Archive for February, 2010

Down Rock këngët e Shkurtit

27/02/2010

Pavement

  1. Gold Soundz (Pavement)
  2. Rulers, Ruling All Things (Midlake)
  3. Gray Death (Xiu Xiu)
  4. Go On (Basia Bulat)
  5. Gifted (Ghost of Summer Suns)
  6. Icarus (White Hinterland)
  7. Empty-Hall Sing-Along (Woodpigeon)
  8. Visitors (The Tenant)
  9. Dinosaur vs. Early Man (Common Loon)
  10. No East, No West (James Apollo)
  11. The Poor Boy Can’t Dance (Barton Carroll)
  12. Horses Warriors (Radar Bros)
  13. Good Morning (Rogue Wave)
  14. 33 1/3 (Mighty Tiger)
  15. Three-Two (Clogs)
  16. The Religion of Me (Drew Danburry)
  17. The Night You Left New York (Slow Six)
  18. Lemongrass (She Sir)
  19. A Hundred Hearts (Swimmers)
  20. French Kissing (Jason Boesel)
Advertisements

American VI, nga përtej.

26/02/2010

Paska dal albumi i funit i Johnny Cash(Concept Harold)

Harrojeni soul-in, është Blues muzika e vërtetë e shpirtit. (Andi N.H.)

Johnny Cash vjen, domethënë “vjen” është fjalë e madhe. Vjen ajo që ai ka lënë këtu. E kishte lënë përtej vijave se ai si ka pasur ndonjëherë qejf vijat. Dhe kështu vjen American VI, e shtata e serisë American Recordings që e patën c’pluhurësuar dhe ribërë të njohur Cash-in. Albumi përbëhet në 9/10 nga covers të miqve të tij me, tashmë të mirënjohurën, Johnny Cash Touch. Gjurma e atij që ka luftuar dhe fituar kundër kohës dhe vehtes pa pushim derisa vdiq.  Albumi është i lehtë dhe i bukur, më pak goditës se të mëparshmit e kësaj serie. Sigurisht nga Cash nuk mund të presësh më gjëra të reja, por ndonjëherë ai lloji country/blues me atë zërin e gërvishtur të bën të kujtosh që asgjë nuk vret kurrë aq shumë sa të të largojë nga pasionet.

Dizzies Live

25/02/2010

Pashë Ninën tek fluturonte

22/02/2010

përkthim nga Edvin Kukunja

Përtyp dhe bështy
Nga njëra anë mjaltin
Përtyp dhe bështy
Nga tjetra dyllin

(more…)

Lufta e Lëkursit

20/02/2010

nga L.Gërveshi

Kryengritja e Epirit e vitit 1878 ishte një lëvizje që ndodhi ndërkohë që zhvillohej lufta ruso-turke (1877-1878). Edhe pse oficerë grekë e mbështetën kryengritjen, qeveria greke duke patur parasysh  gjendjen ndërkombëtare vendosi të mos ta mbështeste atë. Kjo kryengritje përfundoi menjëherë sapo përfundoi lufta ruso-turke.
(more…)

Do vajtoj perjete,per ty,vetem,ne parajse 2*

19/02/2010

nga Dritan Mesuli

*Odiseas Elitis

Krisht
ne kerkim te kryqit,
tue njelle de’ken
me lutje buzshqyeme,pa za’ e shprese,
gdhena pyje kulmpermysuna dhe agime pafun’ perplasjesh,
per takimin tone te perfolun
te djelave,zoti em!!!!

(more…)

Mbi provincializmin e pak tema të tjera ( reklama, snobizëm, art )

18/02/2010

nga Darien Levani
Jetojmë kohën që jetojmë dhe kush dëshiron tashmë e ka kuptuar : ajo që shet më shumë nuk është cilësia e një prodhimi/shërbimi por mënyra se si ky të ofrohet. Deri këtu asgjë e re nën diell : në blejmë, ata gjejnë mënyra të reja reklamimi për tu futur në kokën tonë, në bindemi e vazhdojmë të bëjmë pune që nuk na pëlqejnë për të blere gjera që nuk na duhen e të tjera e të tjera. Ndryshimi thelbësor me duket se është ky ; që nëse në të kaluarën konsumimi ishte thjesht një mjet me të cilin mund të përmirësojë jetën tënde duke blerë gjëra materiale,  sot konsumimi është bërë vetë jeta jote. (more…)

Origjinaliteti në muzikën shqiptare : disa shënime – rivizatuar –

15/02/2010

Si çdo i pasionuar pak i sëmure mbas shprehjeve artistike, kam disa mënyra vlerësimi kundrejt çdo forme Arti, qofshin këto filma, piktura apo edhe vizatime nëpër rrugë. Duke u ndalur te muzika, apo te një këngë, nëse duam ti zbërthejmë mund t’a bëjmë pak a shumë duke i ndarë në :
-tekst ( mënyra e së kënduarit )
-ana teknike, pra profesionalizimi i muzikantëve ( mënyra e së kënduarit )
-ndërthurja e këtyre dy elementëve, që në fund të fundit është ura qe i lidh, ndonjëherë e fortë dhe e bukur si mermer, ndonjëherë gati duke u rrëzuar

(more…)

top 5 love songs

14/02/2010

E dini ju kujt i janë dedikuar më shumë këngë në historinë e muzikës? Pikërisht asaj,dashurisë!

Dashuri e bukur, e hidhur, e gëzuar, dashuri e jetuar, e sinqertë, tradhëtare, erotike, e dhunshme, e mërzitshme, platonike, dashuri e ëndërruar, dashuri e harruar!

All you need is love këndonin Beatles dhe Tirana Calling në ditën dedikuar kësaj ndienje ju sjell një përmbledhje të vogël këngësh zgjedhur në detin e muzikës të huaj dhe asaj shqiptare.
nga Esmeralda

1) You’re my first,my last,my everything – Barry White

2) Love to love you baby – Donna Summer

3) Fly me to the moon – Frank Sinatra

4) Whole lotta love – Led Zeppelin

5) It must have been love – Roxette

1) Fati yne shprese e marrezi – Aurela Gace

2) Te dua ty – Soni Malaj

3) Ike larg – Eneida Tarifa

4) Me sy mbyllur – Flori Mumajesi

5) Shiu i veres – Naim Krasniqi

(more…)

poezi

12/02/2010

 

 

nga Genc Leka

…Çdo vjeshtë vinte një varg me ciganë..

dhe këndonte plot mall e trishtim:

” Se si janë, ca gra, se si janë…

… Ah, të vrasin me fjalë, moj dade

dhe të ngjallin veç me një vështrim!. . .” (more…)

2010

10/02/2010

nga Bubi Kaçurrel

Malli i atdheut

09/02/2010

nga Faik Konica

Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut – viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harosh Shqipërinë, po të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja. Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di ç`të mungon, s`di se ç`të duhet. (more…)

Shkrimtari i Ri Shqiptar, ose “Shkëlqimi dhe Mjerimi i Një Romani”

08/02/2010

nga Loer Kume

Duke lexuar në një gazetë debatin e hapur për letërsinë e pas ’90-ës në Shqipëri dhe për shkrimtarët e rinj që një shkrimtare e huaj e interesuar për artin në Shqipëri, i kërkon me qiri nëpër Tiranë, më erdhi ndër mend një përrallë. Një përrallë urbane që flet për një shkrimtar shqipëtar pas viteve ’90. Dhe për romanin e tij të parë. Atëherë, na ishte njëherë një tip. (more…)

Saharaja

07/02/2010

poezi nga  Vilson Blloshmi

 

Saharaja, larg është Saharaja,

Saharaja shkëmb e rërë e gurë,

Që ka shok veç emrin e saja

Dhe ngaqë s’sheh ëndrra, s’sheh as drurë. (more…)

Big bradher Ëllbenja, mejd in Ëllbenja

06/02/2010

Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Disa statistika

05/02/2010

WordPress është tepër i nevojshëm sepse, midis te tjerash, të lejon të shikosh shumë statistika. Një nga këto – artikujt më të lexuar – po e fusim si artikull. Është interesant për të parë se cilët janë ata më të lexuarit, apo për te ri-lexuar ndonjë që keni humbur, thjesht duke klikuar mbi të.

(more…)

Violinistja

03/02/2010

nga Dorina Bebja

” Nuk shoh asnjë dritë ,a mund të më sillni një dritare kaq të madhe ? ” pëshpëriste gjithnjë ajo dhe hapte krahët anash me sa kishte forcë .
Herë herë i pëlqente të rrinte aty ,pranë agonisë së saj .
Herë herë e urrente atë vend saqë ecte në formë rrethi në gjithë hapësirën e dhomës për njëzet e gjashtë herë pa pushim . (more…)

Fenomeni LOST (Te Humbur)

02/02/2010

Te humbur ne Lost

Ky film qe rifillon sot mbas pushimit te zakonshem nuk është vetëm një serial televiziv, por është një lojë e mistershme, intriguese, mister, fantashkencë, imagjinatë, psiko-analizë, është komplet LOST! (more…)