Dua të kem frikë.

by

The shinning 

Dua të kem frikë. Dua të kënaqem duke u frikësuar.

Në pamje të parë, kushdo që dëgjon apo lexon këto fjalë, mund të pyesë se si ka mundësi që të duash të kesh frikë? Si ka mundësi të ndiesh kënaqësi nga diçka e këtillë? Dikush mund edhe të pyesë: nuk ke frikë të kënaqesh duke patur frikë?

Në fakt, frika dhe kënaqësia janë dy ndjenja, që – duke patur parasysh përcaktimin e termit ‘normal’ që Ata-Atje-Lart na kanë dhënë për të mësuar dhe përdorur – tek një njeri normal, vështirë se mund kalërojnë mbi të njëjtin kalë, duke qënë se ato duket sikur e përjashtojnë njëra – tjetrën.  Por ja që diçka e tillë ndodh. Ja që, gjithmonë e më shumë njerëz, ndër titujt e shumtë të librave apo filmave, shkojnë e zgjedhin atë që premton më shumë  adrenalinë. E ç’mund të thuhet për kinematë, ku filmit horror nuk i mungon kurrë audienca, përkundrazi, sa vjen e shtohet? Shikoni se çfarë është duke bërë filmi ‘Twilight’ – por edhe libri nga i cili është adoptuar, aq sa shkrimtarja e ka kthyer në një cikël, tip kronikash alla Anne Rice. Tani adoleshëntet nuk mendojnë më për Princin e Kaltër, por për Princin e Natës.

Eh, ç’kohëra!

Perfekte, do thoja unë. Po pse, kot thonë që frika është për të gjallët? Natyrisht që jo. Por ka edhe më shumë se kaq. Shumë më shumë se kaq. Është nëpërmjet letërsisë apo kinemasë horror që lexuesi apo shikuesi ka mundësinë të aventurohet atje ku autori, në fillim ka guxuar vetë, pastaj ka menduar të ftojë edhe të tjerët ta ndjekin në territoret më absurdë, më të paimagjinueshëm, por mbi të gjitha, në territoret më shumë të ndaluara. Në fakt në territore të ndaluara të çon pjesa më e mirë e letërsisë apo kinematografisë, vetëm se ajo me bazë horrori ka atë vetinë e saj të veçantë që të çon edhe përtej këtyre territorve, atje ku frika nuk të lejon as të guxosh e as të besosh. Kur e pyetën një shkrimtar horrori në besonte tek ato që shkruante, duke i dhënë si shembull gogolat poshtë krevateve, ai u përgjigj që natyrisht nuk besonte, natyrisht nuk kishte se si të besonte se poshtë krevatit të tij jetonin qënie të tmerrshme që ishin gati të çoheshin natën për t’i kafshuar gishtat e këmbëve, por kjo ama, nuk e ka penguar aspak që të blejë një krevat super gjigand, me qëllim që, natën, ndërsa të jetë duke fjetur, këmbët të mos i varen jashtë krevatit.

Një gjë është e sigurtë: i besojmë apo jo, për sa kohë do jemi në gjendje të lexojmë, të shikojmë apo të dëgjojmë, mezi do presim një tjetër mIT nga Stephen King, një tjetër  Legjendë nga Richard Matheson, apo një tjetër Intervistë të Anne Rice dhe, në qoftë se Wes Craven vendos të Ulërijë sërish, apo John Carpenter të pjellë ndonjë Gjë tjetër, librashitës dhe ruajtës radhe të kinemave bëhuni gati e përvishni mëngët se do keni punë.

Përsa më përket mua, unë do jem aty. Sepse dua të kem frikë.

Dua të kënaqem duke patur frikë.

Po ty, a ta mban të vish të kënaqesh me mua?

Tags: , , , , , ,

13 Responses to “Dua të kem frikë.”

  1. desaparacidos Says:

    Mbaj mend akoma “terrorin” mbas minutave qe para te It, nje film qe pastaj nuk kam pare akoma, deri me sot. Ne fakt mendoja e mendoj qe kllaunet/palaçot jane shume te frikshem, nuk e di se çfare kane qesharake, mua me frikesojne gjithmone.

    Nga ana tjeter madheshtia e disa autoreve eshte qe jane ne radhe te pare shkrimtare te medhenj qe shkruajne horror. Ndihet, me duket, mungesa e rregjizoreve te rinj, te nje Carpenteri qe te ri-kapi publikun e mundesisht te beje nje film ku trembesh sepse protagonisti lan syte dhe kur i ngre ne pasqyre sheh nje tjeter. Teper e abuzuar.

  2. milial Says:

    Po ty, a ta mban të vish të kënaqesh me mua?
    Jo faleminderit…..

    Kam lexuar dhe mund te lexoj “horror” eshte ajo ndjesia qe te jep libri , sikur te perpin historia dhe ti je shume i ethshem per te marre vesh se si do rrjedhin ngjarjet, eshte magjia LIBER
    Persa i perket filmave Horror , i shof me gjysem syri , dua te them; paçka qe e di se gjithcka eshte trillim , nuk mund ti shof direkt, e perqendruar dhe pa ma bere syri terr apo zemra me 120 ne ore. Me pelqen adrenalina , e kujt jo por gjerat e frikshme ne pergjithesi s’bejne per mua.

  3. PeterPan Says:

    uee IT ka qene filmi i pare horror qe kam pare, dhe qe atehere i fell in love with the genre. Shume interesant eshte ama lloji i kenaqesise qe te jep frika, sdi me cfare ta krahasoj. Kllouni eshte elementi me i gjetur horror, po nuk mbeten shume pas edhe kukullat (chucky psh).

  4. blerilan Says:

    edhe une It mbaj mend te kem pare si per here te pare, mbaj mend qe dikur Italia Uno filloi te jepte ca filma te stephen king cdo te shtune a dicka e tille…po eshte dhe nje tjeter film me ca femije qe vrasin me nje kose neper ara me miser…po tani s’me kujtohet se c’film ka qene, di vetem qe ka bere qe per shume kohe te mos guxoja ti afrohesha arave me miser dhe tani nuk eshte si i afrohem, por thjesht s’me bie rruga andej…hihihi… po ai filmi tjeter me nje shtepi ne nje ishull me ca kukulla???…brrrrrr….shtepia ne ishull, apo shtepia e kukullave???

  5. Darien L. Says:

    Ka mundesi ta kem lexuar liber kete per te cilin flet Blerilan. Nese nuk mbaj mend keq flet per nje çift qe ndal makinen afer nje fshati ku keta çiliminjte kishin vrare te gjithe fshatin dhe adhuronin misrin, i cili u thoshte te vrisnin te gjithe ata qe mbushin 17 vjeç.

    Keshtu si e them une duket kot por ishte jashtezakonisht ok atehere. Edhe pse, per te qene i sigurt, duhet te prej konfermimin e Enkelejdit, te jemi te sigurt se mos e ngaterroj me ndonje gje tjeter.

  6. Enkelejd Lamaj Says:

    Nje qe di une eshte Children of the Corn. http://www.imdb.com/title/tt0087050/
    historia eshte marre nga nje tregim i shkurter i Stephen King. Regjia e filmit nga Fritz Kiersch. Jane bere edhe vazhdime te tjera, te tipit Children Of the Corn II e ndoshta edhe III, por vetem e para eshte marre nga S.K., te tjerat jo, dhe faktikisht vetem e para eshte qe ia vlen…natyrisht sic thote Darieni, per ate kohe, se tani nuk e di se cfare efekti mund te te jape. Pastaj, ne pergjithesi, vetem pak nga filmat qe jane mare nga librat eStephen King kane dale vertet te hajrit dhe me te miret – ironia della sorte – nuk jane horror (Le ali della liberta, Stand by me, Cuori in Altantide)…

  7. Darien L. Says:

    U kujtova edhe per nje gje tjeter.

    Shume prej tyre, cuditerisht, flasin per shkrimtare.

    Nje turme kockash.
    1408
    Misery nuk duhet te vdesi.

    E nja dy-tre qe tani sme vijne nder mend …

  8. Darien L. Says:

    Shining.

  9. Enkelejd Lamaj Says:

    “La meta’ oscura” (Dark Half)
    “Finestra segreta, giardino segreto”, tregim i kthyer edhe ne film me Johnny Depp, “Dritarja e fshehte” (Secret Window)
    La storia di Lisey (Lisey’s story)
    Ka edhe tregime te tjera me protagoniste shkrimtare. Megjithate, nga gjithe keto, “Mucchio d’ossa (Bag Of Bones)” i cituar nga Darieni eshte ai qe me ka lene me teper mbresa.
    ……………………. PS…………………..
    I kam shkruar titujt ne italisht, pasi edhe librat ne kete gjuhe i kam lexuar (dhe vazhdoj ti lexoj), kurse ne kllapa jane titujt origjinale. Nuk i kam perkthyer ne shqip, pasi nuk ekzistojne perkthime ne shqip, hiq filmin e permendur. Ne fakt i vetmi liber i S.K. ne shqip eshte nje permbledhje e vjeter qe eshte perkthyer me titullin ‘Ata do te kthehen perseri’ (orig. “Night Shift”/ it. “A volte ritornano”).

  10. martian haemoglobin x Says:

    kam qene adepte e filmave horror por kur i mbusha 18 sikur me iku deshira…madje nje nate, vone, pasi kisha pare nuk e di cilin film horror, duke vajtur ne banje, me ra te fiket! Nuk e di sa kam qendruar ashtu, por gjeja me zbavitese eshte qe kur u permenda, sa hapa syte, imazhi i pare ishin nje tirme vijash ne te cilat depertonte nje drite verbuese….e duke qene se kam besuar gjithmone qe ATA (UFOT) egzistojne, mendova se erdhen te me benin ca gjera mua:)
    Por nuk kishte qene tamam ashtu…ne fakt ato vijat ishin floket e mi, ne te cilet depertonte drita e banjos. Kisha rene me surrat pertoke…”poor nose”!

    Gjithsesi, nje film qe mbaj mend mire eshte “The Others” me N. Kidman, Psycho, The Shining…dhe nje tjeter adaptim (per tv besoj) te nje tregimi nga Stephen King qe ka kaluar ne Italia Due me duket dhe qe behej fjale per nje ishull dhe nje “lighthouse” (nuk me vjen termi shqip), dhe nje stuhi…pastaj, Christine e kam lexuar, plus te tjere nga King.

    Kshu, edhe une i kam frike kllounet! E nga kjo nuk me ka pelqyer kurre cirku!

  11. Enkelejd Lamaj Says:

    m.h. x: shume interesante eksperienca jote…nje pak a shume te ngjshme me kete me ka treguar nje mikja ime dikur dhe filmi qe i kishte bere ate efekt ka qene ‘Ekzorcisti’. nuk e di ne e ke pare, por nese jo dhe do ta shohesh, te keshilloj ta shohesh ne shoqerine e dikujt tjeter… persa i perket ATYREVE, ‘Taken’ nga S.Spielberg duhet te jete fiks per ty…. kurse filmit te Stephen King qe permend me far (lighthouse), ishull dhe stuhi, une do i shtoja edhe nje plak ne nje burg…dhe perfundimi eshte ‘La Tempesta Del Secolo (storm of the century)’ dhe eshte shume i bukur vertet, por edhe shume i frikshem…

  12. Ledia Says:

    Me thene te drejten une gjithmon kam pasur frike nga filmat horror…. dhe per te lexuar horror as qe behej fjale. Kur shikoja ndonje film duhej patjeter te shikoja ndonje gje tjeter per te hequr mendjen e pastaj te flija. Pothuaj skam pare apo lexuar asnje nga keta libra e filma qe permendni ju me lart pavarsisht se kam degjuar shume per Stephen King e te tjere.
    Po rastisi qe lexova nje nga tregimet e Ledit (keshtu jam mesuar ta therras, Enkelejd eshte emer i huaj per mua…) dhe ndryshova mendje. Pastaj lexova librin e tij, te cilin e mbarova shume shpejt. Nuk e lija dot.
    Kam ndryshuar mendim totalisht per librat po akoma jo per filmat…
    Problemi nuk qendron te ajo cka ndjejme ne ato momente. Problemi qendron qe ato qe shikojme apo lexojme te mos mundohemi ta bejme ne realitet. Flas ketu per adoleshentet me shume, pasi i shikojne me shume pasion dhe jetojne me ato skena.
    Me korigjoni nese e kam gabim…

  13. doriB Says:

    Po faleminderit.
    Me pelqen shume horrori.

Leave a comment