Rreth një treni që fishkëllen natën, ose efikasiteti i tregimit

01/01/2014 by
(Tregim shumë i shkurtër nga Murakami Haruki shkruar në vitin 1995. Pjesë e marrë nga “Majmuni-merimangë i natës” . Përkthim i lirë nga italishtja.)

Read the rest of this entry »

Advertisements

Jam gabel i Istitutit…

19/12/2013 by

f1_pastrimi1337705958

(sepse edhe mund të tallemi, por duhet të tallemi me seriozitet)

Të rrimë shtrembët e të flasim drejt: pas shumë vitesh heshtje që bie erë komploti, ka ardhur koha që të merremi me kryeveprën letrare shqiptare që, më shumë se çdo poezi a këngë, përfaqëson tragjedinë e dashurisë së humbur. Çdo popull prodhon gojëdhëna trimërie a dashurie: nga Wilhelm Tel te Robin Hood, nga Tristano & Isotta deri te Bewolf. Më në fund, edhe Shqipëria paraqet diçka që ka të njëjtën elegancë, të njëjtën dashuri e tragjedi. Poeti e shpreh dhimbjen e tij në pak rreshta që bëhen të popullit sepse atij i përket, përfundimisht, sa dhimbja aq edhe poezia. Read the rest of this entry »

The Shining

12/12/2013 by

melancholia, lars von trier

Nga: Arti Lushi

Sintaksa e syrit.
Frymëmarrje dhe frymëngjizje. Read the rest of this entry »

Lajmëtari i Jazzit

09/12/2013 by

(Ese e Haruki Murakamit mbi marrëdhënien mes muzikës dhe letërsisë. Publikuar tek New York Times, më 8 Korrik 2007)

shqipëroi Alfred Bushi

Nuk e kam pasur kurrë qëllim që të bëhesha shkrimtar – të paktën jo deri sa u bëra 29 vjeç. Kjo është e vërteta.

Lexoja shumë që kur isha i vogël, dhe përfshihesha aq shumë  në botën e romaneve dhe novelave që lexoja saqë do tregohesha gënjeshtar po të thoja se nuk jam ndjerë sikur isha unë që po i shkruaja. Por kurrë nuk kam menduar se kisha talent për të shkruajtur. Në adoleshencë  pelqeja shkrimtare si Dostojevski, Kafka dhe Balzaku dhe nuk e  imagjinoja dot se mund të shkruaja diçka, e cila të krahasohej me çfarë ata kishin shkruar. Për rrjedhojë, në moshë të re, hoqa dorë nga çdo mundësi për të shkruar. Dëshiroja të vazhdoja të lexoja libra për hobby, e kështu vendosa të kërkoj ndonjë mënyre tjetër për të jetuar. Read the rest of this entry »

5 albume të çuditshme për çuna si puna jonë.

04/12/2013 by

Old-Music-Disk-485x728

Shpesh kam qejf ta etiketoj veten si njeri që dëgjon muzikë të vjetër dhe po të hedhësh një sy tek albumet që kam në playlistat që degjoj më shpesh do shofësh që nuk e kam gabim. Megjithatë nuk mendoj se muzika është si vera, ajo nuk behet e më e mirë kur vjetërohet, nuk fermentohet dhe as nuk i rritet vlera.

Bref, po shkruaj sot për të të treguar për 5 albume të çuditshme që kam nëpër playlista, them të çuditshme se, dreqi ta hajë, kur i luan këngët random dhe, kur kalon nga Buddy Guy te Jay-Z është e çuditshme !

5)  Jay-Z – Blueprint (2001)
Hip-hop muzikal, bazat e këngëve janë melodike dhe shumë interesante. S’është albumi tipik hip-hop me tekste bidon, janë bidonë melodikë. Ajo që më tërheq kryesisht te ky album është energjia dhe çiltërsia e fillim-karrierës të Jay-Z. Gjithashtu ka disa këngë që janë ngjitëse : Renegade dhe Ain’t no love in the heart of the city (po po, ajo!). Read the rest of this entry »

Dy Fytyra..

04/12/2013 by

Nga: Igli Marjon

Rreth flamurit…Qelbanix!

28/11/2013 by

Arti si tepri.

25/11/2013 by

Interviste me  Toni Negrin e vitit 1988

Përktheu: Alfred Bushi

Gian Marco Montesano: A ekziston ende sot mundësia për ta përcaktuar artin në ndonjë menyrë objektive? Dallim, funksion, tepri, me pak fjalë, çfarë është arti?

Toni Negri: Kam menduar gjithmonë se arti është prodhim, prodhim qenieje. Kur riorganizon lëndët përreth një pritjeje, pritje e diçkaje të hapur, arti shfaqet si ndodhi e papritur dhe e re. Në këtë kuptim, arti nuk është një dallim ( differenza), por tepri.

GMM:  “Sistemi i artit” në ditët e sotme duket se pasqyron  më tepër tregun sesa normat etike. Read the rest of this entry »

Letërsia e nëndheshme

24/11/2013 by

Read the rest of this entry »

Rrëfimi i gomarit

19/11/2013 by

 

 

donkey1

 

Nga (Hamdi) Erjon Muça

 

Po më sheh? Të duket e çuditëshme që edhe unë meditoj?

Unë e di përse habitesh! Për ty është e pamendueshme që një qenje me një pamje kaq qesharake, sa e imja të arrijë të mendojë e aq më shumë të meditojë.

Read the rest of this entry »

Jashtë sezonit

14/11/2013 by

Pranë stendës së botimeve Buzuku, përgjatë këtyre ditëve të Panairit të Librit ,Tiranë 2013

“Pendimi i Mihail Zolait” (Fragment)

13/11/2013 by

grisi

Nga: Griselda Qosja

Prej dy javësh nuk ndjehem mirë. As nuk mund të ulem e të shkruaj më. Ibrahimi sërish nuk dëgjon të më ndihmojë. Tani jo vetëm sepse nuk do të ngatërrohet, por sepse i ngjan budallallëk. Read the rest of this entry »

Edhé

13/11/2013 by

 nga Kozi Nasi

Dhe jeta,
kjo e vetmja
që më ndjell e më thith
skutash e caqesh ku arrij pa frikë;

dhe drama,
kjo e papërtuara e kudondodhur
që xheloze për lirinë time
më mbërthen fyti e s’më lë të marr frymë;

dhe lumturia,
kjo zanë tin’zare, aspak e fisme
që kënaqet vetëm kur më gënjen me stërpika syve; Read the rest of this entry »

The Aliçka Problem: “Periudhat e çuditshme te jetës tonë duhet të zgjasin përgjithmonë”

08/11/2013 by

“Slowly will cover us
The soft dirt of this world”

Për të shkarkuar albumin e fundit “Best Music” klikoni këtu : http://thealickaproblem.bandcamp.com/.

Nga Alfred Bushi

Read the rest of this entry »

Nudo

24/10/2013 by

IMG_0001

Nga: Igli Marjon

Rrugë e gjatë për në civilizim

14/10/2013 by

Nga: Dorian Isai

Qyteti im i fëmijërisë  dhe adoleshences së hershme gjëndet në grykë të disa kodrave kokërrjepura.Ta shohësh nga lart besoj se jep përshtypjen e një kocke që i ka ngelur në grykë një qeni me nofullat e shqyera nga sforcimi për ta shkërrmoqur atë dhe ky mundim e ka Read the rest of this entry »

Fragment nga Këmbana e qelqtë ( The Bell Jar )

04/10/2013 by

   belljar

Nga: Sylvia Plath

Përktheu: Dorina Bebja

                                                                                                                 Një

Ishte  një verë e zjarrtë, marramendëse; vera në të cilën Rosenbergët u ekzekutuan në karrige elektrike, e unë nuk dija se çfarë bëja në Nju Jork. Ndihem krejt budallaqe përballë një ekzekutimi. Ideja e të qënit e dënuar në karrige elektrike më sëmur, dhe kjo ishte gjithçka që mund të lexoje nëpër gazeta—titujt e zymte të artikujve më përndiqnin në çdo cep rruge, edhe në gojet qe kundermonin era kikirik te mykur ne metro. Nuk kishte të bënte aspak  me mua, por nuk mund të mos pyesja veten se si do ishte të digjeshe i gjallë, nerv më nerv. Read the rest of this entry »

Fshehtësi

30/08/2013 by

Nga: Mariola Kapidani

Të fshehtat janë si gënjeshtrat. Diçka lënë pa thënë, hedhin një qilim të errët mbi dyshemenë e rrafshët dhe e bardha humbet. Teksa ecën aty në errësirën e një pëlhure të panjohur, mbulohesh e tëra për të mos lënë asnjë grimcë të dukshme. Gënjeshtra, të pa vërteta e heshtje, për tu fshehur nga gjithçka që ka nisur të jetojë veçse brenda teje. Read the rest of this entry »

Vitet

26/08/2013 by

to-go-where-man-with-luggage92

“To go Where? Man with Luggage”, ©Alberto Sughi

Nga: Cesare Pavese

Përktheu: Renato Kalemi

Prej atij që kam qenë atëherë nuk ka mbetur më asgjë: ende jo burrë, isha një fëmijë. E dija prej kohësh, por gjithçka ndodhi në fund të dimrit, një mbrëmje e një mëngjes. Ishim bashkë, thuajse të fshehur, në një dhomë që shihte për nga shëtitorja. Atë natë, Silvia më tha se duhej të largohesha, ose do të largohej ajo – nuk kishim ç’të bënim më bashkë. Iu përgjërova që ta provonim sërish; isha shtrirë Read the rest of this entry »

Stadium Arcadium

19/08/2013 by

Nga Enera Hiver

Sot ka diell.

Fytyra ime

ngrohet nën të Read the rest of this entry »