Archive for April, 2010

Ca statistika.

30/04/2010

Ca statistika me artikujt më të lexuar të Tirana Calling.

(more…)

Pritje

29/04/2010

nga Arti Lushi

Kruarjet e shpeshta që kam prej dregëzave të kokës s’kanë të sosur. Meqë lapsi nuk e kreu dhe aq mirë këtë punë, tash kam marrë celësat e shtëpisë dhe po vazhdoj të kruaj, si pjesën e përparme, po ashtu edhe atë anësore gjer në rrëze të veshit. Thellë dhe vrazhdë, kështu e do qelbësira. Dy banjo rresht dhe ende s’kam gjetur rehat. (more…)

Ka shumë këngë që na shoqërojnë në jetë

29/04/2010

përkthyer nga Xixellonja

“ Ka shumë këngë që na shoqërojnë në jetë, por janë të pakta ato që të detyrojnë të ndezësh një cigare, ta thithësh gjatë, është si të mbyllësh një plagë me një teh, të mbushësh një boshllëk në kraharor.

(more…)

Ëndërr e gjelbër

28/04/2010

nga Alba Halilaj

Jam njeriu i rrugës së madhe.

Do të më gjeni gjithmone aty, duke vrapuar i zbathur, me rroba të grisura, me erën e tërbuar nëpër flokë, me mendjen e zbrazët, me valixhe të mëdha mbushur me endrra. (more…)

Reflekset

27/04/2010

fragment nga novela Reflekset, Teodor Keko

 

” Eshtë një natë janari. Unë sonte të pashë në ëndërr pas kaq kohësh. M’u fute në shtrat, më puthe, më mbajte në duar, si atëherë, atë fillim shtatori në plazh. Unë të dua! Gëzohem që për ty njerëzit kanë një opinion të mirë, pikëllohem që ti nuk je fejuar ende. (more…)

Down Rock Prill

25/04/2010

Butterfly Explosion

  1. Art Czars (Japandroids)
  2. The Pharmacy (Bettie Serveert)
  3. After You’re Gone (Len Price 3)
  4. Tin Man (Future Islands)
  5. Closer (Butterfly Explosion)
  6. Born Under a Bad Sign (Moneybrother)
  7. Zeppelin (Jen Wood)
  8. Self Preservation (AM)
  9. Castles And Tassels (Adam Green)
  10. Giving Birth To Imagined Saviors (Red Sparowes)
  11. Bowery (Bill Callahan)
  12. Stranded (Sambassadeur)
  13. Electrocution (Nada Surf)
  14. Your Hands (Together) (New Pornographers)
  15. Even Heroes Have To Die (Ted Leo And The Pharmacists)
  16. Toxic (Or, The Whale)
  17. You’re Already Gone (Dig)
  18. Oh, the Divorces (Tracey Thorn)
  19. Safe And Sound (Electric President)
  20. Makes Me Happy (Undersea Poem)

Virtual Dia-logues – Nuk shkon –

24/04/2010

Virtual dialogues

Ndodh që dikush, ndonëse veç një zë virtual (fjalë mbi një ekran, falë teknologjisë bashkëkohore që ka materializuar ” l’ etere”, shenjë e dëshirës dhe vullneti të një njeriu që nuk njohim personalisht), të të frymëzojë. Dhe ti ulesh, gishtërinjtë e tu luajnë një “pjesë” të panjohur për ty mbi një tastierë dixhitale. Në fund, pa e lexuar edhe veç njëherë ti klikon “Pubblica” dhe atë “pjesë” e lexojnë të tjerë, po aq virtual sa dhe burimi i frymëzimit tënd. Kjo është një anekdotë, e cila ka dy personazhe: mua dhe Darien Levanin. Çfarë ndjek është fruti modest i një miqësie virtuale…..

(more…)

ECCE HOMO – Si bëhet njeriu ai që është

23/04/2010

 

nga  Friedrich Nietzsche

Parathënie

1.

Duke parashikuar se do të më duhet që, brenda një kohe të shkurtër, t’i paraqes njerëzimit me kërkesën e tij gjërat më të vështira që janë kërkuar ndonjëherë, më duket e domosdoshme të them se kush jam unë. Në fund të fundit, kjo duhet të dihet sepse unë nuk e kam lënë veten “pa dëshmi”. (more…)

Femra të dënuara

22/04/2010

nga Charles Pierre Baudelaire

Ato, si ajo grigja që shtrirë mbi rërë rri menduar,
U hedhin horizonteve të deteve shikime të dridhura,
Këmbët duke dashur t’i prekin, duart duke i afruar
Mes ligështimeve të ëmbla e rrënqethjeve të hidhura.

(more…)

Shkrimtari (pjesa II)

21/04/2010

Saramago (pjesa II): ” Kujtesa e popujve nuk zgjat. Ajo qё ka peshё ёshtё kujtesa individuale

 

Si ndihet dikush qё ka gjetur stilin e tij nё tё shkruar?

Çasti kur zbulon “zёrin” tёnd ёshtё takimi me veten tёnde. Qё prej atij çasti, ёshtё e mundur qё vepra mos tё ketё vlerё por tё paktёn ёshtё origjinale, nё kuptimin qё unё jam ajo qё shkruaj. Arsyeja pёrse pёlqehet njё shkrimtar nga lexuesi ёshtё pyetje qё i duhet drejtuar lexuesit dhe jo shkrimtarit: “Pse ju pёlqen shkrimtari? Pёr tematikёn e tij? Pёr mёnyrёn si i shtjellon ngjarjet? Pёr karakterin qё na shpalos nёpёrmjet veprave? Pёr çfarё nga tё gjitha kёto?” (more…)

Shkarko Arti magjik i dorës së djathtë (00Genti)

20/04/2010

Më në fund edhe 00 Genti e bëri. Mbasi na e pati premtuar për shumë kohë shkarkim falas të albumit të tij të parë, Arti magjik i dorës së djathtë, që sot ky albumi është komplet i shkarkueshëm.

Recensioni i Tirana Calling për AMDD
Lidhja për ta shkarkuar
Video në  youtube të 00Gentit.

“Në vend të fabulave”

19/04/2010

nga Skënder Kollcaku

Valdo Xhefers, një i ri i dashuruar marrëzisht pas së dashurës së tij (që nga kohët e shkollës fillore) Marsha Bronson, është përfshirë në një marrëdhenie dashurie në distancë me këtë të fundit.
Pasi mbarojnë gjimnazin, Valdo rikthehet në shtëpine e tij të fëmijërisë, në Pensilvani.
Bëhet shpejt paranojak dhe brënda dy muajsh dyshon se Marsha e tradhëton dhe nuk do e mbante premtimin qe i kishte bërë: ta dashuronte përgjithmone. Si nëpër fabula…

(more…)

Zonja e Kaninës

15/04/2010

Kanina

nga L. Gërveshi

Kanina, kjo trevë me një bukuri përrallore, kjo fortesë e luftrave të të gjitha kohëve, qëndresë e principatave shqiptare, ka pasur edhe një princeshë, Rexhinën (Rugjina). Ajo vjen deri në ditët e sotme përmes legjendave, këngëve që i ka thurrur populli, dhe emri i saj është skalitur në një krua, çezmë, mal, rrugë… Nga literatura e shfletuar,  tregojne se Kanina iu dha fisit te Bashajve si prikë, bashke me qytetin e Vlorës dhe të Beratit. Kjo familje e madhe ia dhuroi Rexhinës, princeshës së Kaninës e të Vlorës. Jo vetëm historianët, por edhe kalinjotët e sotëm tregojnë një histori shumë interesante, që lidhet me qëndresën e kësaj princeshe në vitin 1417, kur u pushtua Vlora dhe Kanina. Kronistët e kohës, turq dhe vendas, flasin për luftime të ashpra, që ajo nuk mundi t’i përballojë deri në fund. Por, nuk u dorëzua. Rexhina, sëbashku me 400 besnikë të saj, bëri qëndresën e fundit në kalanë e Gjon Pocarit dhe vendosi që të largohet. Ajo urdhëroi besnikët që t’i mbushnin kuvertën e anijes me dhe nga Himara. Me atë dhe të tokës së saj, ajo la amanetin që ta mbulonin kur të vdiste. Dhe vërtet ashtu u bë.

(more…)

Re Puplore

12/04/2010

 

nga Loer Kume

Jam një Re Puplore që fluturoj diku aty,sipër ëndërrave tokësore.
Rrezet e agimit tim të sotëm janë kretase, ato të mbrëmjes ndoshta kiliane, o mbase armene.
Nuk dihet ku jam krijuar. Nuk dihet ku do shkrihem e zhytem. Mjafton të çoni kokën lart në qiell e më shihni mua, një notë e lartë, akute kitare që tretet larg veshit… larg, afër, të bardhë, pa cepa, sa bukur, sa lart… (more…)

Shkoni drejt e në ferr çuna…

10/04/2010

The only band that matters

botuar te Gazeta

Nëse ka ekzistuar ndonjëherë ideja dhe ideali i botës së përmirësueshme me akorde muzikorë, e gjithë kjo ide në vitet 70 ka vdekur bashke me Hendrix, Joplin, Brian Jones, me festivalin e Woodstock a me Kennedy. Ndërkohë  lufta në Vietnam vazhdon e në vitet e ardhshme të gjithë ata që besonin se mund ta ndalnin do bëjnë mea culpa para tv-së në emisionet e të shtunës në darkë ( përveç Dylan & Cash ).  Beatles janë ndarë, R.Stones firmosin kontrata me shumë zero, shtëpitë diskografike ndërhyjnë gjithmonë e më shumë në albume ndërsa në Amerike qeveris një ndër presidentët më të këqin që mbahet mend ndonjëherë. Ëndrra e muzikës rock në fakt që në fillimet e viteve 70 ka vdekur, është një farë i sëmuri Bosfori, adoleshentet kthehen në shtëpi e lulet vyshken, muzika lë politikën për tu bërë përsëri thjesht muzikë. Të vetmit që vazhdojnë në rrugën e  tyre janë njerëz si Joan Baez e Pete Seeger. E megjithatë, i gjithë ky dështim nuk është formalizuar akoma.

(more…)

Më di a nuk më di

08/04/2010

nga Mitrush Kuteli

Më di a nuk më di se qaj,
më di a nuk më di se vuaj
në orët e thella të natës,
kur ngrihem i çmëndur të shkruaj
me gjakun e zemrës të shkruaj.

Më di a nuk më di se agimet
më gjejnë pa gjumë në shtrat,
me shpirt të shkretuar nga dhembja,
e dhimbshëm i pres perëndimet,
me ankth i pres perëndimet.

Më di a nuk më di se sot
u drodha kur pashë pranverën, (vjeshtën)
që zbriste me flladet e prillit (tetorit),
e ëmbël siç ishte qëmot,
e hidhur siç ishte qëmot.

Më di a nuk më di se vuaj
në orët e thella të natës,
ku ndjehem nga jeta i huaj,
nga vëndi i lemjes i huaj.

Më di a nuk më di….

Diaframma

06/04/2010

Federico Fiumani

Diaframma janë një grup italian që pashe për së gjalli para ca ditësh. Vendi ku këndojnë është i vogël dhe i errët por ka një akustikë te mahnitshme. Koncerti duhet të fillojë në ora 22.30 por në ora 23.00 nuk është hapur akoma. Në karrierën time disa vjeçare në muzikë mendoj se kam parë një, ndoshta dy koncerte që kanë filluar në orar. Ca probleme nuk janë vetëm shqiptare!

(more…)

Thertorja 5 i Kurt Vonnegut Jr

05/04/2010

Librat vërtet të mëdhenj kanë një gjë të përbashkët : e rregjistrojnë ndodhinë dhe e ruajnë mes tyre. Mund ta rihapësh edhe mbas shumë shekujsh e ngjarja do ndodhi sikur koha s’ka kaluar.

Thertorja 5 është një libër i tillë!

Dresden është një qytet në Gjermani, sot përmban rreth gjysëm milion banorë. Është qyteti i parë i rrafshuar komplet nga aleatët gjatë luftës së dyte botërore.

Nuk kishte ndonjë gjë të madhe në Dresden, as nazist as ushtri as SS. Kishte 1) industri armësh por kjo nuk u bombardua dhe 2) trena plot me njerëz. Aleatët mendonin se ishin ushtarë që niseshin drejt Rusisë por në fakt ishin civile që vinin në Dresden për tu shpëtuar bombardimeve duke qënë se ishte qyteti me i sigurt gjerman.

(more…)

Prilli në Tirana Calling

01/04/2010

Gëzuar 1 prillin të gjithëve, në radhe të parë. Atyre që  gënjehen e atyre që gënjejmë.

Kinema :

vetëm para pak ditësh më shkruajnë shumë miq që më pyesin nëse jam i gëzuar që The Hurt Locker ka marrë gjashtë çmime Oscar. Ma pyesin meqë që në Nëntor a Dhjetor pata shkruar për këtë film e me sa kam pasur mundësi ( ku me forcë e ku me dhune ) kam detyruar shumë njerëz ta shohin.

(more…)