Dhjetë këshilla për një shkrimtar të së nesërmes

by

nga Stéphane Zagdanski

Përkthyer nga origjinali (frëngjisht)
Urim Nerguti

1. Jeni 20 vjeç dhe digjeni nga dëshira të jeni shkrimtar ? Këshilla e parë : harrojeni. Ky pasion është pa të ardhme në një botë të motivuar nga urrejtja amnezike ndaj kohës së humbur. Bëhuni më tepër web-designer, disc-jockey, kambist, polic (me një të ardhme të madhe), rapist, rockist, aktor, pirat informatike, trafikant… Në kahun që i jepte tashmë Chateaubriand në Atala (1801), « letërsia » s’është më asgjë tjetër veç një shtirje e zbehtë për mbërdhifsha të vobektë, një gjetje me të cilën krenohen vetëm ca qorra që s’e shohin mashtrimin e vet. Kufoma kishte marrë erë mirë tashmë, në fillimet e mia (Papastërtia e Zotit, 1991). Fati im, apo fatkeqësia ime, qe se nuk isha në dijeni.

2. Ju ngulmoni prapë ? Atëherë këmbëngulni në rrallësinë tuaj. Çfarëdo qoftë origjina juaj socio-kulturore – leckaman alla Genet apo princëror alla Nabokov –, ju jeni ndarë me këtë që nga fëmijëria. Nëpërmjet një mrekullie që vjen nga romani juaj familjar (me gjasë, një figurë tutelore e jashtëzakonshme, në mjedisin tuaj familjar, ju ka mbrojtur), prindërit tuaj, me dashje (nëse janë të zgjuar, të dashur dhe largpamës) apo padashje (nëse jeni jetim), nuk ju kanë trullosur me televizion, lojëra video, e me budalliqe kibernetike. Qysh 6 vjeç, leximi dhe shkrimi janë shfaqur si kyçi i ruajtjes së të çarës e cila themelon qenien tuaj. Ta dini, ju jeni një përjashtim në një moçal planetar zombish nevojtarë, dhe siç mund ta keni kuptuar këtë tashmë, zombit nevojtarë s’ju janë fare mirënjohës. Kthejuani shpinën këtyre, mendoni thjesht për ushqyerjen e shquarjes suaj. Vdekja mbretëron, zgjidhni jetën.

3. Mos pushoni së lexuari, kjo është e vetmja shkollë leximi. Jo vetëm truri, por edhe vetë trupi juaj do të pësojë ndryshime, do të bëhet më i aftë ta luftojë këtë botë e cila, që prej shumë kohësh tashmë, ka dalë nga menteshat e veta – dhe këtë duhet ta keni parasysh në çdo sekondë të jetës suaj të re. Në këtë zallamahi të qelbur marrëzie, cinizmi, servilizmi arrogant dhe zymtësie të helmët që është houellebecqizmi bashkëkohor, Graali i muzikës dhe i heshtjes është në largësinë e dorës suaj : në fakt, librat e vërtetë janë aty për t’ju ringjallur, ndonëse duke e kthyer në të pashërueshme çarjen tuaj : ta dini që më parë, Shoqëria do t’ju flakë tutje papushim. Librat janë armët tuaja, librarët piketat tuaja (merrni një fjalor të mirë dhe mësoni përmendsh çdo fjalë të re). E kotë të pretendosh të « lexosh » në Ipad, Kindle, apo në ndonjë tjetër risi marketing për njerëz të pjerdhur. Për arsye që do t’i kuptoni më vonë, ashtu siç fjalitë thelbësore duhen shkruar fillimisht me dorë (blogist = onanist), edhe për të lexuar, duhet absolutisht mbi letër.

4. Lexoni vetëm shkrimtarë gjeni. Që nga Homeri tek Debord, të gjithë shkrimtarët e mëdhenj janë në gatishmërinë tuaj për t’ju çliruar. Asnjë roman fantastiko-shkencor apo policor. Asnjë autor bashkëkohor : shumica dërrmuese përbëhet nga kokëboshë, dhe kështu do ta humbisni kohën tuaj kot… Gjithçka që jua kanë mësuar në gjimnaz, është për t’u hedhur poshtë : këtë, ose e kanë çuar dëm profesorët e bajatosur, ose një mediokritet i përpiluar që t’ju pengojë hyrjen në gjërat e mëdha. Librat vërtet të mirë të zbuluar me ngazëllim para moshës 20 vjeç (Frymëzime, Lulet e së Keqes, Udhëtim në fund të natës, Këngët e Maldororit, etj) duhet të rilexohen nga e para, ngadalë, duke marrë shënime (nga ku del dhe rëndësia e librit në letër). Mos çukisni andej-këndej. Pesëdhjetë faqe Saint-Simon këndej, e tre rrëfime Flauberti andej, një copë Komedie Hyjnore majtas, e katër teatre të Shekspirit djathtas… Ju duhet të rilindni shpirtërisht, dhe kjo s’bëhet duke bërë bisht. Punoni me kontinente (me shkrimtarë), merreni mirë kundërhelmin në doza të mëdha. Gjithashtu, bëhet fjalë për të mësuar të MENDOSH, dhe kjo s’bëhet kështu, tak-fak. Nëse s’ju pëlqen një gjeni, kjo vjen për shkakun tuaj, jo të atij. Ska gjë, kaloni tek një tjetër, do t’i riktheheni më vonë. Sidoqoftë, mos vononi – sepse është fjala që të shkruani në frëngjisht – të lexoni GJITHÇKA nga Prousti dhe GJITHÇKA nga Céline. Këta janë dy revolucionarët e fundit të mëdhenj romaneskë, meditoni mbi shkallmimin e tyre. Lexoni gjithashtu ca filozofë : Nietzsche, Pascal, Platon, këta që kanë më tepër stil… Mos u kapni me shumë të ashpër që në fillim (Kant, Hegel), këta të lënë shakull. Më vonë, mund t’ia filloni me Heideggerin, që mbetet vendimtar për të kuptuar nihilizmin dhe pra për t’i shpëtuar atij (këtë do ta kuptoni kur të keni mbërritur aty).

5. Pëlqeni vetminë, ka për t’jua kthyer borxhin njëqind fish. « Të jesh një hero dhe një shenjtor për veten tënde » (Baudelaire), ende e vlefshme dhe gjithnjë e më e zjarrtë – dhe pra heroike dhe e shenjtë – duhet respektuar mirë në këtë erë kolektivizmi të shfrenuar kibernetik. Nëse keni idenë e keqe që të krijoni një faqe tuajën Facebook : « Jam një hero dhe një shenjtor për veten time », kjo do të thotë se nuk jeni as njëri, as tjetri… Do të thotë se keni fare pak miq dhe kurrfarë « shkolle » në kuptimin e mirëfilltë. Sigurisht, vetmia e madhe nuk është gjithmonë aq e lehtë, duhet duruar ajo, si një parzmore e rëndë. Por kjo s’duhet t’ju pengojë të jeni i hareshëm, nëse i tillë është temperamenti juaj. Vetmia është brenda jush, por jo në sjelljen tuaj. Të ngrysurit lulojnë gjithandej sot, ikjuni atyre si prej gjarpërit, të gjithë sa janë.

