Mbi natyrën e Teknikes

by

“Njeriu: Zot kur ëndërron dhe, injorant kur vepron”
F. Holldërlin

“Njeriu është një  kafshë e pa specializuar”- thote njëri prej themeluesve të Antropologjisë Filozofike, Arnold Gehlen.Njeriu është nje qënie që ka mangësi te theksuara instiktive dhe organike ndaj kjo ja ka bëre gati të pamundur mbijetesën në nje ambjent i cili është i njëjtë me atë te kafsheve dhe specieve të tjera të natyres. Mbijetesa edhe jetesa e njeriut brenda habitatit te tij është nje nga problemet kyçe, per te mos thene baze,me të cilin specia jone eshte përballur qe ne fillesat e saj. Kjo është nje prej atyre gjendjeve ku ne jemi te vendosur, në mënyrë direkte dhe te menjehershme, në të njëjtin nivel ekzistencial me kafshën. Fakt tjeter i rendesishem qe na ve ne te njejtin nivel eshte intensiteti i njejte me të cilin rinis jeta. Rreth pesëqindmijë vjet përpara kemi lindjen e “gjuhës”, mjeti me anë të së cilit njeriu filloj të trasformonte ambjentin përreth tij dhe vete menyren e tij te te jetuarit. Kjo solli dhe shnderrimin e tij nga nje qenie thelbesisht e “vetmuar” nga ana komunikative dhe asociale qe ishte ne fillim ne nje kafshe politike dhe sociale me pas.  Pra nëpërmjet zbulimit dhe më pas përdorimit efektiv të gjuhes, njeriu shndërrohet në « njeri kulturor». Eshte per tu theksuar se perkufizimi antropologjik i konceptit “kulture” perfshine te gjithe sferen ndervepruese dhe shnderruese te njeriut. Pra kulture është i gjithe aktiviteti njerëzore, është cfaredolloj gjëje që prodhohet dhe transformohet prej tij.

Njeriu lindte dhe jetonte ne nje sistem jetesor që ishte i huaj dhe i papershtatshme per konstruktin e tij fizik. Mes kafsheve mishngrenese dhe i pambrojtur nga prodhimet e kultures se tij ai e ka te pamundur te mbijetoje.
Njeiru eshte nje kafshe e dale keq, e manget. Si modifikues dhe rregullues artificial i habitatit te tij, per te mbijetuar, kishte te nevojshme ti përshtatej dhe te imitonte me mënyra te ndryshme veprimet vetembrojtese te specieve te tjera qe kishte perreth. Pra në të njejtin ambjent ku kafsha e ka shume me të lehtë jetesën, dhe pse gjendet gjithmonë nën rrezikun e atyre me të forta, njeriut i duhej të zhvillonte një strukture vetëmbrojtjeje  dhe kundersulmi e cila te tejkalonte mangesite organike te trupit te tij.

Nese shvendosemi hap pas hapi ne menyre lineare ne hapsire dhe ne kohemund te veme re nje fenomen konstant qe na karakterizon si specie “inteligjente”. Mund te themi se njeriu lind dhe ecen perpara siprojektim i nevojshem i “vetë-vetes” mbi natyren që e rrethon. Ketu flitet per njeriun si nje qenie kohore. Flitet per esencen e ekzistences njerezore dhe jo per te jetuarit pamvarsisht apo individualisht. Ketu nuk behet fjale per zgjedhje vetjake por per dicka qe eshte ne natyren e njeriut. Ai(njeriu) thotë Niçe – është nje “kafshe e pa përkufizuar ” – që do të thotë se është i detyruar të parashikoje cdo gje dhe të projektoje vazhdimisht veten e tij për të mbijetuar, e këtë duhet ta beje intensivisht dhe vazhdimisht. Eshte kjo universalia e esences se tij. Eshte kjo qenia kohore per te cilen mbijetesa dhe instikti per jete ia shnderrojne jeten ne nje projekt te vazhdueshem ne kohe, ne nje rrezik konstant dhe lineare. Ngjan gati me nje salle te madhe lojrash fati. Nje qenie qe duhet te rrezikoje vazhdimisht sic do thoshte Baumani.

Njeriu i teknikes sipas A.Gehlen.
Në shtjellimin e sistemit të tij antropologjik A.Gehlen krahason njeriun, njeriun kohor, me Prometeun,  pra me atë që ju paraprin gjerave, që di përpara çfare do të ndodhe dhe ajo cfare bashkon njeriun me të është aftësia dhe nevoja e te parit për të projektuar dhe trasformuar ambjentin perreth, natyren e papershtatshme per te jetuar. Pra si fillim është “ambjenti” indikatori që përcakton dhe i jep forme raportit njeri/kafshe dhe atij njeri/njeri. Ndersa eshte me lindjen e “gjuhes” dhe lindjen e “njeriut kulture” ose te ashtuquajturit homo sapiens ku  shikohet shnderrimin te ketyre raporteve nga marrdhenie te thjeshta mbijetese ne marrdhenie pushteti dhe force. Kultura shnderron konceptin e njeriut mbi natyren .Here eshte nje raport mistik ku natyra mbart thelbin e se panjohures ndersa heret e tjera njeriu merr hov dhe do te hidhet shume pertej, do me cdo kusht ta mposhte, ta mbaj nen kontroll. Kjo eshte me pak a shume dhe ajo cfare Bakon kerkon ti shprehe brezit te tij te etur per shkence dhe dije. Si perfundim natyra është laboratori në të cilin njeriu ka eksperimentuar
vazhdimisht pergjate historise. Eshte vendi ku kultura dhe evolucion kane ndikuar ne  përshtatjen dhe transformimin e njeriut me ane te specializimit te aftësive te tij.A.Gehlen ne analizen e tij te njeriut te teknikes ka arritur te formuloje nje Teori qe quhet Teoria e “të vepruarit”, sipas se ciles njeriu është i detyruar të veproje në nje mabjent i cili ve në rrezik vazhdimisht jetën e tij. Kjo formule ka dy efekte anësore . Ne rradhete pare njeriu duke vepruar i jep forme nje sjelljeje që është specifike e tij dhe që zhvillohet nën idenë e projektimit dhe artificializimit të habitatit ku vepron. Ne rradhe te dyte, po duke vepruar, përgjatë historise se zhvillimit njerezore, është gjendur i detyruar të modifikoje kushtet e tij të jeteses. Njeriu është ajo qënia- sipas antropologjise filozofike- që përcaktohet nga të
vepruarit e tij.
Eshte nje princip interesant qe quhet principi i “lehtësise” qe thotese njeriu, përgjatë evolucionit,ka përshkruar rruge të ndryshme nga kafsha dhe si perfundim është nje projekt krejt i vecantë i natyres. Nje specie e perzgjedhur. Sipas ksaj teorie të vegjëlit e njeriut janë shume here me të pa sigurtë se ato të kafshes. Po të kishte qëndruar në gjendjen e natyres njeriu do të ishte zhdukur kohe me pare. Pra në fillimet e tij njeriu
vetëm nëpërmjet  udheheqjes se instiktit të të vepruarit mund te mbijetonte dhe gjithashtu te përmiresonte mangesitë morfologjike  që ebenin nje qenie të “pambrojtur”.
Kjo do te thote se disa mendimtare i atribuojnë njeriut nje princip organizimi, ose në nje fare menyre nje strukture jo biologjike(meqë ka mangesi të theksuara organike) e cila nuk ka në baze asnje ide metafizike, që e bejnë të ndryshem nga kafsha. Për Plessner është ideja e “Pozicionit ecentrik”, ndersa për Gehlen behet fjale për përqëndrimin e vemendjes mbi “sferen e të vepruarit” si sfere dhe situatë jetësore dhe në të njetën kohe pragmatike, në të cilen njeriu nderton dale nga dale botën e tij të teknikës, të kultures, dhe te civilizimit. Pra njeriu është për natyre nje qënje kulturore (kulture do te thote, sic thame dhe me sipër, cfaredolloj gjeje që njeriu prodhon).
Duke qënë vazhdimisht “i hapur” perballe ambjentit përreth, (gjendje e cila vjen si pasoje e mangesive morfologjike ), ai përpiqet të krijoje gjithcka i duhet sepse mbijetesa e tij është vazhdimisht në rrezik. Nje tjetër karakteristike e rendesishme e raportit njeri/natyre, i ndermjetsuar prej “të vepruarit” , është fakti që është gjithmonë nje marrdhenje indirekte, dhe është kjo ajo që na ben të ndjehemi shpesh here “të turpshem” ndaj gjerave që krijojme. Principi i ashtuquajtur i “ të shkarkuarit”- sipas të cilit njeriu vetëlegjitimon nevojen e tij për të trasformuar botën dhe për të projektuar të ardhmen thotë qartë se duke pasur mangesi morfo-strukturore ai përpiqet që nëpërmjet aftësise se të menduarit, të projektimit të vetë-vetes mbi gjerat, të kompensoje force dhe kohe duke e shkarkuar dijen e tije në modifikimin e natyres. Pra, në nje
fare menyre është distancimi nga realiteti i gjerave, duke penetruar thelle në natyren e tyre, gjithashtu dhe nëpërmjet te prodhuarit, që ben të mundur jetesen e  njeriut mbi toke. Nje shembull, për të ilustruar idenë e mesipërme, mund të jetë deshira për të fluturuar të cilin njeriu e ka enderruar që në kohet e hershme. Në këtë menyre njeriu, duke shpikur nje mjet mekanik, që me pas i ve emrin aeroplan, kompenson pak nga koha e tij për të jetuar ndryshe. Mbi të gjitha i hec vetës mund e lodhje dhe në të njetën kohe ben realitet enderren e madhe për të pasur flatra; enderr e shprehur
dhe prej miteve të ndryshme. Faktikisht, dhe pse duket disi kontradiktore, duke qënë se njeriu nuk mund të ketë flatra,  kjo deshire dhe kjo menyre e të vepruarit imituese është pjese e pandashme e natyres se tij. E këtu arrijme në nje tjetër karakteristike të raportit njeri/teknike/natyre, ose me saktë të njeriut të teknikës, njeriut që vepron mbi gjerat.Haidegeri dhe fati i njeriut.
Të qënurit në menyren e teknikës ( njeriu i teknikës) thotë Haidegerit, është veprimi i të «  mbivendosurit », pra forma e “të vendosurit” e njeriut në rrugen e të zbuluarit, nëpërmjet se ciles realiteti, behet “themel” (pikënisje). Njeriu është gjithmonë i pushtuar nga fati i të zbuluarit ku fat është të derguarit (dhe jo) e njeriut në rrugen e të zbuluarit  të dickaje. Thenë ndryshe esenca e teknikës është  mbivendosja si fat  i të zbuluarit.
Në këtë menyre gjendemi nën hapesiren e lirise se fatiti që do të thotë se nuk jemi të detyruar ti jepemi teknikës në menyre të pa limituar por të kemi vetëdijen si baze të mbivendosurit ose je në rrugen e të
zbuluarit. Nëpërmjet mbi-vendosjes, që është të filluarit e fatit si çdo forme zbulimi, na jepet dhe menyra nëpërmjet se ciles njeriu vihet në gjendje të mbizotëroj botën duke e trasformuar atë.
Vetëm në rastin kur fati ”që është çdo forme e të zbuluarit” mbi-zotëron të “mbi-vendosurit” do të ndodhemi në rrezik, por duke qënë se fati paraqitet si liri zgjedhjeje, në hapesiren që e
karakterizon, atëhere njeriu ka mundesinë e të zgjedhurit. Faktikisht, dhe fatkeqsisht për ne, Haideger flet për esencen e lirise si dicka jashtë vullnetit të njeriut dhe jashtë kushtëzimit të nevojes se tij. E këtu lind dyshimi mbi rrezikshmerinë e menyres se mbi-vendosurit të teknikës si fat drejt zbulimit. Liria mbron çfare është e lire, thotë Haideger, duke lënë jashtë atë të cilen liria e fatit si menyre e të zbuluarit le
jashtë nëpërpjet aktit të të zgjedhurit ku të zgjedhurit i përkët njeriut i cili është nje qënje thelbesisht kontradiktore.
Përfundimisht teknika e ndan njeriun nga natyra e tij por në të njejtën menyre i jep mundesinë e mbijeteses  në nje ambjent ku gjendet si jetim, dhe menyra e tij e të vepruarit e nxjerr  nga veshtiresit që sjell mungesa e organeve instiktuale të cilat tek kafshet gjenden me bollek ashtu sic mund ta vej në rrezik. Kjo është fatkeqsisht nje nga dilemat që mundojnë
njeriun sot.

Tags: , ,

Leave a comment