Posts Tagged ‘poezi dashurie’

Humbëm edhe këtë mbrëmje

14/12/2010

nga Pablo Neruda

E humbëm edhe këtë mbrëmje.
Askush nuk na pa të zënë për dore,
kur muzgu i kaltër binte mbi botë.

Nga dritarja unë pash’
lodrimin e perëndimit mbi kodrat e largëta. (more…)

…of a rose

02/12/2010

nga Edvin Kukunja

 

Duart gjethe, gjëmba gishtërinjtë
Mbi pëlhurë të qënies i yti kujtim

Hapësirë është gjithshka kemi
Koha, po koha,  besomë është e tillë

Është një qytet larg prej këtej
Me rrugicat dhe portin e tij u dashurova
                                                        dikur (more…)

Ti imja dëshirë

30/09/2010

poezi nga Alma Papamihali

Oh ti, ti imja dëshirë,
anije përmbytur në det humnere
pa lëshuar ende rrënjë nën tokë…
Udhën e sipërfaqes munde të prekësh
dhe të uriturës hënë t´i ngjitesh,
duke u mbajtur të miave flokë…
(more…)

Plaku, flutura, dhe ti.

18/09/2010

nga Eleato

 

Është një plak i trishtuar që shetit në ëndërrën time
heshtur mbi kalldrëmin e mpiksur dy duart lehtë i dridhen
Është një kohë e turbullt e zymtë e errët si nata
nën shiun një gjysëm loti, plakut i kujtohet dashuri ngrata.

Është një hënë e turpshme që shëtit në ëndërrën time
kryelartë hedh mantelin zhduket si nëpër vegime
Është nje stinë e frikshme që më ndrydh më sjell ankth
bashkë me atë mbasdite Gushti të harruar të lënë pas.

Është një flutur e bardhë që ndërron jetë në ëndërrën time
frikson trupin e fëmijes, pa ndjenja prej gjethes bie
Është një fytyre e ëmbël që m’afrohet në ëndërrën time
sapo mbështet koken mbi mua trëmbet, largohet e vetmja ëndërra ime.

Për ty që të dua

12/09/2010

poezi nga Koçi Petriti

 

Unë emrin tënd e zë rrallë në gojë
kjo do të thotë që në zemër e ruaj thellë
veç në ndodhtë të kthehem në rrenojë
do të dalësh si legjenda mbi një kështjellë (more…)

Mjegulli i Dashurisë

20/03/2010

nga  Dritëro Agolli

Kur ikja larg ,drejt teje vija
Kur vija afër ,ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.

As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus  ,një çmenduri
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse , i bën hi

Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E çakërdisur kuturu…
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.

Ndjenjë e pathënë

03/03/2010

nga Teodor Keko

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët ti m’i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s’i them dot hënë
s’të flas dot për mjegullën në agim. (more…)

Danga n’trup!!!

14/05/2009

Kujtime
veshun n’zi!!!
Mort pa de’ke,
korda violinash lulzue n’pluhun!!!

Lule
harru’ n’flete librash
tue u pergjum n’thamje!!!

Zogj n’kafaz
tue anrru’ flatrimin,
pupulitin syte
n’pagjumsine e deshprimit!!!

Dashurite e humuna,
Dashurite e harrume!!!