6. Kini sensin e së vërtetës, respektojeni atë me frikë dhe drithërima në çdo fjalë të shkruar në letër (lexoni Kafkan). Mos mendoni për pastajën (botimi, fama, televizioni, etj), qëndroni rreptësisht brenda fjalive tuaja (fshini shumë, asgjë s’ju ngut, koha e shkrimit nuk është ajo e botës). Mos ia filloni me një roman autobiografik (gati e pamundur që të mos dështosh). Më tepër nisjani me një tekst mjaft vetjak mbi njërin prej gjenive që ju pëlqen më shumë (shkrimtar, piktor, muzikant). Nëse vërtet doni të flisni për veten tuaj, përshkruani me ndershmëri absolute një përvojë të brendshme. Mos shkruani kurrë një fjali për të shitur mend, nëse brenda jush e dini se është e rreme. Por nëse është e vërtetë, gjithçka është e lejuar, thjesht çështje zgjedhjeje retorike. Kemi të drejtë të gabojmë (sa më shumë gjeni të kemi lexuar, aq më pak do të na ndodhë kjo), por është vetëvrasëse që të GENJESH VETEN.

7. Kini sensin e fisnikërisë. Sovraniteti juaj i padukshëm nuk do të pushojë më së shpalosuri, duhet të jeni të denjë për të, në çdo çast. Flakni tutje çdo shpirtngushtësi, çdo poshtërsi, çdo shije të keqe ideologjike (racizëm, antisemitizëm, militantizëm të majtë dhe të djathtë), dhe sidomos çdo XHELOZI, këtë të keqe të madhe franceze. Askush s’do t’jua dijë për nder, por ama ju do të ngadhnjeni në hije. Përçmojeni lavdinë mediatike (një iluzion dhe një ndotje) dhe paranë : ju s’keni nevojë për këto, për të qenë ai që jeni. Në rast të kundërt, ju s’jeni ai që hiqeni. Mos e krahasoni veten me asnjë bashkëkohës. T’i përfytyrosh vetes ca rivalë, do të thotë të kesh dështuar tashmë.

8. Mos merrni pjesë nëpër debate publike (korruptimi i politikanëve, konflikte planetare, pisllëqe kapitaliste, etj.), sado tunduese të jenë. Nëse këto debate janë publike, do të thotë se janë debate boshe dhe të rregulluara që më parë. Nëse rastësisht merrni një vendim që të ndërhyni në një media apo në një revistë, përqafoni vetëm këndvështrimin e mendimit (qoftë dhe të maskuar). Diçka e cila, të jeni të sigurtë për këtë, do të bëjë që t’ju thërrasin gjithnjë e më rrallë në këto debate publike…

9. Kini një fortesë të brendshme, një bazë shpirtërore të sinqertë dhe të tërhequr, të paushtruar shumë. Zgjidhni kryesisht mistikën e stërgjyshërve tuaj, studiojeni me themel. Megjithatë, për atë që di të luajë me të, gjithçka është e mirë : muzika klasike (me doza të larta), xhazi (njëlloj), deti, aristokracia, origjina e huaj (Kinë, Indi, Afrikë…), madje dhe një fëmijëri e palumtur (shihni Balzakun).

10. Këshilla e fundit : mos dëgjoni asnjë këshillë. Të mirat, ushtrojini me intuitë. Të këqijat, përçmojini qysh në fillim. Dëshironi të takoni ndonjë shok tuajin ? Ta dini që në disa mbrëmje, në fund të Rosebudit, në Montparnasse, ka mendime dhe të qeshura, të përzemërta dhe dashamirëse. Vetullngrysurit dhe pantallonat në fund të bythëve, të mos afrohen fare.

Tags: , , ,

28 Responses to “Dhjetë këshilla për një shkrimtar të së nesërmes”

  1. alfred b Says:

    I gjithe shkrimi eshte i kote. Me kte rast duhet pergezuar puna e perkthyesit por jo gjetja e tij.
    Keshilla?
    Me pas mos degjoni asnje keshille.
    Me pas ndiqni intuiten.
    Ky sja ka idene se c’eshte intuita.
    Duket sikur per kte bobin intuita eshte nje karakteristike e kafshes, nje gje primordiale. Mbase harron se ajo quhet thjeshte instikt.
    Nuk ka intuite. Per me teper tek njeriu. Eshte cdo gje e rrethuar nga procesi i njohjes.

  2. loer Kume Says:

    ky njeri qe jep keshilla, eshte njeri i mllefosur. eshte jashte kohe. dhe nuk di se c flet. eshte i pari qe nuk i ndjek keto keshilla. dhe kjo pune e tij eshte saktesisht ajo pune qe s duhet shkruar kurre. keshilla per shkrimtare te rinj me te zgjuara se te bukowski s kam pare. deri tani jo.

  3. ehe... Says:

    Hej çuna, mbajeni pak zemerimin. Shiko, me vone, shpresoj deri sonte, do t’ju bej nje koment te ketij shkrimi, si e ku e qysh. Zagdanski nuk eshte dosido, eshte nje njohes i mire i Heideggerit dhe polemist i madh. Komentin tim do ta bej sipas pikave, nga 1 tek 10. Dhe do te shihni se aty jane fshehur mjaft aluzione (nenkuptime) ndaj shume gjerash te tjera qe nje letrar i mire di t’i shpuploje. Gjithçka eshte ndertekst, mos e harroni kete. Letersia s’eshte asgje tjeter veçse nje ndertekst. Per ata qe s’e kuptojne ndertekstin, dhe e duan shqip, shqeto fare, ka nje fjale qe mbase tingellon si “allosoj”, eshte fjala : KALARUPTHI. Me nje fjale, nje orgji tekstesh brenda nje teksti, qe s’e merr vesh nga hyn e ku del. Deri atehere, ju uroj shendet.

  4. loer Kume Says:

    ohahah, po vdes nga zemerimi, s di ke koke te pres me pare!!!
    ore ti ehe, aluzionet i kapa une, por jane aluzione pak mllefuese dhe pak si te nxituara, madje do te thoja pak si cucu cucu! e ke parasysh ti shqip ?😉
    te thashe, qe te shkruash kete mire, duhet t ja kalosh bukowskit, dhe ky se ka bere o vella, ca ti bej une tani qe nuk me ngjalli ate zjarrin e madh te shen elmit ky, me fal! ndihem pak ne faj per kete!:)

  5. ehe... Says:

    1. Jeni 20 vjeç dhe digjeni nga dëshira të jeni shkrimtar ? Këshilla e parë : harrojeni. Ky pasion është pa të ardhme në një botë të motivuar nga urrejtja amnezike ndaj kohës së humbur. Bëhuni më tepër web-designer, disc-jockey, kambist, polic (me një të ardhme të madhe), rapist, rockist, aktor, pirat informatike, trafikant… Në kahun që i jepte tashmë Chateaubriand në Atala (1801), « letërsia » s’është më asgjë tjetër veç një shtirje e zbehtë për mbërdhifsha të vobektë, një gjetje me të cilën krenohen vetëm ca qorra që s’e shohin mashtrimin e vet. Kufoma kishte marrë erë mirë tashmë, në fillimet e mia (Papastërtia e Zotit, 1991). Fati im, apo fatkeqësia ime, qe se nuk isha në dijeni.
    __________

    Ne fakt, ne kete moshe, pra 20 vjeç, qe sapo kemi dale nga ditaret e para te adoleshences, per ne gjithçka eshte e mundur. Koha eshte vetem para nesh, na duket se s’kemi jetuar asgje, se as vdekja e as universi jane te pafuqishem perballe rinise sone. Eh mire, ne kesi kushtesh, ne jemi jo ne zbulimin e nje bote te re, por ne fabrikimin nga vete ne te nje bote. Nje i ri 20 vjeçar e sheh veten si nje demiurg, si nje krijues te gjithçkaje. E meqe ne fillim ishte fjala, atehere e pamundur qe ky demiurg i ri te mos jete i tunduar nga shkrimi, si i vetmi mjet qe i jep qenesi nje realiteti te paqene. Por Zagdanski ngulmon se, fatkeqesisht, tipi i ri duhet te heqe dore, ngaqe (dhe ketu degjojeni mire) : nuk eshte me koha e rendjes pas kohes se humbur. C’nenkuptohet ketu ? Duket qarte se ka nje aluzion ndaj vepres madhore te Proustit “Ne kerkim te kohes se humbur”. Dhe Zagdanski luan me kete kohe te humbur duke thene se sot ka nje urrejtje amnezike, dmth harruese, qe kerkon ta lere pas kohen e humbur, e cila, sot, fatkeqesisht, konsiderohet se eshte koha e shkrimit. Te shkruash, do te ishte pra, sipas shumices, te humbasesh kohe.

    Dhe ne vend te kesaj kohe te humbur, pa buke, mire eshte qe te vrapohet pas disa zanatesh qe te mbushin xhepat. Nje fjale aty te terheq vemendjen : polic (me nje te ardhme te madhe). Kjo duhet vene ne kontekstin e debimit te romeve nga Franca, ne kontekstin e spiunimit te gjithçkaje qe bejne qytetaret, dhe kjo histori, vete Historia e ka treguar kete, eshte mjaft e ngulur ne zakonet dhe mendjet tona : ne nje çast apo tjeter, te debosh dike eshte shume me komod se te jesh i debuar, atehere, e perse te mos jem une polic dhe te deboj fqinjin tim (emigrant, armik, homoseksual, etj) ?

    Me pas, duke cituar Chateaubriandin, Zagdanski shpreh nje si keqardhje qe ai i ka hyre kesaj punes se shkrimit, me vepren e tij te pare “Papastertia e Zotit”, dhe thote se fatkeqesia e tij ishte se ai nuk ka qene ne dijeni te kesaj gjeje qe thote Chateaubriandi, pra nuk e dinte se letersia eshte per mberdhifsha. Teper vone per Zagdanskin, e ka ngrene karremin.
    ________

    Keto jane disa fjale qe mund te themi per piken 1. Nqs ti Loer apo Alfred B. me beni ketu nga nje lloj komenti te pikave te tjera, dmth njefare zberthimi sesi i kuptoni dhe çfare shihni ne vezhgimet e tij, do t’jua dija shume per nder. Puna nuk eshte qe te dalim njeri me i mençur se tjetri, por te mundohemi te kapim pak nga bota e njerit dhe e tjetrit, te shkembejme perjetimet tona te letersise, qofte dhe duke u nisur nga nje pikepamje e paster egoiste te tipit : OK, po ju tregoj si e mendoj une, por thjesht ngaqe KAM DESHIRE.

    Pershendetje.

  6. alfred Says:

    Zotni, eshte mese e sigurte se nese, une apo kushdo, shkruajme dicka , ajo do kete brenda rreshtave te saj te nderuarin kalarupthi , nderteks .
    Nese te qenurit ose te kerkuarit dhe te nxjerrit e “ndertekstit” e ben nje shkrim apo nje veper te mire atehere jemi te gjithe dakort qe ska veper qe duhet lene pa lexuar, pa analizuar, pa risjelle ne mendje. Po kjo na behet e pamundur prej faktit se kujtesa dhe kapaciteti i mendjes per te thithur informacion eshte i kufizuar( informacion . Gjithashtu te analizuarit, baza kulturorore, gjinia, e bejne te veshtire nje proces te tille ndertim.
    Pra teknikisht disa prej ketyre keshillave nuk qendrojne.
    Disa te tjera nuk qendrojne per arsye te tjera. Pika 4 eshte gjysem e pranueshme e gjysem jo per shembull. Eshte e pranueshme fakti qe smund te cukasim sa andej kendej duke lexuar copa copa. Sic nuk mund te pranoj qe te me jepen keshilla ekstrasubjektive per tu formuluar ne keshilla.
    etj etj. por duhet thene se diskutimi per kte problem eshte i veshtire e shpjegimet nuk mjaftojne kurre, aq me teper kur flitet per te berit letersi. E vetmja gje qe sduhet bere ne letersi jane te dhenurit keshilla te tilla. Tpakten kshue emndoj une.

  7. ehe... Says:

    Alfred, kjo eshte ne fakt ajo qe mendon ti, por ama eshte pa lidhje. A e ke lexuar ti “Leter nga nje poeti te ri” te Rilkes ?
    __________

    “2. Ju ngulmoni prapë ? Atëherë këmbëngulni në rrallësinë tuaj. Çfarëdo qoftë origjina juaj socio-kulturore – leckaman alla Genet apo princëror alla Nabokov –, ju jeni ndarë me këtë që nga fëmijëria. Nëpërmjet një mrekullie që vjen nga romani juaj familjar (me gjasë, një figurë tutelore e jashtëzakonshme, në mjedisin tuaj familjar, ju ka mbrojtur), prindërit tuaj, me dashje (nëse janë të zgjuar, të dashur dhe largpamës) apo padashje (nëse jeni jetim), nuk ju kanë trullosur me televizion, lojëra video, e me budalliqe kibernetike. Qysh 6 vjeç, leximi dhe shkrimi janë shfaqur si kyçi i ruajtjes së të çarës e cila themelon qenien tuaj. Ta dini, ju jeni një përjashtim në një moçal planetar zombish nevojtarë, dhe siç mund ta keni kuptuar këtë tashmë, zombit nevojtarë s’ju janë fare mirënjohës. Kthejuani shpinën këtyre, mendoni thjesht për ushqyerjen e shquarjes suaj. Vdekja mbretëron, zgjidhni jetën.”
    ____

    E mira e te mires do te ishte te mos shkruani, sepse teper problematike per fillin e jetes suaj, do te verdalloseshit me pese kacidhe ne xhep, kush e kush t’ju paguaje nje kafe dhe t’ju rrahe shpatullat : oh, ku je ti poet ?
    POOOOR, nese e keni vendosur vertet te shkruani, atehere kjo s’behet kuturu por ndiqen ca hapa, sepse kam pershtypjen se per shumicen derrmuese te lexuesve shqiptare, te shkruarit nuk shikohet si nje zanat, me te gjitha kleçkat qe i ka ai. Shumica e shohin si hobby. OK, eshte pasion e tralala, por s’mjafton kaq.

    OK, e zeme se e ndava mendjen te shkruaj : si do t’ia filloj ? Eh mire, e thjeshte : ta shoh veten si unik, si te palidhur me asgje, as me babe e as me nane, as me fqinj e as me atdhe, me asgje perveç nje te dashure per shembull, sepse ajo jo vetem ju frymezon kur ta shihni me breçka ne mengjes duke ecur neper shtepi, por edhe mund t’ju beje nganjehere ndonje masazh qaforo-allosoj kur te ndiheni si te shperqendruar. Nejse. Ky tipi qe ka shkruar me lart, e ka fjalen se ngado qe te keni ardhur : nga Tirona, nga Lezha apo Tepelena, hiquni sikur s’keni asnje lidhje me keto, dhe krijoni boten tuaj, jeten tuaj, trillimet tuaja. Kaq.
    Mire eshte qe ne kete mesele, te kete ndodhur nje lloj mrekullie : psh, yt ate s’te ka lene te luash me topa lufte gjithe diten, por te ka thene ec e me lexo pak Shekspirin. Kjo, duhet. perndryshe, vazhdon tipi, edhe play station, edhe shkrimtar, s’ben.

    Pastaj vjen nje fjale qe Alfredi s’po e merr mundimin ta shohe dhe qe eshte çeshtja e se çares sone qe na themelon qenien. C’eshte kjo e çare ? Perveç nese shkoj te zbavitem pak duke u futur ne gjera erotiko-seksuale, do te thosha se kjo e çare eshte pikerisht NDARJA ose SHKEPUTJA jone nga vetvetja, aftesia njerezore per ta pare veten nga jashte. Dhe çarja e dyte, disi e nenkuptuar ketu, dhe qe duhet te jesh pak i kenduar qe ta kapesh, eshte ajo per te cilen fliste Kafka, kur thoshte se “libri duhet te jete sepata e cila çan detin e ngrire brenda nesh”. Kjo fraze eshte nje bukuri me vete. Libri do te ishte ajo gje e cila do te shkaktonte brenda nesh nje stuhi a nje uragan, irena apo katrina, ç’rendesi ka, por nje uragan qe na le me pasoja. Sepse libri, si nje akullthyese siberiane, thyen ngricen tone dhe na ben qe te kemi nje lidhje me jashten, na shkrin zemren, nese mund te themi, na çliron, na nxit e na merre me vete. Ky eshte kuptimi i dyte i se çares, te cilen e marrin vetem ata qe ia kane nisur leximit te mirefillte qysh 6 vjeç. Mirepo, kujdes, kjo eshte vertet diçka e rralle, sepse rreth e perqark jush ka hije qe sillen kot me kot, pa kurrfare te çare ne krye. Keta jane moçaloret, vdekja, uji qe s’leviz, qe qelbet, prandaj ikni nga keta, merruni me “kokeçaret” e tjere, mos iu flisni debilave qe shihni lart e poshte. Sepse kokeçari eshte jeta, e kokesapllaku eshte vdekja.
    __________

    Keto gjera dalin nga leximi i pikes dy, te pakten njefare komenti. Nderkohe Alfredi merret me gjera pa lidhje te tipit a duhen apo s’duhen keshilla, e kush je ti e kush jam une, a e din ti apo s’e din. Me nje fjale, une po pres vertet qe ndonjeri ketu te beje debat te mirefillte, te komentoje, te interpretoje, te sjelle gjerat e veta, pa piken e ndrojtjes per ndonje note pakaluese, sepse ketu s’jemi ne shkolle por mes shokesh te shkolles.

    Pershendetje perseri.

  8. alfred Says:

    Mua sme pelqen me fol shume e as me dhene shpjegime te teperta.
    Po ju vazhdoni kshu, sepse kshu eshte kur e merr Haidegerin dhe e kthen permbys.
    Rilke? Ska asnje lidhje me ate cfare flitet.

  9. alfred Says:

    Pershendetje.

  10. ehe... Says:

    Atehere, Alfred, nuk eshte mire te hapesh dyert e shtepive te njerezve, edhe pasi te hedhesh nje sy, t’iu thuash : erdha me ju thane se une nuk jam aty brenda me ju.

    Keto xhingla-mingla, mua s’me pelqejne dhe s’besoj se ia kam bere borxh asnjerit qe te me derdellise me permbysjet apo kembeperpjetat e Heideggerit. Ketu eshte tjeter gje : ke gje zoteri te thuash ne lidhje keto ç’po thuhen ? Terrci-verrcit e kush je ti e kush jam une, e lloj-lloj grindjesh alla anadollakçe, te lutem shume, larg meje.

    Dhe kjo eshte hera e fundit qe nderhyj per kesi lloj komentesh, se e shoh qe s’mund te merrem une me gjithe mllefet e botes.

  11. alfred Says:

    E ke kuptu gabim komentin tim. S’eshte as vendi me permend mllefe e budalliqe sepse nuk ka. Kjo eshte nje bote virtuale ne kto caste.
    Ideja eshte se skakuptim me fol per gjera qe i interesojne vetem nje personi, apo te flitet per dike qe sipas meje ka kuptu gabim Haidegerin sepse e ka msu nga Sartri. Me teper nuk them dot se duhet me shkrujt nje traktat.Nese e kupton mire ndryshe ska cbej.

    Une mendoj se ju doni t’ia nisni nga fundi analizes apo te shpjeguarit te ksaj pjese. Zotri duhet me pas te qarta disa ide te pergjithshme mbi fjalet, konceptet, apo kue diune. Kur zbret ne shkallen e abstraksionit keshtu behet. Ne fillim gjerat kryesore eme pas zbritet poshte me gjera me te tjeshta. Ketu doni meja nis nga fundi. OK bejeni . PO une smund te lexoj e as ta pershkruaj apo nalizoj dike qe ben pohime te tilla sic ben ky zotria qe ka shkrujt kete pjesen.Pastaj te flasim per eksperienca personale apo ku e di une sdo te thote me be letersi. eshte me be muhabet. Me u amrr me gjera te vogla, me analiza te holla, me shpjegime ekzistenciale, kur nuk kemi te qarte se cfare eshte subjekti, eshte e mosdobishme.
    Ketu ne kete blog shkruhet cfaredolloj gjeje, prej gjithkujt, Sigurisht pa kaluar kufirin e rrespktit ndaj tjetrit dhe duke rrespktuar idene e blogut me sa eshte e mundur. Mbase komentet mund te duken si jashte teme por ky eshte blog dhe jo institut statistikash.

    Si perfundim te kerkoj tmos marresh mbi supe gjithmone trajsten e njeriut te bardhe se mund te jete e rende nga nje here e here te tjera mudn te qelloj dhe e grisur.

    pershendetje e mos i merr gjerat personale se nuk jane.

  12. ehe... Says:

    Per dike te interesuar🙂 :

    Ne piken 3, ka aty nje pjese qe thote keshtu :

    “Në këtë zallamahi të qelbur marrëzie, cinizmi, servilizmi arrogant dhe zymtësie të helmët që është houellebecqizmi bashkëkohor…”

    Michel Houellebecq, ka ca vite qe ka kaluar nga fjalori i emrave te perveçem ne ate te pergjithshem, dhe sot askush nuk habitet kur sheh te shkruar fjalen “houellebecqisme”, sepse tanime eshte kaluar ne nje lloj teorie apo doktrine apo gjendjeje ku Houellebecq do te ishte themeluesi.

    “ne kete zallamahi te qelbur marrezie…” thote Zagdanski. Houellebecq, i marre ? Ne fakt, kjo s’eshte aq e sigurte. Me aq sa e kam lexuar une, Houellebecq nuk eshte i marre, megjithese nganjehere shfaq disa shenja “krisjeje”.

    “… cinizmi…” : ketu po. Houellebecq nuk eshte me ironik, i tejkalon caqet e ironise dhe bie ne cinizem. Cinizmi eshte diçka qe faktikisht vret. Ndersa ironia eshte thjesht pickuese, cinizmi le shenja te thella. Te shprehesh per nje vajze te re 16 vjeçare me fytyren tere puçrra se çfaredo kordele qe te perdore, ajo do te duket me e shumta si nje koke viçi, kjo eshte cinizem. Te thuash per nje femer 100 kg se e gjora, ska per ta provuar kurre seksin e nje mashkulli, sepse ta peshtiros me kuç e me maç, dhe se do t’i duhet te bleje pajisje te pershtatshme apo nje koleksion te mire videosh X, edhe kjo eshte cinizem. Sepse keto gjera nuk kane me per qellim shpotine apo qesendine, por thjesht asgjesimin. Ne fakt, cinizmi ndahet nga ironia ne kete pike : cinizmi ka te beje gjithmone me gjerat jetike te njeriut, me gjerat qe prekin thelle qenien e nje njeriu, vete arsyen e jetes se vet. Ndersa ironia prek thjesht ane te siperfaqshme te ketij njeriu, cinizmi prek drejt e nje zemer, ne themelin e qenies sone. Prandaj dhe nje cinik eshte gjithmone nje qenie e urryer, ne dallim nga nje ironik qe mund te kete te drejte qytetarie, dhe madje te vleresohet per mprehtesine e veshtrimit.

    “… servilizmi arrogant…” : ketu kam pershtypjen se Zagdanski nuk e ka kaperdire mire marrjen nga Houellebecq te çmimit Goncourt, vjet. Ky çmim pati ca ankesa te shprehura dhe te nenkuptuara se ishte nje liber pa vlere, se Houellebecq e deshironte si ne ethe, dhe prej kohesh, kete çmim, dhe se pikerisht, ai erdhi vetem ne çastin kur Houellebecq filloi te shkruaje gjera popullore, dmth : letersi te lehte, te bluajtshme nga gjithkush, me çeshtje te percipta me teper du gossip (ne romanin e fundit : Harta dhe territori, ka nje pafundesi emrash te perveçem, figura publike te skenes se sotme franceze). C’eshte e verteta, se shpejti me duket se do te dalin dy romane te tjere te Houellebecq, “Zgjerim i lemit te luftes” dhe “Therrmijat elementare”, dhe ketu romanet nuk jane per pertypje mbarepopullore, porse ruajne njefare cilesie qe kerkon lexues disi te regjur. Ndersa romani i fundit, lexohet vertet si nje roman aeroportesh. OK, gjithkush ka mendimin e vet.

    “… zymtesie…” : ketu po. Zagdanski ka te drejte. Romanet e Houellebecq jane te erret, ne to nuk ka kurrfare shprese, por Houellebecq shprehet se une nuk kam per qellim ta fus ne depresion lexuesin, por thjesht t’i them se ne i jemi futur nje udhe te pashmangshme qe do te na çoje drejt e ne mur.

    Mbase Zagdanski nuk e pelqen kete lloj letersie. Sepse, per te, vetmia nuk duhet te jete diçka qe te futet ne rendin e sjelljes, por thjesht ne rendin ontologjik (qe ka lidhje me qenesine e njeriut si njeri). Dua te them se nje njeri i ngrysur nuk do te thote se ai eshte i vetmuar, madje mund te mos e dije fare se ç’eshte vetmia. Personazhet e Houellebecq jane te zymte edhe ne sjellje, jane te shtypur, te depresuar, nuk lidhen me njeri-tjetrin, gjithçka eshte fake, edhe kur çiftezohen, e bejne kete ne emer te kerkimit te diçkaje parajsore qe ne fakt eshte e rreme. Kujtoni skenat e hipive ne nje pishine, ku Bruno shkon te shuaje urine e tij seksuale. Aty, shihet qarte se keta njerez jane krejt te gjore, te humbur, sjelljet e tyre nxjerrin ne pah nje shkeputje totale nga njeri-tjetri.

    Ne pergjithesi, houellebecqizem do te thote sot : nje tablo e zymte e Perendimit, nje depresion i pashprese.

    Nuk di ç’te shtoj tjeter, mbase keto gjera mund te dalin me mire pas leximit te Houellebecq. Mbase dhe jam gabuar ne komentin tim, gjithkush le te nxjerre perfundimet e veta.

  13. kriskulli Says:

    ehe… te faleminderit nga une, per pranine dhe per ate qe ben neper rrjet.

  14. ehe... Says:

    Falemnderit prej jush, kriskulli. Ne fakt, une kam kenaqesi te flas e te shkembej mendime me njerez qe kane deshire ta bejne kete. Dhe nuk pertoj te sqarohem gjere e gjate kur e shoh se perballe kam nje te interesuar e qe te pakten te degjon. Jo se kam tagrin e se vertetes, larg kesaj, por thjesht shpreh diçka, diku serioz e diku me humor, rendesi ka qe disa vese te mos jene te pranishme.
    Ju uroj gjithe te mirat.

  15. Alket Bushi Says:

    Mirese iu gjeta! U be ca kohe pa u aktivizuar ketu, por ja ku u shfaqa prape. Uroj te jeni te gjithe mire! Desha te shpreh ca mendime te miat ne lidhje me ato qe lexova tek shkrimi dhe komentet meqe u ndjeva i nxitur.

    Me disa gjera qe thuhen aty jam dakord, me disa jo. Me ato qe jam dakord, m’u duk sikur i kisha parasysh te gjitha, te pakten instiktivisht, meqe nuk eshte e thene t’ia formulosh vetes si kuptim nje gje qe e kuton apriori, deri sa mund te dale dikush te ta tregoje dhe thua: Po, keshtu eshte.

    Per piken 1: Ata qe digjen nga deshira per t’u bere shkrimtare ka shume mundesi te mos behen kurre te tille, ose mund te behen shkrimtare mesatare e shumta, kjo duhet te buroje vetvetiu. Per ta thene ne nje menyre perrallore, duhet qe nje dite ta kapesh veten befas gafil duke shkruar mbi leter. Nuk kam ndermend te perdor “perjashtimet” per te kundershtuar moshen 20 vjeç (se mund te permendja Rembone me “Anija e dehur” e shkruajtur 17 vjec, apo Shilerin me “Cubat” ne 20 vjeç), por doja te thoja se nuk eshte e rendesise se pare, te pakten gjate krijimit, sesi do pritet vepra. Te krijosh eshte nje menyre te jetuari qe te permbush, ndoshta nder privilegjet e rralla qe ka jeta, ne çdo kuptim te krijimit, fama apo mos-fama e pastajme eshte vetem nje pasoje dhe per nje artist te afte siç e perceptoj une, ajo nuk duhet te kete ndonje rendesi te madhe, e perseris, te pakten gjate kohes se krijimit.

    2. Kryesisht dakord me kete pike, por une nuk do ta shprehja ne menyre aq te ashper. Te jesh shkrimtar edhe eshte edhe s’eshte ndonje gje e madhe. Hundeperpjetesia e artisteve qendron ne faktin se artisti merret me produktin “perfundimtar” te te gjitha veprimtarive fizike dhe mendore njerezore, pra me perjetimet, dhe u duket sikur puna e tyre eshte e nje rendesia te pare, nderkohe qe te jetuarit, edhe me nje gjalleri te stermadhe madje, mund t’u perkase mjaft mire edhe jo-krijuesve te artit (po permend, per qejf, Aleksandrin e Madh). Bile artisteve u duhet thene kjo (ia them dhe vetes nderkohe) qe sikur jeta te ishte e persosur, arti do te ishte i panevojshem (as fete, meqe jane forma mediokre arti). Pra, artisti, me artin e tij, mundohet te permbushe boshlleqet e jetes se vet, mungesat e tij (kujtoj mungesat e Dostojevskit, ketij njeriu plot me vullnet per pushtet, besoj per pushtet politik, por gjithnje i pangopur, se deri ne ç’lartesi e ka çuar letersine e tij. Meqe ra fjala nuk me vjen mire se te keshillat nuk permendet leximi i Dostojevskit, apo eshte çeshtje “nacionalizmi” i tij ky? S’besoj, mbiemrin e paska sllav.)

    3. Per kete pike po i bie shkurt dhe po flas ne enyre teper subjektive: Nuk jam dakord te lexohet shume kur do te behesh shkrimtar. “Non legor, non legar” thote nje proverb latin (“Te mos lexosh, te mos lidhesh”). Per nje shkrimtar, shkrimtaret e tjere jane edhe mesues, por edhe tirane qe me fuqine e tyre mund te shtypin rrezikshem fuqite e tua krijuese, apo te t’i devijojne ne nje drejtim ku ti nuk mund te japesh me te miren tende. Masa e leximit nuk mund te thuhet, secili duhet te gjeje te tijen. Une per vete u be do kohe qe nuk lexoj pothuajse fare, besoj se do rikthehem pas ca vitesh tek leximi, jam vazhdimisht ne degjim te vetes. Por kjo eshte nje çeshtje imja, uroj te mos jete duke me demtuar.

    4. Dakord ne pjesen e pare te shkrimit. Do i shtoja edhe “lexoni gjithçka nga Dostojevski”. Sa per Nietzsche-n, me duket arrogante dhe paturpesi (apo mos-njohje) ta perfshish tek “ca filozofe”, por mbi kete pike kam sterfolur. Paskalin jam kurioz me e lexu per vete dhe s’di c’te them. Per Platonin them se nuk eshte e nevojshme, e kemi mesuar e stermesuar botekuptimin e tij gjate gjithe jetes, ne shkolle e kudo. Kanti dhe Hegeli mendoj se duhen lexuar per kuriozitet, per kulture, per te pare nga ka kaluar filozofia boterore dhe per te mesuar gjera dytesore qe vlejne, pasi strukturat e ngritura prej tyre jane hedhur poshte tashme per ata qe i kane hapur mjaftueshem syte. Epoken e sistemeve e kemi lene pas, me nje fjale gjithe platonizmin (meqe Sokrati ka shume mundesi te jete si mendim filozofik krejt shpikje e Platonit). Hajdegerin e njoh pak, por besoj se ate ngopjen me nihilizmin per t’i shpetuar atij une personalisht them se e kam kryer nepermjet Kamyse, kryesisht me “Miti i Sizifit”. Ndoshta e pamjaftueshme? Kushedi.

    5. Ketu ka folur teper “artistikisht”, pra subjektivisht, dhe, pavaresisht se per natyren time kjo metode funksionon, disa natyra te tjera krijuesish mund t’i çmotivonte krejtesisht.

    6. Asgje e re e thene ketu.

    7. Ketu me duket se ka rene ne moralizem. Besoj se Kadarene do e benin te ndihej keq keto keshilla, pse mos valle Balzakun jo, aristokraciomanin e flakte dhe deshtak ne çdo gje perveç shkrimit? Pa folur pastaj per dramaturget qe thuhet shpesh qe eshte thuajse kusht qe te jene njerez te keqinj per te qene dramaturge te mire (pra lakmitare, te poshter, xheloze, etj.), perveç talentit, kuptohet.

    8. Plotesisht dakord per sa me perket mua.

    9. Hmmm kjo me beri te mendoj, por duhet folur gjate mbi kete subjekt.

    10. Ketu ia ka futur kot, s’ka qejf ta shpjegoj as pse.

    Po pertoj te flas mbi ç’mendova gjate leximit te komenteve. Desha te flas vetem per cinizmin. Cinizmi eshte nje prej lartesive me te medha qe nje njeri i letrave mund te arrije, varet se ne çfare niveli eshte. Ato raste qe permend ehe-ja nuk besoj se meritojne te quhen cinizma, jane vetem ligesi te peshtira. Por te mos harrojme qe ka edhe ligesi “hyjnore”, mund te permendim artistin tragjik, pershembull ligesine “hyjnore” qe ka Shekspiri, i cili i “vret” ne fund Romeon dhe Xhulieten. Po, cinizmi edhe mund te jete asgjesues i asaj qe sulmon (ne varesi kjo nga forcat mbrojtese qe ka i sulmuari), por mos valle ky eshte nje argument kunder cinizmit? Jo vetem qe ka gjera qe duhen asgjesuar, por eshte problemi i tyre nese nuk e perballojne sulmin dhe asgjesohen, gjithnje flasim per “dyluftime” mes te njejtit rang, pasi, pershembull, te sulmoje nje mbret nje lypes me cinizem jo vetem qe eshte nje kulm shemtie, por edhe e panevojshme, eshte si te vrasesh miza me çekiç. Nje gje e paçmueshme e cinizmit eshte se ka shume kripe, nuk behet kurre i velshem, eshte nje forme çlirimi nga neveria, por mendoj se nuk duhet me qene vetem cinik, por edhe cinik, madje edhe kundrejt vetes. Diogjeni vazhdon te kerkoje njeriun me fener ne dore, dhe mire ben!

  16. flo Says:

    ehe… keto kohe kam bere ca vepra te mira ne sherbim te “houellebecqizmit”… dmth kam perhapur “driten e diturise” nder lexues shqiptare duke u folur dhe duke u huajtur librat e tij andej ketej… kohet e fundit kam zbuluar gjithashtu se duhen zgjedhur mire njerezit te cileve ju flet per te…

  17. The Kindly Ones Says:

    Ehe, ku humbi Houellebecq, c’thuhet aty ?

  18. ehe... Says:

    Pershendetje Alket, flo dhe “Dashamirese” :

    Kenaqesi qe u shfaqet. Per Alketin, falemnderit per keto mendime, dhe do te mundohem te ngrej njefare debati me ty, ose me teper me idete e tua ne lidhje me keto gjera. Sapo te ze vend mire, diku.

    Flo, per te folur hapur, dy romanet (“zgjerimi” dhe “therrmijat”) po vonohen ca por ja qe keshtu. Sidoqofte, keta dy romane jane goxha te veshtire. Kur te dalin romanet, kam deshire t’i komentoj gjere e gjate, por pa treguar mbi ngjarjet. Megjithate, romani i fundit “harta dhe territori”, kam bindjen se nuk eshte nje roman per te huaj, as per anglez e gjerman, as per shqiptar e italian. Eshte i stermbushur me referenca franceze : figura te jetes publike franceze qe dikush qe ska jetuar ne France, ska nga t’i dije, e s’mund ta kape ngjyresen, a po tallet apo eshte dashamires ndaj tyre. Eshte roman me i lehte, shume i lehte se te tjeret, gati i lexueshem nga te gjithe – e perseris, nga franceze dhe jo te huaj – dhe me nje fill rrefimi per gjithkend. Di qe eshte duke u perkthyer nga dikush (jo une), shpresoj te dale ndonje gje, por edhe po s’doli, do te thosha qe s’i duhet rene ne qafe perkthyesit sepse nese eshte nje perkthyes qe ska banuar ne France, s’e ka kuptuar as ai vete. Pra veshtiresia ngelet e librit dhe jo e perkthyesit.

    “Dashamireset” : Houellebecq vertet ka humbur, s’po behet i gjalle. Nja dy here qe shkembeva me te ca emaile, ma perforcoi idene se ai eshte tejet i qete si njeri, por tmerresisht i shkeputur nga gjithçka. Me sa kam mundur te kuptoj, ai e kishte deshiruar ethshem çmimin e vjetshem, Goncourt, nuk e di per inat te kujt dhe pse. Dhe pas ketij çmimi, me duket se nuk i intereson me asgje. Sidomos, gjuhet e vogla (shqipja perfshire), nuk ben pjese ne shqetesimet e veta.

    Ne France, Houellebecq ka me shume armiq se miq. Cmimi i vjetshem ka shkaktuar vertet nje stuhi talljesh. Te mos harrojme se letersia, arti ne pergjithesi, eshte nje domen te majtesh, dmth majtistet jane me ne kerkim te shembjes se statuquose, pra kapitalizmit. Mirepo, Houellebecq, per nga idete e tij disi reaksionare, nuk thith per vete as lexuesin popullor (une ende s’kam degjuar nje francez apo franceze te thjeshte fare, nga ata te bazes, qe te me lavderoje Houellebecqun). H. pelqehet me teper nga disa te djathte konservatore, nga ca “jopilitikisht korrekt”, dhe disa polemiste qe s’kane frike te ndeshen me opinionin e gjere.

    Sezoni i ri letrar nuk solli ndonje Houellebecq te ri, dmth roman te ri nga ai. Ne fakt, qe nga 1994, ai ka shkruar vetem 5 romane, pra nje mesatare prej 3-4 vjetesh ne nje roman. Duhet pritur ca. Sidoqofte, personalisht, nuk pres ndonje çudi me te madhe nga ai, ç’ka pasur per t’i thene, i ka thene. Tani, nje mendje me thote se do te kaloje ne “larje hesapesh” te pastra me armiqte e vet, nepermjet ndonje romani-satire. Ose do te futet ne ndonje studim te shkrimtareve te vet te parapelqyer, tip Baudelaire. Nuk e di.

    Kalofshi mire, falemnderit.

  19. ehe... Says:

    Alket,
    Dua t’i meshoj nje pike mbi te cilen, me sa duket, nuk jemi ne nje gjatesi vale.
    Per mua, eshte absolutisht e pamundur qe te behesh shkrimtar pa lexuar me pare. Kush thote se ai eshte bere shkrimtar pa lexuar tre libra, ta dije se eshte shkrimtaruc ose shkarravites, dhe jo shkrimtar.
    Borges, e kam thene njehere kete, thoshte nje fjale te shkelqyer :

    “Le te mburren te tjeret me librat qe i kane shkruar vete, une do te mburrem me ata qe kam lexuar.”

    Nuk mund te thuhet me mire.
    ________

    Ne lidhje me pavendesine e keshillave : ne duhet te jemi aq te rritur apo te zgjuar apo te kenduar per te kuptuar qe ketu behet fjale per nje lloj eseje te shkurter dhe jo per keshilla te verteta qe duhen varur veth ne vesh si hajmali ne qafe. Zagdanski nuk ka kete qellim. Eshte e thjeshte : nepermjet ketyre dhjete pikave, ai shpreh diçka ne lidhje me letersine e sotme. Nese ne jemi aq te trashe sa t’i marrim keto fjale si te thena nga nje mjeshter supermen librash, atehere ne kot sa dalim neper faqe interneti e te gerricemi kot.

    Per dijeni, Maugham thoshte nje fjale po aq te zgjuar :

    “Ka tre menyra per te shkruar nje roman : halli eshte se askush s’i di.”

    Rikujtoj ketu se David Lodge, nje shkrimtar i madh britanik, e qe veç kesaj eshte nje pedagog i madh i artit te te shkruarit, ka botuar nje vellim te tere me hulumtime te vetat mbi artin e shkrimit. Gjithçka eshte perfshire aty : hapja e romanit, personazhet, figurat, mbyllja, absolutisht gjithçka. Nje nder librat me te mire per shkrimtare te rinj. E pra, nuk besoj se Lodge eshte aq idiot sa te merret me ca koka te ndritura te disa shqiptareve qe e kane te tiposur ne tru se shkrimtari eshte me pulle te kuqe ne balle, nga vete dora e Perendise. Ideja eshte tjeterkund : shkrimtar BEHESH dhe nuk LIND. Askush nuk lind asgje. Zanati i shkrimtarit nuk eshte i tipit : hej, une jam shkrimtar dhe kete s’ma heq askush. Ta heqin qe ç’ke me te ! Po nuk e mendove kete zanat si nje pune te vertete dhe po aq te veshtire sa ajo e nje minatori ne miniere, as mos te lodhemi kot. Shkrimtar me duar ne xhepa e me çibuk ne goje duke u tallur me pleqte e lagjes, apo duke perrallisur kater fjale ne ndonje simpozium ku te qelb era e kembeve, ketej nga anet e Frances, nuk ka. Ketu ka vetem diçka : deshiron te shkruash ? Ke diçka per te thene ? E ndjen se ajo qe ke per te thene eshte e veçante dhe se di ta thuash ndryshe nga nje tjeter ? Atehere ule prapanicen e meso nga ata qe e kane kaluar provimin e madh. Xhingla-mingla te tipit : jo po une i kam mesuar nga jeta, e jo po une kam mendime origjinale, s’para shkojne.

    Sigurisht qe mund te ndikohesh nga mjeshtrit e medhenj, dhe aq me mire ! Te mos kemi frike nga infektimi prej tyre. Sa per dijeni, pastishi ka qene nje fushe ku Proust ka shkelqyer, thjesht per respektin e madh dhe admirimin qe ndjente per Flaubert. A mos duam te themi se Proust nuk ka qene pastaj origjinal ? Mire, me mendte qe kemi, edhe mund ta themi. Por nderkohe ai e ka emrin Proust dhe te tjeret jo-Proust.

    Pershendetje.

