Defiance

by


Ndodh gjithmone e me rralle qe te shikojme nje film vertet te bukur, ndaj eshte kenaqesi te shkruash per Defiance. Film qe eshte surpriza e vertet e vitit e qe mund te radhitet ne nje rresht me kryevepra  te tilla si Schindler’s List apo Train de vie.

Defiance eshte historia e vertet e nje familje bjelloruse gjate pushtimit nazist. Mbas egzekutimit te familjes femijet, tre vellezer, marrin malet dhe papritur radhet e tyre shtohen, ashtu si edhe kontradiktat. Tuvia, vellai i madh qe behet automatikish komandant i brigades interpretohet nga nje Daniel Craig te cilit, me sa duket, ajri jo hollivuadian i ben mire, duke qene se kete eshte ne nje forme te shkelqyer. Tuvia Bielski eshte per shpetimin e njerezve qe u jane bashkangjitur, gra, pleq e femije, ne kundershtim me vellain me te vogel per te cilin hebrenjte e tjere jane peshe dhe deshiron te zbresi ne beteje, gje qe do e largoje nga Brigada Bielski e do e çoje ne radhet e Ushtrise se Kuqe. Jane dy menyra jetese, ndarje jo vetem ne familje por ndarja e hebrenjve gjate luftes se dyte boterore. Tuvia  nuk i shmanget pergjegjesise se tij, ashtu si nuk ju shmang realisht ne histori. Fama e nje Moisiu modern perhapet ne gjithe Bjellurusine derisa brigada arrin me qindra veta, shumica e te cileve gra e femije. Ne fund te luftes vellezerit Bielski do shpetojne 1200 hebrenj, duke jetuar – mbani shenim – kater vjet neper malet bjelloruse e duke u spostuar nga nje vend ne tjetrin, mes luftash, deshire per te rinisur nje jete normale, urrejtje e dashuri.

Por Defiance nuk genjen e nuk e zbukuron historine ashtu si bente propaganda komuniste, e nuk e shemton siç i pelqen shume propagandes se djathte. Ne çdo sekond e ne çdo konflikt te filmit pershtypja eshte se po shikon me ne fund nje tjajtim te ndershem te konfliktit, nje film qe largohet nga idealet komuniste, nje film ku njerezit jane thjesht njerez me veshtiresite e dobesite e tyre.

Shume shpesh  e kaluar na ofron histori madheshtore, qe do habisnin çdo skenograf te suksesshem. Ti realizosh kaq mire ama eshte sfida e vertete!

__________________________________________________

Mund ta shkarkoni ketu

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Tags: , , ,

5 Responses to “Defiance”

  1. milial Says:

    E kam pare ne reklame, me pelqeka dhe historia e filmit, kshu qe ja vleka ta shofesh.
    Thnx

  2. mandi Says:

    Faktikisht pershkrimi me siper nuk eshte shume i sakte.

    Defiance eshte historia e vertet e nje familje hebreje ne Bjellorusi gjate pushtimit nazist.
    Filmi eshte nje tjeter trajtim i perndjekjes se hebrejve gjate luftes se dyte boterore, te cilet ndiqeshin nga Gjermanet, por urreheshin dhe nga Ruset dhe Bjelloruset.

    Ne nje situate te tille te pashprese dhe pa mbeshtetetje, vellezerit Beliski fshihen ne pyll dhe atyre u bashkohen gradualisht dhe shume hebrenj te tjere duke krijuar nje komunitet shume te madh. Me tej filmi eshte historia e nje mbijetese kur njeriu gjurmon njeriun.

  3. blerilan Says:

    une e kam pare kete filmin dhe me ka pelqyer. po nuk e di pse keto lloj filmash, ngadonjehere eshte me mire te mos e dish qe jane histori te verteta…megjithese hot them, se edhe kur te thone qe nuk jan te verteta, ti prape beson se ato jane…

  4. desaparacidos Says:

    Jo, besoj te kunderten Blerilan. Duhet ta dime mire se ça ka ndodhur, shume shume mire, te mesojme, te mos gabojme perseri, te formojme ndergjgje.

    Kjo eshte ideja ime.

  5. blerilan Says:

    jam plotesisht dakort me ty desaparacidos, ajo qe kam dashur te them une qe kur meson se jane ngjarje te vrteta ndjenja qe ndjen dyfishohet dhe ne kete rast nuk flitet aspak per ndjenje te gezueshme…por ke te drejte kur thua qe duhet te mesojme per te mos gabuar prape, kot nuk thone qe ai qe harron te shkuaren, eshte i destinuar ta perserise…i vetmi problem eshte se historia shkruhet nga fitimtaret, po nejse se kjo eshte teme tjeter…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: