Archive for June, 2009

Ti zgjedh?

30/06/2009

1 Aleanca Demokratike AD Neritan Ceka
(more…)

Skënderbeu – The warrior king of Albania

29/06/2009

nga Darien Levani

The warrior king ( Mbreti luftëtar ) është një dokument interesant mbi Gjergj Kastrioti-n, një nga ata që po prisnim prej shumë muajsh, realizuar nga shoqëria Illyria Entertainment, me një operacion shumë të vështirë.
Është gjithmonë pak e vështirë për mua të  flas për prodhimet shqiptare, për arsyen e thjeshtë se dëshiroj natyrisht që të  jenë gjithmonë më se të  vlerësuar e shpeshhere mundohem që të  mbyll sytë  për gabimet e të  nxjerr në pah anët pozitive. Arsyeja për të  cilen është e veshtire të  flas edhe për ketë  dokumentar.

(more…)

Për ata që nuk…

28/06/2009

në bashkëpunim me Ervin Mile.

Ne cdo shtet normal dhe demokratik pajisja e qytetareve me nje dokument identifikimi autentik eshte nje nga detyrat themeltare. Kjo se pari sepse mundeson identifikimin e qytetareve, ndihmon ne mbarevajtjen e puneve te tij si dhe te gjitha proceseve burokratike. Ne cdo vend evropian me kulture dhe standarte perendimore zoterimi i ketij dokumenti eshte nje nga te drejtat paresore te qytetareve.

(more…)

Quoth the Reaven, “Nevermore”

27/06/2009

Korbi – Edgar Allan Poe

(perkthyer ne shqip nga Fan Noli, botur ne Adriatic Review/ Rivista Adriatike”, viti 1918)

Nje mes-nate te bezdisur
Tek kendonja i zalisur
Disa pralla dhe magjira
Te nje shkence te harruar,
Tek dermitnja i kapitur
Befas vjen nje e trokitur,
Me ngadale e goditur
Permi dere t’ odes sime.
“Dikush eshte, thashe, jashte
Qe troket mi deren time –
Vetem kjo, dhe asgje me.

(more…)

Libri “Si u bëra i padukshëm”

26/06/2009

Temën e padukshmërisë e gjejmë që nga legjendat, në përrallat, në romanet, si ato të Uellsit dhe sidomos sot në tregimet me figura “Manga” dhe filmave me kartona “Anima” japoneze, ne serit me atmosfere magjike si “Zotëria e Unazave” dhe “Heri Porter” si dhe në aventurat kozmike të “Star Trek” e tjera.

(more…)

Këngë të reja për shkarkim – Qershor 2009

25/06/2009
Dinosaur Jr.

Dinosaur Jr.

  1. Stripes (Bell Orchestre)
  2. I Want You To Know (Dinosaur Jr.)

(more…)

I vdekuri i gjallë

24/06/2009
 
ORA 04.00
Kur koha ndalet.
 
Zombi

E kanë thënë shumë kohë më parë, por askush nuk e ka besuar. Ndoshta sepse ai që e ka thënë nuk ka qënë shumë i njohur, ose ndoshta sepse njerëzit kanë qënë tepër të zënë për të menduar vetëm mbi ato që ka thënë Nostradamusi.

Shumë kanë guxuar dhe kanë shkruar rreth saj, por të paktë kanë qënë ata që e kanë lexuar.

Akoma edhe më të paktë ata që e kanë besuar.

Ka nga ata që i kanë dedikuar filma, por sytë që kanë parë ata filma, nuk kanë arritur të shikojnë përtej figurave, të lexojnë midis rreshtave, të mbushin mendjen që një ditë… që një ditë toka do të revoltohej dhe do të villte jashtë çfarë kish ngrënë.

(more…)

Che – Guerrilja

23/06/2009

E kishim lënë ndërsa pinte një tjetër puro dhe përgatitej për tu futur në Havana, momenti kur kishin fituar të gjithë, Rezistenca ishte bërë Demokraci. Më vonë Demokracia do bëhej Diktature, por jo në atë moment, kjo do ndodhte shumë apo pak më vonë.

(more…)

Vazhoja të ecja nëpër atë copë të harruar toke

21/06/2009

nga ApolloNow

 

Vazhoja te ecja neper ate cope te harruar toke. Do te te doja te isha po aq i harruar edhe une… As qe e kisha idene se ku kisha perfunduar, por kjo s’kishte ndonje rendesi te madhe.

Gjithçka doja, ishte te ecja deri ne pafundesi, deri sa te mos kisha me pike force ne trup. Keshtu ndoshta mendimet si korba te ngrate s’do te me vinin rrotull per te me kafshuar e sjelle dhimbje per cdo here qe mbyllja syte…

(more…)

Reportazh me zgjedhje nëpër këmbë

20/06/2009

shkruan Ardit Rada

Qyteti i Lushnjës nuk është dosido. Kur hyn këtu të pret një baner i kapur në dy palma paralele nga anët respektive të trotuareve ku shkruhet “SHQIPËRIA PO NDRYSHON” (more…)

Gjithçka që duhet të dini rreth Adolph Eichmann

19/06/2009
Leonard Cohen

Leonard Cohen


Sytë :………………………………………… Mesatar
Floket :………………………………………..Mesatar
PESHA :…………………………………………Mesatare
Gjatësia :………………………………………Mesatare
Tipare dalluese :………………………………..Asnjë
NUMRI I GISHTAVE TE DORES:……………………….Dhjetë
NUMRI I GISHTAVE TE KEMBES………………………..Dhjetë
Intelligjenca :………………………………….Mesatare

Çfarë prisnit?
Kthetra?
Dhëmbë të stërmëdhenj?
Pështymë jeshile?
Çmenduri?

