Archive for December, 2010

Më të lexuarit… ( jo detyrimisht më të mirët )

29/12/2010

 

Kush jemi More stats 1.385
Këngë te reja për shkarkim – Mars 2009 More stats 1.135
Rock Albania TOP 100 More stats 941
Tri legjenda More stats 929
Rrapo Hekali dhe kryengrija e Mallakastrës e vitit 1847 More stats 920
Forever 27 club More stats 786
Shihemi… ( ose, Ja pse e meritoni Ardit Gjebrea-n ) More stats 759
Ty More stats 741
Të ndalohet puthja! More stats 662
10 filmat aksion me te bukur sipas IMDB More stats 653
Si kolapsoi gjuha shqipe More stats 631
Lutja e Shkrimtarit More stats 615
Shkarko librin Vrasësi i qymyrit More stats 613
Patetikja te “1984” e te “I huaji” More stats 609
Moonlight drive More stats 606
Der Albaner – Shqiptari More stats 574
Të nesërmen More stats 573
Juliana Pasha kundër Sam Sparro : gjej ndryshimin More stats 554
U.n.ë e u.r.r.e.j P.o.r.t.o.k.a.l.l.i. – n.ë More stats 551
Hej Ti! More stats 547
Poetet bëjnë dashuri ndryshe nga ne More stats 543
Advertisements

Kohë për të vrarë

28/12/2010

nga Arlinda Guma

Po bëhet vonë,
më duhet të të vras tani,
qyteti meit, përgjon pas dritareve,
fjalët e fundit…

(more…)

Mëndimtari

27/12/2010
 
nga Boris Vian
rktheu në shqip  Urim Nerguti

 

I

Ditën e njëmbëdhjetë pranverave, djali i vogël Urodonal Carrier pa befas ekzistencën e Zotit: në fakt, Hyjnia i zbuloi papritur gjendjen e tij prej mendimtari dhe po të kemi parasysh se deri në atë pikë, ai ishte shquar si idiot në gjithçka, e kemi të vështirë të besojmë se Perëndia nuk kishte gisht në këtë shndërrim kaq të papritur.

Banorët e La-Houspignole-sur-Côtés do të më kundërshtojnë padyshim, me atë keqbesimin që e kanë veti të tyren, duke më folur për atë rënien me kokë të vogëlushit Urodonal, një natë më parë, dhe për nëntë nallanet e dhëna falas, në mëngjesin e ditëlindjes, nga xhaxhai i vet i mirë, i kapur në befasi duke vështruar nga mjaft afër nëse shërbëtorja i kishte ndërruar çarçafët për çdo tre javë siç ia kërkonte i ati. Por kjo qytezë është plot me ateistë, të qetësuar në mëkatin e tyre nga ligjërimet fajtore të një mësuesi të shkollës së vjetër, dhe prifti dehet tapë për çdo të shtunë, gjë kjo që i jep më pak peshë fjalës së tij të shenjtë. Megjithatë, nëse nuk jemi mësuar me këtë, nuk bëhemi dot mendimtar pa qenë të tunduar për t’ia mveshur përgjegjësinë një Forcë Eprore, dhe më e mira në këtë rast ishte që të falenderohej Zoti. (more…)

Nana- Zoja e bekueme

26/12/2010

nga Dritan Mesuli

 

Ti je
të tana përkedheljet,
të dukshmet e të padukshmet!
 
Ti je
të tana vështrimet,
të pame e të papame! (more…)

5 këngë për festat – So this is Christmas –

25/12/2010

Bad Santa

nga Darien:
The Pogues and Kirsty MacColl, Fairtale of New York
Në mos më e bukura, ajo më e prekshmja. Një prostitutë dhe një i pashtëpi që takohen gati rastësisht në rrugën me deborë. You´re a bum, you´re a punk, You´re an old slut on junk…Happy Christmas your arse I pray god it´s our last.

(more…)

i embel, i dehur, shurdhues, i pavend

24/12/2010

nga Alfred Bushi

Ishte hera e pare qe vija kembe ne Akademine e arteve. Me sakte ishte
hera e pare qe hyja ne nje akademi artesh e per me teper artesh te
bukura.

(more…)

Paradoksi i Bibliotekës Kombëtare

23/12/2010

Kontradikta e Bibliotekës Kombëtare në Tirane është, në radhë të pare, serioze. Në radhe të dyte është një paradoks që mua e disa miqve na ka ngrenë shume kohë. Natyrisht, nuk kemi arritur asnjë rezultat.

Problemi shtrohet kështu :

1-Roja i Bibliotekës Kombëtare ka urdhrin të lërë të hyjnë vetëm ata njerëz që kanë teserën me vete.

2-Tesera për të hyre në Bibliotekën Kombëtare bëhet vetëm brenda Bibliotekës Kombëtare.

3-Roja nuk të lë të futesh edhe nëse ti i thua qe dëshiron të besh teserën.

(more…)

Dy tre gjëra për muzikën shqiptare

21/12/2010

Meqë mi kërkuan miqtë e Peshkut për fundvitin/fund dekadën, mund ti gjeni këtu

Gruaja më e bukur e qytetit

21/12/2010
Nga Charles Bukowski
Përktheu në shqip Sokol Çunga

Cass-i ishte më e vogla dhe më e bukura nga pesë motrat. Cass-i ishte gruaja më e bukur e qytetit. Gjysëm indiane, me trup të zhdërvjellët dhe të pazakontë, një trup gjarpërush dhe përvëlues, me sy që përputheshin në mënyrë të përsosur me të. Cass-i ishte zjarr i lëngësht në lëvizje. Dukej si një shpirt i burgosur brenda një forme që nuk e nxinte dot. Flokët i kishte të zinj, si mëndafsh dhe përdridheshin sa andej-këndej, siç përdridhej dhe trupi i saj. Zakonisht humorin e kishte ose shumë të mirë, ose shumë të keq. Nuk kishte gjendje të ndërmjetme për Cass-in. Thoshin se ishte e çmendur. Vetëm torollakët e thoshin këtë. Torollakët s’kishin për ta kuptuar kurrë Cass-in. Për burrat ajo ishte thjesht një makinë seksi dhe nuk shqetësoheshin në ishte e çmendur apo jo. Dhe Cass-i vallëzonte dhe flirtonte, puthte burrat, por veç për një çast a dy, sepse kur vinte puna për t’ia hedhur Cass-it, Cass-i kishte gjetur një mënyrë për të rrëshqitur, duke i shmangur burrat. (more…)

Era

19/12/2010

 

nga Dritëro Agolli

 

Në erë pemët rrijnë pranë e afrojnë krahët,
në erë pemët kërkojnë mes tyre ngrohtësi.
Po ne të dy?
Ne jemi kaq të largët!
C’ erë mund të na afrojë nuk e di…

kORÇA – e saktë –

18/12/2010

Kliko për të parë trailer…

Kliko për të parë videon…

PW : lengo

Dokumentar nga Borin Leka & Benet Nelku

Edhe rrugët e gjata, edhe komunistet jo komunist, edhe Shqipëria jashtë Tirana/Rinas, edhe ajo përshtypje që koha ka ndalur e ka ndalur edhe njerëzit, edhe përçmimi si reagim i parë, edhe një farë përshtypje që ajo qe po sheh është e vërtete, edhe edhe edhe…

Edhe të harrosh që ajo po shikon është një proces – kanë bërë udhe, kanë pirë kafe e birra, kanë filmuar, kane montuar e kane prerë – por ta mendosh si një dritare e drejtpërdrejte me realitetin, një dritare e zezë…

Meditime

17/12/2010

Nga Alket Bushi

Gjykime “objektive”

Kur një njeri përpiqet të gjykojë veten, një njeri tjetër, një objekt apo një fenomen çfarëdo sa më objektivisht që mundet, ndodh që ai ndër versionet që i vijnë ndërmend priret “të zgjedhë” si gjykimin më të saktë atë që atij i duket më i ndërlikuari, atë që e ka arritur më vështirë, apo mendimin që përmban risinë më të madhe. Më qartë: entuziasmi i një gjykimi relativisht inteligjent, forma e tij, leverdia e gjykimit në raport me egon e gjykuesit, vetëkënaqësia e të nisurit nga “objektiviteti”, rëndojnë mbi analizën “e ftohtë” të fakteve që gjykuesi merr për shqyrtim. E ç’mund të thuhet pastaj për të gjithë gjykuesit që as që duan t’ia dinë për “objektivitetin”?

(more…)

përtej fjalëve

16/12/2010

Salvador Dalì, The Signal of Anguish, 1934

Blu

16/12/2010

Ora 22.30

Dritat u fikën sonte. Jashtë bën ftohtë e unë jam në dhomën time. Kam ndezur një qiri. Jo se kam frikë nga errësira, por që të mos ndihem vetëm.Vendosa të shkruaj diçka pasi ka kohë që nuk e bëj. Shkrova dy tre rreshta dhe e grisa letrën se mu dukën boshe. Shi nuk po bie më. Bën ftohtë. Sot nuk fola me prindërit. Nuk doja t’i merrja në telefon. Isha me humor gri , doja të rrija vetëm e të mos flisja me njeri. Pastaj duke qënë se unë jam njeri që mërzitem shpejt, pse duhet që ata të përjetojnë lajthitjet e mia momentale? Mua më ka mjaftuar vetja gjithnjë. Asnjëherë s’kam ndjerë ndonjë nevojë të madhe për prani njerëzish, por prindërit janë prindër . (more…)

Vallëzues, Klube, Fëmijë e Kafshë

15/12/2010

nga Loer Kume

Shiu i imët dhe krejt i dashur i darkës binte e lagte flokët e saj që kurrë s’ mbante çadër. Në rresht për një duke kaluar trotuarit të mjaftueshëm për një kalimtar mu në zemër të mbretërisë së njerëzve “In” të Tiranës, e tërë vendit tonë krenar.
Hajde, nxitoni pra, po na presin!
Po mirë pse të nxitojmë? Ne jemi jashtë, ata brenda janë, ngrohtë… (more…)

Humbëm edhe këtë mbrëmje

14/12/2010

nga Pablo Neruda

E humbëm edhe këtë mbrëmje.
Askush nuk na pa të zënë për dore,
kur muzgu i kaltër binte mbi botë.

Nga dritarja unë pash’
lodrimin e perëndimit mbi kodrat e largëta. (more…)

Dyqani i lodrave

13/12/2010

Nga  Ephraïm Mikhaël (1885)

Përktheu në shqip  Urim Nerguti


Nuk më kujtohet më as koha, as vendi, as nëse ishte në ëndërr… Ca burra dhe gra shkonin dhe vinin mbi një bulevard të gjatë dhe të trishtë ; dhe unë bëja ecejake mes kësaj turme, një turmë e pasur, nga ku çliroheshin parfume femrash. Dhe pavarësisht shkëlqimit të butë të peliçeve dhe gëzofëve që më fërkonin, pavarësisht buzëqeshjeve të kuqe të buzëve të freskëta, të shquara nën vellot e holla, më kapi një mërzi e turbullt ndërsa shihja, majtas, djathtas, shëtitësit monotonë tek zhvendoseshin ngadalë. (more…)

Mramje gushti

12/12/2010

nga Dritan Mesuli

Mace që shtricet përtueshëm e unshëm
mramja.
Do lule,
lanë pa mëshirë në kthetrat e heshtuna të etjes,
më shohin në dritë të synit.
E harrueme balada e ujit
puthet me vapën që kompozuan yjet e rrëzuem parmramë,
tan natën. (more…)

Një ditë e ka dhe korbi

11/12/2010

Nga Martin Camaj

Erdhi një korb te dheu i butë nën shkrepa,
ai s’dinte me ndjekun vallet e pllumbave
palë e palë nën hijen e ullive.
E u ruente mos me lshuemun za
mes gazullimit të përgjithshëm
për mos prishë
ritmin e flatrave ndër valle.
Kur te e vona pllumbat kthyen në banesa,
e ndieu vehten korbi pllumb në shpirt.

Presenze – Përtej kopshtit pjesa 2

10/12/2010

nga Folja

“Presenze” është një vepër paksa komplekse për nga mesazhi që përcjell po ashtu dhe për nga pasojat që sjell tëk ai që e lexon. është gati  një prove durimi, një sprove prej se ciles mezi pret të dalesh. është një masaker në mase, për të përdorur një eufemizem a cfare quhet, kunder neuroneve  të pafuqishem për tu mbrojtur. Ky roman përmban cfarea ka me tragjike në botën e sotme, në botën e mbizotrimit të masmediave.

Pra siç thashe dhe në hyrje, kjo vepër është një nderthurje gati përfekte mes përshkrimit ne dukje mëndjelehtë të gjëndjeve të ndryshme njërezore dhe parashikimit të asaj cfare u pret  si përsonazheve të romanit ashtu dhe fantazise se atyre që e lexojnë.

(more…)