Pyetjet e një punëtori lexues

by

Berthold Brecht

Kush e ndërtoi Tebën me Shtatë Dyer?
Brënda librave gjenden emrat e mbretërve.
Mbretërit vallë i tërhoqën ato blloqe gurësh?

Babilonia, shumë herë shkatërruar,
kush e ndërtoi po aq herë? Në cilat shtëpi
të Limës që shndrin ar jetonin ndërtuesit?
Ku shkuan muratorët, mbrëmjen që mbaruan
Murin e Madh?
Roma e madhe,
është plot me harqe triumfi. Kush i ndërtoi? Mbi kë
fituan Cesaret? Bizanti i famshem
kishte pallate vetëm per banorët e tij?
Edhe në Atlantiden e mrekullueshme
natën qe deti i përpiu, u mbytën
duke u kërkuar ndihmë skllevërve të tyre

Aleksandri i ri pushtoi Indine.
Ai vetëm?
Cezari mposhti wellsin
s’kishte me vete as një guzhinier?
Filipi II qau, kur flota e tij,
u mbyt. Askush tjetër s’qau?
Frederiku II fitoi luftën Shtatë vjeçare. Kush
tjetër fitoi përveç tij?

Çdo faqe një fitore.
Kush e gatoi darkën e fitores?
Çdo dhjetë vjet një burrë i madh.
Po kush pagoi?

Shumë çështje.
Shumë pyetje.

Tags: , ,

One Response to “Pyetjet e një punëtori lexues”

  1. El pueblo unido, jamás será vencido, « Tirana Calling Says:

    […] Bertolt Brecht – Pyetjet e një punëtori lexues […]

Leave a comment