Hendrix nuk vdiq nga mbidoza…e vrane.

by

Fansat e tij më të mëdhenj nuk dorëzohen lehtë vetëm me një dokument të nënshkruar prej një mjeku ligjor. Ata vazhdojnë të kenë dyshime rreth orëve të fundit të të madhit Xhimi Hendriks, atë që ka ndodhur vërtet në dhomën e hotelit “Samarkand”, në zemër të Londrës, në vitin 1970. Që “heronjtë” shuhen në moshë të re dhe shpesh në rrethana misterioze, kjo është aksiomë e legjendave, për të mos përmendur më pas rastin e rokerit revolucionar që është konsideruar nga revista “Rolling Stones Magazine” si një prej kitaristëve më të mëdhenj të historisë së muzikës.

Hendriks ishte një prej ikonave më të mëdha të viteve ‘60. Vdekja e tij është një prej ngjarjeve më të trishtuara të historisë së muzikës rok. Hendriks ishte artisti më i shfrytëzuar nga industria diskografike, e cila nuk hezitoi të publikonte të gjitha pjesët e luajtura prej tij. Xhimi regjistroi dy albume të mëdha (të parin dhe të tretin), por mbi të gjitha i dha jetë një stili loje në kitarë, që më pas u kopjua nga të gjithë kitaristët. Gjithsesi, është shumë e vështirë të ndash faktet e jetës së tij nga thashethemet dhe spekulimet. Kritikët mendonin se ai do të futej më shumë në zhanrin e xhazit, e më pas do të zhytej më thellë në bluz. Thuhet se ishte shumë i ngatërruar me atë çka dëshironte të bënte realisht. Të  tilla konfuzione përbëjnë edhe të vërtetën mbi vdekjen e tij: versione kontradiktore për ditët e fundit të jetës, të cilat janë dhënë nga të afërmit gjatë asaj kohe. Thuhet se ka qenë duke punuar shumë për albumin e tij të ri, titulluar “First Ray of the New Rising Sun”, kur vdiq në Londër, më 18 shtator të vitit 1970, nga shkaqe të lidhura “me drogën”.

Libri i një ish-tekniku që punonte me Hendriks, Xhejms “Tepi” Urajt, hap sërish atë histori, duke zbuluar një të vërtetë tjetër. Sipas Urajt, që pas pak ditësh do të prezantojë në Britaninë e Madhe “Rock Roadie”, kujtimet e një operatori zëri pas koncerteve të Tina Tërner dhe Elvis Preslit, ikona e “Woodstock” nuk vdiq nga një mbidozë droge, siç kemi besuar gjithmonë, por u vra nga menaxheri i tij, i cili ishte i gatshëm për të bërë gjithçka, vetëm të kishte në dorë financat e Hendriks. Ai që i ka rrëfyer krimin, shpjegon autori në parathënie, ka qenë vetë vrasësi, Majkëll Xhefri, pasi ishte në gjendje të dehur.

“Koka ime është e mbushur me fantazma. Më vjen keq që i mora jetën”, i ka thënë ai Xhejmsit.

“Nuk mund ta kuptoja këtë bisedë, të shihja në sy burrin që e njihja prej kaq shumë kohësh, fytyrën e tij të zbehtë dhe shishet e boshatisura mbi tavolinë. Nuk po u besoja syve dhe veshëve”, shkruan “Tepi”Urajt.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1971, një vit pas vdekjes së Hendriks. Mbrëmjen e 18 shtatorit të vitit 1970 mjekët e arkivuan  vdekjen si “helmim prej barbiturikëve dhe mbytje prej të vjellave”, duke lënë të hapura hipotezat mbi shkaqet. Urajt thotë se është i sigurt që gjërat do të kishin shkuar ndryshe nëse mjekët do të përmendnin edhe mundësinë e një vetëvrasjeje. Pas ngjarjes tragjike, Xhefri kishte shkuar në shtëpinë e Xhejmsit, me ndërgjegje të pastër, duke i tundur në dorë 2 milionë dollarë (që sot janë të barabarta me 1,2 milionë sterlina aktuale, ose 1,3 milionë euro).

Ky lajm ishte një rrufe në qiell të hapur. Xhejmsi nuk ishte aq i dehur sa të mos arrinte të kontrollonte veten. Lëshonte vazhdimisht deklarata të tipit: “Duhej ta bëja Tepi, nuk kisha zgjidhje tjetër. Duhej ta bëja medoemos. Ti e di shumë mirë se për çfarë po flas. Duhej ta bëja. Xhimi do të më nevojitej më shumë po të ishte gjallë, sesa kështu i vdekur. Ai maskara donte të më linte. Nëse do ta kisha humbur, atëherë jeta ime do të shndërrohej në një ferr”.

Deri më tani versioni zyrtar i historisë ka mbetur i mbyllur mes mureve të harruara të hotelit “Samarkand”, ku Hendriks jetonte në atë kohë me Monika Danenmen, një vajzë të cilën e kishte njohur pak ditë para se të vdiste. Ndërsa versioni i policisë është ky: infermierët e ambulancës e gjetën trupin e pajetë të kitaristit të shtrirë përmbys, në mes të dhomës bosh. Rubineti i gazit ishte i hapur, dera ishte gjysmë e hapur, nuk kishte asnjë gjurmë të personit që i kishte telefonuar 999-ën. Nëse historia që ka rrëfyer Xhefri do të vërtetohej, atëherë ish-menaxheri do të kishte marrë dënimin e merituar.

“Tepi, mbrëmjen që Xhimi vdiq, unë isha në Londër. Me disa miq të vjetër shkuam ‘për një shëtitje’ në dhomën e Monikës. Mora një grusht ilaçesh, ia futa Xhimit në gojë dhe më pas i derdha në gojë disa gota verë”. Hendriks vdiq pak orë më vonë në spital, në moshën 27-vjeçare, duke lënë përgjysmë edhe albumin “First Rays Of The New Rising Sun”.

Por cili është epilogu i historisë, ose seria tjetër e një legjende të pavdekshme si Xhimi Hendriks? Në vitin 1992, Xhon Banister, kirurgu që i kishte dhënë Xhimit ndihmën e shpejtë, shkroi në një artikull se ishte i bindur që kitaristi ishte “mbytur” me verë, pavarësisht sasisë së vogël të alkoolit të gjetur në gjak: “Më kujtohet si sot sasia e verës që ishte në stomak dhe mushkëri. Mendova se kishte pirë shumë qetësues dhe verë para se të shkonte për të fjetur. Dyshoj se është mbytur me verë në shtëpi, ose gjatë rrugës për në spital”.

jimi-hendrix

Është e kotë të shpresosh që Xhefri të shtojë detaje të reja ose të përgënjeshtrojë ato që i ka thënë “Tepit”, sepse vdiq në një aksident ajror në 1972-shin. Fatkeqësisht nuk pati kohë mjaftueshëm për të shpenzuar sipas qejfit pasurinë e mitit.

Tags: , , ,

One Response to “Hendrix nuk vdiq nga mbidoza…e vrane.”

  1. Erjet Says:

    Faleminderit per gjithcka keni shkruar , vertet qe kisha nevoj te degjoja ndonje lajme te ri nga kjo ngjarje ,pasi me dukej e pabesushme ,qe nje mit si ai te vriste veten .
    por gjithsesi ai mbetet dhe esht mbreti i kitares .

    Gjith te mirat
    Erjeti🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: