Posts Tagged ‘liber’

Një libër në kafe

02/08/2012

Tirana Calling Ju fton:

Kur? Të shtunën datë 4 dhe të dielën datë 5 Gusht 2012.

(more…)

Qukapiku magjik dhe i famshëm

19/12/2011

Para disa vitesh, aty nga fundi i 2005 – fillim 2006, kam shkruar një roman që titullohet Il magico famoso Qukapik.

Në ato vite isha më i dobët dhe me i shqetësuar për të ardhmen e njerëzimit në përgjithësi. Në ato vite dukej normale që mund të vdisnim të gjithë për një sëmundje që vinte nga pulat. (more…)

Labirintet e Medeas

05/07/2011

 

fragment nga Brunilda Zllami

Ajo e urrente vjeshten. Jo se vjeshta i sillte ndonje ndjenje te vecante, perkundrazi. E urrente se nuk i sillte pothuajse asgje, pervec nje boshlleku te kobshem. Vjeshta vetem e perkedhelte me vetmine e saj, e puthte me buzet e ftohta prej vejushe. Ajo s’dinte pse i ishte krijuar ideja s…e vejushat kishin harruar te puthnin. E cuditshme qe ne nje mbremje te tille ajo te mendonte per puthjen e vjeshtes. Ne fund te fundit, ajo nuk e kishte pasur kurre nje problem te tille. E ema gjithmone i thoshte se, qe kur kishte ardhur ne bote, kishte marre pak nga dashuria e te tjereve. (more…)

Svastica

30/06/2011

 

Charles Bukowski – Svastica ( english text )

Libri i bardhë nga Enkelejd LAMAJ

25/06/2011

Them se Enkelejdi nuk ka nevojë për asnjë prezantim. Kush e ka lexuar Tirana Calling këto vitet e fundit ( ah, faleminderit ) me siguri ka lexuar edhe artikujt e tij. Më së shumti tregime thriller apo horror. Shumë prej tyre janë pritur mirë nga lexuesit e këtij siti e për këtë më bëhet vërtet qejfi. Letërsia që shkruan Enkelejdi njihet pak në atdhe, dhe kam pasur gjithmonë frikën se, si çdo gjë e re, do refuzohej a do anashkalohej nga lexuesit tanë. Për fat të mirë nuk ka qënë kështu, e besoj se meritën më të madh e ka vetë Enkelejdi. Di të shkruajë, di të tregojë një histori ashtu si duhet trguar. Nëse lexuesi lexon paragrafin e parë, me siguri do shkojë deri te rreshti i fundit. Kush e ka lexuar këtu mund ta konfermojë. (more…)

Bardhyli dhe flamuri bardhë e blu

21/05/2010

nga Darien Levani

Ka ca ditë në Tiranë të cilat papritmas të ngarkojnë të gjithë peshën e qytetin mbi shpatulla. Miq që i kishe harruar të marrin në telefon për atë muhabetin që ti s’mban mend fare, femra që deri dje nuk të shikonin me sy të ftojnë për një kafe” Bardhylo, ke humb fare, po mo, kafe te blloku lal, të lej numrin e telefonit…ë?, e ke numrin? …po ke atë të vjetrin ti, kam ndërru numër se ata të rripnin…, dhe ndërkohë Tirana blen aq shumë lojtarë saqë e ke të pamundur ti analizosh të gjithë.

(more…)

Libri Vs. Filmi

12/06/2009

Read the book

“Atëhere? Si mendon?”

Sapo ka mbaruar filmi dhe jam gati të ndërroj kanal. Pyetja është e pashmangjshme: atëhere si mendon? Është më i bukur filmi, apo libri? Ndonjëherë më vjen të zgjedh asnjërin, por s’mundem. Pyetja është shumë e qartë, kam dy alternativa dhe jam i detyruar të zgjedh njërën prej tyre.

Nuk hezitoj: libri është më mirë se filmi.

(more…)

Visar Zhiti dhe fundi i vetmisë së Kadaresë

07/05/2009
Visar Zhiti

Visar Zhiti

nga Dr Gëzim Alpion, Universiteti i Birminghamit, Angli

Po qe se akoma nuk e keni lexuar romanin e Visar Zhitit Funerali i Pafundmë, nxitoni të gjeni nje kopje. Po qe se libri nuk ështe më në qarkullim, i shkruani botuesit menjëherë që të botojë kopje të tjera, mundësisht sa më shumë. Po qe se ribotimi do të marr kohë, më shkruani që t’iu dërgoj kopjen time.

(more…)