Archive for May, 2013

fanar ndriçues

30/05/2013

shkoder

Advertisements

Ndjesi urbane

29/05/2013

Robert Doisneau

nga Mariola Kapidani

Flokët e saj u përhapën në ajër teksa ajo lëvizi kokën për të gjetur një pozicion nga ku mund të merrte frymë lirisht. Ai pothuajse i ndjeu mbi fytyrë flokët e saj të njomë, dhe një drithërimë e përshkoi. Ishte përkëdhelia e tyre e pa menduar, ose ndoshta ajri i freskët që i përshkoi lëkurën. Qëndronte fare pranë asaj, gati i ndjente frymëmarrjen e shqetësuar. (more…)

Fanfara Tirana takon Transglobal Underground dhe rregjistrojnë një kryevepër: Kabatronics

15/05/2013

kopertina

nga Darien LEVANI

Fanfara Tirana janë ansambli i vjetër i ushtrisë, Transglobal Underground janë një hibrid post elektronik, rap e reggea me bazë në Londër, e përmbledhin të gjithë ato ndikimet që perandoria britanike ka mbjellë nëpër botë. Kur takohen lind Kabatronics, album hedhur në treg në shkurt të këtij viti. Për hir të së vërtetës duhet thënë edhe që është një album që,  të paktën në atdhe,  ka kaluar shumë në heshtje, ndoshta sepse të gjithë po duartrokisnin Elina Dunin! (more…)

Duke parë një vajzë 100 % të përkryer në një mëngjes të bukur Prilli.

10/05/2013

Haruki Murakami

nga Haruki Murakami, përkthim i lirë nga Alfred Bushi

 

 

Në një mëngjes të bukur prilli, në një rrugë anësore të lagjes Harajuku,  kalova pranë një vajze  100 % të përkryer.

Nuk ishte ndonjë bukuri e madhe. Dhe as tmerrësisht elegante. Flokët mbrapa kokës i kishin marrë një formë të shëmtuar duke fjetur dhe, duhet të ishte afër të tridhtjetave. E megjithatë që kur ishte pesëdhjetë metra larg e kisha kuptuar që ishte vajza e përkryer për mua. Që në çastin që e pashë zemra nisi të më rrihte si e çmëndur dhe nga brënda goja mu bë si rëra e shkretëtirës. (more…)

Masa të kota – KUNDER DASHURISE

08/05/2013

Nga: Dino Buxati

Përktheu nga italishtja: Renato Kalemi

Tani që ai u largua dhe nuk do të bëhet i gjallë më, u zhduk, u fshi tutje nga fusha e jetës saktësisht si të kish vdekur, asaj, Irenës, nuk i mbetet veçse të armatoset me gjithë guximin që një grua mund t’i kërkojë Zotit dhe të shkulë të gjitha rrënjët me të cilat ajo dashuri e pafat i ishte ngjitur pas rropullive të saj. Gjithmonë ka qenë një vajzë e fortë, Irena, e kësaj here s’do të jetë më pak e tillë. (more…)

On Occasion, I Write Pretty Well

07/05/2013

(more…)

Këngë për Qemal Stafën

05/05/2013

http://https://www.youtube.com/watch?v=zU577o-a2_4

Brenda në Tiranë
afër një spitali
ç’u vra Qemal Stafa
një trim nga të malit.

Ce ndoqën nga mbrapa
spiunët e djallit
luftoi me patllakë
gjersa i doli xhani. (more…)

Mall

04/05/2013

André Kertész

 

poezi nga Kozi Nasi

Po unë ç’t’u desha vallë?

Kësisoj, e çmëndur, e harlisur, ije-këputur

që ma do gjuhën njësoj,

kur të shaj e të ledhatoj?

Lëkure më ke fshehur e s’do të më lëshosh

edhe pse fort mirë e di

sa ishim të dy, më, s’do jemi dot… (more…)