Posts Tagged ‘migjeni’

Bonne Anee – Vit të mbarë

31/12/2012

Avenue des Champs-Élysées

nga Darien Levani

Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej përshtypje, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj feste tjetër*. Por ja që këtë vit diçka më ngacmoi.

Në radhë të parë, këtë vit vendosa të mos pranoja ftesa e as të bëja ftesa mes të njohurish. Unë gjithmonë kam preferuar ta kaloj Vitin e Ri mes miqsh sepse është Viti i Ri, e më kanë mësuar gjithmonë që s’është mirë ta kalosh vetëm. Kështu që, kush duke e kuptuar e kush duke e pa kuptuar, të gjithë,  vetëm e vetëm për të mos qënë vetëm, pranojmë ftesa nga njerëz që ndonjëherë s’janë vërtet miq vetëm për të qënë më shumë njerëz. Për të folur, për të ngritur gotat me dikë në ora 00.00. Edhe unë e kam bërë ndonjëherë, për Vit të Ri a për Krisht Lindje, me iluzionin rinor se duke qënë me të tjerë nuk do isha vetëm. Por është hipokrizi, e në një fare moshe dikush duhet të dali kundër hipokrizisë, apo jo?

(more…)

Advertisements

Nën flamujt e melankonisë

10/02/2012

nga Migjeni

 

Në vendin tonë

kudo valojnë

flamujt e një melankolie

të trishtueshme…

… dhe askush s’mund të thotë

se këtu rron

një popull që ndërton

diçka të re. (more…)

TË BIRTË E SHEKULLIT TË RI

13/10/2011

Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në “shejtnin” e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue… (more…)

Urime per 1937

31/12/2009

nga Migjeni

Shok i dashtun, une pergjithesisht nuk shkruej urime, as per Krishtlindje as per Bajram, as per ditelindje as per ndoj feste tjeter. Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotesohen nje per qind se pothuej te gjitha dalin nga hipokrizia. Bota kete e din, por njesoj vazhdon te shkrueje urime. As per Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kesaj here due te hyj ne rradhen e njerezve korrekte dhe t’u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937. (more…)

Nje novele e Migjenit

10/12/2009

Fytyrat e mjerimit

nga Mors Syphilitica

“ …buken tone perditshme falna ne sot..” – eshte titulli i njeres prej novelave  te te madhit Millosh Gjergj Nikolla. “Novele” sic quhet ne gjuhen teknike letrare.

(more…)

Kanga e qytetit të huej

30/09/2009

Migjeni, botuar më 1935

Kanga e qytetit te huej asht kanga e jetës që rrohet. E jeta rrohet, kështu thote kanga: O njeri që vjen nga dheu i huej, hiqe melankolinë, ose nostalgjinë për vendin tënd – nëse e ke, – zë vend në një skaj në kryqëzimin e udhëve dhe vre lëvizjen e tërbueme, që shkaktojnë pasionet njerzore.

-O dritat e bukura të qytetit të huej!

(more…)

Tirana Calling Pak Shkodër

20/08/2009

5heronjet

(more…)

Një letër për Migjenin!

09/07/2009

Millosh Gjergj Nikolla

Nga Dr. Perparim Kabo

Eh sa bukur do të ishte o bashkëkombësit e mi, sikur sot Migjeni ynë të ishte gati një shekullor e ti vinte radha ta përcillnim edhe ne disidentin tonë si bënë rusët para ndoca ditësh me Solzhenicinin. U mbushën 70 vjet që nga 26 gushti i 1938-s kur mbylli sytë djaloshi vigan Millosh Gjergj Nikolla. Vetëm 27 vite jetë por prej asaj mendjeje brilante rrodhën vargje dhe proza poetike që e bëjnë atë edhe sot e kësaj dite pa moshë kohore. Ai është dhe do të jetë gjithkohori i pashterueshëm, Migjeni ynë unikal i barabartë me vetën dhe që vlen si masë dhe njësi për të kualifikuar të tjerët.

(more…)