Archive for September, 2009

Kanga e qytetit të huej

30/09/2009

Migjeni, botuar më 1935

Kanga e qytetit te huej asht kanga e jetës që rrohet. E jeta rrohet, kështu thote kanga: O njeri që vjen nga dheu i huej, hiqe melankolinë, ose nostalgjinë për vendin tënd – nëse e ke, – zë vend në një skaj në kryqëzimin e udhëve dhe vre lëvizjen e tërbueme, që shkaktojnë pasionet njerzore.

-O dritat e bukura të qytetit të huej!

(more…)

Advertisements

Karkaleca deti!

29/09/2009

Nga Darien Levani


Herë pas here, kthehet në vëmendje, problemi i muzikantëve që, me përçmim, quhen “të shitur (1) “. Term i vështirë dhe delikat me të cilin akuzuesit përcaktojnë një muzikant ose një grup muzikantësh që këndojnë/luajnë për një sasi të konsiderueshme parash, këngë të cilat, në kushte të tjera, nuk do t’i këndonin apo luanin. Është i tillë pra, ai që e bën muzikën për punë a për hall.

(more…)

Edhe unë jam patriot

22/09/2009
 
nga Mitrush Kuteli, botuar më 1943

 
 
 
Nuk kam dashur të dal sheshit e ta bëj fora, po ja që e solli puna e zamani. Doli i biri i botës në gazetë edhe lëvdoi veten se është patriot kombëtar i zjarrtë dhe për mua nuk tha një fjalë! Dale, mor zotni, dale, se edhe na hamë bukë e pimë raki me meze! Edhe bile, raki të fortë, pa një pikë ujë! (more…)

Peisazhe nga Adrian Dule

21/09/2009

Kodrat e Tiranes (oil on canvas 90cmx70cm)

11

Tirana (oil on canvas 90cmx90cm)

12

(more…)

Duetto

16/09/2009

nga Vedat Kokona, Botuar më 1937

E njoh prej kohësh. Kur erdhi për të parën herë në shtëpinë t’ime ishte ende e vogël, e bardhë, si pambuku. Rinte si e huaj. Më shëkonte, e habitur, me një vështrim ku shprehej një ndjesi e butë, një dëshirë e pakuptuar. E mirnja pranë edhe e gëzonja lehtazi dyke ia shkuar dorën t’ime mbi flokët e pambukta. Nuk lëvizte dhe unë vazhdonja t’a përkëdhelnja.

(more…)

Gjyqi i hijeve

14/09/2009

nga Loer Kume

 

Isha rreth vitit të 6-të a të 7-të të jetës time prej fëmije të lirë atë natë. Dhe po bëja gjumin e detyruar që në orën 9 nga prindërit e mi edukues, që arritën vetëm të më induktonin tëmosfjeturinkurrënëorënnëntë, sëmundje e keqe, që më çorodit tërë sistemin oral, dmth të oreve ditore. (more…)

Pragnatë shiu

13/09/2009

nga Dritan Mesuli

Ka një personazh të ri në jetën e pallatit nr 23 në rrugën “Despos Sehou”.Quhet Kosta dhe s’ka dy ditë që është transferuar së bashku me familjen këtu.

Në katin e sipërm zhurma vazhdon dhe pak,pastaj dëgjohet një e trokitur e vazhdueshme që shoqërohet nga një ecejake e shqetësuar. Kjo është grua,është mendimi i parë që më përshkon trurin,më pas çdo gjë bie në heshtje. Orë e çuditshme. Asgjë nuk është zgjuar dhe jo gjithçka ka rëne të flerë,e në familjen në katin sipër meje,si duket ,ka akoma për të sistemuar.Jashtë shiu i fundprillit vazhdon të bjerë me ritmin e pandryshueshëm të rrëmbimit. Dëgjohet zvarrja e një mobiljeje dhe unë përpiqem të kuptoj se ç’mund të jetë. Kërkoj të bindem njëkohësisht se është veprimi më kot që dikush mund të bëjë në një pragnate shiu,kur s’ka më se të mbushë kohën.

(more…)

Një vit

12/09/2009

 

Dy peshq të rinj po notojnë në oqean kur shohin një më të vjetër që po u vjen përballë. “Si është uji sot?” pyet peshku i vjeter. Dy të rinjtë vazhdojnë të notojne pak te habitur e në heshtje, derisa njëri nga të dy pyet ” E çfarë dreqin është uji?”

