Archive for October, 2010

Sa e njohim letërsinë ballkanike?

30/10/2010


Nga D.B

Ideja për të shkruar një artikull të tillë më erdhi natyrshëm pasi u informova rreth një takimi me temë “Ç’është fqinji” i cili u mbajt para disa ditësh në Hotel Tirana International, organizuar nga Robert Bosch Stiftung në bashkëpunim me lëvizjen ‘Mjaft’. Takimi u zhvillua në rrafshin e një diskutimi mbi perceptimin e fqinjit në letërsinë bashkëkohore ballkanike. Me gjithë dashamirësinë time kundrejt letërsisë si dhe dëshirës për të ndenjur e informuar pranë saj, pata një kuriozitet të menjëhershëm që u pasua me praninë time në këtë organizim i cili mua m’u duk përvecse interesant edhe i dobishëm. (more…)

Nuk ka varr

29/10/2010

Chris Milk është autori i videos së pare interaktive, ajo Wilderness Downtown e Arcade Fire. Praktikisht mund të futesh qytetin ku ke lindur dhe video plotësohët me fëmijërinë tënde. Për fat të keq punon më mirë me qytetet amerikane, nejse.

(more…)

Ajo

27/10/2010

 

nga Loer Kume

Na moj! Ndyrësirë!
Sa e çuditshme! Kam që kur linda që të ndjek pas e s’të arrij dot! Jo jo. S’e arrij dot. Ecën, vrapon shumë! Duket sikur shkon ngadalë, tërë ojna e naze si ato vajzat që kalojnë rrugën e bllokojnë trafikun! Por, ashtu duket. Nuk është ashtu!
Hë ti, me ato numrat e tua! Dhe të mendosh që jam unë, që kam pasur çdo femër kam dashur në këmbët e mia! Vetëm ty jo! Ti ecën, ikën e kurrë nuk ta pashe fytyrën! Vetëm shpinën! (more…)

Udhëheqja e së paparashikueshme.

25/10/2010

Salvatore Natoli

 

Ky shkrim i shkurtër është një ripërpunim i bërë në mënyre diskrete me fjalët e mia dhe bazuar mbi konceptet bazë te Prof. Salvatore Natolit, të leksionit të mbajtur prej tij në Festivalin e Filozofisë në Modena.
S.Natoli është  një nga figurat më të rëndësishme të filozofisë  bashkohore. Vëzhgues i kujdeshem i  marrdhënieve të ndryshme që  kanë  zënë  rrënjë në  shoqerinë  e sotme ai e ka përqëndruar  filozofinë  e tij mbi kuptimin e hyjnores në  epokën e teknikës dhe mbi mundësinë  e një etike bashkohore në  gjendje të  ballafaqohet me raportin mes lumturisë  dhe virtytit,  me aspektet e trupit ( si një  organ kompleks që  mbart në  vetë vetë menyra të  ndryshme sjelljeje si fiziologjike po ashtu dhe kulturore) dhe të  hyjnores,  sipas tij të  mbivleresuar nga racionalizmi klasik.

Ashtu sic ndodhi me Baumanin dhe S.Natoli e nis hulumtimin e tij me një citim të  Senekës : “Ata që  kanë  vullnetin levizin fatin, ata që  nuk e kanë  tërhiqen zvarre prej tij”
Marrëdhënia konceptuale më e dukshme që  mund të  vihet re në  këtë  shprehje është  ajo mes asaj që  ndodh dhe mundesis që  ka njeriu për ta kapur atë që ndodh.

(more…)

Mëngjes Tetori, pak më larg ti

24/10/2010

Iman Maleki  “A girl by the window”

Nga  E.H


Vështroj ndryshe këtë mëngjes ,

shiu ka pushuar.

Në dritare dielli pëshpërime s’ka, por zë… (more…)

…me nje kurore te arte e te perflakur.

23/10/2010

nga Anima Creativa

Ishin oret e para mengjesit kur ata hyne ne ate qe deri ne keto caste ende mund te quhej dhoma ime. Ajo cka pane, sigurisht qe i tronditi. Prane dritares, ne nje nga traret e tavanit, ata shquan trupin tim i cili pluskonte ne ajer.  Nuk ishte dicka e cila tejkapercente te zakonshmen, ose me sakte ate cka ne jemi mesuar ta njohim si te tille. Ishte dicka fizikisht e mundur, ne teresine e rregullave gravitacionale te mjedisit tone jetesor. Ata pane trupin tim te valevitej, me ndihmesen e  nje litari cuditerisht te holle, per te mbajtur nje trup, sado hollak qofte ai.

(more…)

TIRANA CALLING

20/10/2010

…thellë në shpirt

19/10/2010

 

Young Girl Writing a Love Letter, 1755. Pietro Antonio Rotar

 

nga Eni

Shikomë thellë në shpirt!

Prekmi ndjenjat me duar që zgjaten!

Vështromë thellë në mendime,kuptomi ato.

Shikomë në ëndrra,kam shumë ëndrra!

Disa ndoshta edhe naïve por, aq edhe të bukura!

Shikomë në dëshira,vlojnë ato,

gati të derdhen e të marrin jetë,

megjithëse shumë prej tyre do të ngelen veç dëshira!

Vështromë thellë,thellë në sy!

Zhytu aty dhe thith gjithçka sipas mënyrës time!

Atëherë do të më kuptosh!

Zygmut Bauman: “ Fati vetjak”

15/10/2010

 

Nuk është e lehtë të degjosh emrin e nje mendimtari të tille e të rrish indiferent ndaj asaj që mund të thotë dhe pse paraprakisht ndjej se gjendja shqisore nuk më frymzon shumë besim se do jem i perqëndruar në atë që do të thotë. Të dish nuk do te thote të kuptosh.

Ndërkohë kam si një parandjenjë thellësisht intime se ajo që kam për të degjuar nuk do më bëje shumë të lumtur. Nuk e di se sa hyn tema e “dashurise” në atë të “fatit” por më besoni është krejt e lehtë ti bëjmë gjërat të futen dhe atje ku duket sikur është e pamundur të futen. Keto janë ligjet e errëta që qeverisin natyren e njerëzve të cilet duan të mposhtin epshin nëpermjet punes së rëndë. (more…)

Leonard Cohen: The killers

14/10/2010

The killers that run
the other countries
are trying to get us
to overthrow the killers
that run our own

(more…)

I’m nobody

12/10/2010

Nga Emily Dickinson


I’m nobody! Who are you?
Are you nobody, too?
Then there’s a pair of us – don’t tell!
They’d advertise – you know!

How dreary to be somebody!
How public like a frog
To tell one’s name the livelong day
To an admiring bog!


Mr. PushShteti dhe nje gote Skotch

10/10/2010

nga Loer Kume

 

“Pershendetje mik!
Sot, ne te gdhire te 20 nentorit te 2008, une, V.K. 46 vjec, drejtor drejtorie ne Ministrine e Brendeshme, sapo mbarova se shkrojturi nje letre zyrtare per gruan e femijet. E lashe mbi shtrat, sipas skemes se urdheruar.
Habi, por, tere jeta qe kam bere, ne kete ore eshte vetem nje film i pare nga larg, perspektiva e se cilit largohet ne ecje, e te afremit e mi, aketore te huaj.
Ato qe kam shkruar ne letren e lamtumires, ‘babi ju do fort’, ‘grua te dashuroj perjete’, ishin te menduara me saktesi, sepse nuk i ndjej me. Nuk me ka mbetur asnjegje perbrenda. Jam i ftohur akull, dhe… genjen kush thote qe te kalojne tere ngjarjet para syve. (more…)

Frymëmarrje

09/10/2010

Nga  E.H

Ndër netë të ftohta e të zbrazura
kam ngrohur shpirtin që të mos vdesë nën dritën e hënës
së shurdhër,
të verbër,
deri në mos ekzistencë.

Ndër mëngjese të ngrohta e të gjalla
amplitudat emocionale kanë zgjuar horizonte të vdekura
pa ulërima…
duke mbytur zërat .

Ndër rrugë të gjata, të pandricuara
kam shkelur etjen e ditëve që ulërin së brendshmi
pa mëshirë,
me pyetje,
pa përgjigje.

Në vargje të zbehta e të ngrysura
heshtjen time kam thyer me dashje.
Të zhduk britmat që ethshëm godasin,
jam perpjekur deri në agime ngjyrë gri
Për pak ajër…
duke dashuruar jetën
deri në dhembje.

DORA E DJATHTË

07/10/2010

Nuk e kisha menduar ndonjëherë se, një ditë, do shkruaja vërtet. Që të shkruash duhet të lexosh dhe unë nuk mendoja se një ditë do kisha guximin e duhur të prekja një libër me dorë. As që mund ta imagjinoja se, një ditë, unë do mund të shfletoja fletët e një libri, se do mund ta lexoja; se një ditë do i shikoja librat për atë që ishin në të vërtetë: libra. Por kjo ndodhte përpara se të zbuloja dorën time të djathtë.

(more…)

Peisazh i një mendjeje të mjegullt

06/10/2010

Dera trokiti dy herë, më pas nuk u ndje per ca sekonda. Askush nuk u pergjigj. Trokiti sërish. U hap.
“Po ti… pse qenke bërë kështu? “, pyeti e ëma.
Ajo qe kthyer. Dukej që kishte qëndruar shumë nën shi. Flokët i binin nëpër  sy e i preknin shpatullat e mbledhura natyrshëm prej të ftohtit. (more…)

Sfidat e fituara të Teodor Kekos

05/10/2010

nga Bardhyl Londo 

Në kujtim të shkrimtarit, në vjetorin e vdekjes.

Dori ishte nga ata njerëz që i ndjente thellë gozhdët e ngulura mbi kyçet dhe muskujt e tij. Megjithatë ai ishte shumë i bukur dhe unik në kryqëzimin e tij, mbi kryqin e përgjakur. Sfida e tij kishte me të vërtetë diçka të jashtëzakonshme (more…)

La Fame di Camilla

03/10/2010

“La fame di Camilla” është një grup i ri, i krijuar në vitin 2007.
Në repertorin e këtij grupi gjenden këngë që entuziazmojnë publikun dhe që kanë bindur edhe kritikët e muzikës. Përveç këngëve në gjuhën italiane, ky grup interpreton edhe disa këngë në gjuhën shqipe, me tekst dhe muzikë nga krijuesi i këtij grupi, Ermal Meta.
Tekstet dhe linja melodike e këngëve të këtij grupi, të sjellin ndërmend kantautorë të njohur, por që vijnë njëkohësisht me një origjinalitet që të emocionon.

(more…)

Song

02/10/2010

poezi nga E.A.Poe

 

Një grup shokësh dhe shoqesh, ndjekës të pasionuar të këtij blogu, në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, kanë përkthyer këtë poezi të Edgar Allan Poe-së.
Nga të gjitha versionet e arritura, po ju dërgojmë ato tre që na pëlqyen më tepër; njëra në versionin e shqipes letrare, njëra në versionin verior dhe një e tretë e përshtatur për t’u kënduar si këngë labe. (more…)

Trokitje

01/10/2010

nga Zija Cela

 

 

Isha njëzet vjeç dhe pyeta: “Kur do ta njoh?”

Në njëzetë e pesë thashë: “Kur ta kem njohur, do të jemi gjithmonë bashkë”.

U bëra tridhjetë dhe ne ishim bashkë. Në tridhjetë e pesë ishim përsëri bashkë.

Po mbushja dyzetë kur bëmë udhëtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtëm, por kthimi ishte njëlloj si prej botës së përtejme: Njëri prej nesh u tjetërsua aq shumë, sa e humbi toruan edhe tjetri. (more…)