  20. Alket Bushi Says:

    Se pari nuk e di a po me drejtohesh mua ne veçanti me aluzion apo e ke per opinionin shqiptar ne pergjithesi… Kur fola per te mos-lexuarit, nuk kisha ndermend te thoja qe te mos lexohet fare, eshte afermendsh kjo, por po thoja jo shume, dhe, e hapa piken e diskutimin duke thene qysh ne fillim se po flas subjektivisht, pra e kisha per kendveshtrimin tim ne kuptimin e ngushte. Mund te permendim sa te duash shkrimtare qe jane “ngritur ne kembe” prej frymezimit te nje shkrimtari tjeter, po aq sa mund te permendim te tjere qe jane rrezuar po prej ndonje shkrimtari tjeter (po keto raste nuk dihen meqe kane deshtuar, jam i sigurte qe ka). Ketu eshte çeshtja jo qe te mos ndikohesh prej leximeve, e pashmangshme kjo, por te dish te ruash veten, te dish te kuptosh prej intuites dhe pervojes se sa, si, dhe ke duhet lexuar. Kete s’mund te ta mesoje askush perveç vetes. Megjithate une jam i mendimit qe shkrimtari duhet t’i ndaje fazat e leximit me fazat e krijimit, pra, ne nje periudhe qe e ndjen se i shkruhet te mos lexoje dhe anasjelltas. Nese i perzien keto, rreziku eshte mjaft i madh mendoj une te mos jesh vetjak as ne stil e as ne permbajtje, por e pranoj qe mund te kete krijues qe i rezistojne edhe kesaj. Dostojevski pershembull, ka lexuar shume gjate rinise se hershme, pastaj nuk ka lexuar me, prej rrethanave te jetes jo se e kishte vendosur keshtu, dhe kjo nuk e ka penguar megjithate te shkruaje kryevepra. Jam dakord qe shkrimtar nuk lind, por behesh, megjithese them gjithashtu qe ka disa aftesi te lindura tek qenia ku, nese edhe rrethanat e jetes ndihmojne, kjo qenie eshte me e pershtatshme se nje tjeter ne menyre qe tek ajo te “instalohet” nje shkrimtar i ardhshem. Ne rradhe te pare artist behet nje krijese qe ka lindur qe te jape, nje krijese qe eshte plot me levizshmeri te brendshme dhe ka nevoje t’i shkarkoje diku, lexues dhe kritike te mire behen kryesisht ato qenie qe kane lindur per te marre, diejt e zinj.

    Verej se shkrimi i Zagdanskit, sadoqe mund te mbrohet se ka dashur te flase shkurt dhe thjeshte, eshte i dobet dhe i manget ne pergjithesi. Pastaj une pyes: jane keshilla vetem per shkrimtaret e rinj franceze keto apo per te gjithe shkrimtaret e rinj ne gjithe boten? Se une i shkreti nuk kam para te shkoj ne Monparnasse per te degjuar mendime dhe te qeshura, ne menyre qe t’u shpetoj te zymteve… Me duket se keta francezet jane shume fanatike per kulturen e tyre, me te drejte deri ne njefare mase, ama une do ia thoja ne fytyre çdo francezi (edhe Viktor Hygose po te ishte gjalle) qe ata duhet ta pranojne se shkrimtari dhe filozofi me i mire i te gjitha koherave nuk kane dale nga gjiri i tyre, eshte nje rus dhe nje polak-gjermanie (Zagdanski duhej te ishte i kenaqur per kete te dyten meqe duket se eshte polak-france). Francezeve u duhet thene dhe kjo, qe toka e Ballkanit eshte nje toke pjellore dhe, pavaresisht dhimbjeve dhe stermundimeve te shekujve, mbetjen pas, ketu çelin e do te çelin lule te bukura, sepse keshtu do natyra e Mesdheut! Ama Prustit i heq kapelen, siç ia heq shume shkrimtareve franceze.

  21. Maura Says:

    Pershendetje!
    Nuk kam mundesine kohore per te lexuar komentet pas shkrimit por pata fatin qe te gjej kete shkrim kaq te mrekullueshem.Faleminderit!

  22. ehe... Says:

    Meqe ra fjala tek Houellebecq, nje blogist ka perpiluar nje playlist qe, sipas tij, i ngjan me shume Houellebecqut. Une nuk di si mbartet kjo playlista ketu, por kenget jane keto me poshte. Per t’i degjuar, po ju le dhe linkun ku mund te klikoni ne trekendeshin e vockel te kenges se pare, dhe pastaj lista shpeshtillet :

    http://music.blog.lemonde.fr/2011/09/30/votre-compilation-sur-michel-houellebecq/

    Joy Division – She’s Lost Control
    Programme – Cette Page D’Histoire
    Boris Vian – Je Bois
    Kat Onoma – La Chambre
    Pet Shop Boys – Being Boring
    Metallica -The thing that should not be
    Orelsan – No Life
    Bertrand Louis – Hypermarché Novembre
    Type O Negative – Cinnamon Girl
    Jean-Michel Jarre – Oxygène Part. 1
    Laurie Anderson – O Superman
    Kode9 and the Spaceape – Glass
    Brigitte Fontaine – Fine Mouche
    Beck – Loser
    Raz Ohara – It’s all an illusion
    Koudlam – I can see you all
    Neu! – Negativland
    New Order – Doubts even here
    Andrew Poppy – Cadenza

  23. Sugel Says:

    As hidhet poshte autorja e as ngrihet lart..Theksoj artikulli ne pjesen derrmuese te tij ben konstatime per te dale te disa interpretime te natyrshme per fenomenin e shemtuar qe ndeshim sot ne fushat e kultures ne Shqiperi i lidhjeve farefisnore shoqerore te interesit te cilat nuk lejojne shfaqjen e kurrfare konkurrence predestinimi qe na thote se dihet kush do te fitoje dihet kush do te jete ne juri sot neser deshperimisht dhe per jo pak kohe..E meqe eshte shkrimtar zoti Tufa e merr me mend se cfare frike plogeshtie dhe demoralizimi shkakton te individi ndjesia e predestinates ndjesia se cfaredo te beje njeriu me forcat e veta ajo do te perpihet nga rrymat e makines se shoqerise si kjo e jona qe ndodhet ne ag te civilizimit qe i kalojne peranash permes perpjekjeve te tij derisa ta crrenjosin..Zoti Tufa thote se profesioni i tij eshte letersia studimet kritika. Do te duhet shume me teper kohe se c iu desh shkrimtareve te sotem te ngrene veten aty ku jane.

  24. filmexxx Says:

    filmexxx…

    […]Dhjetë këshilla për një shkrimtar të së nesërmes « Tirana Calling[…]…

  25. wings Says:

    me pelqeu se eshte didaktik ky njeri, nuk ia ka futur kot ne asnje pike edhe pse ka lene hapesire per viktima te rastit

  26. Scouser Says:

    Vertet, shume shume e lezetshme kjo.

  27. Rexhep Says:

    Ky autor na ka mesuar se si nuk duhet keshilluar, se si nuk duhet te trgohet budallaleku pa te pyetur askush, dhe se si nuk duhet shkruar kur nuk ke cka te thuash…
    – me nje fjale ky na ka treguar se sa i CEKT DHE ESHTE I RRJEDHUR NGA MENDJA…
    Me respekt Rexhepi

  28. astrit oruci Says:

    nuk mendoj si te tjeret

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: