Panoramë D. Në një ditë gushti

by

nga Loer Kume

Ditë e bardhë e mugët. Dielli aty i fshehur nëpër tylin e reve të gushtit si çohë e bardhë e palarë pluhuri, saboton freskinë e lehtë të mëngjesit. Plazhet me çadra hapur e mbyllur si zogj të shpuplosur.
Vapa e tmerrshme endet bashkë me erën nëpër D. Sikur më ndjek nga pas si qen i tërbuar. Në kërkim të librave nëpër bukiniste andej këtej. Djersa mbulon sytë, gjaku më rrjedh nga hundët, mestruacionet e trurit. 1 me 0 për vapën. Më nxorri gjak nga hundët.

Banjë e ftohtë. Poetika e freskët e Aristotelit, Fjalimi i freskët i nobelit i Camus mbi shtrat. Të sapofituara. Dhe dritarja ime e botës. Grila gijotinë sipër qafës. Në hapësirën e pafund mbi ish kënetë qielli i nxirë. Bubullima. Vetëtimat kanë një ritëm të vetin, halucinant blitzi i tyre e pluhuri në sy. Re të tëra pluhuri në ajër. Aerodinamika e erës së çmendur që përplaset e ndahet dysh në brinjët e mia. Qese në ajër. Shumë qese në ajër pa drejtim të caktuar andej këtej. Fëmijë që luajnë në lagje. Prindër që përgjojnë fëmijët nga ballkonet, skemë e stërlashtë. Pika të mëdha e të rralla shiu ngrenë nga toka aromën e dheut të lagur të gushtit. Nga këtu sipër gjithçka duket në të tjera përmasa. Një vajzë që ecën me fustan të zi mbi lëkurën e bardhë, me flokët e saj dikur bjonde, tashmë në kërkim të ngjyrës natyrale. Duket shtatzënë. Takon mamanë. Të njëjtat flokë. I njëjti trup i zmadhuar përmasash nga koha që ushqen duke të ngrënë.
Një tjetër grua duke u çapitur nxitueshëm për të mos ndeshur me atë furtunal që po afron. Tepër e shëndoshë, ngjyrë natyrale çokollatë e zezë, me fryrjen tipike të rracës së saj, aseksualisht këndshëm për tu pikturuar, sikur.
Ajri ndjehet tej mase i ngarkuar. Një pallat në ndërtim me zhurmat e tij rrekeshkitese si një fashetë metali që të shtrëngohet rënkueshëm rreth kokës.
Pupla, qese, letra, zëra, fluturojnë e ajri i mban peshë.
Breshëri filloi.
Marr të shkruaj shtrirë këtë që po shkruaj, por fitoi një gjumë…

Dal nga hyrja e eci nëpër shi. Këmisha e lagur nga piklat e ngrohta, këpucët që pllaqurisen e këmbët që lagen bukur nën shiun e gushtit.
Njëri në rrugë që shkel gazin me makinën e tij me 200 mijë km/h drejt sdihet se ku, drejt P. të mamasë së tij. Rrugët e përmbytura. Njerëzit me një kërrusje lagështire të habitur.
Aroma magjike e tokës nën shi, aroma e pemëve, gjethet kanë mbushur rrugët nga furia e breshërit si të ishte vjeshtë.
Pemët shfaqin aromën e tyre të vërtetë, atë sekreten fare, esencën e tyre magjike, vetëm pas shiut. Vajza që ecin. Vajza që kthehen nga plazhi të lagura qull. Vajza me pantallona të shkurtra, të tëra njësoj, i njëjti format sipas modës së kësaj vere, kofshët duken ndryshe pas shiut. Pa efektin lebyres të diellit, vapës, duken pa shkëlqim, mishi i përditshëm, aq natyrale e te vërteta e të thjeshta si vetë dheu.
Ajri, ky ajri kaq i pastër, i lirë, mbush mushkritë plot si tullumbace gati per tu ngritur ne ajër.
Aristoteli e Camus, ç dyshe letrare e tmerrshme e pakuptimtë! Go Dafina Zeqiri! …Mos e Nal, e boj ditën natë, po du me shku higher and higher again!… Higher ne Ajer! Duffy rocks.
Letërsia është e mërzitshme. Ritmi, rrahja, the beat is great! Dua të bëhem DJ. Lart, në ajër… ajër… ajër…

Tags: , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: