Archive for the ‘Kënaqësia për të patur frikë’ Category

Këtë herë më quajnë Emi

02/02/2013

Emi-TC

Këtë herë më quajnë Emi. Emi është emër vajze. Unë jam një vajzë.

(more…)

Një djalë dhe një vajzë

14/08/2012


Njohja e saj me Mirin nuk ishte e rastësishme. Për të. Së pari sepse ajo nuk besonte tek rastësia dhe, së dyti (këtë do ta merrte vesh vetëm mbasi të lidhte shoqëri me të), ashtu si babai i saj, edhe babai i Mirit e kishte gjetur atë kabinë pikërisht në momentet e fundit dhe as Miri – njësoj si ajo – nuk kishte qenë aspak entuziast për atë vend. Divjaka ishte e famshme për luftën me mushkonjat, që çdo pushues ishte i detyruar të bënte. Por ja që në plazhin e Divjakës, përveç mushkonjave, ata gjetën edhe njëri – tjetrin.

(more…)

Të bësh apo të mos bësh fëmijë?

21/03/2012

Pse pridërit urrejnë prindërsinë

https://i0.wp.com/i41.tinypic.com/do6mbl.jpg

Duke u kthyer per ne shtepi para disa ditesh vura re se djali im dy vjeç e gjysem ishte ulur ne shkallet e pallatit duke me pritur. Ai me pa tek e mora kthesen dhe çka vijoi me pas ishte nje nga ato momentet e lumtura te cilat e ke veshtire ti pershkruash me fjale, ishte nje skene idilike fiks si ato te filmave qe xhiroheshin ne fantazite e mia para se te kisha femije; djali im qe shkeputet nga krahet e dados dhe turret me vrap per te me perqafuar. Ky moment ne fakt nuk do zgjaste shume; pare ne retrospektive pas ngjarjeve qe vijuan ky moment i ngjet me shume nje intermexoje te qete ne nje film horror. Kur hapa deren e shtepise pashe se djali kishte thyer nje pjese druri te garazhit, te cilen m’u desh me shume se nje ore per ta rregulluar ate mengjes. Nuk se u be qameti thjesht nga kjo, por ndersa po perpiqesha per t’a rregulluar prap, djalit po i humbiste durimi dhe filloi t’i flake copat e drurit neper mure, bile njera per pak desh me fashiti syrin. Ndersa une po ja perserisja rregullat e sjelles (ej, nuk lejohet te hedhesh gjera dhe te godasesh te tjeret) ai mori nje cope te madhe druri dhe e flaku. Une u ula qe te mos me gidiste druri, nderkohe ai perlau kaçaviden. Episodi u mbyll me djalin ne djep si mase disiplinore. (more…)

Kërcimi i parë – Tregim

09/11/2011

(more…)

DORA E DJATHTË

07/10/2010

Nuk e kisha menduar ndonjëherë se, një ditë, do shkruaja vërtet. Që të shkruash duhet të lexosh dhe unë nuk mendoja se një ditë do kisha guximin e duhur të prekja një libër me dorë. As që mund ta imagjinoja se, një ditë, unë do mund të shfletoja fletët e një libri, se do mund ta lexoja; se një ditë do i shikoja librat për atë që ishin në të vërtetë: libra. Por kjo ndodhte përpara se të zbuloja dorën time të djathtë.

(more…)

Honi i Natës

02/07/2010

Ky është Honi i Natës dhe mbyllet vetëm në mëngjes, kur njerëzit nuk kanë më nevojë për të fjetur.

(more…)

Adhuruesi i fishekzjarrëve

02/09/2009

fytyratjeterenates

ADHURUESI I FISHEKZJARRËVE

(more…)

Diçka atje jashtë

17/08/2009

dicka atje jashte

*NJË DITË E ZAKONSHME, ORA 14.30

Tedi ngriti turirin prej dëborës, lehu dy herë dhe pastaj u turr përpara si një shigjetë.

«Ç’dreqin pati ky, mo?» ia priti Keli.

Luli kaloi çiften nga njëri sup në tjetrin. «Me siguri që do ketë ndjer ndoi lepur. Shkojmë.»

Dy burrat u nisën mbas qenit. S’bënë as një duzinë hapash, kur Tedi lëshoi një hungërimë të mbytur, sikur dikush ta kishte zënë prej gushe.

E pastaj: asgjë.

(more…)

I vdekuri i gjallë

24/06/2009
 
ORA 04.00
Kur koha ndalet.
 
Zombi

E kanë thënë shumë kohë më parë, por askush nuk e ka besuar. Ndoshta sepse ai që e ka thënë nuk ka qënë shumë i njohur, ose ndoshta sepse njerëzit kanë qënë tepër të zënë për të menduar vetëm mbi ato që ka thënë Nostradamusi.

Shumë kanë guxuar dhe kanë shkruar rreth saj, por të paktë kanë qënë ata që e kanë lexuar.

Akoma edhe më të paktë ata që e kanë besuar.

Ka nga ata që i kanë dedikuar filma, por sytë që kanë parë ata filma, nuk kanë arritur të shikojnë përtej figurave, të lexojnë midis rreshtave, të mbushin mendjen që një ditë… që një ditë toka do të revoltohej dhe do të villte jashtë çfarë kish ngrënë.

(more…)

Dua të kem frikë.

07/06/2009

The shinning 

Dua të kem frikë. Dua të kënaqem duke u frikësuar.

Në pamje të parë, kushdo që dëgjon apo lexon këto fjalë, mund të pyesë se si ka mundësi që të duash të kesh frikë? Si ka mundësi të ndiesh kënaqësi nga diçka e këtillë? Dikush mund edhe të pyesë: nuk ke frikë të kënaqesh duke patur frikë?

(more…)

The Horsemen

26/05/2009


Mund te matet deshtimi i projekti? Nese po, le te themi ne nje shkalle ku 1 eshte maksimumi e suksesit dhe 10 eshte minimumi, atehere Horseman eshte natyrisht te nente e gjysem apo aty te dhjeta.

(more…)