jackson-in për t’u hedhur në pirg, një histori që tregon shtrirjen dhe fuqinë botërore të muzikës pop. (more…)

C\Documents and Settings\gjëratëbukura\2009\La patère rose

16/02/2012

Pikturë në kalendar

14/02/2012

nga Ilda ISUFAJ

Pse shkurti ka gjithmonë të njëjtën ngjyrë:
është i bardhë dhe violet (more…)

Çfarë po na ndodh?

14/02/2012

Nën flamujt e melankonisë

10/02/2012

nga Migjeni

 

Në vendin tonë

kudo valojnë

flamujt e një melankolie

të trishtueshme…

… dhe askush s’mund të thotë

se këtu rron

një popull që ndërton

diçka të re. (more…)

Monolog pas mesnate

09/02/2012

nga Dorina B.

Ora pesë e mëngjesit.

Nuk është mëngjes pranvere. Fundja nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Mëngjeset njëlloj janë. Një marrëdhënie e dështuar, sidomos në dimër. Mire.. e pranoj që në ditë të ngarkuara them pikërisht këtë fjalinë. Mëngjeset janë të bukura në fakt, sidomos në pranverë.

Nuk kam fjetur fare sonte. Ashtu e mendova, do ta gdhij. Pse jo, është gjithë jeta para për të fjetur. Mamaja më thotë që do më shterojnë energjitë nëse unë do të vazhdoj të fle vonë rregullisht. E kam ndjerë, por mendova këtë natë t’ia shteroj energjitë natës duke mos u kujdesur për energjitë e mija. (more…)

Dashurisë

07/02/2012

nga Ndoc Gjetja

O perëndeshë e gjithëpushtetshme
e universit mashkull-femër!
Bëj ç’të duash me veten time
jam instrumenti yt i verbër.
Në jetë më solle kaq shumë dhimbje
dhe shqetësime pa mbarim
po s’jam ankuar kundër teje
as me gojë e as me shkrim. (more…)

Në vend të fjalëve, një fotografi

06/02/2012

Francesca Woodman (Denver, 3 Prill 1958 – New York, 19 Janar 1981)

Bliss

05/02/2012

nga Loer Kume

E shtunë shumë e shpifur! – Tha ai duke parë shiun e dendur që rrihte xhamat. – Ky është dimër.
– Po sikur jemi në janar apo jo. Do bjerë ndonjëherë shi në këtë qytet dielli dhe ere jo? Si thua ti?
Ai s’u përgjigj. Ndërkohë po shtrëngonte rripin. Tërhoqi dhe njëherë çorapet, hodhi hapat drejt pasqyrës e pa fytyrën.
– Më shkojnë mustaqet?
– Gjithmonë. – Tha ajo ndërsa krihte flokët. – Ti rrallëherë i lë.
– Babai më thoshte dikur që ndryshimi i detajeve të pamjes së burrit tregon mungesë karakteri. (more…)

Kisha e të çmëndurit (vazhdim)

04/02/2012

nga I Humburi Në Kohë


Mirëse u gjej të dashtunat e mia. Jam i dehun sonte më shumë se netët e tjera, prandaj dua veç të flas, të flas deri sa gjuha të bahet hi. Ju më pëlqeni, se s’doni t’ia dini në prekin apo jo ato fjalë, në lëndojnë ndonjë shtresë, në janë të gjetura, në i kuptoni apo jo. Për ju s’ka rëndësi. Mjaft të argëtoheni e të pini; ja pra pse më pëlqen të vi këtu, pranë jush, me dëshirë, si i dehun, tu argëtoj ju, krijesa fatlume të çastit fatkeq. Unë ndihem, kur jam mes jush, pranë zjarrit, mes talljeve tuaja të zhveshura nga keqkuptimet, keqinterpretimet dhe klishetë tabu të shtirjes. Ju jeni shumë hokatare; dhe seksi s’më kënaq aq sa mirëpritja juaj. Ju betohem. Për dehjen e bekuar ju betohem nëse s’më besoni.

(more…)

Harruar

02/02/2012

 

 

nga Leviathan
U përshëndetem,
me një gjysëm zëri të perënduar (more…)