The Wrestler

by

nga F.Alla

Randy The Ram Rombinson eshte nje nga wrestlerat me te forte dhe fitimtar ( te gjitheve u kujtohet triunfi i tij kunder Ayatollahut ne 6 prill te 1989).

Stefany, e bija, nuk do ta shoh me me sy per shkak te mungeses se tij si prind gjate viteve te karrieres si wrestler dhe i vetmi person me te cilin bisedon eshte Cassidy, nje femer qe punon ne nje lokal nate. Por dhe Cassidy ben pjese ne humbjet e Randyit. Ai e sheh ate si personi me te cilin mund te kaloje vitet e mbetura te jetes se tij, ajo jo, e sheh thjesht si nje klient dhe nuk do nje raport te qendrueshem me te. Randy jeten ne nje rulote te shkaterruar, per te mbijetuar punon ne nje supermerkat  dhe per tu ndjere akoma i gjalle vazhdon te ndeshet neper palestrat e shkollave ku  ka njerez qe e njohin dhe e ndjekin. Per shkak te nje infrakti gjate nje ndeshjeje neper palestrat para nje ndeshje te rendesishme, qe mund t’i kthente lavdine e viteve te kaluara, Randy vendos te ndryshoj jete. Boll me me rrezikimin e jetes neper ringje. Pas operacionit fillon te afrohet perseri me Cassidyin dhe rifiton ne njefare menyre dashurin e vajzes se tij. Per keto perpjekje nuk arrijne rezultatin qe priste Randy dhe  ai vendos ti rikthehet botes se wreslingut deri ne fund te jetes se tij. Bruce Springsteen shok i Rourke ne jete ka shkruar nje kenge per fundin e filmit : “ … kur braktis fushen e betejes ngel gjithmon me nje gje me pak nga trupi dhe nga shpirti, por ndjej kenaqesi kur gjaku prek ringun … me thuaj shoku im, a mund te deshiroj ndonje gje me shume?”
Interpretimi i Rourke eshte i mrekullueshem, kjo fal njefare ngjashmerie te jetes reale te Mickey Rourke dhe jetes se personazhit qe interpreton. Shume i arrire dhe pershkrimi i botes se wreslingut, i njerzve qe e ndjekin dhe protagonistve, qe Randy i ndjen sikur jane familja e tij dhe arsyeja e vetme i jetes se tij.
Ndoshta, si perfundim The Wrestler eshte nje film dramatik qe tregon falimentimin e nje njeriu, Randy The Ram, dhe rilindjen e nje aktori Mickey Rourke. Por mbi te gjitha, eshte nje film per jeten dhe per betejat e perditshme te kujtdo prej nesh. Fitues i Luanit te Arte 2008 , 2 Golden Globe 2009. The Wrestler ishte kandidat per dy cmime Oskar ne vitin 2009, por çuditerisht nuk fitoi asnje, edhe pse ishte favorit per Aktori me i mire protagonist.

Titulli   : The Wrestler
Regjia  : Darren Aronofsky
Aktore : Mickey Rourke, Marisa Tomei, Evan Rachel Wood

Tags: , , , ,

One Response to “The Wrestler”

  1. rruga bardhyl Says:

    fraza gjigande gjate dialogut ne bar te Mickey-y me kercimtaren strip: Motley crue, yeah. …derisa erdhi ai p… Kurt Cobain dhe e shkaterroi muziken

    per tí vene kapakun, ne fund shperthen finalja kamikaze me sweet child o’mine te guns n roses…

    filmi ne fakt eshte nje balade nostalgjike per subkulturen metal te viteve ’80

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: