Posts Tagged ‘proze ne shqip’

Rrugët e përhimta të mëngjesit

01/01/2014

Nga: Dorian Isai

Përballë teje ndodhet një pellg i kthjellët e i paster si pritja e syrit të virgjereshës së dashuruar dhe bri tij fle një pemëz e brishtë, e rrëzuar prej fëmijërisë që nga agime të hershme, që nga koha kur heronjte kishin gjak të kuq dhe rrënjët e saj thithnin jetën e ciklopëve të mitollogjisë. (more…)

Advertisements

Skica e jugut

01/01/2014

“Land Meets Sea,”, David Beale.

Nga: Loer Kume

Mëngjesi i erës, erës së marrë marrë shkund fieret e shelgjet. E të zhvesh krejtësisht në një lakuriqësi të ndjerë e ngre dallgë të bardha mbi sipërfaqen e blusë së thellë.
Menjëherë si me urdhër era zhduket, dallgët zhduken në një pezulli të shkëlqyer e lëmuar argjendi. (more…)

Rrugë e gjatë për në civilizim

14/10/2013

Nga: Dorian Isai

Qyteti im i fëmijërisë  dhe adoleshences së hershme gjëndet në grykë të disa kodrave kokërrjepura.Ta shohësh nga lart besoj se jep përshtypjen e një kocke që i ka ngelur në grykë një qeni me nofullat e shqyera nga sforcimi për ta shkërrmoqur atë dhe ky mundim e ka (more…)

Fshehtësi

30/08/2013

Nga: Mariola Kapidani

Të fshehtat janë si gënjeshtrat. Diçka lënë pa thënë, hedhin një qilim të errët mbi dyshemenë e rrafshët dhe e bardha humbet. Teksa ecën aty në errësirën e një pëlhure të panjohur, mbulohesh e tëra për të mos lënë asnjë grimcë të dukshme. Gënjeshtra, të pa vërteta e heshtje, për tu fshehur nga gjithçka që ka nisur të jetojë veçse brenda teje. (more…)

Mesazhi i mikut

12/03/2013

Figure painting, small oil on canvas, male figure. Man Reclining on Sofa. by Lynn Hutchins Haney Oil ~ 9 x 12

Nga Renato Kalemi

Mëngjeset e mia janë gjithmonë të vështira. Ca pse përtoj të ngrihem nga shtrati, e ca pse më mungon arsyeja për t’u ngritur. Si i papunë që jam, më pëlqen të vërdallosem gjithë ditën në shtëpi, pa bërë gjë prej gjëje. (more…)

Contratiempo

16/10/2012

Nga Flurans Ilia

CONTRATIEMPO

“You are jung and life is long, and there is time to kill today. And then one day you find, Ten years have got behind you. No one told you when to run, You missed the starting gun.”  Pink Floyd

“I ulur në bythë”… Më kujtohet shpesh kjo shprehje e pleqve të vendit tim. Kjo frazë më grishte kureshtjen kur isha i vogël. Mendoja se, qysh kur thua “i ulur”, nënkuptohet që do ishnje “në bythë”, sepse me vertikale nuk do qëndroje (more…)

“Ajo” dhe “ajo”(III)

26/07/2011

Nga Dorina B.

Ajo : Më qëlluan dy herë…
ajo: Kush?
Ajo : Fillove sërish me pyetjet. Ti i di përgjigjet.Po flet sërish ti.
ajo: Me raste më duhet të flas dhe unë.Erdha sërish. Kohët e fundit nuk rrimë dot larg. E ke vënë re?
Ajo: …dhe kjo nuk është shenjë e mirë.
ajo: Sigurisht që jo, e kemi thënë tashmë.
Ajo: Mos rri gjatë kësaj rradhe, të lutem! (more…)

Dasein

18/07/2011

Nga Arti Lushi

Mendova se i kisha lare te gjitha borxhet, edhe me te ardhmen. Cudi. I ngujuar ne ate situate irreale, nuk me interesonte me kurrgje, as fati im. Une, qenia e mjerueshme, pikerisht ato caste, po ndjeja. Njoha, per te paren here, nje mik per koke. Piva nga paketa dhe nga flora e tij e botekuptimit. Ishte babaxhan. Te tjeret qene kujdesur qe ne ate dhome te erret, aroma e bukes se thekur dhe disa kenge me tinguj te drunjte te me rizgjonin impulset pozitive te jetes duke e bere ate me te vyer se kurre me pare. Teknike e poshter per ta detyruar dike te rrefehet. Por une qendrova i forte, nuk hapa goje. Fundja, do merrja ne qafe te tjere bij nenash qe as i njihja, as me njihnin. Me dhimbseshin teksa i perfytyroja edhe ata te zhytur ne kujtimet e tyre te femijerise nga ndonje element specifik, tjetersoj nga buka ime e thekur. Komploti, sa me i paqene te jete, aq me shume ka nevoje per viktima konkrete. (more…)

Një aventurë londineze

24/05/2011

nga  Virginia Woolf

përktheu Rudina Dahri


Askush mbase nuk ka ndjerë ndonjë pasion për një laps. Por ka rrethana në të cilat mund të bëhet e dëshirueshme ta zotërosh një të tillë; momente kur dëshiron të kesh një objekt, si një përligjie për të ecur përmes Londrës midis çajit dhe drekës. (more…)

Dëshira të gabuara

21/05/2011

fragment nga “Mistere të padukshme”  të  Dino Buzzati

përkthyer nga Mimoza Hysa


Shpesh njerëzit përpiqen të arrijnë atë lumturi që me pak maturi do ta nuhasnin që në fillim se është e paarritshme. Ja tre shembuj.

Trusi

Në atë vend trusi s’mund të them se ishte përjashtuar fare, sepse kjo s’do të kishte kuptim, meqenëse trusi është një nevojë jetësore, por mbahej i kontrolluar e i rezervuar si të ishte një rrezik për shoqërinë. Për të trusuar duhej të plotësoje disa kushte të caktuara: të kishe një moshë të përcaktuar, të nxierrje lejen qeveritare, etj., ndërsa disa lloje trusesh ishin rreptësisht të ndaluara, si krime. Për këtë trusi dëshirohej si gjëja më e çmuar në botë. (more…)

Tredhja

01/05/2011

Nga  Arti Lushi

Njerëzit, secili për hesap të vet, verdallosen rrugëve. Dielli i verdhë derdhet mbi kryet e tyre. Gratë me erashka ndër duar dhe mendime.

Eshtë e dielë, shumë e dielë. Dëgjohen këmbanat, me ngrohtësinë e moskokëçarjes dhe tjegullës. Por asnjë fëmijë nuk të sheh syri. Pamje më fatkeqe zor se gjen. (more…)

Mrekullia

27/04/2011

Në qytet pritej të ndodhte një mrekulli. Ju nuk e dini çdo të thotë të presësh një mrekulli çdo ditë. Ndoshta gjithkush, në një moment të vështirë të jetës së tij, ka pritur të ndodhë diçka e pazakontë, por kjo ka qënë një pritje e pa bazë, krejt rastësore, madje e pa paralajmëruar. Një mënyrë për të ngushëlluar veten.

Mrekullia do të ndodhte patjetër. Nuk dihej burimi i saktë i lajmit, dihej vetëm që ishte i besueshëm. Se nga vinte e gjitha kjo besueshmëri ishte gjithashtu një mister më vete. (more…)

Think locally, fuck globally

12/04/2011

nga Loer Kume

(Esse në kërkim të kohës së re)

Etni. Fe. Kombësi. Origjinë. Përkatësi. Patriotizëm. Duartrokisni!!!

Përballë në këndin tjetër kemi qarqe silici, avionë që thyejnë barrierën e zërit, nanoteknologji, robotikë, Grafen, pushime low cost, holograme, ndërhyrje kirurgjikale lazer pa gjakderdhje, lajme në kohë reale, call girls.

Histori është gjithçka më vjen në mend.

Konceptet e përkatësisë janë koncepte të lashta të ngurta që bënin punë dhe ofronin një zhguall breshke deri për njeriun para-ndër-post viktorian, pra deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Ndryshimi i madh vjen në tryezë me makinerinë veturë. Pastaj avionin. Shpejtësi. Jeta e njeriut ndryshoi me rritjen e shpejtësisë. Sepse kjo temë është çështje ritmi, dhe ritmin e luan zhvillimi. (more…)

Thikë në oqean

20/03/2011

“Cassandra”, Alia E. El-Bermani

Nga Julina Canga

Si çdo mëngjes u zgjova e përhumbur. Në fillim ndjeva lehjen e disa qenve që më kishin shoqëruar të gjithë natën e blertë. Përpëlitesha në krevat…detyroja me nerv qënien që të mblidhte energjitë fizike e të mundte të kontrollonte komandën se si mund të ngrihesha. (more…)

Peisazh i një mendjeje të mjegullt

06/10/2010

Dera trokiti dy herë, më pas nuk u ndje per ca sekonda. Askush nuk u pergjigj. Trokiti sërish. U hap.
“Po ti… pse qenke bërë kështu? “, pyeti e ëma.
Ajo qe kthyer. Dukej që kishte qëndruar shumë nën shi. Flokët i binin nëpër  sy e i preknin shpatullat e mbledhura natyrshëm prej të ftohtit. (more…)

Pse jo?!

23/08/2010


nga  Arti Lushi

Sipas një spekulimi gjenial poetik, lotët që cdo njeri derdh kur vjen në jetë përbëjnë pendesën për një mëkat madhor që do të kryejë gjatë rrjedhës së viteve. Ti linde shëndosh e mirë. Duke qarë, sigurisht. Kur linde ti askush nuk solli ar, kêm dhe mirre, ndonëse kjo nuk e zbeh aspak rëndësinë që ke ne sytë e mi dhe të Zotit. U rrite me dashuri dhe qumësht panda. E lumtur. Qysh në vjeshtën e adoleshencës re në kontakt me shpirtrat e tu binjakë: me Friedrich Nietzsche, me John Lennon, me Albert Camus, me Migjenin, me Giacomo Puccini, me Freddie Mercury, me Jean-Jacques Rousseau, me Salvador Dali, me penisin elokuent të një njëzetetre vjecari, me Arthur Rimbaud, me anën time të errët. Studimet e larta vendose t’i kryesh për Drejtësi. Fill pas diplomimit katedra të ofroi pozicionin e pedagoges, por ti, përpos një mendje qiellore, kishe një bukuri rrënqethëse, shkurajuese për këdo që të rrethonte, kështu që, me vetëdije dhe largpamësi të urryeshme, pothuajse profetike, zgjodhe rrugën më të lehtë për përmbushjen e misionit më të vështirë: hyre në botën e televizionit. Formati i emisionit që moderoje ishte disi i rendomtë, gjithsesi i respektueshëm dhe transmetohej drejpërdrejtë. Me një filxhan caji përpara, të ftuarit zhvisheshin nga statusi social dhe të intervistuar nga takti dhe ngrohtësia jote rrëfenin dimensionin e tyre njerëzor. Në krye të katër muajve shikueshmëria e programit kapi majat. Ylli yt po ndrinte fort dhe frikshëm. Ditët rridhin normalisht, me ulje-ngritjet përkatëse por pa e humbur thelbin medioker. (more…)