Archive for January, 2010

Violina

30/01/2010

Ritfolk – Violina

Ajo e donte me shumë se çdo gjë në këtë botë,

Për të ishte magjia mbi humnerën e plotë
(more…)

Nuk është errësuar akoma

28/01/2010

nga Bob Dylan 

 
 
 
Hijet po bien
Dhe kam qënë këtu gjith ditën
Shumë vapë është për të fjetur
Dhe koha përtej ikën (more…)

Degjenerimi i shoqërisë

27/01/2010

nga Bubi Kaçurrel


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Spektri

24/01/2010

 

nga Teodor Keko

Vana B. u shfaq në skajin e djathtë të rrugës të mbushur me shitësa ambulantë të të gjitha racave, pikërisht atë çast kur Erioni po mendonte se çfarë mrekullie do të ishte, sikur ndonjëri prej ambulantëve të vegjël rom, të ulërinte duke ekspozuar Vana B. (more…)

00 Genti te Tirana Rock Kafe

23/01/2010

nga Aira

Data eshte 7 janar , bredhi i vitit te ri buzeqesh akoma mes nesh edhe për ca dite para se te perfundoje ne ndonjë furre a cep rruge, edhe pse asnje s’po ja var. Takoj Gentin dhe fillimi nuk është shume i mbare :  i eshte ngjirur zeri djalit te shkrete, gripi nuk humbet asnjë rast për tu bere protagonist, edhe ne mbrëmje kaq modeste si kjo e jona.

(more…)

Beck – Record Club

22/01/2010

Diçka qe qarkullon mbi kengetarin ne fjale është kjo rrokje : nuk është rock, nuk është pop, nuk është yiddish, nuk është indie, nuk është rap, nuk është country as folk, është thjesht Beck.

(more…)

Ashram – Sweet autumn

21/01/2010

nga Bubi Kaçurrel

Kënga e Melankonisë

20/01/2010

nga Friedrich Nietzsche

Në ajrin e përndritur,

Kur vesa ngushëllimtare

Bie në tokë,

E paparë, e padëgjuar

(more…)

Vrasësi pa viktimë

19/01/2010

nga Alket Bushi

(Dramatizim i frymëzuar mbi një tregim të Karel Çapek)

Personazhet:

Marko Biaxhivrasës

Ahetues

B – hetues

Viktima viktima e Markos

(Ngjarja zhvillohet në një zyrë hetuesie.)

(Hapet perdja)

(Në mes të skenës ndodhet një tavolinë dhe tre karrige. Mbi tavolinë ndodhet një telefon dhe sende zyre. Pas disa çastesh në skenë hyn A. i cili mban Markon për krahu. Ky i fundit është i veshur me rroba të burgosuri dhe i ka duart e prangosura nga pas.)

A – Ulu këtu!

(more…)

Estetika e mishit të kalit

18/01/2010

nga Darien Levani

mendime të gjata për njerëz të gjatë

Qyteti këto ditë është mbushur plot edhe me disa reklama varur kudo ku mund të varen të cilat kanë fotografinë e një kali. Poshtë është shkruar diçka e tipit : çdo vit në Francë, si Pomponi, një “poulain” në katër vritet për të dhënë mish. ( poulain = një kalë më i vogël se 12 muajsh. Nuk e mbaj mend se si thuhet në shqip.  )

(more…)

A narration of the seven year cycle

17/01/2010

nga Genc Salihu

for Charles Bukowski, with care.

At six, I started climbing

Trees; I had discovered dreams

And was hiding pictures in

Broken walls to see if they’d

Last the winter, and test my

Memory. I wanted a guitar,

(more…)

Lufta e vitit 1854

15/01/2010

Arta

nga L. Gerveshi

Kur shpërtheu lufta e Krimesë, shumë grekë menduan se ishte një mundësi e mirë për të organizuar një luftë në tokat e Çamërisë dhe Thesalisë, me qëllim që ato të bëheshin pjesë e shtetit grek. Edhe pse shteti grek nën presionin anglez e francez, ishte neutral, një numër kryengritjesh u organizuan në Epir, Thesali, Kretë me ndihmën e segmenteve të shtetit grek. (more…)

Kristal

14/01/2010

nga Ismail Kadare

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka. (more…)

Dhurata dhe probleme

13/01/2010

nga Bubi Kaçurrel

Dhurata dhe probleme


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Puthja

11/01/2010

nga Darien Levani

Kishte menduar shumë për puthjen.

Ditët e fundit nuk kishte menduar për asgjë tjetër veç asaj puthje.
Në mendje e kishte rikaluar puthjen me qindra herë. E sa herë që e riprovonte vinte re me habi se si ndryshonin rrobat që kishte veshur, se si ndryshonte vendi : ndonjëherë ishte një oborr i madh, një herë tjetër një rrugë me pluhur a maja e një mali ku ai po fliste.

(more…)

Isabel

09/01/2010

 

“-Po Allende cfarë të ka mësuar?

-Allende? C’më ka mësuar? Më ka mësuar që femra nuk është bardhë e zi, nuk është vetëm dashuri e mjaltuar, por dhe dashuri krevati, e jo vetëm dashuri krevati, po dhe ashpërsi karakteri…shkurt, që femra është një ylber ngjyrash në natyrën e saj.” (more…)

Pretendimi

08/01/2010

nga Darien Levani

Parisi thotë,
Më shkruaj një poezi!
E pretendon.

(more…)

Anës Lumenjve

07/01/2010

Imzot Fan Noli

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

(more…)

Zero Zero Genti në Tirana Rock Caffe

06/01/2010
nga Aira
Të dashur njerëz që ndonjëherë na i kushtoni veshët tuaj, dhe me pak fat edhe ndonjë pjesë të shpirtit. Kemi lënë një ditë, orar edhe vend për të bërë një koncert live.
Dita është e enjte ,7 janar i vitit të ri 2010, ora mendohet të jetë 19:30 por s’është  e sigurt, ama vendin e kemi të sigurt, quhet “Tirana Rock Caffe”. Do të luaje ai, Zeri Zero Genti dhe do ta dëgjoni ju.
(more…)

…Kohët e fundit

06/01/2010

nga Dritan Mesuli

Si pemë
Hukatun prej gjuhëve t’ftohta t’mjegullnajës,
jam un’
n’tokat e përmytuna
t’dashnisë tane t’teprume!!!

Tjetër gja asht’ me dasht’,
Me mujte – asht’ krejt tjetër!!!

Ti s’po don me e kapërcy
Cakun e errsinës!!!
N’kudhër t’dyshimit
Fytyra jote
I ngjet dilemës t’turbullt!!!