D. F.W

( Presidenti nuk e braktis ) La Moneda

11/09/2009

shkëputur nga libri Lufta-e-ftohtë-blues

(Recituar) Punëtorë të popullit tim, dua t’ju falenderoj për besnikërinë që  keni treguar gjithmonë, që i keni dhënë besim një njeriu…

(more…)

Ju lutem më lejoni të prezantoj veten time

10/09/2009
30 monedha

30 monedha

Më shikoni e lini sytë se jam i riu shqiptar. Jam e ardhmja, përuluni, më nderoni, më masakroni, po vij. Oh po, jam shumë evropian, jam i majtë po më punon babi me një firmë private e ndonjëherë bëhem i djathtë, copë copë i kam duart, brohorit sa andej këtej se na thanë që do na japin fushë me lujt futboll.

(more…)

I huaji

08/09/2009

nga Charles Baudelaire

 

– Kë do më shumë ti, njeri enigmatik, më thuaj ? babain, nënën, motrën apo vëllain ?
– Nuk kam as baba, as nënë, as motër, as vëlla.
– Miqtë ?
– Ju po përdorni këtu një fjalë nuk ia di kuptimin deri më sot.
– Atdheun ?
– Nuk e di ku gjendet ky.
– Bukurinë ?
– Do ta doja me dëshirë, hyjneshë dhe të përjetshme.
– Arin ?
– E urrej siç ju urreni Zotin.
– Eh ! po çfarë do ti pra, i huaj i çuditshëm ?
– Dua retë… retë që kalojnë… atje… atje… retë e mrekullueshme !

Udhëtimi

07/09/2009

nga Darien Levani

 

Kam një dorë të keqe kësaj radhë, shumë kupa, çupën dhe asin maç. Asi maç është i pambrojtur. Shoh ortakun tim por nuk mund të flasim. Edhe kundërshtarët shihen por nuk flasin. Marr disa kupa. Askush nuk guxon të dali në maç derisa merr dorën ortaku im. Ngre supet dhe hedh një maç. Askush nuk kupton se çfarë po ndodh. (more…)

C’è musica e musica

05/09/2009

 

nga Umberto Eco (Espresso, 26/06/2009)

 

Ci perseguita negli aeroporti, nei bar e nei ristoranti, negli ascensori, in un orribile stile New Age negli studi medici, nei suoni dei telefonini che sui treni a ogni istante suonano. (more…)

Dhjetë filmat thriller më të mirë sipas IMDB

04/09/2009
1. 9,1 The Godfather (1972) 363.719
2. 9,0 The Godfather: Part II (1974) 212.658
3. 8,9 Pulp Fiction (1994) 362.496
4. 8,8 The Dark Knight (2008) 389.410
5. 8,8 Star Wars: Episode V – The Empire Strikes Back (1980) 246.795
6. 8,7 Rear Window (1954) 104.080
7. 8,7 Cidade de Deus (2002) 140.678
8. 8,7 Fight Club (1999) 329.145
9. 8,7 Psycho (1960) 125.516
10. 8,7 The Usual Suspects (1995) 237.543

Findley nga Robert Burns

03/09/2009

magritte2

-Po kush me shkop në xham troket?
<<S’do mend që jam Findlej!>>
-Shtëpia fle dhe s’ka lezet!
<<Nuk fle!>>-i tha Findlej.

-Po si guxon këtej të vish?
<<Guxoj!>>-i tha Findlej.
-Ki mendjen punën mos me e prish!
<<E prish!>>-i tha Findlej.

(more…)

Adhuruesi i fishekzjarrëve

02/09/2009

fytyratjeterenates

ADHURUESI I FISHEKZJARRËVE

(more…)

Shtatori ne T.C

01/09/2009

Ka krijuar  polemike të pashjpegueshme një artikull mbi edicionin e 10 të K’tu ka art në blog. Kritika kryesore që i bëhet është ajo që duke mos njohur vështiresite mbrapa këtij organizimi, nuk duhet të kritikohet. E kemi thënë edhe në komente, dhe e përsëerisim, që presim këdo qoftë që dëshiron të shkruajë se sa e vështire është të organizosh një koncert për se gjalli në Tiranë. Per fat të keq pra, një diskutim që mund të bëhej interesant dhe i nevojshem, degjeneroi në çështje personale e në toka të djerra nga të cilat nuk lind asgjë. Si diskutim tifozësh, tha një mik, dhe ka të drejtë.

(more…)