Dhe pastaj Hollywood zbuloi shqiptaret

18/06/2009

Viktor Gojcaj

nga Einar

Më pëlqen kinemaja, më shumë më tërheq ajo e Tarantinos, kritikë të ndryshëm thonë që me Ungloriuos Bastards do shikojmë një Tarantino ndryshe, ndoshta. Ky ishte një nga trailerat që po shfaqeshin në kinema në momentin që po prisnim të fillonte Angels & Demons. Pas Unglorious Basterds, filloi një trailer tjetër, bëhej fjalë për filmin “The Taking of Pelham 1 2 3” remake i atij te 1974, regjia nga Tony Scott. Protagonistët kryesorë, Denzel Washington, John Travoltadhe James Gandolfini(The Sopranos) etj. (more…)

Ditari i detarit II

18/06/2009

E enjte 18 qershor 2009.

Foto : Hyperactiva

Foto : Hyperactiva

Në darkë deti ishte jeshil, sikur më kërkonte të nxirrja dosje të vjetra

(more…)

Shko e mos u kthe

16/06/2009

Arsyeja pse ne duar me ra libri “Shko e mos u kthe” ishte thjesht emri i shkrimtarit. Ndoshta pak banale si arsye per dike nuk e ve ne dyshim, por jo per mua. Te gjesh nje emer te ri ne mes volumeve te pluhurosura te bibliotekes se qytetit tim eshte pothuajse nje surprize e vertet;domethene te gjesh emrin e nje shkrimtari te ri shqiptar eshte e veshtire.Per te folur per nje liber si ky ndoshta eshte mire te nisemi nga nje pyetje. Ke menduar ndonje here edhe ti…tani do braktis cdo gje,do iki dhe nuk dua te kthej me syte mbrapa?
(more…)

Marsi 1997 në këngën popullore

15/06/2009

Pak sekonda para përplasjes

nga L.Gërveshi

28 Mars 1997

Marsi i atij viti qe zjarr e stuhi,
Vlorën  e gostiti me zserrë e mavri.

(more…)

Koha e Votës

14/06/2009

stupid voter

Çohu shqipëtar, çohu dhe voto… Ka ardhur koha!

Jo, jo, nuk jam duke recituar rilindësin e njohur dhe as jam duke kënduar këngën e re elektorale të ndonjë partie. Vetëm se, kjo puna e votës, është kthyer në një stres të vërtetë. Një gjë ka mbetur pa u bërë me votë, por edhe për këtë nuk e vë dot dorën në zjarr. Pastaj, ç’them dhe unë! Sot, nuk ke më nevojë të çohesh, sot jemi në kohën që mund të votosh edhe pa u çuar… drejt e nga vendi.

(more…)

Adrian Dule

13/06/2009

Adrian Dule ka ardhur pranë publikut si piktor, shkrimtar dhe publicist.Ketë herë do flasim për Adrianin si piktor, dhe herës tjetër do flasim per të edhe si shkrimtar dhe publicist.
Lindi në Tiranë ne 11 Qershor 1966.
Pasioni i tij për pikturën e çoi drejt Liceut artistik “Jordan Misja” ku studioi Skulpturë të aplikuar. U diplomua ne Akademinë e Arteve dega skulpturë e aplikuar në vitin 1988.Per një vit gjate periudhës 2003-2004 Adriani u angazhua pranë Universitetit Art & Design në Helsinki, Finlandë me statusin researcher.

(more…)

Kulti ’09 kurorëzon Fituesit e Edicionit te pestë

13/06/2009

front cmimetkult1141Tradita, e formuar nga Akademia KULT, formëson rrugën e saj. Në Altarin e Kultit janë kurorëzuar emrat më të njohur të artit dhe kulturës bashkëkohore të shqipëtarëve.

Ismail Kadare – Shkrimtari më i mirë
Shkrimtar i njohur shqipëtar,protagonist prej të paktën 30 vjetësh në jetën kulturore, artistike, dhe politike.

(more…)

Libri Vs. Filmi

12/06/2009

Read the book

“Atëhere? Si mendon?”

Sapo ka mbaruar filmi dhe jam gati të ndërroj kanal. Pyetja është e pashmangjshme: atëhere si mendon? Është më i bukur filmi, apo libri? Ndonjëherë më vjen të zgjedh asnjërin, por s’mundem. Pyetja është shumë e qartë, kam dy alternativa dhe jam i detyruar të zgjedh njërën prej tyre.

Nuk hezitoj: libri është më mirë se filmi.

(more…)

Ne hemisferen e flokeve te tu

11/06/2009

Charles Baudelaire


…Lermë t’u marr erë, të thith thellë, pafundësisht, aromën e flokëve të tu, të zhys në to krejt fytyren si në ujët e një burimi të kristalte e, pastaj, me gishtat e mi t’i shushpuris ato si një shami erëmirë që shperndan kujtime të embla në eter.

(more…)